marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004 "Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane"
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 9719
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 23.04.2007
Data e aprovimit te Aktit: 23.04.2007
Numri i neneve: 17
Numri i fletores zyrtare: 58
Data e fletores zyrtare: 17.05.2007
Aktiviteti: Ndihmë,Strehimi
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në ligjin nr.9232, datë 13.5.2004 "Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane", bëhen këto shtesa e ndryshime: Në nenin 2, pas pikës 16 shtohet pika 17. Nenet 6 dhe 11 ndryshohen. Në nenin 13, pas shkronjës "c" shtohet shkronja "ç". Nenet 17, 19, 21, 22, 30 ndryshohen. Në nenin 33, në fund të shkronjës "b" të pikës 2 shtohen fjalë. Pas nenit 34 shtohet neni 34/1. Në nenin 35, në fund të shkronjës "ç", pas fjalëve "sipas këtij ligji" shtohet paragraf. Në nenin 36, në pikën 4 behen ndryshime. Në nenin 38 pika 1 ndryshohet. Pas nenit 39 shtohet neni 39/1. Ligji nr.7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore", i ndryshuar, shfuqizohet.
Amendamente
1 Per programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane.
Akte te ngjashem
1 Për privatizimin e banesave shtetërore.
2 Per programet sociale per strehimin e banoreve te zonave urbane.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:LIGJ
Nr.9719, datë 23.4.2007

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.5.2004 "PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT TË BANORËVE TË ZONAVE URBANE"

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9232, datë 13.5.2004 "Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane", bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2, pas pikës 16 shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:
"17. "Zyrat përkatëse në bashki" janë një drejtori, sektor ose punonjësi i një strukture në bashki, të cilët mbulojnë çështjet e strehimit.".

Neni 2

Në nenin 6 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 fjalët "nga entet menaxhuese, sipas lidhjes "A", që i bashkëlidhet këtij ligji" zëvendësohen me fjalët "sipas lidhjes "A", që i bashkëlidhet këtij ligji, nga zyrat përkatëse në bashki, pas miratimit të këshillave bashkiakë".
2. Në pikën 2 fjalët "entet menaxhuese" zëvendësohen me fjalët "zyrat përkatëse në bashki".

Neni 3

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Fjalia e parë e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
"Kur banesat sociale me qira financohen nga Buxheti i Shtetit ose buxheti i bashkive apo kombinimi i të dyjave, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi, llogaritet nga zyra përkatëse në bashki, brenda kufirit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni dhe miratohet me vendim të këshillit bashkiak, sipas metodikës që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.".
2. Në fjalinë e dytë të pikës 1 hiqen fjalët "dhe taksën mbi pasurinë paluajtshme".
3. Në fund të pikës 2 shtohen fjalët "përveç rastit të përcaktuar në pikën 4 të këtij neni".
4. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
"4. Kur banesat sociale me qira financohen nga burime të tjera, të përcaktuara në shkronjën "ç" të nenit 13 dhe në shkronjën "b" të nenit 30, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet për çdo rast specifik, në bashkëpunim ndërmjet subjekteve që kanë financuar dhe bashkisë ku zbatohet projekti dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.".

Neni 4

Në nenin 13, pas shkronjës "c" shtohet shkronja "ç" me këtë përmbajtje:
"ç) banesa sociale me qira është siguruar me financim nga subjekte private jofitimprurëse.".

Neni 5

Në nenin 17 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Titulli bëhet "Sigurimi".
2. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
"1. Banesat me kosto të ulët sigurohen nëpërmjet ndërtimit ose blerjes nga tregu me fondet e Buxhetit të Shtetit, me fondet e bashkisë, nëpërmjet donacioneve private dhe nëpërmjet nxitjes së nismës private. Procedurat e blerjes nga tregu përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Forma dhe procedurat e nxitjes së nismës private dhe të bashkëpunimit me sektorin privat përcaktohen me ligj të veçantë.".
3. Në pikën 2 fjala "tokës" zëvendësohet me fjalën "truallit".
4. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
"4. Trualli, pronë e shtetit, vlerësohet në bazë të vlerave të tregut të lirë. Procedurat e vlerësimit dhe të shitjes, si dhe kriteret e përcaktimit të çmimit të shitjes së truallit familjeve, që përfitojnë banesa me kosto të ulët, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.".

Neni 6

Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:
Në pikën 1, pas fjalëve "përcaktohen nga" shtohen fjalët "zyrat përkatëse në bashki dhe miratohen nga".
Në pikën 2 fjalët "këshillat bashkiakë" zëvendësohen me fjalët "zyrat përkatëse në bashki".

Neni 7

Në nenin 21 bëhen këto ndryshime:
1. Fjalët "bëjnë pajisjen e truallit me infrastrukturë të nevojshme për ndërtimin e banesave" zëvendësohen me fjalët "planifikojnë sipërfaqet e nevojshme të truallit për t'u pajisur me infrastrukturë, për ndërtimin banesave".
2. Në fund të paragrafit fjalët "pronë publike" zëvendësohen me fjalët "pronë e shtetit".

Neni 8

Në nenin 22 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, pas fjalëve "me vendim të këshillit bashkiak" shtohen fjalët "kur trualli është pronë e shtetit, në pronësi të bashkisë dhe nga Këshilli Ministrave për të gjitha rastet e tjera".
2. Në fjalinë e fundit të pikës 1, pas fjalës "Procedurat" shtohen fjalët "dhe format".
3. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:
"5. Programet e pajisjes së truallit me infrastrukturë administrohen nga subjekti shtetëror, pronar i truallit. Ministria që mbulon fushën e strehimit dhe bashkitë bashkëpunojnë për përcaktimin e standardeve dhe modaliteteve të realizimit të programit.".

Neni 9

Në nenin 30 bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja "c" ndryshohet si më poshtë:
"c) fonde nga buxheti i bashkisë;".
2. Shkronja "ç" shfuqizohet.

Neni 10

Në nenin 33, në fund të shkronjës "b" të pikës 2 shtohen fjalët "për llogari të institucionit financiar, me të cilin është nënshkruar marrëveshja".

Neni 11

Pas nenit 34 shtohet neni 34/1 me këtë përmbajtje:

"Neni 34/1
Funksionet e ministrisë që mbulon fushën e strehimit

Në zbatim të këtij ligji, ministri që mbulon fushën e strehimit, nëpërmjet strukturës përkatëse:
a) harton strategjinë 10-vjeçare të strehimit, në bazë të programeve 10-vjeçare të bashkive për strehimin;
b) planifikon Buxhetin e Shtetit për mbështetjen e realizimit të programeve vjetore të strehimit;
c) përcakton rregullat e përgjithshme të zbatimit të programeve të banesave me kosto të ulët;
ç) informohet për administrimin e kërkesave për strehim nga bashkitë;
d) krijon bankën e të dhënave në nivel kombëtar për:
i) nevojat për strehim me programe sociale strehimi;
ii) inventarin e banesave sociale me qira, pronë publike;
iii) kushtet fizike dhe teknike të banesave sociale me qira;
iv) numrin e familjeve të strehuara me programet sociale të strehimit;
v) sipërfaqen e nevojshme të truallit, që duhet pajisur me infrastrukturë për ndërtim banesash;
vi) sipërfaqet e trojeve të pajisura me infrastrukturë për ndërtim banesash;
dh) përcakton koston mesatare vjetore të ndërtimit të banesave, në kuadër të programeve të këtij ligji, e cila miratohet çdo vit me udhëzim të Këshillit të Ministrave;
e) përcakton çdo vit kriteret për investime ose blerje banesash nga tregu, në kuadër të banesave me kosto të ulët, që financohen nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime të tjera financimi;
ë) mbikëqyr realizimin e investimeve në programet sociale të strehimit me financime ose bashkëfinancime me Buxhetin e Shtetit.

Neni 12

Në nenin 35, në fund të shkronjës "ç", pas fjalëve "sipas këtij ligji" shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
"në bazë të informacionit, që dërgohet brenda muajit korrik të çdo viti, ku përcaktohen:
i) numri i familjeve të regjistruara për t'u trajtuar me programet sociale të strehimit;
ii) numri i familjeve, që janë trajtuar brenda një viti;
iii) të ardhurat e bashkisë, që do të përdoren për programet sociale të strehimit në vitin pasardhës dhe sasia e fondeve që kërkohen nga Buxheti i Shtetit, në bazë të programit 10-vjeçar të strehimit;
iv) sipërfaqet e trojeve, të miratuara për programet sociale të strehimit;
v) niveli i qirasë së miratuar me vendim të këshillit bashkiak.".

Neni 13

Në nenin 36, në pikën 4 fjalët "brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji" zëvendësohen me fjalët "deri në fund të vitit 2007".

Neni 14

Në nenin 38 pika 1 ndryshohet si më poshtë:
"1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4 pikat 3 e 4, 8, 9 pika 1, 11 pika1, 17 pikat 1, 3 e 4, 18 pika 2, 22 pika 1, 34 pika 3, 34/1 shkronja "dh" e 39/1 pikat 1 e 2 të këtij ligji.".

Neni 15

Pas nenit 39 shtohet neni 39/1 me këtë përmbajtje:

"Neni 39/1
Dispozita transitore

1. Banesat, që kanë qenë subjekt i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 dhe të ligjit nr.9321, datë 25.11.2204 "Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore", të cilat nuk janë privatizuar ende, privatizohen nga organet e qeverisjes vendore sipas procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Banesat, që janë ndërtuar me fonde publike nga Enti Kombëtar i Banesave, të cilat, deri në fund të vitit 2007, rezultojnë me kontrata të palidhura, kalojnë në pronësi të organeve të qeverisjes vendore ku ndodhen. Kalimi i pronësisë së këtyre banesave bëhet nga Enti Kombëtar i Banesave me miratimin e ministrit që mbulon fushën strehimit. Organet e qeverisjes vendore vendosin për privatizimin e tyre vetëm nëse pas kalimit të një periudhe 5-vjeçare nga hyrja në fuqi e këtij ligji, familja ka paguar rregullisht qiranë e përcaktuar nga këshilli bashkiak. Privatizimi i tyre bëhet sipas kushteve, kritereve dhe procedurave, që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Familjet, që do të strehohen në banesat në proces, të ndërtuara dhe të blera gjatë vitit 2007 në tregun e lirë nga Enti Kombëtar i Banesave, përzgjidhen sipas kritereve të këtij ligji, për banesat me kosto të ulët.

Neni 16

Ligji nr.7652, datë 23.12.1992 "Për privatizimin e banesave shtetërore", i ndryshuar, shfuqizohet.

Neni 17

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5314, datë 15.5.2007 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.765 704230004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




alpet
GlobeAlbania