marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të disa institucioneve, në varësi të ministrave të linjës
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 478
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 18.07.2007
Data e aprovimit te Aktit: 18.07.2007
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 101
Data e fletores zyrtare: 03.08.2007
Aktiviteti: Pagë
Propozuar nga: Ministri i Brendshëm,Ministri i Financave
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të disa institucioneve, në varësi të ministrave të linjës.
Amendamente
1 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime në vendimin nr. 478, datë 18.7.2007 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të disa institucioneve, në varësi të ministrave të linjës"
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr.478, datë 18.7.2007

PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1 të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999 "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006 "Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2007", me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen institucionet qendrore dhe ato rajonale/vendore, në varësi të ministrave të linjës, të cilët, në kuptim të këtij vendimi, kategorizohen, si më poshtë vijon:
a) Institucione qendrore, të grupit të parë, ku bëjnë pjesë: Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, Drejtoria e Patentave dhe Markave, Enti i Turizmit, Komiteti Shtetëror i Kulteve, Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit.
b) Institucione qendrore, të grupit të dytë, ku bëjnë pjesë: Instituti i Studimeve të Transportit, Instituti i Studimeve të Urbanistikës, Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit, Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit, Agjencia e Akreditimit për Arsimin e Lartë, Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit Gjyqësor, Qendra e Publikimeve Zyrtare, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Reparti i Inspektim-Shpëtim-Minierave, Policia Elektrike, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Komiteti Olimpik Shqiptar, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu Historik Kombëtar, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, Inspektorati Qendror Teknik, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Agjencia Shqiptare e Biznesit dhe Investimeve, Drejtoria e Akreditimit dhe Komiteti Shqiptar i Birësimeve.
c) Institucione qendrore të grupit të tretë, ku bëjnë pjesë: Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve, Durrës, Inspektorati Hekurudhor, Durrës, Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikut, Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve, Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Qendra e Realizimit të Veprave të Artit, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Butrintit, Sarandë, Zyrat e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike, Agjencia e Shërbimeve të Sportit, Tiranë, Fototeka Kombëtare "Marubi", Shkodër, Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti", Krujë, Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë, Agjencia e Mjedisit dhe e Pyjeve, Klubi Shumësportësh "Partizani" dhe federatat e sportit.
2. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", të institucioneve qendrore të grupit të parë, të përcaktuara në shkronjën "a" të pikës 1 të këtij vendimi, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2/1. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të jenë sipas lidhjes nr.1/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2/2. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të jenë sipas lidhjes nr.1/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2/3. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, të jenë sipas lidhjes nr.1/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2/4. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të jenë sipas lidhjes nr.1/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2/5. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të jenë sipas lidhjes nr.1/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", të institucioneve qendrore të grupit të dytë, të përcaktuara në shkronjën "b" të pikës 1 të këtij vendimi, të jenë sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3/1. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, të jenë sipas lidhjes nr.2/1-a, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Struktura dhe nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, të jenë sipas lidhjes nr.2/1-b, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Vjetërsia në punë për punonjësit, që paguhen sipas lidhjes nr.2/1-b, jepet në masën 2 për qind, për çdo vit pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 10 050 (dhjetë mijë e pesëdhjetë) lekë. Punonjësit e trupës artistike të këtyre institucioneve përfitojnë shtesë, për kushte pune, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj.
3/2. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, të jenë sipas lidhjes nr.2/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Niveli i pagave për punonjësit, që paguhen nga të ardhurat e veta për këto institucione, i referohet nivelit të pagave të punonjësve, që paguhen nga Buxheti i Shtetit.
4. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", të institucioneve qendrore të grupit të tretë, të përcaktuara në shkronjën "c" të pikës 1 të këtij vendimi, të jenë sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", të institucioneve rajonale/vendore, në varësi të ministrave të linjës, të institucioneve rajonale/vendore, në varësi të institucioneve, të përcaktuara në pikën 1, si dhe të punonjësve, që kryejnë funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor, të jenë sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5/1. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rrethe, të jenë sipas lidhjes nr.4/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5/2. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore, të jenë sipas lidhjes nr.4/2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5/3. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në drejtoritë e burgjeve dhe institucionet e riedukimit në rrethe, të jenë sipas lidhjes nr.4/3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5/4 Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në zyrat rajonale/vendore të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, të jenë sipas lidhjes nr.4/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5/5. Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve, në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në zyrat rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të jenë sipas lidhjes nr.4/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
6. Paga e grupit (kolona 1), diplomë e shkollës së lartë, e lidhjeve nr.1, nr.1/1, nr.1/2, nr.1/3, nr.1/4, nr.1/5, nr.2, nr.2/1-A, nr.2/2, nr.3, nr.4, nr.4/1, nr.4/2, nr.4/3, nr.4/4 dhe nr.4/5, është 10 050 (dhjetë mijë e pesëdhjetë) lekë.
7. Shtesa për vjetërsi në punë, (kolona 2), e lidhjeve nr.1, nr.1/1, nr.1/2, nr.1/3, nr.1/4, nr.1/5, nr.2, nr.2/1-A, nr.2/2, nr.3, nr.4, nr.4/1, nr.4/2, nr.4/3, nr.4/4 dhe nr.4/5, jepet në masën 2 për qind, pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit.
8. Shtesa për kualifikim, (kolona 3), e lidhjeve nr.1, nr.1/1, nr.1/2, nr.1/3, nr.1/4, nr.1/5, nr.2, nr.2/1-A, nr.2/1-B, nr.2/2, nr.3, nr.4, nr.4/1, nr.4/2, nr.4/3, nr.4/4 dhe nr.4/5, përcaktohet, si më poshtë vijon: Nëpunësit në institucionet e përcaktuara në shkronjat "a", "b" dhe "c" të pikës 1 të këtij vendimi, përfitojnë shtesë për kualifikimin, gradën, apo titullin shkencor, të përcaktuar sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Kriteret e përfitimit të shtesës janë:
a) Kjo shtesë jepet kur kualifikimi, grada, apo titulli shkencor, përputhen
me përshkrimin e punës së nëpunësit, por pas miratimit, rast pas rasti, nga Departamenti i Administratës Publike.
b) Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë, apo titull më të lartë se ai i përcaktuar për pozicionin e tij, sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin.
c) Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë, apo titull më të ulët se ai i përcaktuar për pozicionin e tij, sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfiton shtesën në përputhje me kualifikimin, gradën apo titullin që ka.
ç) Në çdo rast si më sipër, pavarësisht nga kualifikimi, grada, apo titulli, që ka nëpunësi, ai përfiton shtesën vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë që ka.
9. Shtesa për pozicion është sipas kolonës 4, e lidhjeve nr.1, nr.1/1, nr.1/2, nr.1/3, nr.1/4, nr.1/5, nr.2, nr.2/1-A, nr.2/2, nr.3, nr.4, nr.4/1, nr.4/2, nr.4/3, nr.4/4 dhe nr.4/5.
10. Kategorizimi për secilin institucion, për pozicionet "Drejtor drejtorie", "Përgjegjës sektori" dhe "Specialist", përcaktohet në urdhrin e miratimit të strukturës dhe të organikës së institucionit.
11. Punonjësit, që punojnë në pozicionet "Specialist" deri në "Titullar i institucionit", në institucionet rajonale/vendore dhe që nuk përmbushin kriterin e arsimit të lartë, të trajtohen në pagë sipas strukturës, së përcaktuar në lidhjet nr.4, nr.4/1, nr.4/2, nr.4/3, nr.4/4 dhe nr.4/5, që i bashkëlidhen këtij vendimi, por paga e grupit do të llogaritet me 50 për qind të pagës së grupit, për diplomën e shkollës së lartë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 6 të këtij vendimi. Shtesa për vjetërsi në punë për këta punonjës të llogaritet mbi këtë pagë të reduktuar.
12. "Specialistët", "Përgjegjësit e sektorit" apo "Drejtorët", në institucionet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, që punojnë në pozicione, që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës publike dhe kërkojnë, në mënyrë të detyrueshme, arsimin e lartë në degët "Inxhinieri elektronike" apo "Informatikë", përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Zbatimi i kësaj shtese për këto pozicione bëhet pas miratimit të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës.
Punonjësit në pozicionet "Përgjegjës sektori" dhe "Specialist/laborant", në laboratorët e naftës dhe të gazit dhe laboratorët e lëkurë - tekstileve, si dhe punonjësit në pozicionet "Inspektor" të naftës dhe të gazit, në doganë, autobot, cisternë dhe depozitë tokësore, në Inspektoratin Qendror Teknik, përfitojnë shtesën për pasojat e punës në shëndet, sipas përcaktimeve në vendimin nr.726, datë 21.12.2000 të Këshillit të Ministrave "Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore", të ndryshuar.
13. Nëpunësit, që paguhen sipas lidhjeve nr.1, nr.1/1, nr.1/2, nr.1/3, nr.1/4, nr.1/5, nr.2, nr.2/1-A, nr.2/2, nr.3, nr.4, nr.4/1, nr.4/2, nr.4/3, nr.4/4 dhe nr.4/5, që i bashkëlidhen këtij vendimi, dhe pikave 11 e 12 të këtij vendimi, nuk përfitojnë shtesa të tjera, të përcaktuara me vendime të tjera të Këshillit të Ministrave.
14. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave dhe Departamenti i Administratës Publike të nxjerrin udhëzimin përkatës për zbatimin e pikës 8 të këtij vendimi.
15. Vendimi nr.407, datë 21.6.2006 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të disa institucioneve, në varësi të ministrave të linjës", të ndryshuar, si dhe të gjitha dispozitat, që bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.
16. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për:
- Agjencinë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, të fillojnë nga data 15 mars 2007. Përjashtimit për periudhën 15 mars 2007-1 korrik 2007, vlerat e kategorive të pagave për nëpunësit e këtij institucioni të jenë sipas vendimit nr.407, datë 21.6.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar;
- Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të fillojnë nga data 1 qershor 2007. Përjashtimit për periudhën 1 qershor 2007-1 korrik 2007, vlerat e kategorive të pagave për nëpunësit e këtij institucioni të jenë sipas vendimit nr.407, datë 21.6.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar;
- Të gjitha parashikimet e tjera, të fillojnë nga data 1 korrik 2007.
17. Efektet financiare, për vitin 2007, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara për rritjen e pagave, në ligjin nr.9645, datë 27.11.2006 "Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2007".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Lidhja nr. 1

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne institucionet qendrore te Grupit te Pare

PAGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore
për vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i
institucionit II-a 10.050 2% 100.500
Zv/titullar i
institucionit II-b 10.050 2% 84.000
Drejtor Drejtorie.
Anëtar i organit
drejtues.
Menaxher Trajnimi. III-a 10.050 2% 65.000
Përgjegjës Sektori III-a/1 10.050 2% 55.000
Përgjigjes Sektori.
Inspektor. III-b 10.050 2% 49.000
Specialist IV-a 10.050 2% 37.450
IV-b 10.050 2% 25.850


Lidhja nr. 1/1

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne Zyrën Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme


POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT SHTESA
PER
KUSHTE
PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore
për
vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Kryeregjistruesi. II-a 10.050 2% 100.500 13.000
Zëvendëskryeregjistruesi. II-b 10.050 2% 84.000 13.000
Drejtor Drejtorie. III-a 10.050 2% 65.000 15.000
Përgjegjës Sektori III-a/1 10.050 2% 55.000 10. 000
Përgjegjës Sektori.
Inspektor. III -b 10.050 2% 49.000 5.000
Specialist. IV-a 10.050 2% 37.450 10.000
IV-b 10.050 2% 25.850 5.000


Lidhja nr. 1/2

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne Drejtorinë e Përgjithshme te Burgjeve


POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT SHTESA
PER
KUSHTE
PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
Vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i institucionit II-a 10.050 2% 100.500 10.500
Zëvendëstitullar i
institucionit II-b 10.050 2% 84.000 8.000
Drejtor Drejtorie. III-a 10.050 2% 65.000 6.000
Përgjegjës Sektori III-a/1 10.050 2% 55.000 6.000
Përgjigjes Sektori.
Inspektor. III-b 10.050 2% 49.000 0
Specialist IV-a 10.050 2% 37.450 5.000
Specialist IV-b 10.050 2% 37.450 0


Lidhja nr. 1/3

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve te Agjencisë se Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave Informale


POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT SHTESA
PER
KUSHTE PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i institucionit II-a 10.050 2% 100.500 13.000
Zëvendëstitullar i
Institucionit II-b 10.050 2% 84.000 13.000
Drejtor Drejtorie. III-a 10.050 2% 65.000 15.000
Përgjegjës Sektori III-a/1 10.050 2% 55.000 10.000
Përgjegjës Sektori.
Inspektor. III-b 10.050 2% 49.000 5.000
Specialist. IV-a 10.050 2% 37.450 10.000
IV-b 10.050 2% 25.850 5.000


Lidhja nr. 1/4

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve te Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave


POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT SHTESA
PER
KUSHTE
PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullari i institucionit II-a 10.050 2% 100.500 13.000
Zëvendëstitullari i
institucionit II-b 10.050 2% 84.000 13.000
Përgjegjës Sektori III-a/1 10.050 2% 55.000 10.000
Përgjegjës Sektori.
Inspektor. III-b 10.050 2% 49.000 5.000
Specialist. IV-a 10.050 2% 37.450 10.000
IV-b 10.050 2% 25.850 5.000


Lidhja nr. 1/5

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne pozicionet "specialist" deri ne "titullar i institucionit" ne Institutin Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë

PAGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullari i institucionit II-a 10.050 2% 100.500
Përgjegjës Departamenti III-a 10.050 2% 65.000
Përgjegjës Sektori, ne Sektorët e Përmbajtjes. Drejtor ne Drejtoritë
Mbështetëse. III-a/1 10.050 2% 55.000
Përgjegjës Sektori, ne Sektorët Mbështetëse.
Specialist me grada
, e tituj shkencore, ne Departamentet dhe Sektorët e Përmbajtjes. III-b 10.050 2% 49.000
Specialist pa grada
, e tituj shkencore, ne departamentet dhe sektorët e përmbajtjes. IV-a 10.050 2% 37.450
Specialist zbatues pa grada e tituj shkencore ne
departamentet dhe i sektorët e përmbajtjes.
Specialist ne sektorët mbështetës. IV-b 10.050 2% 25.850


Lidhja nr. 2

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne institucionet qendrore te Grupit te Dyte

P AGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i institucionit II-b 10.050 2% 84.000
Zv/titullar institucionit
Drejtor Drejtorie.
Ekspert Mjeko-Ligjor ne Institutin e Mjekësisë ligjore. III-a 10.050 2% 65.000
Drejtor Drejtorie.
Kryeredaktor ne
Qendrën e Publikimeve Zyrtare.
Përgjegjës Sektori.
Ekspert Toksikologo - Ligjor ne Institutin e
Mjekësisë Ligjore-
Ekspert Psikiatër-Ligjor ne Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ekspert Biologo -Ligjor ne Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekspert Mjeko-Ligjor pranë gjykatave te apelit. III - a/1 10.050 2% 55.000
Përgjegjës Sektori.
Redaktor i Qendrës
se Publikimeve
Zyrtare.
Inspektor. III-b 10.050 2% 49.000

Specialist.
Informnaticien
(Specialist i
teknologjisë se
informacionit) i
Qendrës se
Publikimeve
Zyrtare.
Informaticien
(Specialist i
teknologjisë se
informacionit) ne
Qendrën Kombëtare
te Regjistrimit.
Korrektor i Qendrës
se Publikimeve
Zyrtare.
Kurator.
Inspektor.
Bibliograf,
Klasifikator.
Bibliotekar.
Restaurator.
Lektor.
Administrator.
Redaktor.
Studiues. IV-a 10.050 2% 37.450
IV-b 10.050 2% 25.850

Lidhja nr. 2/1-A

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne pozicionet "Specialist" deri ne "Titullar i institucionit" ne Teatrin Kombëtar. Teatrin Kombëtar te Operës. Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe ne Qendrën Kombëtare te Kulturës për Fëmije

PAGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i institucionit II-b 10.050 2% 84.000
Zv/titullar
institucionit.
Drejtor Drejtorie. III-a 10.050
2% 65.000
Përgjegjës Sektori. III-a/1 10.050 2% 55.000
Përgjegjës Sektori. III-b 10.050 2% 49.000
Specialist.
Mjek. IV-a 10.050 2% 37.450
IV-b 10.050 2% 25.850


Lidhja nr. 2/1-B

Struktura dhe nivelet e pagave te punonjësve te trupës artistike ne Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar te Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe ne Drejtorinë e Teatrit te Fëmijëve. ne Qendrën Kombëtare te Kulturës për Fëmije

I- Për Teatrin Kombëtar dhe Drejtorinë Artistike te Teatrit te Operës dhe Baletit, ne Teatrin Kombëtar te Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor


Nr Pozicioni Paga
1 Dirigjent.
Regjisor.
Solist i pare.
Koncertmaester.
Baletmaester.
Aktor i pare 59.992 leke
2 Asistent di ri gj ent.
Asistent regjisor.
Solist II (spala sektori).
Aktor i dyte 253.478 leke
3 Orkestrant i kategorisë se pare.
Korist i kategorisë se pare.
Balerin i kategorisë se pare.
Aktor i trete.
Skenograf i kategorisë se pare. 342.621 leke
4 Orkestrant i kategorisë se dyte.
Korist i kategorisë se dyte.
Balerin i kategorisë se dyte.
Aktor i trete.
Skenograf i kategorisë se dyte. 31.764


II- Për Drejtorinë Artistike te Ansamblit te Këngëve dhe Valleve Popullore, ne Teatrin Kombëtar te Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe Drejtorinë e Teatrit te Fëmijëve, ne Qendrën Kombëtare te Kulturës për Fëmije


Nr Pozicioni Paga
1 Dirigjent.
Regjisor. 53.478 leke
2 Solist i pare.
Orkestrant i kategorisë se pare.
Aktor i pare.
Skenograf i kategorisë se pare.
Korist i kategorisë se pare.
Valltar i kategorisë se pare. 42.621 lekë
3 Solist i dyte.
Orkestrant i kategorisë se dyte.
Aktor i dyte.
Skenograf i kategorisë se dyte.
Korist i kategorisë se dyte.
Valltar i kategorisë se dyte. 31.764




Lidhja nr. 2/2

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne pozicionet "specialist" deri ne "titullar i institucionit", ne Qendrat e Transferimit te Teknologjive Bujqësore

PAGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i institucionit II-b 10.050 2% 84.000
Përgjigjes Departamenti. III-b 10.050 2% 65.000
Përgjegjës Sektori, ne Sektorët e Përmbajtjes. III-a/1 10.050 2% 55.000
Përgjegjës Sektori, ne Sektorët Mbështetës. Specialist me grada i e tituj shkencore, ne
Departamentet dhe Sektorët e Përmbajtjes. III-b 10.050 2% 49.000
Specialist pa grada e tituj shkencore ne Departamentet dhe Sektorët e përmbajtjes. IV-a 10.050 2% 37.450
Specialist zbatues pa grada e tituj shkencore ne Departamentet dhe Sektorët e Përmbajtjes.
Specialist ne Sektorët Mbështetës. IV-b 10.050 2% 25.850


Lidhja nr. 3

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne institucionet Qendrore te Grupit te Trete

PAGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
P AGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i
Institucionit.
Kapiten i
Përgjithshëm i
Kapitanerisë se
Përgjithshme te
Porteve. III-a 10.050 2% 65.000
Drejtor Drejtorie.
Zv/kapiten i
Kapitanerisë se
Përgjithshme te
Porteve. III-b 10.050 2% 49.000
Përgjegjës Sektori.
Inspektor. IV-a 10.050 2% 34.450
Specialist.
Restaurator.
Lektor.
Arkivist/Katalogist
Historian. IV-b 10.050 2% 25.850
IV-c 10.050 19.900


Lidhja nr. 4

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve te institucioneve rajonale/vendore ne varësi te ministrave te linjës, institucioneve rajonale/vendore ne varësi te institucioneve Qendrore ne varësi te ministrave te linjës, si dhe te punonjësve qe kryejnë funksione te deleguara te pushtetit qendror ne pushtetin vendor dhe sekretaret e deputeteve

PAGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e pozicionit
(SHP)
Titullar i institucionit rajonal.
Kryetar Zyrës se Përmbarimit.
Kryetar i degës se Thesarit
Tirane.
Përgjegjës i degëve te thesarit ne qendër qarku.
Përgjegjës seksioni ne Seksionet e Administrimit
dhe te Mbrojtjes se Tokës ne
Qarqe.
Kryeinspektor ne Inspektoratet e Mbrojtjes se
Tokës ne Qarqe. III-b 10.050 2% 0 49.000
Titullar i institucionit vendor.
Përgjegjës Sektori ne
institucionet rajonale.
Përgjegjës Sektori ne Degën
e Thesarit Tirane,
Përgjegjës te degëve vendore te thesarit.
Përgjegjës i zyrës se gjendjes civile ne bashki (si funksion i
deleguar).
Përmbarues Gjyqësor ne
Zyrat e Përmbarimit
Gjyqësor. IV-a 10.050 2% 0 37.450
Përgjegjës Sektori i institucionit vendor.
Përgjegjës i zyrës se gjendjes civile ne komuna (si funksion i deleguar).
Specialist i zyrës se gjendjes civile ne bashki (si funksion i deleguar).
Specialist ne institucionet rajonale.
Restaurator arti.
Arkitekt.
Inspektor ne Inspektoratin e
Mbrojtjes se Tokës ne Qarqe.
Specialist ne degët e thesarit. IV -b 10.050 2% 0 25.850
Specialist ne institucionet vendore.
Specialist i zyrës se gjendjes civile ne komuna (si funksion i deleguar).
Restaurator.
Instruktor.
Piktor.
Sekretar deputeti. IV -c 10.050 2% 0 19.900


Lidhja nr. 4/1

Strukturra dhe nivelet e pagave te nëpunësve te Zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne rrethe


POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
PAGA BAZE) SHTESA E POZICIONIT SHTESA PËR KUSHTE PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e pozicionit (SHP)
Regjistrues i Tiranes III-a 10.050 2% 65.000 15.000
Regjistrues i rretheve te kategorisë se I-re III-a/1 10.050 2% 55.000 16.500
Regjistrues i rretheve te kategorisë se II-te Zëvendësregjistrues i rretheve te kategorisë se I-re III-b 10.050 2% 49.000 16.500
Zëvendësregjistrues ne zyrat e kategorisë se II-te IV-a 10.050 2% 37.450 16.500
Përgjegjës Sektori ne zyrat e regjistrimit te kategorisë se I-re IV-a 10.050 2% 37.450 10.000
Përgjegjës Sektori ne zyrat e regjistrimit te kategorisë se II-te
Specialist ne zyrat e regjistrimit te kategorisë se I-re IV-b 10.050 2% 25.850 10.000
Specialist ne zyrat e regjistrimit te kategorisë se II-te IV-c 10.050 2% 19.900 6.000


Shënim: Zyrat e Regjistrimit te kategorisë se I-re, janë zyrat: Tirane, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçe, Lezhe, Lushnjë, Pogradec, Shkodër, Vlore, Dibër dhe Sarande.




POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
PAGA BAZE) SHTESA E POZICIONIT SHTESA PËR KUSHTE PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e pozicionit (SHP)


Lidhja nr. 4/2

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve te Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore

PAGA MUJORE
POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore për
vjetërsi
(SHV) Shtesa për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e pozicion
(SHP)
Drejtor i Drejtorive Arsimore Rajonale. III-b 10.050 2% Shkalla e trete. 10%
Shkalla e dyte - 20%
Shkalla e pare - 30% 49.000
Drejtor i Zyrave Arsimore.
Përgjegjës Sektori ne
Drejtoritë Arsimore Rajonale. IV-a 10.050 2% Shkalla e trete - 10%
Shkalla e dyte - 20%
Shkalla e pare - 30% 37.450
Përgjegjës Sektori ne Zyrat Arsimore.
Specialist ne Drejtoritë
Arsimore Rajonale. IV-b 10.050 2% Shkalla e trete - 10%
Shkalla e dyte - 20%
Shkalla e pare - 30% 25.850
Specialist ne Zyrat Arsimore. IV-c 10.050 2% Shkalla e trete - 10%
Shkalla e dyte - 20%
Shkalla e pare - 30% 19.900


Lidhja nr. 4/3

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve ne Drejtoritë e Burgjeve dhe Institucionet e Riedukimit ne rrethe


POZICIONI KATEG
ORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT SHTESA
PER
KUSHTE
PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore
për vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titullar i institucionit III-a 10.050 2% 0 65.000 10.000
Zëvendëstitullar
Institucionit. III-b 10.050 2% 0 49.000 8.000
Përgjegjës Sektori. IV-a 10.050 2% 0 37.450 5.000
Specialist. IV-b 10.050 2% 0 25.850 4.000


Lidhja nr. 4/4

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve te Zyrave (Drejtorive) Rajonale. te Agjencisë se Legalizimit. Urbanizimit dhe Integrimit Zonave/Ndërtimeve Informale

POZICIONI KATEG
ORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT SHTESA PËR KUSHTE PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore
për vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Drejtor i Zyrës
(drejtorisë) rajonale,
Tirane III-a 10.050 2% 65.000 15.000
Drejtor i Zyrave
(drejtorive) Rajonale
te kategorisë se pare.
Zv/drejtor i Zyrës
(Drejtori se) Rajonale, Tirane III-a/1 10.050 2% 55.000 16.500
Drejtor i Zyrave (drejtorive) rajonale
te kategorisë se dyte.
Zv/drejtor i Zyrave
(drejtorive) rajonale
te kategorisë pare. III-b 10.050 2% 49.000 16.500
Përgjegjës Sektori ne
Zyrat (drejtorie) IV-a 10.050 2% 37.450 10.000
Specialist ne Zyrat
(drejtoritë) rajonale IV-b 10.050 2% 25.850 10.000

Shënim: Zyrat (drejtoritë) rajonale te kategorisë se pare te ALUIZNI-t janë: Tirane, Durrës, Vlore. Elbasan, Fier, Shkodër, Lezhe, Korçë, Berat.


Lidhja nr. 4/5

Struktura dhe nivelet e pagave te nëpunësve te Zyrave Rajonale te Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave


POZICIONI KATEGORIA PAGA INDIVIDUALE
(PAGA BAZE) SHTESA E
POZICIONIT SHTESA PER
KUSHTE
PUNE
1 2 3 4
Paga e
Grupit
(PG) Shtesa
vjetore
për
vjetërsi
(SHV) Shtesa
për
Kualifikim
(SHK) Shtesa e
pozicionit
(SHP)
Titul1ar i institucionit III-b 10.050 2% 49.000 16.500
Përgjegjës sektori IV-a 10.050 2% 37.450 10.000
Specialist ne
institucionet rajonale. IV-b 10.050 2% 25.850 10.000


Lidhja nr. 5

POZICIONI KUALIFIKIMI/GRADA/TITULLI SHKENCOR SHTESA
(LEKË/MUAJ)
Titul1ar i institucionit. Profesor i asociuar. 25.000
Zv/titullar i institucionit.
Drejtor Drejtorie në institucion. Anëtar i organit drejtues. Doktor i Shkencave.
20.000
Doktor i Shkencave (doktoraturë e mbrojtur në vendet perëndimore). 25.000
Përgjegjës Sektori.
Menaxher trajnimi.
Specialist. Studime të thelluara pasuniversitare/Master i Nivelit të Dytë.
Studime Specializuese Afatgjata. 10.000
Studime të thelluara pasuniversitare/Master i Nivelit të Dytë (diplomuar në vendet perëndimore) 20.000



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
PAGA
707180017





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as