marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për organizimin e dosjes së regjistrit të personelit.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 355
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 07.07.2000
Data e aprovimit te Aktit: 07.07.2000
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 28
Data e fletores zyrtare: 04.09.2000
Aktiviteti: Administratë Publike
Propozuar nga: Kryeministri
Pershkrimi i Aktit: Bashkëlidhen 1)Aneksi I 2)Aneksi II
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM

Nr. 355, date 7.7.2000

PER ORGANIZIMIN E DOSJES SE REGJISTRIT TE PERSONELIT

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes te neneve 26 dhe 29 te ligjit nr. 8549, date 11.11.1999, "Per statusin e nepunesit civil", me propozimin e Kryeministrit, Keshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dosja e personelit eshte individuale dhe permban te dhena te karakterit teknik, profesional, masat disiplinore, te dhenat per vleresimin periodik te rezultateve individuale ne pune, si dhe te dhena te tjera sipas anekseve I dhe II.
2. Institucioni me propozimin e drejtorise se personelit dhe miratimin e Departamentit te Administrates Publike mund t'i shtoje dosjes se personelit elemente, qe mund te shihen te arsyeshme per specifikat e atij insitucioni.
3. Drejtoria, apo seksioni i personel - organizimit ne çdo institucion pergjigjet per mbajtjen dhe sistemirnin e dosjeve te personelit per çdo nepunes.
4. Dosja e personelit ka karakter konfidencial. Personat, qe kane te drejte te njihen me kete dosje jane:
a) eprori i drejtperdrejte.
b) nepunesit e zyres se personel -organizimit, qe pergjigjen per mbajtjen dhe sistemimin e dosjeve.
c) nepunesit te cilit i perket kjo dosje.
ç) komisioni i sherbimit civil.
d) Departamenti i Administrates Publike.
dh) sekretari i pergjithshem.
a) titullari i institucionit.
5. Nepunesi eshte i detyruar t'u pergjigjet menjehere kerkesave te drejtorise se personelit, per te gjitha te dhenat e percaktuara ne piken 2 te ketij vendimi, si dhe te njoftoje menjehere per ndryshimin e tyre. Nepunesi mban pergjegjesi per vertetesine e te dhenave qe jep per plotesimin e dosjes se personelit.
6. Ne Departamentin e Administrates Puhlike mbahet Regjistri Qendror i Personelit (baza e te dhenave per gjithe nepunesit e Administrates Publike).
7. Materiali qe permbahet ne kete regjister mund te perdoret edhe per studime statistikore.
8. Institucionet e administrates publike jane te detyruara qe çdo muaj te njoftojne ndryshimet e te dhenave per personelin, ne Departamentin e Administrates Publike.
Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Ilir Meta

ANEKSI I

Shenim:
Ne dosjen teknike te nepunesit do te perfshihen:
1. Fleteiventari me listen e gjithe dokumentacionit qe ndodhet ne dosje.
2. Fleta prezantuese e dosjes teknike te nepunesit, (ANEKS II), formati i te ciles mund te jete i ndryshueshem.
3. Te dhenat qe do te pemhaje dosja duhet te shoqerohen me dokumentin perkates qe verteton pohimin e bere,
a) Çertifikata e gjendjes familjare.
b) Diploma e shkolles se larte, lista e notave.
c) Çertifikata ose diplomat e kualifikimeve ose specializimeve.
d) Deshmi e mbrojtjes se gjuheve te huaja.
e) Dokumenti i laurimit me grade shkencore.
f) Te tjera.
Dokumentat duhet te jene origjinal ose fotokopje te vertetuara me noteri dhe jane pjese perberese e dosjes. Te gjitha dokumentat ne dosje shkruhen ne inventarin e saj. Fleteinventari do te firmoset nga Nepunesi dhe Drejtori i Personelit. .

ANEKS II

TE DHENAT QE DUHET TE PERMBAJE FLETA PREZANTUESE E DOSJES TEKNIKE
TE NEPUNESIT

1. Numri i identifikimit te nepunesit civil
2. Emri, atesia, mbiemri
3. Numri kombetar i identifikimit ose nje i ngjashem me te
4. Shtetesia
5.Gjinia
6. Datelindja
7.Gjendja civile
8. Perberja familjare
9. Adresa e vendbanimit te perhershem
10. Adresa e vendbanimit te perkohshem
11. Arsimimi
12. Diploma
13. Kualifikimi (llojet)
14. Grade shkencore (titulli)
15. Njohuri gjuhe te huaj
16. Data e fillimit te punes, pozicionon perkates
17. Pershkrimi i karrieres
18. Denimet (masa disiplinore, gjyqesore)
19. Njesia e punes
20. Pozicioni
21. Paga baze
22. Shtesat mbi page
23. Shperblimi nga pjesemarrja ne borde drejtuese

FLETE INVENTARI I DOSJES SE NEPUNESIT

Nr. PERSHKRIMI I MATERIALEVE
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9.
10.
¿
¿
¿

NEPUNESI DREJTORI PERSONELIT
Z/ZNJ.___________ Z/ZNJ.__________________





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
PUBLIK
7070002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as