marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe asgjësimit të aktiveve të qëndrueshme dhe qarkulluese në sistemin e Ministrisë Brendshme
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 1151
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 16.07.2007
Data e aprovimit te Aktit: 16.07.2007
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 109
Data e fletores zyrtare: 14.08.2007
Aktiviteti: Vlera materiale e monetare
Propozuar nga: Ministri i Brendshëm
Pershkrimi i Aktit: Kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe asgjësimit të aktiveve të qëndrueshme dhe qarkulluese në sistemin e Ministrisë Brendshme
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:UDHËZIM
Nr.1151, datë 16.7.2007

PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E VLERËSIMIT DHE ASGJËSIMIT TË AKTIVEVE TË QËNDRUESHME DHE QARKULLUESE NË SISTEMIN E MINISTRISË BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 102 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit nr.6942, datë 25.12.1984 "Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare", ligjit nr.9228, date 29.4.2004 "Për kontabilitetin", vendimit të Këshillit të Ministrave nr.70, datë 11.3.1985 "Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare", vendimit të Këshillit të Ministrave nr.170, datë 3.4.1993 "Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.70, datë 11.3.1985",

UDHËZOJ:

1. Nxjerrja jashtë përdorimit e aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese në sistemin e Ministrisë së Brendshme të bëhet me miratim të:
a) Ministrit të Brendshëm,
b) Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
c) Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse,
d) Komandantit të Gardës së Republikës,
e) Drejtorit të Akademisë së Policisë,
f) Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile,
g) Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile,
h) Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Qeverisjes Vendore,
i) Departamentit të Administratës Publike,
j) Drejtuesve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe Institucioneve buxhetore të vartësisë të Ministrisë së Brendshme, që kanë bilanc më vete.
2. Procedura e vlerësimit dhe e nxjerrjes jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese kryhet në dy faza:
a) Faza e parë: Procedura e vlerësimit (seleksionimit);
b) Faza e dytë: Procedura e nxjerrjes jashtë përdorimit (asgjësimit).
3. Për të realizuar vlerësimin dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese, nxirret urdhri i brendshëm i titullarit ku përcaktohet:
a) Përbërja e komisionit të vlerësimit dhe e komisionit të asgjësimit.
- Komisioni i vlerësimit të përbëhet nga jo më pak se 3 vetë. Në përbërje të komisionit të jenë drejtuesit e specialistët e sektorit të financës e logjistikës. Punonjësi me përgjegjësi materiale të jetë i pranishëm gjatë procesit të vlerësimit, por jo në përbërje të komisionit. Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të jetë shefi i logjistikes ose shefi i financës.
- Komisioni i asgjësimit të përbëhet nga jo më pak se 5 veta, kryetari i këtij komisioni të jetë zëvendëstitullari i institucionit, në mungesë të tij, një nga drejtuesit kryesor të institucionit.
- Përjashtimisht sa sipër, për vlerësimin dhe asgjësimin e mjeteve të transportit rrugor, komisionet e vlerësimit dhe të asgjësimit përbëhen nga jo më pak se 7 anëtarë dhe në përbërjen e tyre marrin pjesë detyrimisht dy specialistë të lartë të fushës (inxhinier mekanik). Kur këto specialistë të lartë nuk mund të sigurohen nga strukturat përkatëse, aktivizohen specialistë të jashtëm sipas procedurave ligjore.
- Komisionet e vlerësimit dhe komisionet e asgjësimit përgjigjen për zbatimin e ligjshmërisë dhe të kritereve të miratuara për nxjerrjen jashtë përdorimit të vlerave materiale. Para fillimit të procesit të nxjerrjes jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese, me komisionet e vlerësimit dhe asgjësimit zhvillohen seminare për njohjen dhe zbatimin e ligjit nr.6942, datë 25.12.1984 "Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare", ligjit nr.9228, datë 29.4.2004 "Për kontabilitetin", vendimin e Këshillit të Ministrave nr.70, datë 11.3.1985 "Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare", vendimin e Këshillit të Ministrave nr.445, datë 25.12.1990 dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr.170, datë 3.4.1993 "Për disa ndryshime në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.70, datë 11.3.1985" dhe kërkesat e këtij udhëzimi.
a) Afatet e kryerjes së vlerësimit e të nxjerrjes jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese.
b) Afatet e përgatitjes së dokumentacionit (procesverbaleve) për nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese, që janë në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm dhe afati i dërgimit për miratim në strukturat e mësipërme.
4. Vlerësimi të kryhet gjatë muajit shtator-tetor, ndërsa asgjësimi i vlerave materiale të kryhet gjate muajt nëntor të çdo viti ushtrimor. Për raste të veçanta kur paraqitet nevoja për vlerësim të mallrave që prishen e dëmtohen, vlerësimi dhe asgjësimi mund të bëhet dhe jashtë këtij afati.
5. Aktivet e qëndrueshme e qarkulluese që do të vlerësohen e nxirren jashtë përdorimit grumbullohen në magazinën qendrore të drejtorive, komisariateve, reparteve e institucioneve të tjera, me dokumentacion të rregullt kundrejt plotësimit të fletëhyrjes e cila të ketë bashkëlidhur kopjen e fletëdaljes së dorëzuesit. Në rastet kur në magazinën qendrore grumbullohen makineri, pajisje apo mjete transporti, fletëdaljes së dorëzuesit t'i bashkëlidhet dokumentacioni justifikues teknik dhe argumentues.
6. Komisioni i vlerësimit (seleksionimit) të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese, kontrollon një për një çdo artikull, përcakton drejt shkallën e konsumit, si dhe destinacionin e përdorimit për ripërtëritje, mbeturinë, shitje apo për asgjësim.
7. Në përfundim të procesit të vlerësimit (seleksionimit) komisioni përpilon në dy kopje procesverbalin e vlerësimit dhe ia paraqet për miratim drejtuesit të institucionit, brenda 5 ditëve nga data e përfundimit të procesit të vlerësimit.
8. Për aktivet e qëndrueshme e qarkulluese që janë në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm, procesverbali i nxjerrjes jashtë përdorimit plotësohet në 3 kopje, nga të cilat 2 kopje i dërgohen për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm (në muajin tetor të çdo viti). Krahas procesverbalit pranë institucionit qendror dërgohen relacione të hollësishme për argumentimin tekniko-ekonomik të nxjerrjes jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese.
9. Në Ministrinë e Brendshme, sipas kompetencës krijohet komisioni qendror i vlerësimit dhe sekretariati teknik për përgatitjen e dokumentacionit, ndërsa në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë krijohet komision vlerësimi, si më poshtë:
a) Në Ministrinë e Brendshme Komisioni Qendror i vlerësimit për nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese, që janë në kompetencë të Ministrit të Brendshëm të përbëhet nga:
- Sekretari i Përgjithshëm Kryetar;
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Anëtar;
- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse Anëtar;
- Drejtori i Shërbimeve Juridike Anëtar;
- Drejtori i Planifikimit Financiar Anëtar;
- Zëvendëskomandanti i Gardës së Republikës Anëtar.
Për përgatitjen e dokumentacionit do të shërbej Sekretaria Teknike e përbëre nga:
- Drejtori i Shërbimeve Brendshme;
- Drejtori i Drejtorisë së Programimit dhe Mbështetjes Logjistike;
- Drejtori i Menaxhimit të Teknologjisë dhe Informacionit;
- Kryetari i Degës së Mbështetjes Logjistike të Gardës së Republikës;
- Drejtori i Buxhet-Financës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
- Specialist në Sektorin e Investimeve dhe Mirëmbajtjes së Pronës.
b) Për vlerësimin dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese, që janë në kompetencë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, komisioni qendrore krijohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
10. Komisionet qendrore administrojnë procesverbalet dhe relacionet shoqëruese të strukturave që i kanë paraqitur dhe:
- Kur i vlerësojnë të sakta i miratojnë brenda 10 ditëve nga pranimi i tyre dhe i dërgojnë për miratim përfundimtar te Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit dhe strukturat e tjera sipas kompetencës të përcaktuar në këtë udhëzim.
- Kur e vlerësojnë të domosdoshme kanë të drejtë të kryejnë kontrolle dhe verifikime të dokumentacionit të objektit që propozohet për tu nxjerrë jashtë përdorimit.
- Kur dokumentacioni dhe relacioni nuk janë të plotë mund ta kthejnë për plotësim brenda 15 ditëve nga paraqitja e tyre. Struktura propozuese është e detyruar të bëjë saktësimet e duhura brenda 5 ditëve.
Pas miratimit nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shtetit dhe strukturat e tjera sipas kompetencës të përcaktuar në këtë udhëzim, vendimi i përcillet për vazhdim procedure brenda 5 ditëve nga miratimi, strukturës propozuese.
11. Procedura e asgjësimit të vlerave materiale fillon pasi të jetë miratuar procesverbali i vlerësimit. Procesi i asgjësimit fillon jo më vonë se 5 ditë nga data e miratimit të procesverbalit të vlerësimit.
12. Asgjësimi i vlerave materiale kryhet nga komisioni i asgjësimit i miratuar nga drejtuesi i institucionit. Kryetar i këtij komisioni të jetë zëvendëstitullari, në mungesë të tij, të jetë një nga drejtuesit kryesorë të policisë, ose institucionit përkatës, ndërsa shefi ose specialisti i shërbimit dhe përgjegjësi material të jenë të pranishëm gjatë gjithë procesit të asgjësimit, por jo në përbërje të komisionit. Personat që kanë qenë në përbërje të komisionit të vlerësimit nuk mund të jenë anëtarë të komisionit të asgjësimit.
13. Në rastet kur kryhet asgjësimi i municioneve, ndezësve unifikues, granatave të dorës, predhave të kalibrave të ndryshëm etj., në përbërje të komisionit detyrimisht të ketë specialistë të xhenios e armatimit, në mungesë të merren specialistë të kësaj fushe në repartet e ushtrisë.
14. Për vlerat materiale që janë dëmtuar nga përdoruesit, komisioni i vlerësimit kërkon procesverbalet e mbajtura me personat përgjegjës dhe në qoftë se këto procesverbale nuk janë mbajtur, mbështetur në dispozitat ligjore propozon masat disiplinore e administrative ndaj personelit drejtues e administrues.
15. Komisioni i asgjësimit për kryerjen e asgjësimit fillimisht:
a) Verifikon në sasi dhe në vlerë, vlerat materiale që janë pasqyruar në procesverbalin e vlerësimit (përzgjedhjes), për diferencat që konstatohen gjatë verifikimit, përpilon procesverbalet përkatëse. Komisioni i asgjësimit publikon në stendën e njoftimeve listën e aktiveve të qëndrueshme që do të asgjësohen, jo më vonë se 5 ditë nga dita e asgjësimit.
b) Kontrollon gjendjen fizike (teknike), si dhe afatet e përdorimit të çdo artikulli dhe nëse konstaton vlerësime jo të rregullta nga komisioni i vlerësimit, ndaj këtij të fundit mbahet procesverbal me masa konkrete dhe i paraqiten për miratim drejtuesit të institucionit.
c) Asgjësimi i vlerave materiale kryhet në prani të komisionit të asgjësimit, në përfundim mbahet procesverbali, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe i paraqitet për miratim drejtuesit të institucionit. Për makineritë dhe mjetet e transportit që do të asgjësohen, procesverbalit të asgjësimit i bashkëngjiten dhe fotografitë dixhitale të tyre, në momentin e paraasgjësimit.
d) Procesverbalit të asgjësimit i bashkëlidhen kopja e fletëhyrjes për materialet e ndryshme të marra në ngarkim dhe fletëdalja për materialet e nxjerra jashtë përdorimit dhe të asgjësuara.
16. Kriteret e nxjerrjes jashtë përdorimit
a) Për pjesët e ndërrimit, instrumentet dhe veglat e punës:
- Aktivet e qëndrueshme të trupëzuara (pjesët e ndërrimit, instrumentet dhe veglat e punës) nxirren jashtë përdorimit, kur kanë plotësuar afatin e përdorimit e për shkak të amortizimit të tyre janë bërë të papërdorshme, kur riparimi është i pamundur si pasojë e konsumimit të tyre dhe nuk mund të përshtaten për ndonjë qëllim tjetër;
- Kur gjatë përdorimit, pjesët e ndërrimit, instrumentet dhe veglat e punës dëmtohen dhe është e pamundur të kthehen në gjendje pune nëpërmjet riparimit. Në rastet kur dëmtimi i tyre është për arsye subjektive, nxjerrja jashtë përdorimit kryhet pasi të jetë nxjerrë përgjegjësia materiale ndaj personave fajtorë;
- Vlera e riparimit ose përshtatjes është e barabartë ose më e madhe se vlera fillestare;
- Kur pjesët e këmbimit të çmontuara nga makineritë ose automjetet, nuk gjejnë përdorim dhe nuk mund të përdoren apo të përshtaten për makineritë e pajisjet e tjera.
b) Materialet, mallrat, objektet e inventarit të imët dhe ambalazhet nxirren jashtë përdorimit kur:
- Kanë plotësuar afatin e përdorimit dhe nuk mund të përdoren në formën që janë ose në një formë tjetër;
- Kanë humbur cilësitë e përcaktuara në standardet shtetërore dhe nuk mund të përdoren në formën që kanë ose në ndonjë formë tjetër pavarësisht nëse kanë mbushur afatin e përdorimit të tyre, kjo e konfirmuar nga analizat laboratorike;
- Janë dëmtuar e janë bërë të papërdorshme si pasojë e ndonjë fuqie madhore (tërmete, zjarre, përmbytje etj.);
- Është plotësuar koha (normative) e përdorimit ose janë dëmtuar dhe nuk mund të riparohen për tu rivënë në gjendje pune;
- Vlera e riparimit ose përshtatjes është e barabartë ose me e madhe se vlera fillestare.
c) Makineritë, pajisjet, armatimi e municioni nxirren jashtë përdorimit kur:
- Është plotësuar koha e shfrytëzimit në bazë të normave të amortizimit të miratuara dhe që për shkak të konsumit moral e fizik të tyre janë bërë të papërdorshme dhe riparimi i tyre është pa leverdi ekonomike;
- Për shkak të ndryshimit të procesit teknologjik ose ndryshimit strukturor, nuk janë gjetur mundësitë e përdorimit për qëllimin e caktuar ose për qëllime të tjera ashtu siç janë ose dhe me përshtatje, si dhe kur nuk ka mundësi për përdorimin e tyre brenda e jashtë sistemit të Ministrisë Brendshme;
- Shuma e shpenzimeve për riparimin e përgjithshëm të fundit dhe shuma e shpenzimeve plotësuese jo normale të bëra gjatë vitit të fundit të shfrytëzimit, për efekt të vjetrimit të makinës është më e mëdha se vlera kontabël bruto (vlera fillestare), kur si pasojë e avarisë është dëmtuar në atë shkallë sa është e pamundur që të kthehet në gjendje pune;
- Municionet e të gjitha llojeve nxirren jashtë përdorimit kur paraqesin rrezikshmëri në ruajtje (municione të shkrehura, të dëmtuara);
- Ndezëset unifikues, fishekët shenjëdhënës, granatat e dorës, predhat e artilerisë, topave mortajave, granatahedhëseve në rastet kur nuk plasin gjatë qitjeve.
d) Dokumentet me vlerë, si dhe formularët e ruajtjes së rreptë nxirren jashtë përdorimit në rastet kur:
- Me akte normative bëhen ndryshime të përmbajtjes dhe formës së dokumenteve në mënyrë dhe që nuk mund të përdoren më tej;
- Ka defekte në prodhim dhe që nuk mund të vihen në përdorim, pasi të jetë nxjerrë më parë përgjegjësia;
- Janë plotësuar gabim për arsye objektive (gabime jo për faj të punonjësit);
- Janë plotësuar gabim për arsye subjektive, në këto raste nxirret përgjegjësia dhe merret masa e zhdëmtimit në ngarkim të personave fajtorë. Zhdëmtimi të kryhet me vlerën e emetimit të dokumentit me vlerë (pa taksën);
Për llojin e dokumentit me vlerë apo formularin e ruajtjes së rreptë të hequr nga përdorimi të evidentohet sasia, seria, vlera, si edhe akti normativ përkatës që ka miratuar heqjen nga përdorimi të dokumentit me vlerë.
17. Trajtimi i mëtejshëm i pajisjeve dhe materialeve të miratuara për jashtë përdorimit të bëhet si më poshtë:
Pjesët e ndërrimit, instrumentet dhe veglat e punës administrohen në skrap sipas llojit të tyre. Ambalazhet, inventari i imët, materialet dhe mallrat, kur nuk mund të shfrytëzohen për qëllime të tjera, transformohen, administrohen dhe përdoren si mbeturinë ose asgjësohen (groposen, digjen etj.), në rastet kur janë të dëmshme për shëndetin dhe ambientin. Pajisjet dhe makineritë zbërthehen në nyje dhe agregate dhe materialet e përftuara klasifikohen dhe administrohen në tre grupe: të mira që përdoren më tej, që mund të përdoren nëpërmjet riparimit ose përshtatjes dhe të papërdorshme (skrap).
18. Të gjithë vlerat materiale që nxirren jashtë përdorimit të shkarkohen me çmimin e regjistruar në librat e llogarisë materiale të institucioneve buxhetore.
19. Mbeturinat e përftuara nga nxjerrja jashtë përdorimit e materialeve administrohen në llogari të veçantë të vlerësuara me çmimin e tregut. Çmimet vendosen me komision, të krijuar për çdo rast me urdhër të titullarit.
20. Kompetenca për miratimin e aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese për nxjerrje jashtë përdorimi për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrin e Brendshëm, është si më poshtë:
20.1 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit miraton nxjerrjen jashtë përdorimit, të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese që disponon Policia e Shtetit, si më poshtë:
- Për makineritë e pajisjet, veglat dhe instrumentet e mirëmbajtjes:
Gjeneratorët elektrikë mbi 10 Kw, dhomat frigoriferike, motopompat, autoofiçinat dhe pajisje e makineri të ofiçinave riparuese.
- Për armatimin dhe municionet:
Armatim mësimor, municion mësimor, instrumentet optike (dylbi të ndryshme dite dhe nate, busulla të ndryshme, steriogyp artilerie), shënjestrat optike, instrumentet optike mësimore, pajisjet speciale si: jelek antiplumb, xhaketa antiplumb, pllaka antiplumb, kaska antiplumb, mburoja policie, skafandra policie, megafon, aparatura të ndryshme, instrumentet dhe veglat e punës.
- Për materialet e shëndetësisë:
Aparaturat mjekësore dhe laboratorët mjekësor.
- Për materialet e xhenios:
Kostum antiminë dhe minakërkuesit.
- Për materialet e stërvitjes:
Aparatet elektronike për stërvitje me vlere mbi 50.000 lekë dhe poligone qitjeje.
- Për materialet e kimisë:
Moto degazuese FHL, aparat rrezematës, radiometër dhe rëntgenometër.
- Për materialet dhe pajisjet e informacionit:
Kamera filmimi, aparate fotografike dixhitale, laboratorë fotografikë, sistemet e komunikimit me radio dhe radio-rele, sistemet e vëzhgimi me radarë e kamera, pajisje ripertitore e radiobaze, pajisje vëzhgimi dixhitale, kamera dixhitale, centrale automatikë dixhitalë, instrumente matës (kombinat), pajisje radari, pajisje serveri, sisteme me kamera.
20.2 Ministri i Brendshëm miraton nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të qëndrueshme e qarkulluese të mëposhtme:
- Për mjetet e transportit:
Kamion mbi 10 tonë, automjete të të gjitha llojeve kur ato janë të blinduara, me zinxhir ose për përdorim të veçantë dhe autobusë me mbi 9 vende.
- Për armatim municionet:
Armët luftarake të të gjitha llojeve dhe armët speciale të të gjitha llojeve.
- Të tjera:
Sistemet informatike, mjetet detare dhe mjetet ajrore.
20.3 Për të gjitha aktivet e qëndrueshme dhe qarkulluese që nuk përfshihen në pikat 20.1 dhe 20.2 kompetencën e vlerësimit dhe asgjësimit e kanë strukturat dhe institucionet me bilanc më vete.
21. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen strukturat dhe institucionet me bilanc më vete të Ministrisë Brendshme.
22. Për ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të këtij udhëzimi ngarkohen: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Planifikimit Financiar, Garda e Republikës, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Qeverisjes Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Departamenti i Administratës Publike dhe për auditimin e zbatimit të procedurave, Drejtoria e Auditimit të Brendshëm.
23. Udhëzimi i Ministrit të Rendit Publik nr.245, datë 26.7.1994 "Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vlerave materiale në komisariatet, institucionet e repartet e Ministrisë së Rendit Publik", udhëzimi i Ministrit të Brendshëm nr.1443, datë 25.8.2006 "Për një ndryshim në udhëzimin i Ministrit të Rendit Publik nr.245, datë 26.7.1994 "Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vlerave materiale në komisariatet, institucionet e repartet e Ministrisë së Rendit Publik"", si dhe çdo akt tjetër nënligjor që bie ndesh me këtë udhëzim, revokohen.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I BRENDSHËM
Bujar Nishani
PROCESVERBAL
Nr.________________Datë_______________

PËR SELEKSIONIMIN E VLERAVE DHE NXJERRJEN JASHTË PËRDORIMIT TË VLERAVE MATERIALE NË SHËRBIMIN_______________________
Me urdhër të Drejtorit Nr.___________________komisioni pas një kontrolli në për një materialet e grumbulluara në magazinën e ____________________________
për shërbimin___________________________________duke rivlerësuar në bazë të kritereve të caktuara në urdhrin e MRP nr.245, datë 28.7.1994
Vendosi të seleksionojë e të nxjerrë jashtë përdorimit këto vlera materiale:

EMËRTIMI I MALLIT Nj/m Koha e vënies në përdorim koha (muaj,viti) Sasia gjithsej e grumbulluar Mbeten për përdorim të mëtejshëm NGA SASIA GJITHSEJ
Sasia Çmimi Vlefta Shkaqet e nxjerrjes jashtë përdorimit Nga këto për:
Për riparim mirëmbajtje Asgjësim
1 b c 1 2 3 4 5 6 7 8 9
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
KOMISIONI I SELEKSIONIMIT DHE NXJERRJES JASHTË PËRDORIMIT
Kryetari Anëtar Anëtar Përgjegjësi material



MIRATOHET
_____________________
______________________
PROCESVERBAL
Nr.________Datë_____________

Për shndërrimin dhe asgjësimin e vlerave materiale në shërbimin

Në mbështetje të procesverbalit të vlerësimit Nr.____datë_________të miratuar, komisioni i nxjerrjes jashtë përdorimit (asgjësimit), pasi kontrolloi një për një materialet e shqyrtuara nga komisioni i vlerësimit, në prani të përgjegjësit të shërbimit z.Hektor Allajbej dhe përgjegjësit material vendosi:
Të nxjerrë jashtë përdorimit këto materiale:

EMËRTIMI I MATERIALIT Nj/m Sasia e materialeve Çmimi Vlera e materialeve NGA SASIA GJITHSEJ E MATERIALEVE
Shndërrohen e riparohen Asgjësohen
Me afat përdorimi Pa afat përdorimi Me afat përdorimi Pa afat përdorimi Dorëzohen (shiten) Për pastrim Për riparim Për shitje Digjen Groposen
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14

KOMISIONI I SELEKSIONIMIT DHE NXJERRJES JASHTË PËRDORIMIT
Kryetari Anëtar Anëtar Përgjegjës material



Miratohet
_________________________________
_________________________________


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
707160004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan