marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 4.5.2007 "Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas n
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 10
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 21.06.2007
Data e aprovimit te Aktit: 21.06.2007
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 79
Data e fletores zyrtare: 30.06.2007
Aktiviteti: Sigurim Shoqëror,Pagë,Sigurime Shëndetësore
Propozuar nga: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Pershkrimi i Aktit: Zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285, datë 4.5.2007 "Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike, për të punësuarit në sektorin jopublik, që kryejnë punë, të pakualifikuara e të kualifikuara, si dhe për personelin drejtues e tekniko-ekonomik të tyre"
Amendamente
1 Për përcaktimin e pagës minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike, për punëmarrësit e sektorit privat, që punojnë në punë të kualifikuara, si dhe
2 Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike, për të punësuarit në sektorin jopub
Akte te ngjashem
1 Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike, për të punësuarit në sektorin jopub
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:UDHËZIM
Nr. 10, datë 21.6.2007

PËR ZBATIMIN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.285, DATË 4.5.2007 "PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS REFERUESE MUJORE, PËR EFEKT TË LLOGARITJES SË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE, DHE TË TATIMIT MBI TË ARDHURAT PERSONALE, SIPAS NOMENKLATURËS SË VEPRIMTARISË EKONOMIKE, PËR TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN JOPUBLIK, QË KRYEJNË PUNË, TË PAKUALIFIKUARA E TË KUALIFIKUARA, SI DHE PËR PERSONELIN DREJTUES E TEKNIKO-EKONOMIK TË TYRE"

Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.285, datë 4.5.2007, me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ministri i Financave

UDHËZON:

1. Objekt i vendimit të Këshillit të Ministrave nr.285, datë 4.5.2007 janë pagat referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi për:
a) të gjithë të punësuarit, që punojnë në personat juridikë me kapital tërësisht privat, në biznesin e madh apo në biznesin e vogël, dhe në shoqëritë ku shteti shqiptar zotëron më pak se 50 për qind të aksioneve;
b) të gjithë të punësuarit, që punojnë në personat fizikë, në biznesin e vogël apo në biznesin e madh.
2. Nuk janë objekt i vendimit personi fizik i vetëpunësuar, si dhe punonjësit e papaguar të familjes së tij, me të cilët ai punon e bashkëjeton.
3. Në vlerësimin e profesioneve apo punësimeve konkrete, për efekt të pagës referuese, të përdoret si referencë edhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr.272, datë 8.5.1995 "Për miratimin e nomenklaturës së profesioneve dhe punësimeve".
4. Pagat referuese të përcaktuara në vendim, sipas llojeve të veprimtarive dhe rretheve ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, zbatohen si më poshtë:
i) Për të punësuarit si administrator, drejtor i përgjithshëm apo drejtor, në subjektet e regjistruara në rrethet, sipas tri kategorive të përcaktuara në vendim, përveç subjekteve që janë të regjistruar në Degën e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë (DTM), apo të klasifikuar si tatimpagues të mëdhenj në rrethe të tjera, do të merret paga e përcaktuar për rrethin përkatës, ku subjekti ka të regjistruar qendrën e veprimtarisë.
ii) Për të punësuarit si administrator, drejtor i përgjithshëm apo drejtor, në subjektet e regjistruara në degën e tatimpaguesve të mëdhenj, apo të klasifikuar në tatimpaguesit e mëdhenj të cilët kontrollohen nga DTM, si pagë referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, do të merret paga e përcaktuar në vendim në kolonën e parë të aneksit bashkëlidhur vendimit (DTM), sipas kategorisë së rrethit përkatës ku subjektet janë të regjistruar.
iii) Për të punësuarit si drejtues të degëve apo njësive dhe për specialistët me arsim të lartë, të cilët punojnë në qendrën e subjektit, në subjektet e regjistruara në rrethet, sipas tri kategorive të përcaktuara në vendim, përveç subjekteve që janë të regjistruar në Degën e Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë (DTM), apo të klasifikuar si tatimpagues të mëdhenj në rrethe të tjera, pagë referuese mujore do të merret paga e përcaktuar në kolonën e katërt të aneksit bashkëlidhur vendimit, në varësi të rrethit ku ata punojnë.
iv) Për të punësuarit si drejtues të degëve apo njësive dhe për specialistët me arsim të lartë, të cilët punojnë në qendrën e subjektit, në subjektet e regjistruara në degën e tatimpaguesve të mëdhenj, apo të klasifikuar në tatimpagues e mëdhenj, të cilët kontrollohen nga DTM, si pagë referuese mujore do të merret paga e përcaktuar në vendim në kolonën e tretë të aneksit bashkëlidhur vendimit (DTM), në varësi të rrethit ku ata punojnë.
v) Për të punësuarit si teknikë dhe specialistë në zbatim, punëtorë të kualifikuar dhe punëtorë të pakualifikuar, si pagë referuese mujore do të merret paga referuese sipas aneksit bashkëlidhur vendimit, në varësi të rrethit ku ata punojnë, pavarësisht nga rrethi ku është regjistruar subjekti. Sa më sipër, si "teknikë dhe specialistë në zbatim", kuptohen të punësuarit, pavarësisht nga niveli i tyre arsimor, të cilët punojnë direkt në zbatim në procesin e prodhimit, ndërtimit, shërbimit, transportit, tregtisë etj., si specialistë, teknikë, mjeshtër etj., të krahasueshme, duke drejtuar apo mbikëqyrur punën e të tjerëve.
4/1. Shembuj për një subjekt me aktivitet kryesor ndërtimi, i klasifikuar në ndarjen 45.
a) Qendra kryesore e veprimtarisë së subjektit është Tiranë, subjekti është i regjistruar në degën e tatimpaguesve të mëdhenj. Subjekti ka një degë/filial në rrethin Tiranë dhe një në Kavajë. Për këtë rast pagat referuese mujore do të jenë:
i) Për administratorin, drejtorin e përgjithshëm apo drejtorin, 250 000 lekë në muaj. I referohet aneksit pagës së subjekteve të degës tatimpaguesve të mëdhenj me qendrën kryesore të veprimtarisë në Tiranë, ndarja 45, kolona e parë (DTM);
ii) Për të punësuarit si drejtues të degëve apo njësive dhe për specialistët me arsim të lartë, të cilët punojnë në qendrën e subjektit në Tiranë (selia qendrore), 150 000 lekë në muaj, ndarja 45, kolona e tretë (DTM);
iii) Për të punësuarit si drejtues të degës Tiranë, 150 000 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona e tretë (DTM);
iv) Për të punësuarit si drejtues të degës Kavajë, 50 000 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona e tretë (DTM);
v) Për të punësuarit si teknikë dhe specialistë në zbatim të degës Tiranë, 33 000 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona pesë (rrethi Tiranë);
vi) Për të punësuarit si teknikë dhe specialistë në zbatim të degës Kavajë, 30 000 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona pesë (rrethe të tjera);
vii) Për të punësuarit që punojnë në punë të kualifikuara në degën Tiranë, 27 830 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona gjashtë (rrethi Tiranë);
viii) Për të punësuarit që punojnë në punë të kualifikuara në degën Kavajë, 25 300 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona gjashtë (rrethe të tjera);
ix) Për të punësuarit që punojnë në punë të pakualifikuara në degën Tiranë, 17 000 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona shtatë (rrethi Tiranë);
x) Për të punësuarit që punojnë në punë të pakualifikuara në degën Kavajë, 14 000 lekë, e cila i referohet pagës, ndarja 45, kolona shtatë (rrethe të tjera).
b) Qendra kryesore e veprimtarisë së subjektit është Elbasan, subjekti është i regjistruar në degën e tatimeve Elbasan. Subjekti ka një degë/filial në rrethin Elbasan dhe një në Tiranë. Për këtë rast pagat referuese mujore do të jenë:
i) Për administratorin, drejtorin e përgjithshëm apo drejtorin, 100 000 lekë në muaj. Kjo pagë i referohet aneksit pagës "subjekte të tjera" me qendrën kryesore të veprimtarisë në Elbasan, ndarja 45, kolona e dytë (rrethe kategori e dytë);
ii) Për të punësuarit si drejtues të degëve apo njësive dhe për specialistët me arsim të lartë, të cilët punojnë në qendrën e subjektit në Elbasan (selia qendrore), 48 000 lekë;
iii) Për të punësuarit si drejtues të degës Elbasan, 48 000 lekë;
iv) Për të punësuarit si drejtues të degës Tiranë, 60 000 lekë;
v) Për të punësuarit si teknikë dhe specialistë në zbatim të degës Elbasan, 31 500 lekë;
vi) Për të punësuarit si teknikë dhe specialistë në zbatim të degës Tiranë, 33 000 lekë;
vii) Për të punësuarit që punojnë në punë të kualifikuara në degën Elbasan, 26 565 lekë;
viii) Për të punësuarit që punojnë në punë të kualifikuara në degën Tiranë, 27 830 lekë;
ix) Për të punësuarit që punojnë në punë të pakualifikuara në degën Elbasan, 15 000 lekë;
x) Për të punësuarit që punojnë në punë të pakualifikuara në degën Tiranë, 17 000 lekë.
5. Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.285, datë 4.5.2007, klasifikimi i personit juridik apo fizik, në ndarje, grup dhe klasë përkatëse, bazohet në veprimtarinë kryesore, që ushtron subjekti. Veprimtaria ekonomike deklarohet nga subjekti dhe saktësohet nga dega e tatimeve. Në rastet kur subjekti kryen më shumë se një lloj veprimtarie ekonomike, veprimtaria kryesore ekonomike përcaktohet mbi bazën e përqindjes më të madhe të xhiros të deklaruar nga subjekti dhe të saktësuar nga dega e tatimeve, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në "Nomenklaturën e veprimtarive ekonomike", botim i Institutit të Statistikës.
6. Për subjektet, që kryejnë më shumë se një lloj veprimtarie ekonomike, pagat referuese merren si vijon:
i) Për kategoritë e të punësuarve, si: administrator, drejtor i përgjithshëm, drejtor, drejtues të degëve dhe specialistë me arsim të lartë të qendrës së subjektit, pagat e përcaktuara në vendim që i përgjigjen veprimtarisë kryesore ekonomike të subjektit.
ii) Për kategoritë e të punësuarve: drejtues të degëve e njësive, teknikët dhe specialistët, pavarësisht nga arsimi i tyre, si dhe punëtorët, që kryejnë punë të kualifikuara apo të pakualifikuara, pagat përkatëse të përcaktuara në vendim, të cilat i përgjigjen veprimtarisë ekonomike ku ata punojnë efektivisht.
Shembull:
i) Subjekti ushtron njëkohësisht disa veprimtari, si: veprimtari ndërtimi në Tiranë, hotel në Tiranë, restorant në Durrës. Subjekti e ka qendrën në Tiranë dhe është i regjistruar në degën e tatim-paguesve të mëdhenj. Veprimtaria kryesore ekonomike e subjektit, mbi bazën e përqindjes më të madhe të xhiros së deklaruar nga subjekti përkatës dhe saktësuar nga dega e tatimeve bazuar në kriteret e përcaktuara në "Nomenklaturën e veprimtarive ekonomike", botim i Institutit të Statistikës, është ndërtimi.
ii) Për të punësuarit, si: administrator apo drejtor i përgjithshëm, apo drejtor, drejtues të degëve dhe specialistë me arsim të lartë të qendrës së subjektit, si paga referuese mujore do të jenë pagat përkatëse të përcaktuara në vendim për veprimtarinë e ndërtimit, për Degën e Tatimpaguesve të Mëdhenj në rrethin Tiranë.
iii) Për kategoritë e të punësuarve, drejtues të degëve apo njësive, specialistët me arsim të lartë, teknikët dhe specialistët në zbatim, si dhe punëtorët, që kryejnë punë të kualifikuara apo të pakualifikuara, të cilët punojnë në veprimtarinë e ndërtimit në Tiranë, si paga referuese mujore do të jenë pagat përkatëse që i përgjigjen veprimtarisë së ndërtimit, për Degën e Tatimpaguesve të Mëdhenj në rrethin Tiranë.
iv) Për kategoritë e të punësuarve, drejtues të degëve apo njësive, specialistë me arsim të lartë, teknikët dhe specialistët në zbatim, si dhe punëtorët, që kryejnë punë të kualifikuara apo të pakualifikuara, të cilët punojnë në veprimtarinë e hotelit, si paga referuese mujore do të jenë pagat përkatëse që i përgjigjen veprimtarisë së hotelit, për subjektet e tjera në Tiranë, sipas përkatësisë ku ata punojnë, konkretisht në hotel. Pagat i referohen subjekteve të tjera në rrethin Tiranë, për arsye se hoteli nuk përbën veprimtarinë kryesore të subjektit, e cila në rastin konkret është "ndërtim".
v) Për kategoritë e të punësuarve, drejtues të degëve apo njësive, specialistët me arsim të lartë, teknikët dhe specialistët në zbatim, si dhe punëtorët, që kryejnë punë të kualifikuara apo të pakualifikuara, të cilët punojnë në veprimtarinë e restorantit, si paga referuese mujore do të jenë pagat përkatëse që i përgjigjen veprimtarisë së restorantit, për subjektet e tjera në Durrës, sipas përkatësisë ku ata punojnë, konkretisht në restorant. Pagat i referohen subjekteve të tjera në rrethin e Durrësit, për arsye se restoranti nuk përbën veprimtarinë kryesore të subjektit, e cila në rastin konkret është "ndërtim në Tiranë".
7. Për të punësuarit, që kryejnë punë të njëjta në subjekte me veprimtari të ndryshme, si paga referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, do të jenë pagat përkatëse, të cilat i përgjigjen veprimtarisë ekonomike të njësisë ku ata punojnë efektivisht.
Shembull:
i) Për një punëmarrës, që punon shofer në një subjekt me aktivitet ndërtimi, si pagë referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, do të jetë paga për punëmarrësit, që punojnë në punë të kualifikuara të ndarjes së ndërtimit, ndërsa për një punëmarrës, që punon shofer në një subjekt me aktivitet restorant, si pagë referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, do të jetë paga për punëmarrësit, që punojnë në punë të kualifikuara të ndarjes së restoranteve, e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.
ii) Gjithashtu, për një punëmarrës, që punon si transportues me krahë në një subjekt me aktivitet tregti me shumicë e artikujve ushqimorë, si pagë referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, do të jetë paga për punëmarrësit, që punojnë në punë të pakualifikuara të grupit të tregtisë me shumicë të artikujve ushqimorë, ndërsa për një punëmarrës, që punon si transportues me krahë në një subjekt me aktivitet nxjerrja e gurit për ndërtime, si pagë referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, do të jetë paga për punëmarrësit, që punojnë në punë të pakualifikuara të klasës nxjerrja e gurit për ndërtime, e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.
8. Për subjektet, aktiviteti i të cilave nuk është i përfshirë nominalisht në aneksin bashkëlidhur vendimit, për të përcaktuar ndarjen dhe grupin përkatës ku ata përfshihen, shfrytëzohen të dhënat e "Nomenklaturës së veprimtarive ekonomike", botim i Institutit të Statistikës. Për këto subjekte, paga referuese mujore merret e njëjtë me pagën e ndarjes apo grupit përkatës të përcaktuar në vendim.
9. Paga referuese, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, për punëmarrësit që gjatë muajit kryejnë punë të ndryshme, do të klasifikohet e merret në atë lloj punësimi apo profesion ku është kryer mbi 50 për qind të kohës mujore të punës.
10. Për personat fizikë (të vetëpunësuar), të regjistruar në biznesin e vogël apo dhe të madh, vetëm për veten e tyre dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët ata punojnë e bashkëjetojnë, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve, të vazhdojë të jetë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.167, datë 29.3.2006 "Për disa çështje në zbatim të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar dhe të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar". Aktualisht kjo pagë është 13.140 (trembëdhjetë mijë e njëqind e dyzet) lekë.
11. Për të gjithë punëmarrësit në personat juridikë (privatë, të përbashkët, publikë) dhe në personat fizikë (përjashtuar punonjësit e papaguar të familjes së të vetëpunësuarit, me të cilët ai punon e bashkëjeton), paga maksimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve vazhdon të jetë sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.167, datë 29.3.2006 "Për disa çështje në zbatim të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar dhe të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", sipas të cilit aktualisht kjo pagë është 65.700 (gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind) lekë.
12. Në formularin "Listëpagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi" nr. E-SIG 025/a, që të gjithë personat juridikë dhe fizikë dorëzojnë në degën e tatimeve, për çdo periudhë tatimore, të bëhen këto shtesa:
- Në rubrikën 2, pas statusit të tatimpaguesit, të shtohen: "Veprimtaria kryesore" dhe "Veprimtaria e degës/njësisë".
- Pas kolonës "emri, mbiemri", të shtohet një kolonë me emërtimin "Detyra/funksioni/profesioni apo puna që ka kryer", në të cilin ka punuar punëmarrësi i asaj dege/njësie në atë periudhë tatimore. Modeli i formularit bashkëlidhur këtij udhëzimi.
Listëpagesa do të plotësohet e veçantë për çdo veprimtari, pavarësisht nga vendbanimi i të punësuarit.
13. Në formularin "Pasqyra e të punësuarve rishtazi dhe e të larguarve" nr. E-SIG 027/a, që të gjithë personat juridikë dhe fizikë dorëzojnë në degën e tatimeve sa herë që rasti është i tillë, pra ka të punësuar të rinj ose të larguar, të bëhen këto shtesa:
- Në rubrikën 3, pas statusit të tatimpaguesit, të shtohen: "Veprimtaria kryesore" dhe "Veprimtari të tjera".
- Pas kolonës "emri, mbiemri", të shtohet një kolonë me emërtimin "Veprimtaria dhe rrethi ku do të punojë" dhe një kolonë "Detyra/funksioni/profesioni apo puna që ka kryer", në të cilin do të punojë punëmarrësi i asaj dege/njësie ose ka punuar punëmarrësi i larguar. Modeli i formularit bashkëlidhur këtij udhëzimi.
14. Gjatë kryerjes së verifikimeve e kontrolleve, punonjësit e autorizuar të degës së tatimeve, shqyrtojnë pagat e deklaruara nga subjekti në listëpagesa dhe kryejnë rivlerësimet e nevojshme të tyre duke iu referuar detyrës/funksionit/profesionit apo punës të çdo punëmarrësi dhe niveleve të pagave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I FINANCAVE
Ridvan Bode
























Formulari numër E-SIG 025/a Listepagesa e Kontributeve te Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe Tatimit mbi te Ardhurat nga Punësimi 1)Faqja ___nga__
2)NIPT-i______________; 2) Emri i Tatimpaguesit________; 3) Periudha tatimore Viti_____ Muaji______ ; 4) Rrethi_____________
2) Statusi i Tatimpaguesit________________ Veprimtaria Kryesore:______________________________; Veprimtaria e deges/njesise: __________________________










Nr







5) Numri i sigurimit shoqëror









6)Emri Mbiemri







Detyra, Funksioni, Profesioni apo puna qe ka kryer 7) Numri I kategorisë te punëmarrësit për kontributet 8) Dite kalendarike pa punuar gjate muaji (e drejta për përfitime nga sig. Shoqërore) 9) Dite kalendarike te punuara te subjektit gjate muajit


Paga bruto ne leke Kontributet për sig. shoqërore ne leke




16) Kontribute për sig shëndetësore gjithsej ne leke 17)Paga bruto mbi te cilën llogaritet Tatimi mbi te ardhurat nga punësimi




18) Tatimi mbi te ardhurat nga punësimi ne leke








10) Gjithsej





11) Mbi te cilën llogariten
kontributet




12) Gjithsej
=
(13?) Nga këto:





15)
Kontribut
shtese
13) Punëdhënësi 14) Punëmarrësi














Shuma e faqes
Shuma e mbartur

Shuma e transferuar ne faqen nr__ (vijuese) ose Totali i Listpageses (fshije njërën sipas rastit)


DEKLAROJ qe:
19) Listepagesa ka gjithsej _________ punonjës qe paguajnë kontribute; nga këta___ punonjës qe paguajnë kontribut ne nivelin e pagës minimale dhe _______ punonjës qe paguajnë tatim mbi te ardhurat nga punësimi
PERFAQESUESI i Personit Juridik/Fizik
( ) emër, mbiemër, firme, juridiku edhe vule, ne çdo faqe VERTETOJ qe:
Listepagesa gjithsej mbyllet me nr. rendor _______ dhe ka gjithsej ____ faqe
Listepagesa u muar dorëzim ne Degën e Tatimeve ne datën______________
Inspektori i Degës Tatimeve marres ne dorëzim
( ) firme ne çdo faqe



Formulari numër E-SIG 027/a 1) Pasqyra e te punësuarve rishtazi dhe te larguarve nga puna Nr._____date___________ 2)Faqja _____
3)NIPT-i______________; 3) Emri i Tatimpaguesit________; 4) Periudha tatimore Viti______ Muaji______ 5) Rrethi __________
3) Statusi i Tatimpaguesit: ________________________. Veprimtaria Kryesore:__________________________;Veprimtari t tjera:_____________________

Te punësuarit rishtas (te marre) ne pune gjate muajit Te larguar nga puna gjate muajit
Nr Numri i sigurimit shoqëror Emri Mbiemri

Veprimtaria dhe Rrethi ku do te punoje Detyra funksioni, profesioni apo puna qe do te punoje Data e fillimit te punës Nr Numri i sigurimit shoqëror Emri Mbiemri Veprimtaria dhe Rrethi ku ka punuar Detyra funksioni, profesioni apo puna qe ka kryer Data e largimit nga punës









6) Lidhur sa me sipër DEKLAROJ qe:
Duke filluar nga data _________numri total i
punonjësve qe punojnë ne ketë subjekt dhe
paguajnë kontribute është _______ vete.
PERFAQESUESI i Personit Juridik/Fizik
( )
emër, mbiemër,firma, personi juridik edhe vula VERTETOJ qe:
Pasqyra ka__________ te punësuar gjate muajit dhe ____________ te larguar nga puna gjate muajit
Pasqyra u muar ne dorëzim ne Degën e Tatimeve me date __________________

Inspektori i Degës Tatimeve marres ne dorëzim
( ) emri, mbiemri,firma,



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.583 706210002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb