marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për miratimin e dokumentit "Strategjia Kombëtare për Transfuzion Gjaku të Sigurtë"
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 611
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 07.09.2006
Data e aprovimit te Aktit: 07.09.2006
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 100
Data e fletores zyrtare: 23.09.2006
Aktiviteti: Strategji Kombetare,Transfuzioni Gjakut
Propozuar nga: Ministri i Shëndetësisë
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e dokumentit "Strategjia Kombëtare për Transfuzion Gjaku të Sigurtë"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr. 611, datë 7.9.2006

PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT "STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TRANSFUZION GJAKU TË SIGURTË"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e dokumentit "Strategjia Kombëtare për Transfuzion Gjaku të Sigurtë"
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha


STRATEGJIA KOMBËTARE PËR NJË TRANSFUZION GJAKU TË SIGURT

HYRJE

Numri i popullsisë, urbane/rurale (struktura gjinore dhe sipas moshave)
Popullsia e Shqipërisë është 3,126,153 (mesatare vjetore 2003). Nga këto, popullsia urbane përbën 44.5% të totalit dhe popullsia rurale 55.5% të gjithë popullsisë. Popullsia sipas moshës është e ndarë:
38,92% 0 - 19 vjeç
28,69% 20 - 39 vjeç
24,87% 40 - 64 vjeç
7,52% mbi 65 vjeç
Numri i meshkujve është 1,555,926 (49,8%) dhe i femrave është 1,570,227 (50,2%).
GDP (në vitin 2004) ishte 780,1 bilion lekë, që do të thotë rreth 2200 US$ për capita. Të ardhurat vjetore për një familje (në vitin 2000) ishin 446,789 lekë; në total ishin 121,281,840 lekë.
Shpenzimet shëndetësore si përqindje e GDP -së (në vitin 2004) janë 2,46% (raport progresi i NSSED 2004).

Politikat shëndetësore dhe infrastruktura
Pas viteve '90 në vendin tonë filloi një Reformë në Kujdesin Shëndetësor me qëllim riorganizimin dhe racionalizimin e shërbimeve shëndetësore. Në një mjedis me vështirësi ekonomike, e rëndësishme për këtë reformë të kujdesit shëndetësor ishte vazhdimi i sigurimit të shërbimeve të nevojshme shëndetësore dhe një bazë farmaceutike për të gjithë njerëzit, në të njëjtën kohë dhe adaptimi i kujdesit shëndetësor për një mjedis më të hapur.
Në konteksin e një varfërie ekstreme, Shqipëria në atë kohë parashtroi një skemë inovative lidhur me financimin e Sigurimeve Shëndetësore. U zgjodh një "approach" shkallë-shkallë:
- Fillimisht vetëm një listë me rrogat dhe medikamentet kryesore të mjekëve të kujdesit shëndetsor parësor u përfshi në "paketën bazë".
- U vendosën tarifa të ndryshme për grupe të ndryshme. Shteti do të paguante për qytetarët edhe pse të pasiguruar (p.sh. të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, studentët, të papunët, etj).
- Shërbime suplementare që do të siguroheshin falas për ata qytetarë që do të zgjidhnin një gjë të tillë.
Në vitin 1996 numri total i të punësuarve publikë në sistemin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri ishte 28,721, ndër të cilët 4,627 ishin mjekë (16,1%), 322 (1,12%) dentistë, 146 (0,5%) farmacistë, 16,250 (56,6%) infermierë, mami dhe punë të lidhura me këto, duke përfshirë dhe teknikë laboratori, 801 (2,7%) personel tjetër shëndetësor dhe 6,575 (22,9%) staf ndihmës dhe personel joshëndetësor. Kjo bën një raport, 1 mjek, për afërsisht 710 popullsi në fund të vitit 1995, duke u krahasuar me 1 mjek për 730 në vitin 1991.
Shërbimet Shëndetësore në Shqipëri në të ardhmen do të bazohen në tri radhë funksionale të kujdesit, profesionalisht të menaxhuar, hierarkisht të lidhura me njëra-tjetrën dhe të gjitha të përcaktuara në popullsi të mbledhura, bazuar tek territori të emërtuara:
- Kujdesi Shëndetësor Parësor,
- Kujdesi Dytësor dhe
- Kujdesi Terciar.
Në princip, do të ketë më shumë se 2700 vendosje të Kujdesit Shëndetësor Parësor në të gjithë vendin. Do të ketë më shumë se 50 spitale, 37 prej këtyre spitale rrethesh, 10 spitale rajonale dhe Qendra Spitalore Universitare në Tiranë, si i vetmi spital i Kujdesit Terciar në vend

Kujdesi Shëndetësor Parësor
Qendrat shëndetësore do të shpërndajnë të gjithë rrezen e Kujdesit Shëndetësor Parësor, nga parandalimi i sëmundjeve tek promovimi i shëndetit, tek diagnostikimi, trajtimi, rehabilitimi dhe shërbimet shëndetësore. Momentalisht një total prej 1,714 mjekë dhe rreth 4,300 infermierë dhe/ose mami; ashtu si profesionistët e tjerë të kujdesit parësorë punojnë në Shqipëri si prakticienë të përgjithshëm. Çdo qytetar do të kishte akses të plotë, por do të duhet të tregonte prova që janë të përshtatshëm për të përfituar këtë shërbim, pra të ketë paguar kotributin e sigurimeve.

Kujdesi Dytësor: Spitalet e rretheve dhe rajonale
Numri total aktual i shtretërve spitalorë në Shqipëri është rreth 9,600 (nga 14,000 në vitin 1992 dhe 12,000 në vitin 1993), në raport 3 shtretër për 1000 banorë, shumica e këtyre quhen shtretër të kujdesit akut, rreth 40% për Mjekësinë e Brendshme, 22% për Obstetrik e Gjinekologji, 20% për Kirurgji dhe 18% për Pediatri.
Ashtu si dhe për spitalet në Shqipëri, do të ketë tre tipe spitalesh që do të sigurojnë Kujdesin Dytësor: spitalet e rretheve, spitalet rajonale dhe spitalet për pacientët kronikë (përgjithësisht psikiatrik).
- Spitalet e rretheve në Shqipëri do të bazohen në katër specialitete (mjekësi e brendshme, kirurgji, pediatri, gjinekologji), dhe do të pajisen sipas termave të teknologjisë, stafit dhe numrit të shtretërve. Spitalet e rretheve do t'i marrin pacientët nga Kujdesi Shëndetësor Parësor dhe nëpërmjet departamenteve të tyre të emergjencës. Në raste nevoje atyre do t'u duhet t'i referojnë pacientët në spitalet rajonale, dhe në raste të veçanta në Kujdesin Terciar - Qendra Spitalore Universitare.
- Spitalet rajonale do të kenë një rreze më të gjerë në specialitetet mjekësore dhe kirurgjikale dhe do të pajisen sipas specialieteteve. Pritet që spitalet rajonale, 10 në total, të kenë një mesatare prej 500 shtretër.

Kujdesi Terciar: Qendra Spitalore Universitare
Kujdesi Terciar në Shqipëri sigurohet nga Qendra Spitalore Universitare. Spitali u ndërtua mbi disa institute të veçanta (si onkologji e Pneumologji) që ekzistonin më parë. Kur të mbarojë reforma pritet që rreth 40% e shtretërve të vendosen në spitalet e përgjithëshme (përfshirë dhe Psikiatrinë), rreth 40 - 45% në spitalet rajonale dhe disa, 15 - 20%, në Spitalin Universitar.
Sistemi shëndetësor në Shqipëri është një miks shërbimesh publike dhe private, të financuara nga shteti, kontributet e detyrueshme për sigurimet shëndetësore dhe burime private.
Shërbimet publike përfshijnë shëndetin publik, kujdesin parësor dhe të gjithë nivelet e spitaleve.
Shërbimet private përfshijnë klinikat diagnostikuese, kujdesin e specialistit, kujdesin dentar, shpërndarjen me pakicë të farmaceutikëve, dhe disa klinika kirurgjikale (si ortopedike, optike, etj).
Kujdesi shëndetësor financohet nga:
- Buxheti i shtetit: shëndeti publik, kujdesi parësor, spitalet publike.
- Fondet e sigurimit: medikamentet, mjeku i përgjithshëm, mjekët specialistë, dhe proçedurat shumë të shtrenjta diagnostikuese në Qendrën Spitalore Universitare dhe Spitalin e Durrësit gjithashtu.
- Burimet private: bashkëpagesa për medikamentet, pagesa e plotë për farmaceutikët që nuk bëjnë pjesë në listën e rimbursimeve, çdo pagesë në klinikat private të çdo lloji dhe gjithashtu për vizitat dhe testimet, në qoftë se nuk ka referencë nga mjeku i përgjithshëm.
Në këtë sistem shërbimi i gjakut financohet nga shteti brenda buxhetit vjetor të Ministrisë së Shëndetsisë.

ANALIZË E SITUATËS AKTUALE NË FUSHËN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË SHQIPËRI

1. Të dhëna politike dhe strukturore
Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit të Gjakut (ShKTGj) është një shërbim me orientim shtetëror i krijuar në vitin 1951. Që nga viti 1995 ka një ligj që rregullon aktivitetin e shërbimit i cili është aprovuar nga Parlamenti, dhe niveli vendimmarrës për hartimin dhe implementimin e akteve nënligjore që burojnë nga ky ligj (udhëzues, rregullore) është Ministria e Shëndetësisë.
Q.K.T.Gjakut financohet nga buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë. Akordimi vjetor i fondeve bëhet nga Drejtoria Ekonomike e Ministrisë së Shëndetësisë. Në Tab.1 është paraqitur financimi i shërbimit kombëtar.

Tab.1 Financimi i Sh.K.T.Gj



Me buxhetin vjetor QKTGj mbulon pagat e stafit vetëm në Tiranë dhe blen materiale konsumi për gjithë vendin. Vetëm blerja e materialeve të konsumit është e centralizuar. QKTGj blen materiale konsumi për të gjithë vendin dhe pastaj i shpërndan në bankat e gjakut në rrethe sipas nevojave të tyre
Buxheti vjetor për shërbimin e transfuzionit është 0,85% i totalit të buxhetit të shëndetësisë dhe, siç është treguar në Tab.1, është i ndarë në:
1. paga dhe shpërblime
2. shpenzime operative
Buxheti vjetor nuk përfshin buxhetin për rikonstruksionin e ndërtesës dhe blerjen e pajisjeve të nevojshme, të cilat duhet t'i kërkohen çdo vit Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë merr kërkesat, nga sektorë të ndryshëm të shëndetësisë, për rikonstruksione dhe pajisje dhe vendos për prioritetet. Ky buxhet më pas akordohet si buxhet i veçantë.

Viti Buxheti vjetor (në euro) Investimet (rikonstruksion & pajisje) Total
Paga Shpenzime operative
2003 120 000
(13,3% e buxhetit vjetor) 790 000
(86,7% e buxhetit vjetor) 32 250 942 250
2004 141 000
(15,2% e buxhetit vjetor) 790 000
(84,8% e buxhetit vjetor) 40 500 971 500
2005 161 000
(15,4% e buxhetit vjetor) 887 000
(84,6% e buxhetit vjetor) - 1 048 000

2. Korniza rregulluese dhe ligjore
2.1 Akoma nuk është ndërtuar një Program Kombëtar i Gjakut. Pas zhvillimit të kësaj strategjie do të ndërtohet një Program dhe Plan Kombëtar për Gjakun.
2.2 Dokumentet ligjore që rregullojnë funksionimin e Shërbimit të Transfuzionit janë:
- Ligji nr.8032 datë 16.11.1995 mbi "Shërbimin e transfuzionit të gjakut, kontrollin e gjakut dhe komponentëve të tij". Ka patur një rishikim të ligjit duke ndryshuar vetëm artikullin e lidhur me importin/eksportin e gjakut.
- Që nga viti 1998 ekziston "Rregullorja mbi testimin e gjakut të dhuruar".
- Që nga viti 1999 "Rregullorja për procedurën e kërkimit përzgjedhjes dhe përdorimit të gjakut dhe komponentëve të tij në spitalet e Republikës së Shqipërisë" që rregullon aktivitetin midis bankave të gjakut dhe klinikave, aktualisht në proces të rishikimit.
- Që nga viti 2000 janë zhvilluar udhëzuesit e mëposhtëm, të cilët kanë nevojë për rishikim:
1. Udhëzues mbi seleksionimin e dhuruesve të gjakut dhe mbledhjen e gjakut.
2. Udhëzues mbi përgatitjen, ruajtjen dhe transportimin e komponentëve të gjakut.
3. Udhëzues mbi transfuzionin autolog.
2.3 Pajtueshmëria me direktivat e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e OBSH-së dhe Këshillit të Europës.
- Ligji nr.8032 mbi transfuzionin e gjakut nuk është adaptuar me direktivën 2002/98/KE. Është i nevojshëm rishikimi dhe adaptimi me direktivat e Komunitetit Europian.
- Të gjitha rregulloret e përmendura më sipër janë zhvilluar duke iu referuar rekomandimit të Këshillit të Europës Nr R (95) 15 mbi përgatitjen, përdorimin dhe cilësinë e komponentëve të gjakut.
- Implementimi i rekomandimeve të OBSH-së dhe Këshillit të Europës:

1. Shërbimi i Transfuzionit të Gjakut
- Akoma nuk kemi një Plan Kombëtar të Gjakut.
- Legjislacioni dhe rregulloret e përmendura më sipër kanë nevojë për rishikim.
- Kemi një organizim me përgjegjësinë dhe autoritetin e një Qendre të Transfuzionit të Gjakut.
- Nuk ka një komitet të menaxhimit të shërbimit të transfuzionit të gjakut.
- Kemi një drejtor mjekësor/menaxhues të shërbimit të transfuzionit të gjakut.
- Kemi një menaxher të cilësisë të shërbimit të transfuzionit të gjakut.
- Nuk ka një grup specialist këshillimor të shërbimit të transfuzionit të gjakut. Ka vetëm një Komitet Kombëtar të Gjakut, i cili është një trup këshillimor në Ministrinë e Shëndetësisë por ky Komitet nuk është funksional.
- Stafi teknik dhe administrativ i shërbimit të transfuzionit të gjakut është pjesërisht i trajnuar.
- Është shumë e vështirë të kesh një buxhet për blerjen e pajisjeve.
- Nuk ka një sistem kombëtar të cilësisë.

2. Dhuruesit e gjakut
Në pikat e mëposhtme paraqiten vetëm elementët e implementuar.
- Njësia e dhuruesve të gjakut
- Oficer i rekrutimit të dhuruesve të gjakut (të patreinuar në mënyrë përshtatshme)
- Procedurat operative standarte
- Seleksionimi i dhuruesve, kujdesi i mëvonshëm dhe konfidencialiteti.
3. Testimi i gjakut të dhuruar
- Kemi një teknik/mjek të trajnuar në mënyrë të përshtatshme në Tiranë.
- Strategjia e testimit ekziston në formën e një rregulloreje.
- Stafi teknik i laboratorit ka nevojë për trajnim të mëtejshëm.
- Kontroll i identitetit të gjithë gjakut të dhuruar.
- Procedurat Operative Standarte

4. Përdorimi klinik i gjakut
- Nuk ka politika dhe rregullore mbi përdorimin klinik të gjakut.
- Mjekët e klinikave nuk janë të trajnuar, gjithashtu mungesa kronike e gjakut i ka mësuar ata t'i zgjidhin shumë situata pa iu drejtuar transfuzionit.
- Përdoren alternativat.
- Nuk ka monitorime dhe vlerësime

2.4 Agjencitë rregulluese
- Autoriteti kompetent për Shërbimin e Transfuzionit të Gjakut është Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Inspektoratit Sanitar.
- Organ këshillimor i Ministrisë së Shëndetësisë për vendime të rëndësishme në fushën e transfuzionit të gjakut siç është e parashikuar në ligjin ekzistues është Komiteti Kombëtar për Gjakun i cilin nuk funksionon.

3. Organizimi dhe struktura e sistemit të transfuzionit të gjakut
3.1 Organizimi i shërbimit
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut përfshin QKTGjakut me katër banka gjaku në Tiranë, dhe 26 banka gjaku në rrethe.
QKTGj është nën përgjegjësinë direkte menaxhuese të Ministrisë së Shëndetësisë, ku drejtori i QKTGJ ka një varësi direkte nga drejtori i drejtorisë spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë. Termi Shërbim i Transfuzionit të Gjakut përdoret shpesh por sistemi shëndetësor nuk njeh formalisht një shërbim transfuzioni integral. I gjithë stafi në Tiranë (QKTGJ dhe 4 bankat e gjakut) është nën përgjegjësinë e drejtorit të QKTGJ, kurse stafi në rrethe është nën përgjegjësinë e drejtorive të spitalit në rrethet ku ndodhen.
Aktiviteti i Q.K.T.GJ: mbledhja e gjakut, analiza serologjike (laboratori i QKTGJ është konsideruar si referencë për të gjithë vendin), analiza virologjike për të gjithë dhurimet e gjakut në Tiranë, përpunimi, ruajtja dhe shpërndarja e gjakut dhe produkteve të tij. Aktivitete të tjëra të rëndësishme të QKTGJ janë kontrolli i të gjithë bankave të gjakut në qoftë se legjislacioni dhe rregulloret ekzistuese zbatohen në mënyrën e duhur, ekspertiza mjekësore, edukimi i personelit, koordinimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimi mes bankave të gjakut.
Bankat e gjakut në Tiranë janë të përfshira në: mbledhjen e gjakut, kryerja e analizave serologjike sipas rregulloreve në dispozicion, shërbime me pacientët, ruajtja dhe shpërndarja e gjakut.
Bankat e gjakut në rrethe kryejnë: mbledhje, analiza serologjike, analiza virologjike, përpunim aty ku centrifugat janë në dispozicion, shërbime me pacientët, ruajtje dhe shpërndarje e gjakut dhe komponentëve të tij.

3.2 Sistemi i licensimit dhe akreditimit
Sistemi i licensimit dhe/ose akreditimit sapo ka filluar si një projekt pilot për disa spitale, por QKTGJ nuk është përfshirë akoma. Autoriteti kombëtar për këtë proçes është Ministria e Shëndetësisë.

3.3 Stafi administrativ dhe teknik i Shërbimit të Transfuzionit të Gjakut
I gjithë shërbimi ka një total prej 33 specialistësh të mjekësisë transfuzive, që do të thotë që ka një specialist të shërbimit të transfuzionit për 100 000 banorë. Nga ky numër 14 (42,4%) specialistë të mjeksisë transfuzive punojnë në QKTGJ dhe në bankat e gjakut në Tiranë, dhe 19 (57,6%) në bankat e gjakut në rrethe. Shërbimi punëson një total prej 60 teknikësh (teknikë laboratori dhe infermierë). Raporti i mjekëve dhe teknikëve është një mjek kundrejt dy teknikëve. Nga ky numër 34 teknikë punojnë në bankat e gjakut në rrethe dhe 26 në Tiranë. Shtatë banka gjaku në rrethe kanë mungesë të specialistëve të mjekësisë transfuzive. Situata për trajnimin e specialistëve në mjeksi transfuzive në Shqipëri është shumë e vështirë. Nuk ka një curricul kombëtar për specializim në Mjekësi Transfuzive. Kërkesat për t'u punësuar në Mjekësi Transfuzive janë: diplomë në mjekësi ose biologji dhe pjesëmarrje në një kurs praktik në QKTGJ. Është e rëndësishme për t'u përmendur që nuk ka një mësim specifik të "Mjekësisë Transfuzive" të përfshirë formalisht në curriculumin e padiplomuar të studentëve të mjekësisë. Stafi administrativ ekziston vetëm në Tiranë dhe përfshin nëndrejtorin financiar i cili ka nën përgjegjësi personelin e mëposhtëm: personel administrativë (2), sanitarë, mirëmbajtës, shoferë e mekanikë.

Tabela 1: Struktura hierarkike e shërbimit në nivel kombëtar



* Drejtoritë spitalore të rretheve. Bankat e gjakut në rrethe administrativisht varen nga DSRR dhe teknikisht nga QKTGJ.

3. Menaxhimi i cilësisë

- Menaxhimi organizativ
o Nuk ka një politikë kombëtare mbi cilësinë
o Ka një strukturë organizimi : organograma
- Standarde
o Nuk ka standarde kombëtare për produktet e prodhuara nga QKTGJ
o Nuk janë aplikuar standardet ndërkombëtare për produktet e prodhuara (GMP, ISO apo AABB)
- Dokumentimi
o Nuk ka të dokumentuar një politikë kombëtare për cilësinë.
o Ka dokumentacion instruktiv në formën e POS.
o Ka dokumentacion të plotë që lejon ndjekjen e dhurimit në gjithë zinxhirin transfuziv deri në shpërndarje.
- Trajnimi
o Nuk ka trajnim të stafit mbi cilësinë, ka trajnim të stafit për procedura të reja sipas kohës së prezantimit të tyre.
- Vlerësimi
o Ka një vetëinspektim të procedurave nga mjekët përgjegjës të çdo reparti.
o Ka një kontroll të brendëshëm në Tiranë të kryer nga Laboratori i Kontrollit të Cilësisë. Ky kontroll në rrethe kryhet një herë në vit.
o Nuk ka një sistem kontrolli dhe auditimi të jashtëm.

4. Infrastruktura teknike
a) Qendra - Ndërtesa e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë është ndërtuar në fillim të viteve 1970 dhe gjendet në Laprakë, Tiranë pranë Spitalit Ushtarak. Ekzistojnë katër banka gjaku satelite pranë katër spitaleve më të mëdha në Tiranë. Qendra përshin një sipërfaqe prej 1300m2. Kjo është e përshtatshme për çdo nevojë të parashikuar në të ardhmen, ndërkohë që mjedise të ndryshme rikonstruktohen çdo vit në bazë të buxhetit për rikonstruksion që akordohet nga Ministria e Shëndetësisë. Shumë nga mjediset e kësaj godine nuk janë në përdorim dhe ka dhoma të mjaftueshme për një zgjerim të aktivitetit. Ndërtesa është e ndarë në katër sektorë në dy kate. Kati përdhes është i ndarë në zonën e dhurimit të gjakut dhe zonën e përpunimit dhe ruajtjes së gjakut, kati i parë është i ndarë midis administratës dhe laboratereve. Në zonën e dhurimit të gjakut është një zyrë e regjistrimit të dhuruesve prej 14m2, një zonë e pritjes së dhuruesve të gjakut prej 60m2. Dhuruesit japin gjak në dhomën e dhurimit të gjakut me sipërfaqe 60m2 dhe aty është dhe një zonë pushimi prej 18m2. Zona e përpunimit zë një sipërfaqe prej 55m2. Zona e administratës është e përbërë nga 9 zyra shumica e të cilave kanë një sipërfaqe prej 16 m2. Zona e laboratoreve është e ndarë në tre laboratorë me nga 30m2 sipërfaqe plus 6 dhoma të vogla prej 12m2. Gjendja e strukturës kryesore është e mirë. Shumica e zonave janë të rikonstruktuara por nuk ka një sistem të ngrohjes qendrore dhe ajri i kondicionuar funksionon vetëm në Laboratorin e Testimit për Agjentë Infektivë dhe në Bankën e Gjakut në Qendrën Spitalore Universitare.
Bankat satelite të gjakut në Tiranë në përgjithësi janë të rinovuara përveç asaj në Spitalin Ushtarak, e cila është në procesin e rikonstruksionit.
Bankat e gjakut në rrethe, zënë në shumicën e tyre, një sipërfaqe prej 60m2 dhe gjendja e tyre korrespondon me gjendjen e spitaleve në të cilët ndodhen.
b) Në tabelën e mëposhtëme tregohet një inventar i pajisjeve të disponueshme, por ky informacion është vetëm për Tiranën (QKTGj dhe katër bankat e gjakut). Informacioni për rrethet e tjera nuk është i disponueshëm.

QKTGJ Disponibiliteti Tipi Vjetërsia Validat.
Calibr.
Mbledhja e gjakut 4 Biomixer 8 vjet -
1 Biosealer 8 vjet -
Testimi
Laboratori i serologjisë 1 Shpëlarës qelizash 8 vjet -
1 Centrifugë tavoline për mostrat e gjakut 8 vjet -
1 Centrifuge për mikropjatat 8 vjet -
2 për tubat e gjakut dhe një për kartat Inkubator 37°C Njëri ka 30 vjet, dy të tjerët 8 vjet
1 Centrifugë për kartat 8 vjet -
1 Frigorifer për mostrat e gjakut 11 vjet -
Agjentët infektivë 4 Pajisje të ABBOTT-it IMX 3 vjet -
2 Frigorifer për mostrat e gjakut 11 vjet -
1 Centrifugë tavoline 15 vjet -
Kontrolli i cilësisë 2 Ngrirës -30° 11 vjet -
1 Ngrirës -80° 6 vjet -
2 Frigorifer 2-8°C 11 vjet -
Jo funksion Numërues qelizash 6 vjet -
2 Autoklave Njëra ka 35 vjet, tjetra 20 vjet -
1 Aerosteril 30 vjet -
1 Inkubator 37°C 30 vjet -
1 Peshore elektronike 7 vjet -
1 Ph-metër 27 vjet -
1 Centrifugë tavoline 11 vjet -
2 Mikroskop Njëri është 25 vjet, tjetri 7 vjet -
Ruajtja dhe përpunimi 9 Frigorifer 2-8°C 11 vjet -
1 Biosealer 8 vjet -
4 Freezer -30° 8 vjet -
4 1 nuk funksionojnë Centrifugë frigoriferike për qeset e gjakut 8 vjet -
5 Ndarës plazme 15 vjet -
Transportimi 3 mjete 1 mikrobus për mbledhjen e gjakut

Bankat e gjakut në Tiranë Disponibiliteti Tipi Vjetërsia Validat.
Calibr.
Mbledhja 2 Biomixer 8 vjet -
4 Biosealer 8 vjet -
Testimi 4 Centrifugë tavoline 8 vjet -
3 Inkubator 8 vjet -
Ruajtja 6 Frigorifer 2-8°C 11 vjet -
1 Ngrirës -30° 11 vjet -
2 Tundës për trombocitet -

5. Dhurimi i gjakut
6.1 Procesi i seleksionimit të dhuruesve
Procesi i kontrollit të dhuruesve përfshin komponentët e mëposhtëm:
" Regjistrimi i dhuruesit,
" Historia mjekësore,
" Ekzaminimi fizik.
Historia mjekësore merret nga një mjek i cili bën dhe ekzaminimin fizik dhe plotësimin e pyetësorit të posacëm për seleksionimin e dhuruesit. Dhuruesit i jepet edhe një fletë informative për SIDA.
- Regjistrimi i dhuruesve/identifikimi
Për dhënësit me pagesë të cilët janë, në pjesën më të madhe, dhurues të rregullt, në kartelën personale të dhuruesit shënohet gjithashtu dhe numri i dhuruesit dhe në këtë kartelë janë të regjistruara të gjitha dhurimet e bëra prej tij. Çdo dhurim ka një numër i cili fillon me një në fillim të çdo viti. Në qesen/mostrën e gjakut është shënuar numri i dhurimit, data e dhurimit dhe emri i dhuruesit.
Për dhurimet familjare të cilat në përgjithësi janë dhurues për herë të parë, në kartelën personale është shënuar gërma e identifikimit të bankës së gjakut (çdo bankë gjaku ka një gërmë identifikimi) e ndjekur nga numri i dhurimit, që fillon me numrin një çdo fillim viti. Në të njëjtën kohë në qesen/mostrën e gjakut shënohet emri i dhuruesit dhe data e dhurimit.
Për dhuruesit vullnetarë gërma e identifikimit është "V" dhe ndiqet nga numri i dhurimit që fillon me numrin një çdo fillim viti. Informacioni i shënuar në qesen/mostrën e gjakut është i njëjtë me të tjerat.
- Historia mjekësore
Siç u përmend më sipër është një mjek i cili është i ngarkuar me marrjen e historisë mjekësore. Pasi i jepet dhuruesit fleta mbi SIDA-n dhe dhurimin e gjakut atij i shpjegohen dhe pyetjet pjesë e pyetësorit.
Në fund dhuruesi vendos firmën në pyetësor dhe gjithçka është OK ai kalon në ekzaminimin fizik.
- Ekzaminimi fizik
Ekzaminimi fizik përfshin:
- Gjendjen e përgjithshme të dhuruesit;
- Përcaktimi i nivelit të Hemoglobinës;
- Pulsi;
- Tensioni arterial;
- Temperatura.
Udhëzuesi për gjak dhe komponentë të sigurtë përfshin dhe kriteret e seleksionimit dhe janë të ndërtuara në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Europës.

Disa nga kriteret e seleksionimit janë të renditura më poshtë:
Mosha 17 - 60
Pesha mbi 50 kg

Pulsi, tensioni arterial dhe temperatura
Pulsi: 50 - 100
TA: 100 - 160 mmHg
Temp: Max. 37?C

Hb. para dhurimit
Femrat: Niveli minimal 12 g/dl
Meshkujt: Niveli minimal 13 g/dl

Historia mjekësore dhe arsyet që çojnë në përjashtimin e përkohshëm ose të përhershëm janë të paraqitura në detaje në Udhëzuesin për gjak dhe produkte të tij të sigurta.
Një dhurim është rreth 450 ± 10%. Numri i dhurimeve është jo më shumë se pesë herë në vit për burrat dhe jo më shumë se katër herë në vit për gratë. Intërvali minimal midis dhurimeve është 8 javë.
Struktura e përjashtimit të dhuruesve është e disponueshme vetëm për dhuruesit e rregullt të QKTGJ
Sipas këtyre të dhënave, 5% e dhuruesve të rregullt iu shtyhet dhurimi për arsye të problemeve në historinë mjekësore ose gjatë ekzaminimit fizik. Ndërmjet këtyre:
- 53.6% përjashtohn përkohësisht për nivel të ulët të Hb.
- 30.3% përjashtohen përkohësisht sepse kanë tension të lartë arterial.
- 16.1% për probleme të ndryshme në historinë e tyre mjekësore.

6.2 Kërkesat për testimin e gjakut

Analizat e detyrueshme serologjike për dhuruesit e gjakut janë si më poshtë:
- Grupi i gjakut ABO dhe RhD;
- Të gjithë dhuruesit RhD negativë testohen për Du
- Fenotipi Rh, Kell, Duffy, Kidd dhe Lewis përcaktohet vetëm për dhuruesit e rregullt
- DCT dhe ICT për dhuruesit për herë të parë, dhuruesit të cilët nuk kanë dhuruar për dy vjet, gratë pas shtatëzanisë, ose dhurues të cilët i janë nënshtruar operacioneve.
Testet e detyrueshme për pacientët
- Grupi i gjakut ABO dhe RhD,
- Vëzhgim për antitrupa.
Për transmetimin e agjentëve infektivë me anë të transfuzionit të gjakut, janë të detyrueshme këto analiza për çdo dhurim:
- HbsAg,
- Anti - HIV,
- Anti - HCV,
- Sifiliz.
Në qoftë se një dhurim rezulton Poz () për HbsAg, dhurimi përjashtohet dhe dhuruesi nuk pranohet (duke iu referuar rregullores për testimin për agjentë infektivë të ndërtuar në 1998), njoftimi dhe këshillimi kryhen nga specialistë të QKTGJ.
Në qoftë se një dhurim rezulton reaktiv për Anti - HIV, anti-HCV apo sifiliz, dhuruesi përjashtohet dhe mostra i dërgohet Institutit të Shëndetit Publik për konfirmim, i cili është përgjegjës për njoftimin dhe këshillimin për dhuruesit.

Prevalenca e markerave infektive në popullsinë dhuruese

2001 2002 2003 2004
HbsAg 2.45 3.72 2.84 3.02
Anti-HIV 0.01 0.01 0.02 0.01
Anti-HCV 0.24 0.32 0.17 0.13
Sifiliz 0.02 0.03 0.02 0



Graf.1 Prevalenca e markerave infektive në popullsinë dhuruese të gjakut

Teste biokimike
I vetmi test është ai i përcaktimit të nivelit të Glutamat - Piruvat - Transaminazes i cili bëhet pas dhurimit bashkë me testimet e tjera për agjentë infektivë.
Testimi në Tiranë është i centralizuar, që do të thotë se gjaku mblidhet në QKTGJ dhe katër bankat e gjakut por ai testohet vetëm në QKTGj. Bankat e gjakut në rrethe aktualisht i testojnë vetë të gjitha dhurimet.
Të gjitha mostrat e dhurimeve ruhen në QKTGJ për një vit.

6.3 Mbledhja e gjakut
Në vitin 2004, shërbimi i transfuzionit të gjakut mblodhi në total 16 078 njësi.
Nga totali i njësive të vitit të kaluar (16 078) rreth 54,4% (8754) janë mbledhur në Tiranë (QKTGJ dhe katër bankat e gjakut) ku është edhe i vetmi spital terciar "Qendra Spitalore Universitare", i cili është një institucion i specializuar dhe konsumatori më i madh i gjakut. Mesatarja e numrit të njësive të mbledhura në ditë në Tiranë është rreth 36,4 (të dhëna të vitit 2004), ndërsa në bankat e gjakut në rrethe është 30,5 (min 5/vit të mbledhura në bankën e gjakut në Skrapar dhe max.8,1/ditë mbledhur në bankën e gjakut në Lushnje).

Dhurimet e paguara Zëvendësimet familjare Vullnetarë pa pagesë
2001 10206 3607 345
2002 7906 3643 544
2003 9070 3755 574
2004 9619 5749 710
2005 9200 6300 850
2006 ~4400 ~3400 >1500

Legjenda:

Portokalli: QKTGj dhe 4 banka gjaku 8754 dhurime/vit
Jeshile: Më shumë se 1000 dhurime/vit
Bojëqielli: 300-800 dhurime/vit
Gri e errët: 100-300 dhurime/vit
Gri e hapur: Më pak se 70 dhurime/vit

Nr. Rrethi Numri i njësive të mbledhura (2004)
1 Vlorë 623
2 Durrës 780
3 Rrëshen 43
4 Ersekë 13
5 Peshkopi 254
6 Berat 412
7 Skrapar 5
8 Burrel 173
9 Lushnje 1950
10 Pukë 28
11 Korçë 449
12 Gramsh 56
13 Bulqizë 58
14 Gjirokastër 113
15 Fier 273
16 Krujë 73
17 Librazhd 52
18 Përmet 10
19 Shkodër 665
20 Tepelenë 122
21 Tropojë 16
22 Lezhë 206
23 Kukës
24 Sarandë 320
25 Pogradec 220
26 Elbasan 420
Total 7324

6.4 Struktura e popullatës dhuruese
Numri i dhuruesve të gjakut gjatë 2004 ishte 8 472 me një total prej 16 078 dhurimesh. Prej këtyre 2 013 janë dhurues të rregullt të paguar (me numër dhurimesh 9 619), të tjerët janë të gjithë dhurues për herë të parë 6 459( familjarë dhe vullnetarë).











Graf.7 Dhurues gjaku / seksi në përqindje

7. Shpërndarja e gjakut dhe kërkesa
7.1. Shpërndarja e gjakut/komponenteve dhe produkteve

- Lloji: Përbërësit dhe produktet janë treguar në tabelën e mëposhtme

2002 2003 2004
Totali i gjakut të mbledhur 12093 13399 16078
Plazma (PFN krio e varfër) 9488
73.3%* 10351
77.25% 11881
73.8%
Krioprecipitate 3118
25.7% 3086
23.1% 2016
12.5%
Koncentrate trombocitare 139
1.1% 239
1.7% 296
1.8%
Faktor VIII (Importuar) Rreth 1 500 000 njësi/vit

* Të gjitha përqindjet janë llogaritur në bazë të numrit total të gjakut të mbledhur.

- Nuk ka patur standarde kombëtare të vendosura për gjakun/komponentet.
- Fakti që ne kemi pamjaftueshmëri në gjak dhe sigurisht edhe në komponente del mjaft qartë nga shifrat e mbledhjes së gjakut, por nuk është krijuar një monitorim i mbulimit të kërkesave klinike dhe një vlerësim i nevojave reale për gjak.
- Këtë vit është ndryshuar pika e ligjit që ndalonte importimin e gjakut/komponenteve kështu që aktualisht ne mund të importojmë / eksportojmë gjak /komponente në bazë të një akti nënligjor të hartuar në vitin 1999 për importin e gjakut rastet e situatave të jashtëzakonshme.

7.2. Gjaku/komponentet e shkatërruar

- Gjaku i flakur dhe përbërësit e tij gjatë 2002, 2003, 2004 tregohen në tabelën e mëposhtme:

Viti 2002 GjP ME PFN Total
Agjentë infektivë 56 319 319 694
Skaduara 80 71 151
Incidente gjatë mbledhjes/proces.
Plazma lipemike 13 10 50
169 219
149 400 538 1087 (8,9% e numrit total të mbledhur)

Viti 2003 GjP ME PFN Total
Agjentë infektivë 70 269 269 608
Skaduara 30 18 48
Incidente gjatë mbledhjes/proces.
Plazma lipemike 3 17 27
158 205
103 304 454 861 (6,4% e numrit total të mbledhur)

Viti 2004 GjP ME PFN Total
Agjentë infektivë 131 1058 1058 2247
Skaduara 35 32 67
Incidente gjatë mbledhjes/proces.
Plazma lipemike 9 13 16
194 232
175 1103 1268 2546 (15,8% e numrit total të mbledhur)

Një mesatare e gjakut dhe komponentëve të tij të shkatërruar në tre vitet e fundit, është ilustruar në grafikun e mëposhtëm në përqindje duke iu referuar shkaqeve të flakjes.


Graf.8 Gjaku i shkatërruar sipas shkakut

7.3. Shkatërrimi
Shkatërrimi, për të gjitha njësitë e nxjerra jashtë përdorimit në Tiranë kryhet në QKTGj (ekziston një incinerator në QKTGj që nga 1996) ndërsa për njësitë e nxjerra jashtë përdorimit në rrethe, shkatërrimi kryhet në spitale. Nuk ka një rregullore që të mbulojë këtë procedurë.

7.4. Menaxhimi klinik
Aktualisht nuk ka një rregullore kombëtare për përdorimin e përshtatshëm të klinik të gjakut dhe komponetëve të tij. Në shërbimin e transfuzionit është në përdorim "Udhëzuesi mbi përgatitjen, përdorimin dhe sigurimin e cilësisë së gjakut dhe komponentëve të tij" i cili është edhe i përkthyer në shqip dhe adaptuar për përgatitjen e "Udhëzuesit për gjak dhe produkte të tij të sigurta". Që nga 1988 ekziston një rregullore "Rregullorja për procedurën e kërkimit përzgjedhjes dhe përdorimit të gjakut dhe komponentëve të tij në spitalet e Republikës së Shqipërisë"
Ekziston një fletëkërkesë standarde në përdorim në vendin tonë, përgjegjësa për lëshimin / urdhërimin e të cilës i përket vetëm mjekut. Fletëkërkesa standarde është e përbërë nga 2 pjesë: një prej tyre qëndron në bankën e gjakut dhe tjetra kthehet tek pacienti dhe është e detyrueshme të vendoset në kartelën e pacientit. Pjesa e parë e fletëkërkesës plotësohet nga klinicisti dhe përmban të dhëna të pacientit, diagnozën e tij / saj, dhe indikacionin për transfuzion, produktin që kërkohet dhe sasinë. Në të njëjtën fletëkërkesë duhet shkruar qartë grupi i gjakut. Mjeku i cili mbush fletëkërkesën mban përgjegjësi të plotë për saktësinë e asaj që është shkruar, kjo pjesë e fletëkërkesës mbetet në bankën ë gjakut. Pjesa e dytë e fletë-kërkesës plotësohet nga mjeku transfuziolog (ose personi i ngarkuar me këtë përgjegjësi në bankën e gjakut) dhe përmban të gjitha të dhënat e pacientit të kopjuara nga pjesa e parë e fletëkërkesës dhe komponentet e shpërndara në klinika. Kjo pjesë e fletëkërkesës shkon në klinikë dhe ngjitet në kartelën personale të pacientit. Fletëkërkesa është individuale dhe përdoret vetëm për një pacient. Protokollet pretransfuzive kërkojnë identifikimin e grupit të gjakut ABO dhe RhD të pacientit dhe kontrollin për antitrupa. Deri tani gjaku është shpërndarë pa provën e kryqëzuar por aktualisht me rishikimin e rregullores së sipërpërmendur do të futet e detyrueshme kjo provë.
Komitetet Spitalore të Transfuzionit nuk ekzistojnë në vendin tonë dhe nuk ka një rregullore kombëtare që kërkon prezencën e tyre apo që përshkruan rolin dhe përbërjen e tyre.
Vetëm ekzistenca e Komitetit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut kërkohet me ligj si një organ këshillues i Ministrisë së Shëndetësisë.

7.5 Hemovigjilenca
Nuk ka asnjë sistem lokal, rajonal apo kombëtar të hemovigjilencës në Shqipëri.

8. Promovimi i dhurimit vullnetar të pakompensuar
Shumë pak është bërë deri tani për promovimin e dhurimit vullnetar në Shqipëri. Nuk ka ndonjë strategji të promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut dhe një Program Kombëtar të Gjakut (i cili do të pregatitet menjëherë pas strategjisë).
Përpjekjet e para të dhurimeve vullnetare të gjakut fillojnë në vitin 1996 me një bashkëpunim ndërmjet QKTGJ dhe Kryqit të Kuq, vit kur edhe u emërua një koordinator për programin e gjakut në KK, por fatkeqësisht kriza politiko-ekonomike e vitit 1997 dhe kriza kosovare në vitin 1998 devijoi totalisht energjitë e Kryqit të Kuq me rezultat humbjen e aktivitetit të promovimit të dhurimit vullnetar të gjakut.
Për shumë vite promovimi i dhurimit vullnetar të gjakut mbeti territori i askujt dhe aktualisht QKTGJ formalisht ka një njësi për dhurimin vullnetar të gjakut por jo buxhet të veçantë për të ushtruar këtë aktivitet.
Aktualisht ka shumë pak dhurues vullnetarë dhe për shumë vite ata përbëjnë vetëm 5% të totalit të dhurimeve të gjakut.
Në vitin 1999 fillon një projekt i IOM në bashkëpunim me QKTGJ dhe një sensibilizim i përgjithshëm i popullsisë si rezultat i krizës kosovare bën që të arrihen rezultate mjaft të mira për kohën. Këto mbeten të izoluara në një vit.
Në vitin 2005 duke ju referuar eksperiencave në rajon, një buxhet nga QKTGJ i kalon KK për promovim. Është eksperienca e parë kur një buxhet shtetëror vihet në dispozicion të promovimit duke ia kaluar kompetencën një OJQ.



Graf.9 Dhurimi Vullnetar në vite

Probleme të ndeshura nga Shërbimi
1. Probleme që i përkasin organizimit dhe strukturës së shërbimit të transfuzionit
- Organizim dhe strukturë e papërshtatshme e shërbimit të transfuzionit të gjakut në nivel kombëtar. Banka gjaku shumë të vogla që kryejnë mbi gjakun e mbledhur të gjitha aktivitetet që duhet të kryejë një Institut Gjaku. Ekzistenca e një shërbimi të tillë shumë të copëtuar e bën shumë të vështirë ngritjen e një sistemi cilësor kombëtar.
- Korrnizë rregulluese dhe ligjore e paadoptuar me direktivat e EU dhe rekomandimet e CoE. Mungesë e akteve nënligjore të parashikuara nga ligji.
Ligji aktual nuk përfshin elementët e mëposhtme:
- Parimin e dhurimit vullnetar të pakompensuar dhe vetmjaftueshmërisë.
- Principin e Institutit të Gjakut dhe bankave të gjakut spitalore.
- Informacionin që duhet t'i jepet dhe duhet të merret nga dhuruesi.
- Informacionin që duhet t'i jepet pacientit
- Krijimin e Komiteteve Spitalore të Transfuzionit Hemovigjilenca, gjurmimi.
- Hemovigjilenca, gjurmimi
- Mungesa e aktivitetit të Komitetit Kombëtar të Gjakut
- Mungesa e Sistemit Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë; mungesa e një Sistemi të Jashtëm të Menaxhimit të Cilësisë; mungesa e standarteve zyrtare për standarded e komponentëve.
- Personel i patrajnuar në mënyrë të përshtatshme. Mungesa e kurseve zyrtare ekuivalente me specialitetet e tjera për të treinuar specialistët në fushën e mjekësisë transfuzive.

2. Probleme lidhur me dhurimin e gjakut
- Mungesa kronike e gjakut dhe komponentëve të tij, në 5 vitet e fundit janë mbledhur çdo vit 5 dhurime / 1000 banorë.
- Aktiviteti promocional ka mbetur për shumë vite si territor i askujt, nuk ka qenë i organizuar dhe për pasojë ka rezultuar jo efektiv.
- Në nivel kombëtar ka akoma predominim të dhënësve me pagesë (rreth 60 %).
- Përqindje e lartë e dhuruesve për herë të parë (rreth 76 %).

3. Probleme lidhur me përdorimin e gjakut në klinike
- Mungesa e Udhëzuesve Kombëtarë për Përdorimin e Gjakut në Klinikë.
- Mungesa e Komiteteve Spitalore të Transfuzionit.
- Mungesa e programeve treinues për specialistët.
- Mungesa e një sistemi të hemovigjilencës për monitorimin dhe hetimin e të gjitha efekteve anësore nga transfuzioni i gjakut.

Qëllimi :
Kjo strategji ka për qëllim:
1. Të përcaktojë rrugët për të vënë në dispozicion të çdo pacienti gjak/komponente të tij të sigurtë dhe cilësor, të mbledhur nga dhurues vullnetarë të pakompensuar të rregullt, në mjedise të përshtatshme për këtë qëllim.
2. Të sigurojë që çdo transfusion është kryer nën kontrollin e personelit të trajnuar për të gjithë ata që kanë nevojë për të.

Objektivat e strategjisë
I. Krijimi i një Shërbimi Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut të koordinuar dhe mirëorganizuar.
Riorganizimi i shërbimit me qëllim centralizimin e tij. Riorganizimi është treguar në hartën e mëposhtme:


Rradhitja kohore për këtë riorganizim do të jetë si më poshtë:
- Centralizimi për testimin në Tiranë për rrethet Vlorë, Fier, Lushnje, dhe Durrës deri në fund të 2006.
" Centralizimi për testim në Tiranë nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Elbasani, Lezha, Shkodra, Burreli, Peshkopia deri në fund të 2008.
" Centralizimi për përpunimin e gjakut për rajonin e mbuluar nga QKTGJ (Durrës, Krujë, Burrel, Elbasan, Lushnje) të cilat do të japin modelin e funksionimit të një qendre përpunimi rajonale deri në fund të 2008.
" Qendrat rajonale të përpunimit në Vlorë, Korçë, Shkodër dhe Kukës përshtatshmërisht të rikonstruktuara, të pajisura dhe ripërtërira në rregull për funksionim afërsisht deri në fund të 2010. Kur qendrat rajonale të fillojnë funksionimin, bankat e gjakut në gri të hapur (Tropoja, Puka, Mirdita, Kruja, Bulqiza, Librazhdi, Gramshi, Skrapari, Tepelena, Përmeti, Erseka) do të ndalojnë mbledhjen e gjakut dhe automatikisht do të kthehen në banka gjaku spitalore.
Direktiva e Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës 2002/98/EC përcakton qartë dy tipe strukturash në Shërbimin e Transfuzionit të Gjakut, dhe këto janë si më poshtë:
" Institutet e Gjakut (Blood Establishment) që përfshijnë dhurues vullnetarë dhe të gjitha procedurat transfuzive që janë mbledhja e gjakut, testimi, përpunimi, ruajtja, shpërndarja, transportimi dhe përdorimi racional i gjakut dhe përbërësve të tij.
" Banka Gjaku Spitalore (hospital blood bank) të cilat kryejnë vetëm shërbime pacienti, ruajnë dhe shpërndajnë gjak e komponente dhe kryejnë teste pajtueshmërie.
Funksionet bazë të Institutit të Gjakut janë:
" Organizim i aktivitetit.
" Rekrutim i dhuruesve, mbledhje, përpunim, ruajtje dhe shpërndarje të gjakut/komponentëve.
" Testimi laboratorik.
" Pjesëmarrja në përdorimin racional të gjakut / përbërësve.
" Edukimi dhe trajnimi.
" Punë kërkimore-shkencore

Aktivitetet bazë për bankat e gjakut spitalore janë:

" Shpërndarje dhe ruajtje e gjakut/komponenteve.
" Monitorimi, ndjekja e efekteve të padëshiruara të transfuzionit.
" Prova e kryqëzuar.

Pavarësisht nga funksionet e ndara bazë që kryejnë, si Instituti i gjakut, ashtu edhe bankat e gjakut spitalore mund të kryejnë procedura afereze terapeutike, programin e transfuzioneve autologe, testimin HLA ashtu si edhe aktivitete që përfshijnë programin e transplantimit dhe mbledhjes së qelizave shtam hematopoetike.
Programi i riorganizimit të shërbimit ka për qëllim centralizimin dhe kur ky të jetë vënë në jetë do të kemi 5 institute të gjakut në Shqipëri dhe të gjitha strukturat e tjera ekzistuese do të vazhdojnë aktivitetin e tyre si banka gjaku spitalore.
1.2 Adaptimi i kornizës së regullt legale ekzistuese me Direktivat dhe Rekomandimet e KE. Zhvillimi / rishikimi i të gjitha rregulloreve dhe udhëzuesve të parashikuara nga ligji aktual:
" Rregullore mbi mbrojtjen e shëndetit të personave që japin/ marrin/komponente.
" Urdhër Ministri për mënyrën e autorizimit dhe kontrollit të strukturave që merren me manipulimin e gjakut/komponenteve.
" Urdhër i Ministrit për ndërtimin dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar të Gjakut.
" Rregullore për aktivitetin dhe funksionimin e shërbimit të transfuzionit të gjakut.
" Rregullore mbi procedurën e importimit/eksportimit të gjakut dhe komponenteve.
" Rregullore mbi seleksionimin e dhuruesve.
" Rregullore mbi përpunimin/ruajtjen, etiketimin dhe transportimin e gjakut/ komponenteve.
" Rregullore mbi kontrollin e gjakut për agjentë infektivë.
" Rregullore për dokumentacionin e përdorur në shërbimin e transfuzionit.
" Rregullore për përdorimin e gjakut në klinika.
" Rregullore për sigurimin e brendshëm të cilësisë në shërbimin e transfuzionit.
" Rregullore për funksionimin e organeve inspektuese në shërbimin e transfuzionit.
" Rregullore për marrdhëniet midis shërbimit të transfuzionit të gjakut dhe klinikave private.
" Udhëzuës për shkatërrimin e gjakut/komponenteve.
" Udhëzues mbi përdorimin e gjakut në klinikë.

1.3 Vendosja e një sistemi të cilësisë si pjesë e Strategjisë Kombëtare për Transfuzion të Sigurtë.
I gjithë sistemi i cilësisë do të përfshijë:
- Aprovimin e Manualit Kombëtar të Cilësisë.
- Vendosja e standarteve zyrtare për të gjitha elementët në këtë shërbim.
- Organizimi konkret i SC dhe Njësive të Auditit.

1.3.1 Sigurimi i Cilësisë në QKTGJ
Gjaku dhe komponentet e tij që aplikohen në parandalimin, trajtimin, ose kurimin e sëmundjeve njerëzore apo dëmtimeve do të konsiderohen produkte biologjike subjekt të legjislacionit shqipëtar mbi barnat. Në mënyrë të ngjashme, gjaku dhe komponentet e tij të parashikuar për përdorimin në diagnoza, kurim, lehtësim, trajtim apo parandalim të sëmundjeve te njerëzit janë barna të përcaktuara në ligjin respektiv shqipëtar "Mbi shërbimin e transfuzionit të gjakut testimin e gjakut dhe produkteve të tij" Duke qenë se gjaku dhe komponentet e tij mund të konsiderohen si barna për to do të aplikohen rregulloret për Good Manufacturing Practice.
Po kështu Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka vendosur rregulla për gjakun dhe komponentet e tij. Institucionet e gjakut dhe bankat e gjakut spitalore duhet të ndërgjegjësohen që aktiviteti i tyre të jetë në përputhje me rregulloret e aplikuara të rekomanduara nga organizmat ndërkombëtare, si OBSH, EP, EC, CeO. Këto rregullore vendosin standarde për personelin e laboratorit, kontrollin e cilësisë, testimin eficent, menaxhimin e testimit të pacientit, dhe SC bazaur në kompleksitetin e testit dhe faktorët e riskut të pacientit. Qëllimet e SC do të jenë që të ulë në mënyrë sinjifikative gabimet, të garantojë kredibilitetin e rezultatit të testimeve, të implementojë procese efektive të prodhimit dhe kontrolli te sistemi, dhe të sigurojë cilësinë dhe sigurinë e vazhdueshme të produkteve. SC do të përfshijë masa për parandalimin, detektimin, hetimin, vlerësimin dhe korrigjimin e gabimeve. Theksi do të vihet më shumë në parandalimin e gabimeve se sa në zbulimin retrospektiv të tyre. Implementimi i një programi të SC do të kërkojë një përkushtim në kohë dhe burime.

1.3.2 Programi i Kontrollit/Sigurimit të Cilësisë
Programi Kombëtar i SC do të jetë një sistem i skicuar dhe implementuar për të siguruar që të gjitha proçedurat të kryhen në mënyrë vazhdueshme në formën e duhur që të japin një produkt me cilësi konstante. Sistemi i SC do të përfshijë gjithë aktivitetet e planifikuara dhe të ekzekutuara për të përfituar siguri, që gjitha sistemet dhe elementët e tyre që influencojnë cilësinë e produkteve funksionojnë siç pritet dhe janë të besueshme. Dimensionet e SC që kanë lidhje me kontrollin e produkteve do të jetë:
o Procedurat e kontrollit të cilësisë (KC)
o Praktika që përputhen me parimet e GMP.
o Standarde për personelin, infrastrukturën, procedurat, pajisjet, testimet.
o Aktivitete për mbledhjen të dhënave.
o Funksionimi i sigurimit të cilësisë
Në bazë të ligjit nr.8032 mbi Transfuzionin e gjakut dhe sigurinë e gjakut, kërkohet një njësi e kontrollit të cilësisë që të ketë përgjegjësinë dhe autoritetin për të siguruar cilësinë e produktit. Grupi që do të ekzekutojë këtë funksion do të quhet Njësia e Sigurimit të Cilësisë. Megjithëse termi "sigurim i cilësisë" nuk përdoret në ligjin nr.8032 (është quajtur "agjencia e inspektimit" ky ligj (dhe rregulloret vijuese) kërkon qartë një program të aktiviteteve për të kontrolluar procesin e prodhimit për të parandaluar shpërndarjen e produkteve të papërshtatshëm.
Njësia e SC do të koordinojë, monitorojë dhe lehtësojë gjithë aktivitetet e SC. Njësia e SC do të përfshijë një numër personash të dedikuar vetëm me funksionimin e SC. Njësia e SC do të ketë përgjegjësinë për implementimin e kontrolleve dhe rishikimin e rezultateve të prodhimit, të sigurojë që janë arritur standardet e cilësisë së produkteve. Njësia e SC do të raportojë në drejtori. Drejtuesit të kësaj e Njësie do t'i kërkohet të ushtrojë kontroll mbi institucionet aspekt të lidhur me pajtueshmërinë me standardet kombëtare dhe do të ketë autoritet të plotë në implementimin e aksioneve korrigjues kur është e nevojshme.
Kjo Njësi do të jetë përgjegjëse për të siguruar se janë ndërmarrë veprimet e duhura korrigjuese. Drejtuesi i njësisë do të jetë gjithashtu përgjegjës për të siguruar se personeli është i treinuar në mënyrë të përshtatshme për të përmbushur detyrat e tij. Kur është e nevojshme, Njësia e SC do të ketë autoritetin të ndalojë prodhimin dhe/ose shpëndarjen e produktit.

1.3.3 Përgjegjësitë e Njësisë së Sigurimit të Cilësisë

Përgjegjësitë e Njësisë së SC në institucionet e gjakut do të përfshijë aspektet e mëposhtme:
1. Procedurat Operative Standarte (POS-et)
a) Të përcaktojë se POS-et ekzistojnë për të gjitha procedurat e prodhimit dhe testimit dhe se POS-et përshkruajnë me kujdes dhe përcaktojnë procedurat respective, duke përfshirë një deklaratë se cili është qëllimi që proçedura duhet të përmbushë. Përmbajtja e POS-eve do të jetë përgjegjësi e njësive të prodhimit.
b) Të rishikojë dhe të sigurojë aprovim të shkruar të të gjitha POS përpara implementimit dhe të konfirmojë se POS-et përputhen me të gjitha kërkesat rregulluese dhe që zbatohen ligjërisht. Plus kësaj, para implementimit të çdo POS-i, Njësia e SC do të sigurojë se të gjitha pikat e mëposhtëme janë të vendosura në vend:
Procedura që vendosin protokolle validitimi për të siguruar se metodat dhe procedurat përmbushin qëllimet për të cilat kryhen.
- Identifikimi i personelit përgjegjës për ekzekutimin e çdo procedure.
- Procedura për treinimin dhe çertifikimin e individëve.
- Përgjegjësitë e supervizorit që vëzhgon performancën e të gjithë procedurave.
- Metoda për testimin periodik professional
- Metoda për vlerësimin periodik të kompetencës së individëve që kryejnë çdo procedurë.
- Metodat për vlerësimin dhe performancën e çdo procedure gjatë auditit të SC.
- Përcaktimin e çdo procedure si një pikë kontrolli kritike ose jokritike.
- Instruksione për mirëmbajtjen afatgjatë të të dhënave në vazhdimësi me kërkesat për mbajtjen e të dhënave
c) Mbajtja e një indeks për të gjithë POS një master copy dhe një arshivë te POS.
d) Të sigurojë se përmbajtja e POS është e rishikuar për të vendosur impaktin në sistemet e tjera dhe funksionet e tyre
e) Të sigurojë se çdo individ i punësuar në shërbimin e transfuzionit ka akses të vazhdueshëm ndaj POS të nevojshme për të kryer detyrat e caktuara.
f) Të sigurojë se protokollet e validitimit janë të përcaktuara paraprakisht të kryera dhe vlerësuara dhe se janë përgatitur raporte të shkruara të validitimit.
g) Të sigurojë se modifikimet dhe ndryshimet e POS janë të dokumentuara në mënyrë të përshtatshme duke përfshirë e shkakun e ndryshimit. Të sigurojë se metodat e rishikuara apo të reja janë të validuara dhe nuk krijojnë një impiakt të padëshëruar në sistem apo në veprim.
h) Të sigurojë se ekzistojnë POS për të gjitha njësitë e SC dhe të përcaktojë përgjegjësitë e njësisë së SC për kryerjen e rishikimit, aprovimit dhe autorizimit të POS.
i) Të sigurojë se POS janë të updatuara për të pasqyruar ndryshimet në udhëzuesit e prodhuesit dhe të gjitha POS dhe të dhënat e prodhimit janë të rishikuara të paktën një herë në vit.

2. Trajnimi dhe Edukimi
Njësia e SC duhet të asistojë në ndërtimin, rishikimin, dhe sigurimin e aprovimit për të gjitha programet e trajnimit dhe edukimit për të gjithë stafin. Trajnimi do të përfshijë programin e mëposhtëm:
- Orientimin e të punësuarve të rinj;
- Trajnimin për GMP;
- Trajnimin për POS;
- Trajnimin teknik;
- Trajnimin supervisor;
- Trajnimin menaxherial;
- Trajnimin për SC;
- Trajnimin për sistemin kompjuterik, dhe
- Edukim dhe trajnim të vazhdueshëm
3. Vlerësimi i vazhdueshëm i kompetencës
Në mënyrë që të sigurojë se stafi jo vetëm është i trajnuar, por edhe arrin të ruajë kompetencën në kryerjen e të gjitha detyrave që ka, SC duhet të implemetojë një program zyrtar të vlerësimit të rregullt të kompetencës. Ky program duhet të përmbajë:
- Vëzhgime direkte të performancës rutinë.
- Monitorim të të dhënave të mbajtura dhe të raportimit të rezultateve të testimit nëpërmjet kontrollit të fletëve ditore të punës, të dhënave të kontrollit të cilësisë.
- Teste me shkrim për të vlerësuar aftësitë për zgjidhjen e problemeve të ndeshura, njohuritë e POS dhe teorike.
- Vlerësim të performancës nëpërmjet përdorimit të mostrave të panjohura. Përmbledhjet vlerësuese duhet të përfshijnë informacionin e duhur për të korrigjuar probleme të performancës kolektive apo individuale.
4. Testimi i aftësisë
Testet e aftësisë do të jenë pjesë e programit për laboratoret testuese. Njësia e sigurimit të cilësisë duhet të rishikojë, vlerësojë dhe monitorijë programin e testimit të aftësisë në mënyrë që të sigurojë vlerësimin e përshtatshëm të metodave testuese, pajisjeve dhe personelit që kryen testin. Drejtoria dhe njësia e SC duhet të kontrollojnë dhe vlerësojnë rezultatet e testit të aftësisë. Duhet të ketë një plan të shkruar për veprimet e ndërmarra në rastin e një performance jo të suksesshme të testit të aftësisë.
5. Validitimi
Njësia e SC duhet të sigurojë se kryhen procedura të përshtatshme validitimi. Ankesat, gabimet aksidentet si edhe problemet në pikat kritike të kontrollit duhet të rishikohen për të vendosur për nevojën e rivaliditimit apo rishikimit të procedurave validuese.
6. Pajisjet
Duhet të kryhet një kualifikim në instalimin e pajisjeve në mënyrë që të vendoset "besim se pajisjet dhe sistemet janë të afta për të vepruar në vazhdimësi brenda limiteve/tolerancave të vendosura".
Duhet të ekzistojnë procedura të shkruara për kualifikimin e pajisjeve, validitimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin. Duhet të ekzistojnë skeda për monitorimin, kalibrimin, dhe mirëmbajtjen të mjaftueshme për të siguruar se performanca është në bazë të specifikimeve.
7. Raporti i aksidenteve/gabimeve, ankesave dhe reaksioneve të padëshiruara
Duhet të ekzistojë një sistem që të sigurojë raportimin në kohët të gabimeve dhe aksidenteve të cilat mund të ndikojnë në sigurinë, pastërtinë, identitetin apo cilësinë e produkteve të gjakut. Procedurat e SC duhet të sigurojnë se të gjitha ankesat në lidhje me cilësinë e produktit kontrollohen. Duhet të ekzistojnë procedura që të sigurojnë se reaksionet e padëshiruara në dhuruesit apo pacientin janë të kontrolluara në mënyrë tërësore, dhe të dokumentuara. Duhet hartuar një program që të synojë treinimin e stafit që merret me kujdesin e pacientit për të njohur simptomat e një reaksioni të padëshëruar nga transfuzioni. Njësia e SC do të vlerësojë të gjitha gabimet që ndodhin gjatë procesit të prodhimit duke përfshirë edhe ato të identifikuara përpara shpërndarjes.
8. Menaxhimi i të dhënave
Njësia e SC do të aprovojë ose sigurojë aprovim për të gjitha sistemet e mbajtjes së të dhënave. Procedurat e SC duhet të implementohen për të siguruar se të dhënat e kërkuara rishikohen aq sa duhet për të siguruar një dokumentim të plotë dhe të kujdesshëm të të gjithë punës së kryer. Një pjesë e kontrollit mund të kryhen në periudha të përshtatshme gjatë ose pas mbledhjes së gjakut, përpunimit, testimit te pajtueshmërisë dhe ruajtjes.
9. Auditet e SC
Auditi do të konsiderohet një mekanizëm shumë i rëndësishëm për të vlerësuar efektivitetin e një sistemi tërësor të SC. Auditet do të kryhen periodikisht në përshtatje me procedurat e shkruara.
Një audit i përgjithshem do të konsistojë në një kontroll të një numri statistikisht sinjifikant të dhënash të mbajtura.
Një audit i fokusuar do të konsiderohet i nevojshëm kur identifikohen probleme të cilësisë, ose për të monitoruar një zonë veçanërisht kritike.
Procedurat e auditit do të ndryshojnë në kompleksitetin e tyre në varësi të madhësisë së Institutit të Gjakut dhe në varësi të procesit të kontrolluar. Individët të cilët kryejnë auditin duhet të jenë të trajnuar të kenë njohuritë e mjaftueshme dhe eksperiencën për të identifikuar problemet në procesin e kontrolluar. Skuadra e auditit nuk duhet të jetë përgjegjëse për kryerjen e procedurës së audituar. Në rastet kur është në veprim një system i auditit të jashtëm, njësia e SC do të jetë përgjegjëse për të siguruar nëse auditi mbulon nevojat e Institutit. Duhet të ketë një raport të shkruar për dokumentuar procedurën e auditit dhe rezultatet.

Kush do të përfshihet?



o Trajnimi: Fakulteti i Mjekësisë, QKTGJ.
o KC i Brendshëm: QKTGJ
o KC i jashtëm: Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
o Auditi i Brendshëm: QKTGJ.
o Auditi i Jashtëm: Komiteti Kombëtar i Gjakut, Ministria e Shëndetësisë, QKKB, Instituti i Shëndetit Publik.
POS: Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, Institutet e Gjakut, Bankat e Gjakut.

II. Mbledhja e gjakut nga dhurues vullnetarë të pakompensuar
Në mënyrë që të arrihet ky qëllim është e domosdoshme të krijohet dhe mbështetet një Program Kombëtar që do të përfshijë aktivitetet e marketingut, motivimit dhe edukimit për rritjen e nivelit të vëmendjes dhe informimit për dhurimin vullnetar të gjakut, duke vazhduar përfshirjen e popullatës me risk të ulët në dhurimet vullnetare të gjakut dhe mbajtjen e dhuruesve të rregullt të gjakut.
Për një ngritje më të lartë të vëmendjes dhe kuptimit të popullatës drejt dhurimit të gjakut të sigurtë dhe rritjen e numrit të vullnetarëve të pakompensuar të gjakut pa kompensuar është e nevojshme të ndërtohet:
- Një politikë kombëtare të gjakut: që të sigurojë angazhimin dhe mbështetjen nga Ministria e Shëndetësisë drejt një programi kombëtar të gjakut për të arritur një shpërndarje të gjakut të bazuar vetëm në dhurimet vullnetare të pakompensuara.
- Një program kombëtar për gjakun: që të themelojë një strukturë organizative me të cilën ky program të operojë, dhe një program kombëtar për dhuruesit të gjakut: të fillojë nivele të ndryshme veprimi: strategji edukimi, strategji rekrutimi, strategji të mbajtjes së dhuruesve.
- Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë një strukturë adekuate financimi me të cilën programi kombëtar i gjakut të mund të operojë. Ajo duhet të përfshijë një sistem të qëndrueshëm, afatgjatë të financuar për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programit të gjakut.
- Qendra kombëtare e Transfuzionit të Gjakut do të koordinojë këtë program dhe partnerët e QKTGj në implementimin e këtij programi do të jenë OJQ nga të cilat Kryqi i Kuq ka prioritet për shkak të strukturës së tij të shpërndarë në të gjithë vendin.

Aktivitetet bazë të Programit Kombëtar të Gjakut do të jenë:
- Informim dhe edukim për popullatën në përgjithësi.
- Fushata kombëtare afatgjata për rritjen e vëmendjes mbi kulturën e dhurimit të gjakut dhe promovimit të dhuruesve vullnetarë të gjakut. (spote TV, ngjarje speciale, intervista, postera, afishe dhe fletëpalosje me mesazhe për grupe të popullatës target).
- Braktisja graduale e dhurimeve të paguara dhe familjare dhe zëvendësimi i tyre me dhurime vullnetare të pakompensuara nga popullata me risk të ulët.
- Objektivi afatgjatë i këtij programi është të ndërtojë dhe mirëmbajë një bërthamë të dhuruesve vullnetarë të pakompensuar. Objektiva të ndryshëm afat shkurtër dhe afat mesëm dhe strategjitë që tregohen më poshtë janë hapat e sugjeruara për t'u ndjekur:
1. Mobilizimi i organizatave partnere në promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut në vend: KK, Organizata e dhuruesve vullnetarë të gjakut, OJQ të tjera. Mobilizimi i organizatave partnere nevojitet sepse:
1.1 Burimet njerëzore, teknike dhe financiare të nevojitura për të mbushur një gap shumë të vështirë, sikurse është ai midis kërkesave për gjak dhe furnizimit me gjak janë përtej mundësive të plotësimit nga QKTGJ vetëm.
1.2 Kufizimet social-kulturore të lidhura me dhurimin e gjakut mund të kalohen më lehtë nëpërmjet bashkëpunimit me këto shoqata tek të cilat komuniteti ka më shumë besim.
Aktivitete për mobilizimin e organizatave partnere:

1.3 Sigurimi i një buxheti shteti.
1.4 Ndërtimi i një udhëzuesi për bashkëpunimin me partnerët.
1.5 Ndërtimi i një Komiteti të Organizatave Partnere.
1.6 Përfshirja e partnerëve kryesorë në KKGJ.
2. Mobilizimi dhe rekrutimi i dhuruesve vullnetarë nga grupet target me risk të ulët për sëmundje infektive të transmetueshme.

- Objektivi: Mobilizimi dhe rekrutimi i grupeve me risk të ulët si dhurues vullnetarë të gjakut si edhe përcaktimi i një "approach" të përshtatshëm për dhuruesit familjarë.
- Aktivitete:
- Të kryhen procedura vlerësimi për përcaktimin e grupeve me risk të ulët për t'i bërë ata target të promovimit të dhurimit vullnetar.
- Organizatat partnere duhet të formulojnë mesazhet target dhe strategjitë e komunikimit për edukim dhe rekrutim në bashkëpunim me QKTGJ.
- Në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private duhet të shpërndahen materiale promovuese, për të inkurajuar dhuruesit familjarë të kthehen në dhurues vullnetarë të rregullt

" Afatet kohore të kësaj Strategjie:
Strategji afatshkurtër deri në tre vjet:
- Kthimi i dhuruesve familjarë në dhurues vullnetarë të rregullt.
- Rritja e numrit të dhuruesve vullnetarë në qytetet më të mëdha të vendit duke synuar që numri i dhurimeve vullnetarë në vit të jetë 0,5-1% e popullsisë së këtyre qyteteve.

Strategji afatmesme deri në 5 vjet:
- Braktisja e dhënies me pagesë.
- Arritja e mjaftueshmërisë (dhurime=2%) të popullsisë me dhurime vullnetare dhe familjare.

Strategji afatgjatë deri në 10 vjet
- Brenda 5 deri në 10 vjet, 90-100% e gjithë gjakut të mbledhur t'i takojë dhuruesve vullnetare të pakompensuar.

III. Përdorimi i përshtatshëm i gjakut në klinikë
Sipas OBSH, praktikë e mirë klinike në transfuziologji është:
- Përdorimi i gjakut/komponenteve/produkteve vetëm nën indikacione shumë precise dhe kur përfundimi i pritshëm është më i lartë se risku.
- Marrja e vendimit në përdorimin e terapisë me gjak/komponenteve/produkteve që duhet të bazohet në rekomandimet e udhëzuesve kombëtare, por gjithashtu duke marrë në shqyrtim nevojat specifike të secilit pacient individualisht;
- Të ulë nevojat e pacientit për transfusion allogenik duke minimizuar humbjen e gjakut
- Detyrimi i klinicistëve për të shkruar arsyen e saktë për përdorimin e gjakut/komponenteve.
- Monitorimi konstant i procesit të transfuzionit të gjakut/komponenteve/produkteve ndaj pacientit nga personeli i kualifikuar, i trajnuar të njohë dhe veprojë në mënyrë të përshtatshme ndaj reaksioneve.
- Të sigurojë informacionin e duhur tek pacienti për arsyet e përdorimit të gjakut/komponenteve dhe të sigurojë pëlqimin e informimit të pacientit.
- Vendimarrja për transfuzionin e eritrociteve të bëhet duke u bazuar jo vetëm në nivelin e hemoglobinës në gjakun e pacientit, por duke iu referuar edhe gjendjes klinike të tij.
- Të trajtosh pacientin me terapi adekuate zëvendësuese (solucione fiziologjik, koloide, oksigjen etj.) në rastet e humbjes akute të gjakut.
Politika kombëtare për përdorimin e gjakut në klinikë përfshin: kontrollin e cilësisë, mirëmbajtjen dhe promocionin. Ai siguron:
- Promocion dhe përdorim racional të gjakut.
- Zhvillimin e udhëzuesve për përdorimin e gjakut në klinikë.
- Formimin e komiteteve spitalore të transfuzionit që kanë të drejtën e kontrollit mjekësor, monitorimin e cilësisë së praktikimit në spitale dhe zhvillimin e standarteve cilësore dhe treguesve (të nevojshëm për vënien në jetë të sistemit të kontrollit të mirëmbajtjes dhe promocionit të praktikimit të transfuzionit të gjakut).
Për sigurimin e praktikës së mirë në fushën e transfuzionit klinik të gjakut është e domosdoshme që:
- të hartohen Udhëzues për përdorimin e gjakut në klinikë;
- të përfshihen klinicistët në programet trajnuese;
- të krijohen komitetet e transfuzionit spitalor të cilët duhet të promovojnë përdorimin racional të gjakut/produkteve;
- të përmirësohet përdorimi i terapisë me komponente;
- të inkurajohet përdorimin e transfuzioneve autologe për indikacione specifike;
- të mbahet saktësisht stok gjaku/komponente;
- të sigurohet pjesëmarrja dhe opinioni klinik i transfuziologut për aspekte të ndryshme të transfuzionit.
Komitetet Spitalore të Transfuzionit duhet të venë në jetë Politikën Kombëtare për Transfuzionin Klinik dhe në përputhje me këtë Politikë dhe me Udhëzuesit Kombëtarë për përdorimin e gjakut në klinika duhet të ndërtojë procedurat operative standarde të adoptuara me kushtet lokale që përfshijnë:
- Marrjen e mostrave për testet laboratorike të pajtueshmërisë pre-transfuzive.
- Dorëzimin e gjakut/komponenteve nga bankat spitalore të gjakut apo vendet e tjera të caktuara si njësi mbajtëse stok.
- Procesin e përdorimit dhe monitorimin e pacientit gjatë marrjes së gjakut /komponenteve.
- Procedura specifike të dokumentimit të procesit të përdorimit të gjakut/komponenteve.
- Trajtimin, testimin dhe dokumentimin e reaksioneve nga gjaku/komponentet.
- Përzgjedhjen e edukimit dhe treinimit të personelit të përfshirë në praktikën spitalore të transfuzionit.

Monitorimi dhe vlerësimi
Vënia në jetë e strategjisë kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe vlerësim, e cila arrihet nëpërmjet përdorimit të treguesve dhe kryerjes së disa lloje studimesh.
1. Organizimi dhe treguesit e vënies në jetë të strategjisë
- Pranimi i Strategjisë Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut të Sigurt.
- Ngritja e Komitetit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut.
- Ngritja e Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut e riorganizuar me reduktim të numrit të bankave të gjakut.
- Rishikim dhe adaptim i ligjit për Transfuzionin e Gjakut.
- Hartimi/rishikimi i rregulloreve/udhëzuesve.
- Vendosja e sistemit të informimit.
- Vendosja e programeve të edukimit të vazhdueshëm dhe trajnime.
- Pajisje dhe procedura të standartizuara.
- Gjak të sigurt dhe komponente në përputhje me standardet e përcaktuara.
- Ngritja e Kontrollit Cilësor të Brendshëm.
- Vendosja e sistemit të ruajtjes, shpërndarjes dhe transportimit për mirëmbajtjen e zinxhirit ftohës.
- Vendosja e Standarteve Kombëtare dhe POS-e për segmente transfuzioni thelbësore.

2. Treguesit e shpërndarjes adekuate të gjakut të sigurt
- Program kombëtar për edukimin, rekrutimin dhe mbajtjen e dhuruesve vullnetarë të pakompensuar të gjakut.
- Rritja e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut pa kompensuar nga popullata me risk të ulët.
- Uljen e numrit të dhuruesve me pagesë.
- Ngritja e programit për edukimin e fëmijëve dhe popullatës në përgjithësi.
- Krijimi i fushatës kombëtare afatgjatë për rritjen e vëmendjes mbi kulturën e dhurimit të gjakut
- Numri i njësive të mbledhura rritet në 20 / 1000 banorë.

3. Treguesit për transfuzionin klinik
- Hartimi i udhëzuesve Kombëtare për përdorimin e gjakut në klinikë.
- Vendosja e Komiteteve Spitalore të Transfuzionit të Gjakut.
- Trajnimi i klinicistëve nga ekspertë në fushën e transfuziologjisë së gjakut.
- Vendosja e regjistrimit dhe dokumentimit të gjithë njësive të gjakut/komponenteve të transfuzuar.
- Ndjekje të rregullta të procesit të transfuzionit të gjakut/komponenteve.
- Referimi, testimi, studimi dhe dokumentimi i të gjithë efekteve të padëshiruara të terapisë me gjak/komponenteve.



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.324 609070008





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty