0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE, QË USHTROJNË VEPRIMTARI NDËRTIMI
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 42
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 16.01.2008
Data e aprovimit te Aktit: 30.01.2008
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 9
Data e fletores zyrtare: 30.01.2008
Aktiviteti: Rregullorja
Propozuar nga: Ministri i Punëve Publike
Pershkrimi i Aktit: Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i organit përgjegjës, procedurave, kritereve për licencimin profesional për subjektet juridike që kryejnë veprimtari zbatuese ndërtimi, kategorizimi i punimeve për këto subjekte, klasifikimi i tyre, si dhe përcaktimi i të drejtave e përgjegjësive që ka subjekti i pajisur me licencë.
Amendamente
1 PëR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.42, DATË 16.1.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE, QË USHTROJN
Akte te ngjashem
1 Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

 



Vendim

Nr.42, datë 16.1.2008

 

PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE, QË USHTROJNË VEPRIMTARI NDËRTIMI

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 18 të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

  

VENDOSI:

 

1.  Miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi, sipas tekstit, që ? bashkëlidhet këtij vendimi.

 2.  Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.

 Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

 

RREGULLORE

PËR KRITERET, PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE QË USHTROJNË VEPRIMTARI NDËRTIMI

 

kreu I

QËLLIMI, FUSHA E VEPRIMIT TË RREGULLORES DHE PËRKUFIZIME

 

1. Qëllimi dhe fusha e veprimit:

Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i organit përgjegjës, procedurave, kritereve për licencimin profesional për subjektet juridike që kryejnë veprimtari zbatuese ndërtimi, kategorizimi i punimeve për këto subjekte, klasifikimi i tyre, si dhe përcaktimi i të drejtave e përgjegjësive që ka subjekti i pajisur me licencë.

Licencimi, sipas kësaj rregulloreje, është i detyrueshëm për çdo subjekt juridik ose fizik vendas ose të huaj, që ushtron veprimtari ndërtimore zbatuese në Republikën e Shqipërisë pavarësisht formës së organizimit të tij.

Subjekte private a publike që kryejnë investime në ndërtime me fonde private ose prokurojnë me fonde publike kanë detyrimin për kontraktim vetëm me subjekte të licencuar, sipas kësaj rregulloreje.

2. Përkufizime:

Në kuptim të kësaj rregulloreje termat kanë këto kuptime:

“Komision” është struktura e posaçme administrative, që krijohet nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit e asistohet nga stafi përgjegjës për veprimtaritë e ndërtimit në ministri, që ka autoritetin e vetëm për dhënien, ndryshimin a revokimin e licencave profesionale të shoqërive apo vendosjen e penaliteteve për subjekte që kryejnë veprimtari në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, brenda sferës së përgjegjësive që i janë dhënë sipas kësaj rregulloreje, në fushën e zbatimit në ndërtim.

“Licencë profesionale” është leja për ushtrimin e aktivitetit në fushën e zbatimit të punimeve në ndërtim me të cilin ka detyrimin të pajiset çdo subjekt juridik/fizik, privat ose publik, që dëshiron të ushtrojë veprimtari në fushën e zbatimit të punimeve në ndërtim dhe plotëson kushtet për t’u pajisur me një të tillë.

“Formati i lejes” miratohet me urdhër të Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njoftohen menjëherë me shkrim të gjithë institucionet qendrore në varësi të ministrit a Kryeministrit, institucionet të pavaruara, kryesisë së qarqeve, si dhe publiku nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të ministrisë. 

“Arsimi universitar përkatës” është arsimi në degën dhe specialitetin e caktuar në diplomën e universitetin përkatës.

“K.T.Z” - kushte teknike të zbatimit të punimeve.

“STASH” - standarde shtetërore.

“Punë Publike” konsiderohet veprimtaria për realizimin e një vepre publike në përputhje me përcaktimin e ligjit për prokurimin publik.

“QKR” - Qendra Kombëtare e Regjistrimit të subjekteve tregtare.

“Kategori” - puna në zbatim sipas llojit dhe nënllojit të objekteve, që ndërtohen ose që i shërbejnë objektit të ndërtuar.

“Klasifikim” klasifikimi i subjekteve juridikë/fizikë në nivele për çdo kategori punimesh.

“Drejtues ligjor”-personi fizik apo personat fizikë (administrator për sh.p.k., drejtor, presidenti për sh.a., personi fizik) të përcaktuar si të tillë nga vendimi i regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit/ ose në gjykatë.

“Drejtues teknik”- individi/ët e diplomuar në degët përkatëse të universitetit që është/janë përgjegjës/a për ndërtimin e objekteve sipas projektit dhe në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë brenda kushteve të kontratës.

 

KREU II

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I STRUKTURËS PËRGJEGJËSE PËR DHËNIEN, NDRYSHIMIN APO REVOKIMIN E LIcENCAVE PROFESIONALE

 

1. Krijimi i strukturës përgjegjëse

a) Me urdhër të ministrit përgjegjës për punët publike krijohet struktuara e posaçme e quajtur komisioni i posaçëm i dhënies së licencave profesionale.

b) Komisioni ka autoritetin përgjegjës për shqyrtimin, miratimin e licencimit, ndryshimit të klasifikimit të lejes profesionale dhe sipas rastit revokimit të kësaj lejeje. 

Përjashtim kryhet vetëm për përditësimin e ndryshimeve apo shtesave të drejtuesit ligjor, kohëzgjatjes, emërtimit, selisë apo mbylljes së subjektit. Përditësimi kryhet nga sektori i licencimit në përputhje me afatet dhe procedurat e kësaj rregulloreje.

c) Në urdhrin e krijimit të komisionit përcaktohet përbërja (kryetar, nënkryetar, sekretar dhe anëtarë), kohëzgjatja e ushtrimit të veprimtarisë sipas kësaj përbërjeje, masa e shpërblimit për pjesëmarrje dhe mënyra e informimit/raportimit te ministri. Detyrën e sekretarisë së komisionit e kryen sektori përgjegjës për licencimet në ministri;  

ç) Shpërblimi për pjesëmarrjen e anëtarit në mbledhjen e komisionit të jetë nga 3 deri 5% të pagës së Sekretarit të Përgjithshëm në ministri. Kur, brenda të njëjtit muaj kalendarik, anëtarët e komisionit ndjekin më shumë se 1 mbledhje shpërblimi mujor për anëtarin pjesëmarrës caktohet nga 6% deri 9% të  pagës së Sekretarit të Përgjithshëm. Kryetari shpërblehet me një shtesë të barabartë me 20%-30% të shpërblimit të anëtarit. Në çdo rast shpërblimi është i lidhur me pjesëmarrjen.

2. Funksionimi

a) Komisioni kryen përgjegjësitë në përputhje me këtë rregullore dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi, që përcaktojnë kriteret në këtë fushë. Si rregull brenda 20 ditëve kalendarike nga depozitimi i kërkesës në protokollin e ministrisë, komisioni duhet të shprehet me vendim për aplikim. Përjashtim nga afati bëhet vetëm për rastet e caktuara sipas procedurës së kësaj rregulloreje.

b) Komisioni mblidhet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Komisioni shqyrton dhe vendos për kërkesat, ankesat, informacionet në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.

c) Sekretaria ka detyrimin t’i përcjellë kryetarit për komision në afatet e caktuara sipas kësaj rregulloreje çdo aplikim të dorëzuar deri 7 ditë kalendarike para fillimit të mbledhjes.

ç) Kryetari, në përputhje me afatet e shqyrtimit të aplikimeve sipas kësaj rregulloreje, cakton dhe nënshkruan rendin e ditës brenda ditës së premte paraardhëse të së hënës së parë dhe të tretë të çdo muaji. Rendi i ditës u shpërndahet anëtarëve brenda orës 14:00 të kësaj dite. Rendit të ditës i bashkëlidhen propozimet dhe rekomandimet e sekretarisë për çështjet në shqyrtim.

3. Procedura e shqyrtimit dhe vendimmarrjes në komision

a) Komisioni administron materialin e paraqitur nga sekretariati teknik, shqyrton propozimet dhe rekomandimet e sekretariatit teknik, verifikon dokumentacionin sipas rastit dhe vendos për kërkesat. Kur gjykon komisioni, ka të drejtë të kërkojë nga aplikantët dokumente plotësuese, por kjo nuk ndikon në zgjatjen e afatit të trajtimit të aplikimit. Për këtë çështje disponohet me vendim.

b) Mbledhjet e komisionit drejtohen nga kryetari ose zëvendëskryetari në mungesë të kryetarit.

c) Kur konstatohen se ka aplikime të shumta në numër me autorizim të ministrit, brenda 2 ditëve pune, kryetari, ose në mungesë të kryetarit nënkryetari, thërret jashtë radhe mbledhjen për shqyrtimin e materialit të depozituar deri 7 ditë kalendarike para fillimit të mbledhjes. Në çdo rast, zhvillimi i mbledhjes jashtë radhe nuk përjashton mbledhjet e së hënës së parë dhe të tretë të muajit të caktuar sipas kësaj rregulloreje.

ç) Mbledhjet e komisionit zhvillohen të mbyllura dhe janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve. Anëtari ka të drejtën e votimit “pro” ose “kundër”, abstenimi nuk lejohet.

d) Në mbledhjet e Komisionit mbahet procesverbal, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës dhe çdo njëri prej tyre ka të drejtë të njihet me një kopje të tij.

dh) Vendimi në komision merret me shumicën e votave të pjesëmarrësve. Si rregull kryetari voton i fundit. Kur votimi rezulton i barabartë, vota e kryetarit është përcaktuese.

e) Sekretaria brenda 2 ditëve pune zbardh vendimet të cilat nënshkruhen, në çdo fletë, nga anëtarët e pranishëm në mbledhje, në 2 kopje, ku njëra dorëzohet në zyrën e protokollit, në përputhje me rregullat e parashikuara nga ligji nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”, dhe rregulloret në zbatim të tij, ndërsa kopja tjetër në sektorin përkatës për licencimin në ndërtim.

ë) Sektori i licencimit, përgatit lejet brenda 1 dite pune për subjektet dhe kryetari i firmos ato brenda ditës. Në mungesë të kryetarit leja nënshkruhet nga nënkryetari.

4. Përgjegjësitë e sekretarisë së komisionit

a) Përgjegjësitë e sekretarisë së komisionit kryhen nga sektori përgjegjës për licencimin në ndërtim që funksionon në strukturën përgjegjëse për licencimin në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Sekretaria ka këto përgjegjësi:

I. Brenda orës 11:00 të çdo dite, në përputhje me rregullat e parashikuara nga ligji nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat” dhe rregulloret në zbatim të tij,  merr në dorëzim nga sektori i protokollit dhe administron të gjitha aplikimet e drejtuara në komisionin e dhënies së licencave.

II. Regjistron në regjistra të posaçëm në formë shkresore dhe elektronike çdo aplikim të ndarë sipas objektit. Licencim fillestar, shtesa, revokim, kërkesa për sanksione.

III. Verifikon dokumentacionin e nevojshëm provues të çdo aplikimi dhe e inventarizon sipas formularëve standard.

IV. Kur aplikimi nuk shoqrohet me dokumentacionin provues, sipas kësaj rregulloreje apo dokumentin justifikues që provon kryerjen e pagesës sipas tarifës së miratuar (sipas lidhjes nr.1), sekretariati brenda 5 ditëve nga marrja në dorëzim, sipas pikës I të kësaj shkronje, i komunikon me shkrim aplikuesit kërkesën për plotësim dokumentacioni. Komunikimi kryhet në adresën e dhënë nga subjekti aplikues. Komunikimi me shkrim pezullon afatet e shqyrtimit të kërkesës. Njoftimi për plotësim dokumentacioni botohet dhe në faqen zyrtare të ministrisë.

V. Kur aplikimi rezulton se shoqërohet me dokumentacionin provues, sipas kësaj rregulloreje, brenda 7 ditëve nga marrja në dorëzim e kërkesës sipas pikës I të kësaj shkronje, sektori shqyrton kërkesën dhe sipas rastit i propozon komisionit:

- miratimin e kërkesës;

- miratimin me ndryshime të kërkesës;

- refuzimin e kërkesës.

Rekomandimi duhet të përmbajë shkakun ligjor dhe rrethanat apo argumentet në të cilat mbështetet. Ai nënshkruhet nga sekretari i komisionit dhe miratohet nga drejtori i drejtorisë përgjegjëse për licencimin.

VI. Përgatit projektrendin e ditës.

VII. Mban procesverbalet e mbledhjeve dhe i zbardh ato jo më vonë se 2 ditë pune.

VIII. Përgatit vendimet e komisionit në përputhje me konkluzionet e mbledhjeve.

IX. Kryen plotësimin e formularëve të licencave në dy kopje sipas vendimeve të komisionit dhe dërgimin nëpërmjet postës në adresën e aplikuesit.

X. Bën mbajtjen, përditësimin dhe publikimin e të dhënave të regjistrave të subjekteve të licencuara dhe regjistrave të posaçëm.

XI. Arkivimin e dokumentacionit të aplikantëve shoqëruar me licencën e miratuar që përmban siglat e konceptuesit, miratuesit dhe kryetarit të komisionit, në përputhje me rregullat e parashikuara nga ligji nr.9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat” dhe rregulloret në zbatim të tij.

XII. Çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj, këtë rregullore apo urdhër të ministrit.

5. Përgjegjësitë, procedurat dhe afatet për përditësimin e të dhënave në regjistër që nuk sjellin ndryshime në klasifikim për subjektet juridike.

a) Brenda 30 ditëve, çdo subjekt i licencuar në zbatim ka detyrimin të depozitojë aplikimin për përditësimin e të dhënave që nuk sjellin ndryshim në klasifikim. I njëjti afat, me përjashtim të rastit kur përcaktohen afate të posaçme sipas kësaj rregulloreje, është i detyrueshëm dhe për aplikime të cilat sjellin ndryshime në klasifikimin e lejes. Aplikimet që nuk sjellin ndryshime në klasifikim së bashku me dokumentacionin provues shqyrtohen dhe miratohen nga sektori i licencimit.

b) Kur aplikimi është në mbështetje të kësaj rregulloreje, brenda 10 ditëve, subjektit i dërgohet njoftimi për pranimin e përditësimit për një ose më shumë elemente:

I. Ndryshim apo shtesë të drejtuesit /ve ligjor të shoqërisë;

II. Ndryshim emërtim shoqërie;

III. Zgjatjen e afatit të licencës së shoqërisë, kur aplikohet me të njëjtin staf inxhinierik;

IV. Mbyllja e aktivitetit të shoqërisë (çregjistrim i tyre), bashkime apo përthithje (që nuk shoqërohen me ndryshimin e grupit të drejtuesve teknikë).

Njoftimit për pranim i bashkëlidhet leja e përditësuar, e nënshkruar nga kryetari i komisionit në detyrë.

c) Kur aplikimi ka të meta ose dokumentacioni provues nuk është në formën e kërkuar ligjore brenda 10 ditëve, subjektit i dërgohet njoftimi me shkrim, për plotësim sipas rastit të dokumentacionit dhe/ose kërkesës. Kur subjekti nuk plotëson dokumentacionin dhe/ose kërkesën brenda 30 ditëve kalendarike nga njoftimi, aplikimi konsiderohet si i paqenë, kërkesa arkivohet dhe ndaj subjektit ose sipas rastit drejtuesit teknik në rastin e përgjegjësisë solidare komisioni fillon kryesisht procedimin, sipas kreut sanksione të kësaj rregulloreje.

 6. Lëshimi i dublikatës

Kërkesat për lëshim dublikate trajtohen brenda 3 ditëve pune nga sektori i licencimit. Dublikata lëshohet me shënimin “Dublikatë”.

 

KREU III

KATEGORIZIMI DHE KLASIFIKIMI I LICENCËS, ELEMENTET E SAJ, KUSHTET, KRITERET DHE KUFIZIMET

 

1. Kategorizimi dhe klasifikimi i licencës, garanci 

a) Licenca është dokument juridik e profesional, që i jep të drejtë disponuesit të saj të ushtrojë veprimtari të caktuar, sipas:

I. Kategorive të punimeve të zbatimit duke u mbështetur në:

- profilin e diplomës universitare të individëve që punësohen në rolin e drejtuesit teknik të shoqërisë.

II.Klasifikimit të kategorive të përfituara duke u mbështetur në 3 elemente:

- Vlerën e punëve të ngjashme të kryera 4 vitet e fundit si shoqëri;

- Përvojën në punë të individit/ëve që punësohen në rolin e drejtuesit teknik të shoqërisë;

- Kapacitetet financiare.

b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur sipas ligjit për prokurimin publik me vlerë të përbashkët ose të veçantë që tejkalon vlerën e kategorisë që mban subjekti sipas lidhjes 4. Subjektet e licencura kanë të drejtë të marrin pjesë/apo të shpallen fituese në prokurime publike, brenda të njëjtës periudhë deri në vlerën e licencës së përcaktuar sipas lidhjes 4. Në kuptim të kësaj shkronje fjala “periudhë” kupton kohëzgjatjen e investimit të kryer sipas ligjit për prokurimin publik nga momenti i shpalljes fitues deri në kolaudim të objektit/investimit. Agjencia e Prokurimit Publik dhe autoritetet kontraktore, sipas ligjit për prokurimin publik, hartojnë dokumentet standarde të tenderit dhe dokumentet e tenderit në përputhje me këtë rregullore dhe garancitë e caktuara këtu me detyrimin që kur verifikohet se subjekti përfshihet në investime që tejkalojnë klasën e kategorisë së licencuar sipas lidhjes 4, kontrata të shpallet absolutisht e pavlefshme me detyrimin për njoftim për nisje të procedurës për heqje licence.

c) Autoritetet kontraktore, në përcaktimin e grafikëve dhe afateve për përfundimin e punimeve të ndërtimit, në dokumentet e tenderit të prokurimit dhe në kontratën e zbatimit të veprave publike, ndërtimore, detyrohen të llogarisin kryerjen e punimeve, për periudhën 22 mars – 23 tetor me 2(dy) turne, për ndërtimin e objekteve në lartësi, dhe me 3(tri) turne, për ndërtimin e rrugëve dhe ndërtimeve të tjera.

ç) Autoritetet kontraktore për moszbatimin e kërkesave të përcakuara në shkronjën “c” dhe për mosndjekjen e zbatimin e këtyre kushteve (kryerjen e punimeve me dy e tri turne), të përcaktuara në kontratën e nënshkruar, ngarkohen me përgjegjësi administrative dhe/ose me përgjegjësi, sipas legjislacionit për prokurimin publik.

d)Autoriteti kontraktues kërkon ndërprejejen e punimeve dhe prishjen e kontratës për çdo vonesë në grafikun e punimeve, që rrezikon përfundimin e punimeve në afatin përfundimtar, të përcaktuar në kontratën e nënshkruar. Në këtë rast edhe për moskryerje të punimeve sipas kushteve të përcaktuara në shkronjën “c” kërkohet heqja e licencës për shoqëri ndërtuese, në përputhje me këtë vendim dhe përjashtimin e saj nga prokurimet publike, në përputhje me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik.

2. Elementet e licencës:

a) Licenca përmban këto elemente:

I. Kategoritë e punimeve të ndërtimit (përcaktuar në lidhjen nr.2);

II. Klasifikimin me nivele për çdo kategori (përcaktuar në lidhjen mr.4);

III. Numrin e identifikimit;

IV. Datën e regjistrimit në Regjistrin Themeltar (e njëjtë me datën e marrjes së vendimit nga komisioni);

V. Emrat e drejtuesve ligjorë e teknikë;

VI. Selinë;

VII. Afatin e vlefshmërisë;

VIII. Elementet e sigurisë të përcaktuara me urdhër të ministrit;

IX. Të dhënat e plota të kategorive dhe klasifikimit, në pjesën e pasme të licencës (Lidhjet 2 e 4 të kësaj rregulloreje).

b) Formulari i licencës miratohet nga Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

3. Kushtet, kriteret dhe kufizimet

a) Aplikimi për licencë dhe dokumentet shoqëruese të saj, sipas kësaj rregulloreje, dërgohen me postë rekomande dhe lajmërimmarrjeje në emër të komisionit. Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose i njësuar me origjinalin. Në aplikim shënohet dhe adresa e saktë për komunikim mes subjektit dhe komisionit. 

Shoqëritë e huaja që aplikojnë për licencim njehsojnë licencën që disponojnë nga vendi i origjinës duke zbatuar të njëjtat procedura për kategorizimin dhe klasifikimin, si dhe shoqëritë shqiptare. 

b) Për të vlerësuar/demostruar aftësinë e mjaftueshme profesionale, financiare dhe kapacitetin profesional të drejtuesit teknik të shoqërisë, gjykohet mbi dokumentacionin e plotësuar nga aplikuesi, sipas procedurave dhe kritereve të përcaktuara në këtë rregullore. Në rastet kur gjykohet nga komisioni kërkohen edhe dokumente apo informacione plotësuese nga ente publike ose private.

c) Licencat e shoqërive jepen me afat të njëjtë me atë për të cilin janë regjistruar për të ushtruar veprimtari në QKR apo gjykatë. Ndalohet ushtrimi i veprimtarisë zbatuese në ndërtim në mungesë të drejtuesit/ve teknikë të shoqërisë.

Shoqëritë e licencura jo më vonë se 10 ditë kalendarike, kur drejtuesi teknik është dorëhequr ose ka pamundësi fizike për ushtrimin e detyrës (aksident, sëmundje me paaftësi ushtrimi detyre mbi 14 ditë, invaliditet, ndarje nga jeta), kanë detyrimin të paraqesin njoftim së bashku me kërkesën për drejtuesin e ri teknik të shoqërisë.

Si rregull përgjegjësitë e drejtuesit teknik të shoqërisë për këtë periudhë (nga kontraktimi deri në shqyrtimin e kërkesës) mbulohen nga drejtuesi i ri i kontraktuar deri në vendimmarrjen e komisionit. 

Kur komisioni vendos mospranim të kërkesës ose në mungesë të dokumentacionit të plotë sekretariati teknik dërgon njoftim për plotësim dokumentacioni, sipas paragrafit VI, shkronja “a”, pika 4 e kreut II të kësaj rregulloreje, shoqëria detyrohet të pezullojë punimet menjëherë deri në licencimin sipas rregullave dhe procedurave të caktuara në këtë rregullore.

Kur shoqëria dhe drejtuesi kanë kontratë me afat të caktuar, shoqëria jo më vonë se 30 ditë para mbarimit të afatit njofton komisionin për drejtuesin e ri teknik ose zgjatjen e kontratës për një afat të ri. Bashkëlidhur njoftimit aplikimi dhe dokumentacioni provues sipas kësaj rregulloreje. Kur në Komision nuk ka njoftim nga shoqëria apo drejtuesi teknik nuk njofton për mbarimin e kontratës sipas afatit, kontrata për periudhën në vijim do të quhet si pa afat të caktuar. Përgjegjës sipas ligjit mbetet drejtuesi teknik i shoqërisë.

ç) Afati kohor për të kërkuar shtesë të kategorive apo rritje të klasifikimit me të njëjtët drejtues teknikë me të cilët shoqëria disponon licencë është jo më parë se një vit nga aplikimi paraardhës.

 

KREU IV

DREJTUESI TEKNIK I SHOQËRISË DHE PAPAJTUESHMËRIA ME KËTË DETYRË

 

1. Drejtuesi teknik i shoqërisë

a) Drejtuesi teknik i shoqërisë është personi me arsimin universitar përkatës (përcaktuar në lidhjen nr.5) dhe me përvojë pune jo më pak se 5 vjet nga diplomimi. Për personat që kanë mbaruar universitetin me mesatare note nga 9.0 e lart ose ekuivalent (për studime të përfunduara në shtete të huaja) afati të jetë jo më pak se 3 vjet nga diplomimi.

b) Licenca profesionale e shoqërisë kategorizohet mbështetur në diplomimin dhe përvojën personale të drejtuesit/drejtuesve teknikë, kërkesave të tjera që caktohen në këtë rregullore dhe vlerësimit të komisionit për dokumentacionin e paraqitur.

c) Marrëdhëniet e drejtuesit teknik me shoqërinë rregullohen sipas kontratës individuale të punës.

2. Papajtueshmëritë me detyrën e drejtuesit teknik të shoqërisë së zbatimit

Drejtuesit teknikë të shoqërisë nuk mund të jenë personat që janë të angazhuar në çdo punëmarrje tjetër publike.

Drejtuesi teknik i shoqërisë nuk mund të jetë njëkohësisht i punësuar në dy apo më shumë shoqëri ndërtimi dhe ndalohet të disponojnë licencë për mbikëqyrje e kolaudim të punimeve të zbatimit.

Kur personat që pranojnë të kryejnë detyrën e drejtuesit teknik të shoqërisë për zbatim disponojnë licencë profesionale mbikëqyrjeje e kolaudim punimesh zbatimi, ata kanë detyrimin për evidentimin e këtij fakti në dokumentacionin e paraqitur për aplikim, si dhe dorëzimin e kopjes origjinale të këtyre licencave pranë arkivës së sektorit përgjegjës për licencimin, përpara ose në çastin kur shoqëria në fjalë merr licencën.

Licencat profesionale për mbikëqyrje e kolaudim punimesh zbatimi, i kthehet personit sapo ai shkëput marrëdhëniet si drejtues teknik me shoqërinë.

 

KREU V

MËNYRA E KLASIFIKIMIT TË SHOQËRIVE

 

1. Klasifikimi i shoqërive

a) Shoqëria vendoset paraprakisht në nivelin (klasën) e pasqyruar në lidhjen nr.4, ku përfshihet vlera e punimeve të kryera gjatë 4 viteve të fundit për kategorinë që klasifikohet. Shoqëria qëndron në të njëjtin nivel klasifikimi apo zbret në një më të ulët në varësi të pikëve që përfiton nga përvoja e drejtuesit teknik të shoqërisë për kategorinë që klasifikohet dhe pikët nga kapaciteti financiar nëpërmjet bilanceve, të llogaritura si në vijim.

I. Llogaritja e pikëve për përvojën e drejtuesit teknik, (vlerësimi maksimal 20 pikë) për çdo kategori kryhet nga komisioni mbështetur në:

- Vitet e punës mbas diplomimit në degën universitare me 1 pikë për çdo 5 vjet përvojë (nga viti i diplomimit deri në atë të aplikimit) dhe jo më shumë se 5 pikë gjithsej.

- Punët e kryera në zbatim të objekteve ndërtimore, të cilat vlerësohen nga komisioni (jo më shumë se 15 pikë).

Kur e njëjta shoqëri ka më shumë se 1 drejtues teknik për të njëjtin kategori punimesh për efekt të kategorizimit vlen pikësimi i drejtuesit teknik me pikësimin më të madh :

Shembull: Kur drejtuesi teknik me eksperiencën më të madhe për atë kategori ka 14 vjet që është diplomuar, ai merr 2.8 pikë dhe i shtohen pikët (nga 1 deri 15) që komisioni vlerëson për eksperiencën e tij, bazuar në punët që ka kryer.

II. Llogaritja e pikëve për kapacitetin financiar kryhet bazuar në bilancet “pozitive” (kur shoqëria ka rezultuar me fitim). Pikët llogariten si mesatare e pikëve për 4 vitet e fundit, ku për secilin vit “pozitiv” përfitohen 20 pikë (vlerësimi maksimal 20 pikë).

Shembull: Në rast se shoqëria ka 2 vjet që është krijuar dhe vetëm për 1 vit nga këto ka pasur bilanc me fitim, atëherë ajo do të përfitojë ; 1x(20 pikë) / 2 vitet = 10 pikë.

Shoqëria qëndron në të njëjtin kategori, vetëm kur vlerësohet nga 21 pikë e lart me kusht që nga drejtuesi teknik të ketë përfituar të paktën 11 pikë. Në rast të kundërt ajo zbret në një nivel klasifikimi më të ulët.

 

KREU VI

DOKUMENTET QË SHOQËROJNË APLIKIMIN PËR licencë PROFESIONALE, NDRYSHIME DHE PËRDITËSIME

 

1. Dokumentacionin për pajisje me licencë shoqërie për herë të parë

a) Kërkesa e shoqërisë për pajisje me licensë sipas formularit të paraqitur në lidhjen nr.6. Kërkesës i bashkëlidhet dhe dokumentacioni i mëposhtëm provues:

I. Kopje e njësuar e vendimit të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit/gjykatë dhe (aktit të themelimit + statusit).

II. Kopje e njësuar e diplomës së drejtuesit apo drejtuesve teknikë të shoqërisë.

III. Kur drejtuesi teknik është diplomuar me mesatare note nga 9:0 e lart ose ekuivalent dhe kërkon të vendoset si drejtues teknik 3 vjet nga diplomimi kopje e njësuar e listës së notave.

IV. Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose i njësuar) për veprimtarinë e kryer nga drejtuesi teknik, vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma publikë ose privatë. Kur vërtetimi lëshohet nga institucion privat bashkëshoqërohet dhe me vërtetim të subjektit publik që konfirmon faktin.

V. Kontrata midis drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik.

VI.Vetëdeklarimi i drejtuesve ligjorë, nëse është në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës, (sipas formatit të lidhjes nr.7/1).

VII.Vetëdeklarim i drejtuesit/ve teknik, nëse është në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo ka qenë i dënuar, si dhe për gjendjen në lidhje me punëmarrje të tjera, (sipas formatit të lidhjes nr.7/2).

2. Dokumentacioni për ndryshim ose shtesë të drejtuesit ligjor:

a) Kërkesa për ndryshimin e drejtuesit ligjor apo shtesë të tij sipas formularit të paraqitur në lidhjen nr.6, shoqërohet edhe me:

I. Kopje të noterizuar të vendimit të gjykatës ose të QKR, ku përcaktohet ndryshimi i drejtuesit ligjor.

II. Vetëdeklarimi i drejtuesit/ve teknik, nëse është në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo ka qenë i dënuar, si dhe për gjendjen në lidhje me punëmarrje të tjera, (sipas formatit të lidhjes nr.7/2).

3. Dokumentacioni për ndryshim të drejtuesit teknik:

a) Kërkesa për ndryshimin e drejtuesit teknik apo shtesë të tij sipas formularit të paraqitur në lidhjen nr.6, shoqërohet edhe me:

I. Kopje të njësuar të diplomës së drejtuesit apo drejtuesve teknikë që shtohen në shoqëri. Kur drejtuesi teknik është diplomuar me mesatare note nga 9:0 e lartë dhe kërkon të vendoset si drejtues teknik 3 vjet nga diplomimi, diplomës t’i bashkëlidhet kopje e njësuar e listës së notave.

II. Kontrata/t midis drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik të ri.

III. Vetëdeklarimi i drejtuesit/ve teknik, nëse është në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo ka qenë i dënuar, si dhe për gjendjen në lidhje me punëmarrje të tjera, (sipas formatit të lidhjes nr.7/2).

IV. Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose i njësuar për veprimtarinë e kryer nga drejtuesi teknik), vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma publike ose private. Kur vërtetimi lëshohet nga institucion privat bashkëshoqërohet dhe me vërtetim të subjektit publik që konfirmon faktin.

V. Bilancet e katër viteve të fundit

Kur komisioni njoftohet nga drejtuesi teknik që largohet, brenda 7 ditëve njoftohet shoqëria me shkrim për këtë largim dhe për detyrimin për plotësim sipas kësaj rregulloreje.

 4. Dokumentacioni për ndryshim emërtim shoqërie:

a) Kërkesa për ndryshimin e emrit të shoqërisë, kryhet brenda 30 ditëve nga marrja e certifikatës nga QKR-ja për këtë ndryshim, hartohet sipas formularit të paraqitur në lidhjen nr.6 dhe shoqërohet me kopjen e njësuar ose origjinal të aktit.

5. Dokumentacioni për mbylljen e aktivitetit të shoqërisë, çregjistrimi

Kur shoqëria ndërtimore nuk kryen veprimtari, sipas ligjit në fuqi, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit në QKR apo gjykatë për mbyllje subjekti, ka detyrimin të paraqesë pranë sektorit përgjegjës për licencimin, kërkesën shoqëruar me vendimin e QKR-së apo gjykatës. Në këtë rast drejtuesi ligjor dhe drejtuesi teknik kanë përgjegjësi solidare për njoftimin.

6.Ndarjet apo bashkimet e shoqërive:

a) Ndarja:

Kur shoqëria ndërtimore ndahet, akti i ndarjes i depozituar në QKR përcakton dhe çështje të të drejtave dhe detyrimeve që trashëgojnë subjektet e reja të krijuara për elementet, punime të kryera nga shoqëria mëmë, kapacitetet inxhinierike dhe ato financiare. Dokumentacioni që duhet të dorëzohet në komision nga përfaqësuesit ligjorë të subjektit përbëhet nga:

I. Aplikimi për licencimin e shoqërisë/ve dhe shpalljen pa veprim të licencës së shoqërisë mëmë së cilit i bashkëlidhet.

- Akti i ndarjes i depozituar në QKR;

- Vendimi i ndarjes në QKR;

- Kontrata midis drejtuesve ligjorë dhe drejtuesve teknikë përkatës.

Dokumentacioni i mësipërm paraqitet në origjinal ose i njësuar me origjinalin.

Kur kontrata lidhet me drejtues të ri teknik dokumentacionit të mësipërm i bashkëlidhen vetëdeklarimi i drejtuesit teknik, nëse është në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo ka qenë i denuar, si dhe për gjendjen në lidhje me punëmarrje të tjera (sipas formatit të lidhjes nr.7/2) së bashku me

Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose i njësuar për veprimtarinë e kryer nga drejtuesi teknik), vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma publikë ose privatë. Kur vërtetimi lëshohet nga institucion privat bashkëshoqërohet dhe me vërtetim të subjektit publik që konfirmon faktin.

b) Bashkimi:

Bashkimi i shoqërive i vendos automatikisht shoqërisë së re që krijohet shumatoren e kategorive që kanë shoqëritë që bashkohen dhe secilën kategori në nivelin e klasifikimit bazuar në shumën e punimeve të ngjashme dhe pikësimin e drejtuesve teknikë me pikësim më të lartë. Pikësimi për bilancet llogaritet si mesatare e pikësimit nga bilancet të çdo shoqërie që bashkohet. Dokumentacioni që duhet të dorëzohet në komision përbëhet nga:

I. Aplikimi për licencimin e shoqërisë së re të krijuar dhe mbylljen e licencave për shoqërinë së cilës i bashkëlidhen:

- akti i bashkimit të shoqërisë i depozituar në QKR;

- Vendimi i bashkimit në QKR.

Dokumentacioni i mësipërm paraqitet në origjinal ose i njësuar me origjinalin.

7. Rilicencimi i shoqërive ekzistuese në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje.

Brenda periudhës 6-mujore nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje shoqëritë që disponojnë licencë përpara miratimit të rregullores, duhet të ndjekin të njëjtat procedura kategorizimi e klasifikimi, si edhe ato që aplikojnë për herë të parë. Kërkesa e hartuar sipas formularit të paraqitur në lidhjen nr.6. shoqërohen me:

I. Vendimin e regjistrimit në QKR në rast se kanë marrë një të tillë nga koha e aplikimit parardhës për licencë.

II. Vetëdeklarimin e drejtuesit/ve teknik, nëse është në hetim apo procedim penal me cilësinë e të pandehurit për vepra penale që kanë lidhje me ushtrimin e detyrës apo ka qenë i dënuar, si dhe për gjendjen në lidhje me punëmarrje të tjera. (sipas formatit të lidhjes nr.7/2) së bashku me.

III. Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose i njësuar për veprimtarinë e kryer nga drejtuesi teknik), vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma publikë ose privatë. Kur vërtetimi lëshohet nga institucion privat bashkëshoqërohet dhe me vërtetim të subjektit publik që konfirmon faktin.

IV. Informacion nga shoqëria në lidhje me punët e kryera për 4 vitet e fundit. Informacioni shoqërohet edhe me:

- Situacione të punimeve të likuiduara, të vulosura nga entet publike shtetërore apo private. (orgjinale ose kopje të njësuara);

- Bilance të 4 viteve të fundit, (orgjinale ose kopje të njësuara)

- Akteve të kolaudimit apo marrjes në dorëzim të objekteve (orgjinale ose kopje të njësuara)

8. Ndryshimi i shkallës së klasifikimit për kategoritë e licencës që disponon:

a) Kërkesa për ndryshim të shkallës së klasifikimit shqyrtohet në rastet kur:

I. Ndryshohen drejtuesit teknikë gjë që çon në llogaritjen e pikësimit për drejtuesin teknik të ri apo shtimin/heqjen e nivelit, si edhe kategorisë që përfitohej si rezultat i këtij drejtuesi. Në këtë rast plotësohen dokumentet sipas kërkesave të pikës 3.

II. Kërkohet rritje nga vetë shoqëria me të njëjtët drejtues teknikë si rezultat i punimeve të ngjashme që ka kryer ndërkohë, rritjes së eksperiencës së drejtuesve teknikë si në vite, ashtu edhe në punë.

b) Dokumentet që duhet të plotësojë shoqëria, për këtë rast janë, kërkesa sipas formularit të përcaktuar në lidhjen nr.6, shoqëruar edhe me:

I. Informacion në lidhje me punët e kryera gjatë vitit/viteve të fundit, nisur nga aplikimi paraardhës. Informacioni shoqërohet me:

- Kopje të situacioneve të punimeve të likuiduara, të vulosura nga entet publike shtetërore apo private, (orgjinale ose kopje të noterizuara);

- Kopje bilancesh (orgjinale ose kopje të noterizuara);

- Akte kolaudimi apo marrjes në dorëzim të objekteve (orgjinale ose kopje të noterizuara);

Ky informacion vlen edhe për pikësimin e eksperiencës së drejtuesit/drejtuesve teknikë ekzistues.

 

KREU VII

SANKSIONE 

 

1. Ndaj subjekteve të licencuara për shkelje të legjislacionit në fuqi apo kësaj rregulloreje aplikohen nga komisioni këto masa administrative :

a) Heqja e së drejtës për ushtrimin e aktivitetit ose pezullimin e përkohshëm në zbatim, për periudha të ndryshme të shoqërive apo kategori të drejtuesve teknikë të shoqërive, në rastet kur:

I. Konstatohen ose provohen deklarime (sipas parashikimeve në këtë rregullore) të rreme, dokumente të pavërteta të subjektit deklarues. Në këtë rast komisioni heq licencën për një periudhë 5 vjet.

II. Shoqëria kryen veprimtari pa drejtues teknik ose shkel afatet e njoftimit të caktuara në këtë rregullore. Në këtë rast komisioni heq licencën për shoqërinë/drejtuesit për një periudhë 3 vjet.

III. Ka propozime të motivuara nga institucionet që kanë lidhje me procesin e ndërtimit, organet e qeverisjes qendrore apo vendore, për shkelje të ligjshmërisë në ndërtim hiqet për një periudhë 3 vjet. Në këtë rast komisioni heq licencën e shoqërisë për një periudhë 3 vjet. Për këtë rast ngarkohen struktura të ministrisë për të verifikuar propozimin, të cilat brenda 30 ditëve hartojnë raportvlerësimin që shqyrtohet në mbledhjen e radhës së komisionit.

b) Për masat e marra njoftohet subjekti përkatës dhe institucionet që kanë lidhje me procesin e zbatimit të punimeve të ndërtimit. Gjithashtu për rastet e deklarimeve të rreme sanksioni administrativ shoqërohet dhe me kallëzim në organin e akuzës.

KREU VIII

ANKIMI

 

A) Për çdo vendim të komisionit, subjektet e interesuara, kanë të drejtën e ankimit te Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, brenda 30 ditëve, nga data e njoftimit. Titullari i ministrisë, pasi merr në shqyrtim ankesën e paraqitur nga subjekti, vendos brenda 10 ditëve:

- mospranimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të marrë nga komisioni.

- kthen për rishqyrtim vendimin e marrë në komision.

 

KREU IX

DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

1. Pjesë e kësaj rregulloreje janë lidhjet 1, 2, 3, 4, 5, 6 dhe 7.

2. Pjesë të rregullores së miratuar me urdhrin nr.84, datë 8.0.2006 të ministrit për miratimin e rregullores “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për punët publike”, që kanë të bëjnë me licencimin në fushën e zbatimit të individëve apo shoqërive të ndërtimit, shfuqizohen.

3.Verifikimi i deklarimeve apo dokumenteve kryhet rast pas rasti.

4. Me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në dizpozitat e kësaj rregulloreje, licencat e dhëna sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e miratuar me urdhrin nr.84, datë 8.9.2006 të ministrit për miratimin e rregullores “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për punët publike”, mbeten në fuqi deri në paraqitjen për rivlerësim e konvertim në kategoritë dhe klasifikimin e përcaktuar në këtë rregullore.

5.Rikategorizimi dhe riklasifikimi i licencave të dhëna deri 1 ditë para hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje duhet të kryhet për kategoritë N.P-4, N.P-5 dhe N.P-6 brenda periudhës 31.6.2008 ndërsa aplikimet nga subjektet juridike të përfundojnë brenda datës 1 prill 2008 . Për subjektet e tjera zbatuese licencimi përfundon më datë 25 dhjetor 2008, ndërsa aplikimet të përfundojnë më datë 25 korrik 2008.

 

 

 

 

 








 

 

 

 

ANEKS

 

Lidhja 1     Tarifat

Lidhja 2 Kategoritë e punimeve të zbatimit

Lidhja 3 Shpjegime në lidhje me punimet e ndërtimit që përfshihen në secilën kategori

Lidhja 4 Klasifikimi i Shoqërive ndërtimore sipas niveleve

Lidhja 5 Arsimet universitare përkatëse që duhet të ketë drejtuesi/it teknik

Lidhja 6 Formularët që duhet të plotësojnë shoqëritë që aplikojnë

Lidhja 7 Deklarimet e personave.

 


 

 

LIDHJA 1

 

TARIFA

 

Për personat juridikë që pajisen me licencë profesionale zbatohen këto tarifa:

 

1. Licencë për herë të parë shoqërie                                                                  1 (një) €;

2. Shtesë në licencë (kategori apo rritje të shkallës së klasifikimit)                    1 (një) €;      

3. Zgjatje afati licencë shoqërie                                                             1 (një) €;

4. Ndryshim dhe shtesë drejtuesi ligjor e teknik                                                  1 (një) €;

5. Ndryshim i emrit të shoqërisë                                                                       1 (një) €;

6. Nxjerrje të dhëna nga Regjistri Themeltar                                                     1 (një) €;

7. Dublikatë personave juridikë                                                                          1 (një) €;

8. Rilicencimi                                                                                        1 (një) €;

Subjekti aplikues sipas rastit, likuidon tarifën e mësipërme në një nga bankat e nivelit të dytë/postës shqiptare në llogari të ministrisë përgjegjëse për punët publike dhe ja bashkëlidh aplikimit.

 

 

 




LIDHJA 2

 

TABELA

Kategorizimi sipas punimeve të zbatimit në ndërtim

 

PUNIME TË PËRGJITHSHME NDËRTIMI

 

N.P – 1            Punime gërmimi në tokë.

N.P – 2            Ndërtime civile dhe industriale.

N.P – 3            Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasada.

N.P – 4            Rrugë, autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvai, metro, pista aeroportuale.

N.P – 5            Punime nëntokësore, ura e vepra arti.

N.P – 6             Diga dhe tunele hidroteknike.

N.P - 7            Ujsjellësa, gazsjellësa, vajsjellësa, vepra kullimi e vaditje.

N.P – 8           Ndërtime detare dhe punime thellimi në ujë.

N.P - 9            Punime dhe mbrojtje lumore sistemime hidraulike dhe bonifikime.

N.P - 10           Ndërtimi i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike.

N.P – 11           Ndërtime për n/stacionet, kabinat e transformatorëve linja e TN e të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë.

 N.P – 12          Punime të inxhinierisë së mjedisit.

 

PUNIME SPECIALE NDËRTIMI

 

N.S – 1             Punime për prishjen e ndërtimeve.

N.S- 2              Impiante hidro-sanitare, kuzhina, lavanteri, mirëmbajtja e tyre.

N.S- 3              Impiante ngritëse dhe transportuese (ashensorë, shkallë levizëse, transportues).

N.S.- 4             Punime rifiniture të muraturës dhe të lidhura me to, rifiniturë me materiale druri, plastik, metalik dhe xhami dhe rifiniturë të natyrës teknike ndërtuese.

N.S - 5            Impiante të sinjalistikës ndriçuese të trafikut.

N.S – 6             Sinjalistika rrugore jondriçuese.

N.S –7             Barriera dhe mbrojtje rrugore.

N.S – 8             Ndërtime parafabrikat betonarme, struktura metalike dhe druri.

N.S – 9             Punime strukturore speciale. 

N.S – 10           Shtresa dhe mbistruktura speciale.

N.S – 11           Punime mbi shina dhe traversa.

N.S - 12           Impiante teknologjik, termike dhe të kondicionimit.

N.S - 13           Impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni.

N.S – 14           Impiante të brendshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni TV etj.

N.S- 15            Pastrimi i ujërave detare, liqenore dhe lumore.

N.S – 16           Ndërtimi i impianteve të ujit të pijshëm dhe pastrimit të tij.

N.S – 17          Ndërtimi i impianteve të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane.

N.S – 18           Punime topogjeodezike.

N.S.- 19          Sistemet kundër zhurmës për infrastrukturë.

N.S.- 20          Shpime gjeologo-inxhinierike, puse e shpime për ujë.

 

 

 

 

 

 

 

LIDHJA 3

 

Shpjegime për kategoritë e ndërtimeve (punimeve) të përgjithshme

 

N.P. 1 Punime gërmimi në tokë

Konsiderohen gërmimet, sistemimet dhe ndryshimet në volum të tokës, të realizuara me çfarëdo lloj mjeti, pavarësisht nga natyra e terrenit që do të gërmohet ose sistemohet vegjetale, argjilore, ranore, zhavorishte ose shkëmbore.

N.P. 2 Ndërtime civile e industriale

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime me ndërhyrje të sakta në objekte ku zhvillohen aktivitete njerëzore të drejtëpërdrejta ose jo, kompletimi me strukturat e nevojshme dhe finitura të llojeve të ndryshme që lidhen me objektin, punime plotësuese dhe pajisje.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar godina banimi, shkolla, zyra, kazerma ushtrie, teatro, stadiume, godina industriale, godina për parkim, burgje, stacione hekurudhore dhe metroje, godina aeroporti me ndonjë punim special në betonarme të thjeshtë ose të paranderur, betonim të tavaneve të hollë, membrana, kupola, depozita të varura, sillos dhe ndërtime të larta me strukturë me karakteristika të veçanta e komplekse.

N.P. 3 Rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasadash

Konsiderohen zgjidhjet dhe koordinimi i punimeve të specialiteteve të nevojshme për riaftësim, konservim, konsolidim, transformim, rivlerësim, ristrukturim. Konsiderohen gjithashtu dhe finitura të llojeve të ndryshme që lidhen me objektin, punime plotësuese dhe pajisje.

N.P. 4  Rrugë autostrada, ura, mbikalime, hekurudha, linja tramvai, metro, hekurudhë me kavo dhe pista aeroportuale.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar rrugët, pavarësisht nga shkalla e tyre e rëndësisë, autostradat, superstradat përfshirë ndërhyrjet në pika të veçanta, tunelet, devijimet nën nivele dhe në lartësi, parkimet, punime të mureve mbajtëse, hekurudha, metro, hekurudhë me kavo, tranvai, pista aeroportuale, sheshet e helikopterëve, sheshet të realizuara me materiale të veçanta, natyrale dhe artificiale, urat, si dhe komplekse karakteristikash teknike, në hekur, betonarme të thjeshtë dhe të paranderur, parafabrikat ose të prodhuar në objekt.

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturim i ndërhyrjeve në rrjetin rrugor të nevojshëm për të ndjerë paqëndrueshmërinë mbi “goma”, “hekur”, “zona”, kushdo që të jetë shkalla e rëndësisë, kompletimi i çdo vepre lidhëse, plotësuese ose pajisje edhe e tipit të veçantë, të linjës hekurudhore.

N.P. 5 Punime nëntokësore      

Konsiderohen. Ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime, me anë të përdorimit të mjeteve teknike speciale, të ndëhyrjeve nëntoke që janë të lidhura me ndjeshmërine e lëvizshmërisë mbi “goma” ose mbi “hekur”, kushdo që të jetë shkalla e rëndësisë, kompletimi i çdo vepre lidhëse, plotësime ose pajisje, në pika të veçanta ose në rrjet, rrugët hyrëse të çdo shkalle rëndësie, devijimet në nivele dhe në lartësi, punime të mureve mbajtëse.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar galeritë natyrore, shpime, kalime nëntoksore, tunele.

N.P. 6: Diga dhe tunele hidroteknike.

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime me ndërhyrje të sakta, që janë të nevojshme për të ruajtur ujin e grumbulluar të zbatuar për çfarëdo lloj motivi, të lokalizuara në drejtim të rrjedhjes.

Përfshin diga të ndërtuara me çfarëdo lloj materiali.

N.P. 7: Ujësjellësa, gazsjellësa, vajsjellësa, vepra kullimi e vaditje

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime me ndërhyrje në rrjet që janë të nevojshme për realizimin “e shërbimit hidrik kompleks” ose për transportimin në vendet e përdorimit të gazrave, vajrave dhe veprave lidhëse, plotësuese ose ndihmëse edhe në pika të veçanta si edhe në të gjitha impiantet mekanik të nevojshme për të pasur një shërbim të mirë të nevojshëm gjatë përdorimit, funksionimit, informimit, sigurisë dhe asistencës për një funksionim normal.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar veprat e kaptazhit të ujit, impiantet e trajtimit të ujit të pishëm, ujësjellsat, kullat e ujit, stacionet e pompimit, depozitat në tokë ose të ngritura, rrjetin shpërndarës deri tek përdoruesi, furnizimi dhe vendosja në vepër e tubacioneve, shkarkimet e ujërave të zeza, si dhe trajtimin e ujërave të përdorura.

N.P. 8 Ndërtime detare dhe punime thellimi në ujë

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime me ndërhyrje të sakta të realizuara në ujëra të ëmbla ose të kripura, që i përkasin terminaleve “ujore” ose vepra mbrojtëse territori nga ujrat detare ose të ëmbla, e kompletuar me veprat lidhëse, plotësuese ose ndihmëse edhe të tipit të veçantë për të pasur një shërbim të mirë të përdoruesit, funksionimit, informimit, sigurisë dhe asistencës.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar portet, molet, bankinat, panelet, platformat, pontilet, mbrojtje detare, shkëmbinj nënujore, ujësjellsat nënujore, vepra shkarkimi, si edhe punime të drenimit e thellimi në det të hapur, në pellg ujëmbledhës, të mbrojtjes kundër erozionit nga ujërat e ëmbla ose të kripura.

N.P. 9 Punime mbrojtje lumore, sistemime hidraulike dhe bonifikime.

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime me ndërhyrje të sakta ose në rrjet, si do që të jenë realizuar, të nevojshëm për sistemimin e rrjedhjes së ujërave natyrale ose artificiale si edhe për mbrojtjen e territorit nga këto ujëra, të kompletuara me punimet lidhëse të nevojshme.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar kanale lundruese, grykëderdhjet e lumenjve, konsolidimin e strukturave të anëve të lumenve dhe përrenjve, argjinatura të llojeve të ndryshme, sistemimin dhe vendosjen e rregjimit hidraulik të ujërave sipërfaqësore të veprave të diafrangmave të argjinaturave dhe qëndrueshmërisë së shpateve.

N.P.10 Ndërtimi i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime me ndërhyrje të sakta, ose që janë të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike, të kompletuara me punimet e muraturës, plotësuese ose ndihmëse, të veçanta ose të rrjetit, përfshirë edhe të gjitha impiantet mekanike, elektromekanike elektrike, telefonike, elektronike, të nevojsh për funksionim, sigurim dhe asistencë.

Përfshin hidrocentralet dhe termocentralet.

N.P.11 Ndërtime për nënstacione, gabinat e transformacionit linjat e T/N dhe tensionit të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime me ndërhyrje në rrjet që janë të nevojshëm për shpërndarjen e T/N dhe tensionit të mesëm dhe për transformimin dhe shpërndarjen e tensionit të ulët deri te përdoruesit e energjisë elektrike, të kompletuar me punimet e muraturës, plotësuese ose ndihmëse, të veçanta ose të rrjetit.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar centrale dhe kabina transformacioni, shtyllat metalike të nevojshme për transportin dhe shpërndarjen e çfarëdo lloj tensioni, furnizimin dhe vendosjen në vepër të linjave elektrike për çfarëdo numër fazash elektrike, ajrore ose tokësore.

N.P. 12 Punime të inxhinierisë mjedisore

Konsiderohen ndërtime, mirëmbajtje ose ristrukturime të veprave dhe punimeve të veçanta ose të shpërndara në territor, dhe vlerësimit të kompaktësimit të zhvillimit të qëndrueshëm të ekosistemit, përfshirë të gjitha veprat dhe punimet e nevojshme për aktivitet botanik dhe zoologjik.

Përfshin në mënyrë të thjeshtuar procesin e riaftësimit natyror, botanik, faunistik, konservimin dhe riaftësimin e terrenit të përdorur për karriera e gurore, dhe të bazeneve hidrografike, eleminimin e prishjes së ekulibrave hidrogjeologjik nëpërmjet kthimit në toka buke të veprave për stabilizimin e shpateve dhe ripyllëzimeve të punimeve të sistemimit bujqësor dhe të veprave për rivegjetizimin e skarpateve rrugore, hekurudhor të karierave dhe mbetjeve inerte.

 

SHPJEGIME PËR KATEGORITË E NDËRTIMEVE (PUNIMEVE) SPECIALE

 

N.S –1 Punime për prishjen e ndërtimeve

Konsiderohet çmontimi i impianteve industriale dhe prishja komplet e ndërtesave me pajisje speciale ose me përdorim eksplozivi me prerje të strukturave betonarmeje dhe prishjeve në përgjithësi përfshi edhe grumbullmin e mbeturinave, ndarjen e tyre dhe riciklimin e materialeve.

N.S-2 Impiante hidrosanitare, kuzhina, lavanteri, mirëmbajtja e tyre

Konsiderohet, montimi, mirëmbajtje ose ristrukturim i impianteve hidrosanitare të kuzhinës, lavanterisë së gazit dhe kundër zjarrit, sado që të jetë shkalla e rëndësisë së veprave, e kompletuar me punimet e muraturës plotësuese ose ndihmëse, që janë realizuar ose janë duke u realizuar në punimet e përgjithëshme.

N.S-3 Impiante ngritëse dhe transportuese (ashensorë, shkallë lëvizëse, transportues)

Konsiderohet, montimi, mirëmbajtje ose ristrukturim i impianteve transportuese, ashensorë, shkallë të lëvizshme, ngritëse dhe të transportit, komplet dhe të lidhur me çdo punim murature plotësuese ose ndihmëse që janë realizuar ose janë duke u realizuar në punimet e përgjithshme.

N.S-4 Punime rifiniture të muraturës dhe të lidhura me to, rifiniture me materiale druri, plastik, metalik dhe xhami dhe rifiniture të natyrës teknike ndërtuese

Konsiderohet ndërtimi, mirëmbajtje ose ristrukturim i muraturës dhe mureve ndarës të çfarëdo lloji, tipi, përfshirë suvatimin, patinimin, bojatisjen dhe punime të ngjashme me to.

Konsiderohet vendosja në vepër, mirëmbajtja dhe ristrukturimi i karpenterisë dhe punimeve prej druri, të dyerve dhe dritareve të brendshme dhe të jashme, të veshjeve të brendshme dhe të jashme të dyshemeve të tipeve të ndryshme dhe me materiale të ndryshme dhe të punimeve të realizuara me dorë, me metal, dru, material plastik dhe material xhami ose të ngjashëm.

Konsiderohet vendosja në vepër, mirëmbajtja dhe ristrukturimi i izolimit termik dhe akustik, nënçatitë dhe mbrojtja nga zjarri, izolimi i natyrave të ndryshme dhe me materiale të ndryshme.

N.S – 5 Impiante të sinjalistikës ndriçuese të trafikut.

Konsiderohet vendosja në vepër, mirëmbajtja sistematike dhe ristrukturimi i impiantit automatik për sinjalistikën ndriçuese dhe sigurinë e trafikut rrugor, hekurudhor, të metrosë ose tramvajit, përfshi përpunimin e informacionit dhe të dhënave.

N.S - 6: Sinjalistika rrugore jodriçuese

Konsiderohet vendosja në vepër, mirëmbajtja, ristrukturimi dhe kryerja e sinjalistikës rrugore jondriçuese, vertikale, horizontale dhe komplementare.

N.S – 7 Barriera dhe mbrojtje rrugore

Konsiderohet vendosja në vepër, mirëmbajtja ristrukturimi i elementeve si guard rail, neë jersey, zvogëuesit e zhurmave, barrierat në kthesa dhe të ngjashme, të realizuar për të siguruar fluksin e mjeteve rrugore dhe për të mbrojtur rënien në kthesa.

N.S – 8 Ndërtime parafabrikat me beton të armuar, struktura metalike dhe druri

Përfshin prodhimin në rrugë industriale dhe montimin në vepër të strukturave parafabrikate prej betoni të armuar, normal dhe të paranderur.

Prodhimin në kantjer dhe montimin në vepër të strukturave prej çeliku ose të fasadave të përbëra nga telajo metalike dhe elemente modulare prej xhami ose materiali tjetër.

Prodhimin në rrugë industriale dhe montimin në vend të strukturave të përbëra nga elementë të drejtë të trajtuar përpara.

N.S- 9 Punime strukturore speciale

Konsiderohet ndërtimi i objektit i destinuar për trasmetim ngarkese të realizuar në terrene jo të përshtatshme për mbajtjen e këtyre ngarkesave, të objekteve të destinuara për t’u ndërtuar në terrene rezistente dhe jo të deformueshme, por me parashikime të lëvizjeve gjeologjike, të objekteve me karakter antisizmik të strukturave ekzistuese.

 Përfshin në mënyrë të thjeshtuar zbatimin e pilotave të çfarëdolloj tipi, të themeleve nëntokësore me pilota ose me mure mbajtëse, me ankorim, të objekteve që duhet të rivlerësohen nga funksioni statik i strukturës, me zbatim të punimeve nëntokësore me mjete speciale, përshirë edhe marrjen e kampioneve për analiza laboratori nga pikëpamja gjeoteknike, gjithashtu të provave me ngarkesë, të sondave të veprave që sigurojnë qëndrueshmërinë e shpateve. Impermeabilizzazione dhe konsolidimin e terreneve.

N.S- 10 Shtresa dhe mbistruktura speciale

Konsiderohet ndërtimi, mirëmbajtja dhe ristrukturimi i shtresave (dyshemeve) të realizuara me materiale të veçanta, natyrale ose artificiale, të cilat janë me ngarkesa të konsiderueshme, si mund të jenë pistat aeroportuale.

N.S – 11 Punime në shina dhe traversa

Konsiderohet vendosja në vepër, mirëmbajtja sistematike ristrukturimi i binarëve për çfarëdo lloj hekurudhe, metroje, tramvaji, si edhe sistemin e frenimit dhe automatizimin e stacioneve të mallrave.

N.S - 12 Impiante teknologjike, termike dhe të kondicionimit

Konsiderohen montimi dhe mirëmbajtje ose ristrukturimi i një sistemi të plotë, sido që të jetë shkalla e rëndësisë së tyre, të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të klimës, të impianteve pneumatike, të kompletuara me punimet murature, plotësuese ose ndihmëse, për të realizuar bashkimet ose ndërhyrjet që i përkasin kategorive të përgjithshme që janë realizuar ose janë në proces realizimi.

N.S - 13 Impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni

Konsiderohet montimi, mirëmbajtja dhe ristrukturimi i linjave telefonike të jashtme dhe impiante të telekomunuikacionit me frekuencë të lartë, sido që të jetë shkalla e rëndësisë së tyre, të kompletuara me çdo punim të lidhur me muraturën, plotësuese ose ndihmëse, për tu realizuar, të ndara nga zbatimi i sistemeve të tjera që janë realizuar ose janë duke u realizuar në punimet e përgjithshme.

N.S- 14 Impiante të brendshme elektrike, telefonike, radiotelefoni TV

Konsiderohet montimi, mirëmbajtja dhe ristrukturimi i linjave elektrike, telefonike, radiotelefoni e TV, si edhe të linjave të trasmetimit të ngjashme me to, të kompletuar me çdo punim të lidhur me muraturën, plotësuese ose ndihmëse, për t’u realizuar, të ndara nga zbatimi i sistemeve të tjera që jane rëalizuar ose janë duke u realizuar në punimet e përgjithshme.

N.S.- 15 Pastrimi i ujrave detar, liqenore dhe lumorë

Konsiderohet pastrimi me mjete teknike speciale të veçantë të çfardo lloj uji dhe të transportit të materialeve që dalin nga pastrimi i tij në vende të caktuara me akte normative.

N.S.- 16 Ndërtimi i impianteve të ujit të pijshëm dhe pastrimit të tij

Konsidrohet ndërtimi, mirëmbajtja, ristrukturimi i impianteve të ujit të pijshëm të ujërave që duhen pastruar, përfshirë edhe grumbullimin e biogazit dhe të prodhimit të energjisë elektrike e kompletuar me çdo punim të lidhur me muraturën, plotësues ose ndihmës, të veçanta ose në rrjet.

N.S - 17 Ndërtimi i impiantëve të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane

Konsiderohet zbatimi dhe mirëmbajtja e zakonshme ose jashtëzakonshme, e impiantit të djegies së mbetjeve e lidhur me sistemin e trajtimit të tymrave, e ripërdorimit të materialeve përfshirë makineritë e seleksionimit, kompostimin dhe prodhimin e derivateve të djegshme nga mbetjet, e kompletuar me çdo punim të lidhur me muraturën, plotësues ose ndihmës, të veçanta ose në rrjet.

N.S - 18 Punime topogjeodezike

Konsiderohet zbatimi i rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punime topogjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbështetëse dhe qëndrueshmëri terrenesh.

N.S - 19 Sistemi i mbojtjes nga zhurmat në infrastrukturë

Konsiderohet ndërtimi dhe vendosja në vepër, mirëmbajtja dhe verifikimi akustik i objektit për zhurmën me origjinë rrugore, hekurudhore, të barrierave metalike betonarme, dru xham, ose material plastik transparent, të mureve dopio, të mureve poroze ose të tullave poroze, gjithashtu edhe të veshjeve zëizoluese të pareteve të terrenit ose të tuneleve.

N.S- 20 Shpime gjeologo-inxhinierike, puse e shpime për ujë:

Përfshihen shpimet për të vlerësuar gjeologjinë për ndërtimin e objektit inxhinierik. Shpimet për ujë dhe puse.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LIDHJA 4

 

Kalsifikimi paraprak i shoqërive ndërtimore sipas niveleve për çdo kategori punimesh zbatimi

 






































NIVELI I SHOQËRISË


SIPAS VLERAVE NË LEKË TË PUNIMEVE TË KRYERA PËR ÇDO KATEGORI PUNIMI

 


A

(edhe për herë të parë)


0-      20 milion lekë


B


 21-    50 milion lekë


C


   51 – 100 milion lekë


D


 101 – 200 milion lekë


E


 201 – 400 milion lekë


F


 401 – 800 milion lekë


G


    mbi 800 milion lekë



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LIDHJA 5

 



















































































































Nr.


Titulli i diplomës Universitare


Dega


1


 

 

 

 

 

Ndërtim


Ndërtim para vitit 1971


2


Qytetare Industriale


3


Civile Industriale


4


Përgjithshëm


5


Strukturist


6


Transport e Infrastrukturë


7


Civile Industriale Ura


8


Rruga Ura


9


Rruga Ura e Vepra nëntokësore


10


Hidroteknik


11


Hidroteknik Rruga Ura


12


Gjeodezi


13


Mjedis


14


Arkitekturë para viteve 85


 


 


 


15


Mekanik


Degë të Inxhinierisë mekanike


 


 


 


16


Elektrik


Degë të inxhinierisë elektrike


 


 


 


17


 

Gjeologji


Gjeolog


18


Markshajder


19


Ndërtim miniere


 


 


 


 


 


 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 






LIDHJA 6

 

FORMULARI 5/1

 

EMERTIMI I SHOQËRISË QË KËRKON LICENCIM










 



 


 



Rezidenca/adresa e plote, _________________________________________________ 

______________________________________________________________________

 

Telefon / mobil / e-mail___________________________________________________ 

 

Përfaqësues ligjor ___________________ ____________________________________

                                                                 (emer, atësi, mbiemër)

Drejtues teknik (me të cilët kërkon të marrë liçencën)                                                   ekzistues / iken / shtohet

1.________________________________________________________

                     (emër,atësi, mbiemër, titull diplome, vit diplomimi)

 



2.________________________________________________________

                     (emër,atësi, mbiemër, titull diplome, vit diplomimi)

 



3.________________________________________________________

                     (emër,atësi, mbiemër, titull diplome, vit diplomimi)

 



4.________________________________________________________

                     (emër,atësi, mbiemër, titull diplome, vit diplomimi)

 

5.________________________________________________________

                     (emër,atësi, mbiemër, titull diplome, vit diplomimi)

 



(vendosni shenje në kutinë në krah të aplikimit që kryeni)

APLIKON PËR:         

                                                LICENIM PËR HERË TË PARË      

 

                                                                   SHTESË TË KATEGORIVE                

                                                  

                                                           

 



RRITJE TË NIVELIT TË KLASIFIKIMIT         

                                    NRYSHIM TË DREJTUESIT/DREJTUESVE TEKNIK       

 NDRYSHIM TË DREJTUESIT LIGJOR        

                                                                        DUBLIKATË TË LICENCES        

                                                            NDRYSHIM TË EMRIT TË SHOQËRISË         

                                              

 

 

 

 

 

 

 

 



RILICENCIM ME FORMULARIN E RI TE LICENCAVE

 

Deklaroj se angazhohem të njohë e të zbatoj në veprimtarinë e shoqërisë KTZ, STASH dhe të gjitha ligjet në fuqi në fushën e ndërtimit si dhe të dërgojë informacion periodik për veprimtarinë e shoqërisë. Jam në dijeni të të gjitha pasojave që mund të kemë si rezultat i deklarimeve të rreme apo paraqitjes se dokumentave të pavërteta.                             










SHENIM: Per cdo informacion shtese per te cilin nuk ka vend per tu paraqitur, perdorni nje flete te bardhe dhe pasi ta nenshkruani, bashkelidheni ketij formulari



                                                                                                      Drejtuesi ligjor


                                                                                    

 

 



                                                                       

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LIDHJA 7

 

 

VETDEKLARIMI 7/1

 

“Deklaroj në përgjegjësinë time, në njohje të plotë të pasojave që sjell një deklarim i pavërtetë se:

Nuk kam asnjë çeshtje gjyqësore të hapur dhe nuk jam në ndjekje penale nga organet e prokurorisë në lidhje me profesionin ku kërkoj të licencohem (ose në rast se ka – deklaroj : Kam çështje gjyqësore të hapur në gjykatën e rrethit ___________ (shoqëruar me motivin e çështjes) apo/dhe jam në ndjekje penale nga organi i prokurorisë së rrethit _______ (shoqëruar me motivin e ndjekjes)”.

 

                                                                                                             Deklaruesi

 

                                                                                               _____________________________

                                                                                                 (emër,mbiemër, firma)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VETDEKLARIMI 7/2

 

 “Deklaroj në përgjegjësinë time, në njohje të plotë të pasojave që sjell një deklarim i pavërtetë se:

Nuk kam asnjë çeshtje gjyqësore të hapur dhe nuk jam në ndjekje penale nga organet e prokurorisë në lidhje me profesionin ku kërkoj të licencohem (ose në rast se ka – deklaroj : Kam çështje gjyqësore të hapur në gjykatën e rrethit ___________ (shoqëruar me motivin e çështjes) apo/dhe jam në ndjekje penale nga organi i prokurorisë së rrethit _______ (shoqëruar me motivin e ndjekjes)”.

Nuk jam i punësuar në asnjë punëmarrje tjetër jashtë këtij subjekti ku aplikoj.

 

                                                                                                                                                                Deklaruesi

 

                                                                                               _____________________________

                                                                           (emër,mbiemër, firma)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VETDEKLARIMI 7/3

 

 “Deklaroj në përgjegjësinë time, në njohje të plotë të pasojave që sjell një deklarim i pavërtetë se:

Nuk kam asnjë çështje gjyqësore të hapur dhe nuk jam në ndjekje penale nga organet e prokurorisë dhe nuk ka asnjë penalizim të licencës aktuale të shoqërisë që drejtoj nga organet e policisë së ndërtimit (ose në rast se ka – deklaroj : Kam çështje gjyqësore të hapur në gjykatën e rrethit ___________ (shoqëruar me motivin e çështjes) apo/dhe kam penalizim të licencës aktuale_________ nga Dega e policisë së ndërtimit______(shoqëruar me masën dhe motivin e penalizimit)”.

 

                                                                                                                                                                Deklaruesi

 

                                                                                               _____________________________

                                                                           (emër,mbiemër, firma)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
NDERTIM
 2.178 801160008





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan