marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: UDHEZIM PER ORGANIZIMIN E STUDIMEVE NE INSTITUCIONET PUBLIKE TE ARSIMIT TE LARTE
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 15
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 01.04.2008
Data e aprovimit te Aktit: 16.04.2008
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 52
Data e fletores zyrtare: 16.04.2008
Aktiviteti: Arsimi i larte
Propozuar nga: Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Pershkrimi i Aktit: Me ane te ketij udhezimi percaktohet organizimi i studimeve ne insitucionet publike te arsimit te larte.
Akte te ngjashem
1 Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

 



UDHEZIM

Nr.15, datë 4.4.2008

 

Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë

 

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të nenit 26 dhe nenit 98, paragrafi i dytë, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

 

UDHËZOJ:

 

I. Programet e studimit dhe titujt përkatës të diplomave

1. Programet e studimit të ciklit të parë, programet e studimit të ciklit të dytë, programet e integruara të studimit të ciklit të dytë dhe programet e studimit të doktoratës organizohen në cikle të njëpasnjëshme studimi, dhe respektivisht sipas cikleve, lëshohen diplomat:

a) “Diplomë e nivelit të parë” (DNP) në fushën e arsimimit të kryer;

b) “Diplomë e nivelit të dytë” (DND) në fushën e arsimimit të kryer;

c) “Diplomë e integruar e nivelit të dytë” (DIND) në fushën e arsimimit të kryer;

d) “Diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr)”.

2. Diploma e nivelit të parë DNP, diploma e nivelit të dytë DND, diploma e integruar e nivelit të dytë DIND, dhe diploma për gradën shkencore “Doktor”, lëshohen pas përfundimit respektivisht të programeve të studimit të ciklit të parë, të ciklit të dytë apo të ciklit të parë dhe të dytë së bashku, e të ciklit të tretë (doktorata), të kryera në institucione të arsimit të lartë. 

3. Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, përcaktuar në nenin 26, pika 1.2.2.a., të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, janë programe të studimit të ciklit të parë dhe të dytë së bashku, për të cilat nuk parashikohen tituj universitarë të ciklit të parë.

 Programet e studimeve, të cilat organizohen si programe të integruara studimi të ciklit të dytë, jepen në listën bashkëlidhur këtij udhëzimi. Listës mund t’i shtohen, me propozim të institucioneve të arsimit të lartë dhe miratim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, edhe programe të tjera studimesh të integruara të ciklit të dytë.

4. Programet e studimit të doktoratës, përcaktuar në nenin 26, pika 1.3.1 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarur, duke përfshirë edhe 60 kredite për studime të organizuara.

Për fitimin e diplomës për gradën shkencore “Doktor” (Dr), studentët duhet të përmbushin edhe detyrimet e tjera që përcaktohen nga vendimi nr.864, datë 5.12.2007 i Këshillit të Ministrave “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë dhe kushtet e tjera që duhet të plotësojë studenti për marrjen në përfundim të tyre të diplomës për gradën shkencore doktor”.

5. Institucionet publike të arsimit të lartë lëshojnë, gjithashtu, diplomat:

a) Diplomën “Master i nivelit të parë” (MNP) në fushën e arsimimit dhe trajnimit të kryer, në përfundim të programeve të studimit master i nivelit të parë, pjesë e studimeve të ciklit të dytë dhe që realizojnë arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional të studentit, sipas nenit 26, pika 1.2.3, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007. 

b) Diplomën “Master i nivelit të dytë” (MND), në përfundim të programeve të studimit master i nivelit të dytë, pjesë e studimeve të ciklit të tretë dhe që realizojnë arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë profesional ose shkencor të studentit, sipas nenit 26, pika 1.3.4., të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007.

c) Diplomën me titull “Specialist ...”, për shkencat mjekësore ose “Magjistër...”, për shkencat politike, juridike dhe sociale, ndjekur nga fusha e specializimit të kryer, në përfundim të një programi specializues afatgjatë, pjesë e studimeve të ciklit të tretë. Programet e studimeve specializuese afatgjata janë profesionalisht të orientuara dhe ofrojnë njohuri për profesione specifike në fushat e mjekësisë, stomatologjisë, veterinarisë, drejtësisë etj., sipas nenit 26, pika 1.3.2 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007.

6. Institucionet publike të arsimit të lartë, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, mund të ofrojnë edhe programe të formimit të vazhduar për specializime afatshkurtra, plotësime, thellime dhe freskime të njohurive, programe të kërkimit të avancuar, kurse e shkolla verore etj., në varësi të programeve të studimit që institucioni ofron, në përfundim të të cilave lëshohet certifikatë.

Struktura dhe kohëzgjatja e këtyre programeve përcaktohen nga institucionet publike të arsimit të lartë. Hapja e tyre bëhet pasi Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shprehet formalisht për njohjen e propozimit të ardhur nga institucioni publik i arsimit të lartë. Propozimi përmban emërtimin e programit, strukturën dhe kohëzgjatjen e tij, si dhe modelin e certifikatës që do të lëshohet në përfundim të programit. 

7. Institucionet publike të arsimit të lartë mund të ofrojnë, mbështetur në nenin 26, pika 4 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, programe të studimeve jouniversitare dyvjeçare, të natyrës profesionale, në përfundim të të cilave lëshohen diplomat përkatëse.

 8. Institucionet publike të arsimit të lartë apo njësi kryesore të tyre, në bazë të marrëveshjes, mund t’i ofrojnë programet e mësipërme të studimeve edhe në bashkëpunim me institucione të tjera të arsimit të lartë. Në marrëveshje përcaktohet dhe tipi i diplomës që lëshohet, që mund të jetë diplomë e përbashkët e të dy institucioneve ose diplomë e dyfishtë, lëshuar nga secili institucion. Në të dyja rastet, në diplomat përkatëse shënohen institucionet bashkëpunuese. 

II. Kreditet

1. Një krediti të formimeve universitare i korrespondojnë 25 orë mësimore punë të studentit. 

 2. Sasia mesatare e punës së kryer gjatë një viti studimesh universitare nga një student me kohë të plotë është 60 kredite apo 1500 orë mësimore punë të studentit, që përfshijnë orë në auditor dhe orë për punë të pavarur të tij.

3. Orët për punë të pavarur të studentit zënë jo më pak se gjysmën e fondit të përgjithshëm të 1500 orëve mësimore. 

4. Ngarkesa javore në auditor për leksione, seminare, ushtrime dhe laboratorë është në intervalin e 20 - 25 orëve mësimore 60-minutëshe.

5. Kreditet korresponduese për çdo veprimtari formuese fitohen nga studentët vetëm për vlerësim pozitiv në verifikimin përfundimtar të dijeve të fituara prej tyre. Për verifikimin e dijeve përdoren forma të ndryshme që kombinojnë verifikimin e vazhdueshëm me atë përfundimtar (provimin). 

 

6. Njohja e plotë apo e pjesshme e krediteve të marra nga një student me qëllim vazhdimin e studimeve në një program tjetër studimi në të njëjtin institucion, si dhe në të njëjtin apo një tjetër program studimi në një institucion tjetër të arsimit të lartë, bëhet nga njësia që pret studentin, me procedura dhe kritere të përcaktuara në rregulloren mësimore të institucionit.

7. Institucionet publike të arsimit të lartë mund të njohin si kredite të formimeve universitare në një program të caktuar studimi, sipas kritereve të përcaktuara, njohuri dhe aftësi profesionale të certifikuara sipas akteve ligjore në fuqi, si dhe njohuri të veprimtarive formuese të nivelit pas shkollës së mesme dhe që janë në përputhje me objektivat specifikë të programit përkatës të studimit.

Numri maksimal i krediteve të njohura në këtë rast nuk kalon 60 kredite për programet e studimit të ciklit të parë dhe 40 kredite për programet e studimit të ciklit të dytë.

8. Në rregulloret mësimore të institucioneve parashikohen kontrolle për verifikimin dhe vlerësimin periodik të krediteve të fituara nga studentët që kanë ndërprerë përkohësisht studimet, kontrolle këto për të garantuar mosvjetrimin e dijeve dhe azhurnimin e tyre për kreditet e fituara nga studentët. Edhe studentëve që i kanë zgjatur studimet për më shumë se tre vjet, përtej kohës normale të fitimit të diplomës për një program të caktuar studimi, para dhënies së tezës së diplomës iu kontrollohen gjithashtu kreditet e fituara. 

III. Kushtet e pranimit në programet e ndryshme të studimit

1. Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses maturën shtetërore, të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një institucion i arsimit të lartë.

Institucionet publike të arsimit të lartë mund të përcaktojnë në përputhje me aktet ligjore në fuqi edhe kritere të veçanta pranimi për kandidatët, të cilët kanë mbaruar maturën shtetërore, të cilat i bëjnë publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve t? radhës në institucion.

2. Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloret mësimore përkatëse kritere specifike për pranimin e studentëve në çdo program studimi të ciklit të dytë, që lidhen me drejtimin e formimit të tyre në ciklin e parë dhe kualitetin e përgatitjes individuale të studentëve, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere specifike bëhen publike para fillimit të pranimeve t? radhës në institucion.

3. Për t’u pranuar në një program studimi të doktoratës kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në programet e doktoratës, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Këto kritere bëhen publike para fillimit të pranimeve t? radhës në institucion.

4. Për t’u pranuar në një program studimi specializimi afatgjatë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të dytë, diplomë të integruar të nivelit të dytë apo diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, ekuivalente me to, dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kritere specifike të pranimit në këto programe studimi, bazuar dhe në rekomandimet e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve t? radhës në institucion.

5. Për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Parë” (MNP) kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të parë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve t? radhës në institucion. 

6. Për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND) kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimi të ciklit të dytë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve t? radhës në institucion.

7. Për t’u pranuar në një program studimi jouniversitar, të natyrës profesionale, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses maturën shtetërore ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike të paktën një vit para fillimit të pranimeve t? radhës në institucion.

8. Ekuivalentimi i titujve të studimit të fituar jashtë vendit, me qëllim pranimin në programet e ndryshme të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, bëhet nga institucionet e arsimit të lartë, duke respektuar aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare.  

IV. Fitimi i diplomave të studimit

1. Për të fituar një diplomë të nivelit të parë (DNP), studenti duhet të ketë grumbulluar 180 kredite.

2. Për të fituar një diplomë të nivelit të dytë (DND), studenti duhet të ketë grumbulluar 120 kredite.

3. Për të fituar një diplomë të integruar të nivelit të dytë (DIND), studenti duhet të ketë grumbulluar së paku 300 kredite.

4. Për të fituar një diplomë të masterit të nivelit të parë (MNP), studenti duhet të ketë grumbulluar 60 kredite. 

5. Për të fituar një diplomë të masterit të nivelit të dytë (MND), studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite.

6. Për të fituar një diplomë të një programi studimi jouniversitar, studenti duhet të ketë grumbulluar 120 kredite. 

7. Për të fituar një certifikatë në përfundim të një programi studimi të formimit të vazhduar, studenti duhet të ketë grumbulluar numrin e nevojshëm të krediteve, të përcaktuar nga institucioni respektiv i arsimit të lartë për atë program studimi. 

V. Kohëzgjatja e programeve të studimit me kohë të plotë

1. Për çdo program studimi me kohë të plotë është përcaktuar si normë një kohëzgjatje në vite, proporcionale me numrin total të krediteve, përcaktuar në kreun IV të këtij udhëzimi, duke pasur parasysh që një viti i korrespondojnë 60 kredite. 

2. Mbështetur në pikën 1 të këtij kreu, kohëzgjatja normale e programeve të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë është tre vite, kohëzgjatja normale e programeve të studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë është edhe dy vite të tjera pas përfundimit të një programi studimi të ciklit të parë, kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë është së paku pesë vite.

3. Kohëzgjatja normale e programeve të studimit të doktoratës është së paku tre vite të tjera pas përfundimit të një programi studimi të ciklit të dytë apo programi të integruar të studimit të ciklit të dytë.

4. Kohëzgjatja normale e programeve të studimit të specializimeve afatgjata është së paku dy vite të tjera pas përfundimit të një programi studimi të ciklit të dytë apo programi të integruar të studimit të ciklit të dytë.

5. Kohëzgjatja normale e programeve të studimit jouniversitar me kohë të plotë është dy vite.

6. Kohëzgjatja e programeve të ndryshme të studimit të formimit të vazhduar përcaktohet në mënyrë të pavarur nga secili institucion i arsimit të lartë.

7. Kur një program studimi ofrohet me kohë të pjesshme ose në distancë, kohëzgjatja e programit të studimit do të jetë sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin përkatës të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për organizimin e formave të studimit me kohë të pjesshme dhe në distancë.

8. Kohëzgjatja për programet e studimit të doktoratës do të jetë sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin nr.5, datë 22.1.2008 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

VI. Hapja e programeve të studimit

1. Hapja e programeve të ndryshme të studimit, sipas pikës 1 të kreut I të këtij udhëzimi, bëhet kur plotësohen kriteret strukturore, organizative, si dhe kriteret lidhur me personelin akademik, që do të aktivizohet në realizimin e disiplinave apo veprimtarive të tjera formuese, duke pasur parasysh dhe objektivat e nevojat për zgjerimin e sistemit të arsimit të lartë.

Propozimet për hapjen dhe organizimin e programeve të studimit të ciklit të dytë bëhen pasi të jenë plotësuar kërkesat dhe kushtet e përcaktuara në ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 dhe udhëzimit përkatës të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen dhe organizimin e programeve të studimit ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Propozimet për hapjen dhe organizimin e programeve të studimit të doktoratës bëhen pasi të jenë plotësuar kërkesat dhe kushtet e përcaktuara në ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, në vendimin nr.864, datë 5.12.2007 të Këshillit të Ministrave “Për hapjen e programeve të studimit të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë dhe kushtet e tjera që duhet të plotësojë studenti për marrjen në përfundim të tyre të diplomës për gradën shkencore “Doktor”, udhëzimit nr.5, datë 22.1.2008 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për përcaktimin e standardeve akademike të nevojshme për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e programeve të studimit të doktoratës, si dhe të elementeve bazë, sipas të cilave institucionet e arsimit të lartë duhet të përgatisin rregulloren përkatëse”, si dhe akteve të tjera nënligjore lidhur me organizimin e studimeve në ciklin e tretë të studimeve.

Propozimet për hapjen dhe organizimin e programeve të studimit “Master i nivelit të parë” dhe “Master i nivelit të dytë”, bëhen mbështetur në ligjin nr.9741, datë 21.5.2007 dhe udhëzimin nr.4, datë 22.1.2008 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për hapjen, mbylljen dhe riorganizimin e programeve të studimit master i nivelit të parë dhe master i nivelit të dytë”.

2. Hapja e këtyre programeve të studimit bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në kërkesat e institucioneve publike të arsimit të lartë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, para se të marrë vendim, kërkon vlerësimin e programeve t? studimit prej Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë. Vetëm në rastin e një vlerësimi pozitiv, ajo përcjell propozimin e saj në Këshillin e Ministrave.

3. Në rastin e mbylljes së një programi studimi, institucionet publike të arsimit të lartë duhet të parashikojnë për studentët mundësinë e përfundimit të studimeve në një program të njëjtë ose të ngjashëm studimi. 

4. Institucionet publike të arsimit të lartë publikojnë në faqen zyrtare të institucionit, programet e studimit të ofruara prej tyre. 

VII. Objektivat dhe veprimtaritë formuese të një programi studimi

1. Veprimtaritë formuese që karakterizojnë një program studimi ndahen: mësim në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratorë), studim individual (studim, punim relacionesh, detyrash apo projektesh, përgatitje provimesh, përgatitje e tezës së diplomës etj.) dhe veprimtari të tjera, si praktika profesionale apo stazh pranë subjekteve publike apo private.

Ndarja e orëve mësimore në auditor në orë për leksione, seminare, ushtrime e laboratorë për çdo disiplinë përcaktohet nga personeli akademik përgjegjës për disiplinën, në bazë të krediteve që asaj disipline i janë caktuar.  

2. Çdo program studimi ka objektiva të caktuar për formimin e studentëve në atë program, të cilat përbëhen nga bashkësia e dijeve, aftësimeve e kompetencave profesionale që studentët duhet të fitojnë në përfundim të programit të studimit dhe që karakterizojnë profilin kulturor e profesional të programit.

3. Objektivat për formimin e studentëve në një program studimi ndahen në:

a) Objektiva përcaktues të programit të studimit, të cilat janë të njëjta për programe studimi të njëjta apo të ngjashme, të ofruara nga institucione të ndryshme publike të arsimit të lartë. Këto përcaktojnë përgatitjen, njohuritë, kompetencat dhe mundësitë për punësim dhe janë të njëjta, pavarësisht institucionit publik të arsimit të lartë që i ofron apo emërtimit të programit.

b) Objektiva specifikë, të cilët diferencojnë programet e njëjta ose të ngjashme nga njëri-tjetri. Këto përcaktohen veças nga secili institucion publik i arsimit të lartë që ofron atë program studimi.

4. Për çdo program të caktuar studimi, objektivat formues përcaktues të programit dhe veprimtaritë formuese të domosdoshme për t’u ndjekur grupohen si më poshtë:

a) veprimtari formuese në një ose më shumë grupe disiplinash që lidhen me formimin e përgjithshëm (bazë) për programin e studimit; 

b) veprimtari formuese në një ose më shumë grupe disiplinash, që karakterizojnë përkatësinë e programit të studimit; 

5. Përveç veprimtarive formuese të përcaktuara në pikën 4, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij kreu, programet e studimit duhet të parashikojnë, gjithashtu:

a) veprimtari formuese të zgjedhura nga vetë studentët, ndërmjet atyre të ofruara nga institucioni dhe koherente me programin e studimit, të realizuara këto gjatë viteve akademike të programit të studimit; 

b) veprimtari formuese në një ose më shumë grupe disiplinash të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese (pika 4.b e këtij kreu), që lidhen kryesisht me formime ndërdisiplinore, njohuri ekonomike, juridike, etj. 

c) veprimtari formuese të paparashikuara më sipër dhe të fokusuara drejt përftimit të aftësive në gjuhë të huaj, aftësive informatike dhe telematike, komunikuese dhe prezantuese, ose përgjithësisht të aftësive që lehtësojnë hyrjen në tregun e punës, sikurse dhe aktivitete formuese që lidhen me praktikat profesionale pranë kompanive të ndryshme, administratës publike, enteve private apo publike, urdhrave apo kolegjeve profesionale, bazuar në marrëveshje të përbashkëta për këtë qëllim.

d) veprimtari formuese që lidhen me përgatitjen e tezës së diplomës; 

6. Në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi, jepen rekomandime për shpërndarjen e krediteve sipas veprimtarive të ndryshme formuese, si dhe ndarjen e orëve mësimore për një kredit në orë në auditor dhe orë për studim individual.

7. Studentëve, në përfundim të programit të studimit, u njehsohet nota mesatare e ponderuar, që merr në konsideratë edhe kreditet respektive për çdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.

Në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi, jepet një shembull i njehsimit të notës mesatare të ponderuar.

 VIII. Rregullorja mësimore e institucioneve publike të arsimit të lartë

1. Institucionet publike të arsimit të lartë duhet të kenë rregulloren mësimore të tyre, në të cilën përcaktohet organizimi i planeve mësimore për të gjitha programet e studimit që ofrohen, sipas ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, akteve nënligjore në fuqi dhe normave të përcaktuara në statutin e institucionit.

2. Rregullorja mësimore e institucionit, si edhe modifikimet e ndryshme të saj, miratohen në senatin akademik.

3. Në planin mësimor të çdo programi studimi përcaktohen:

a) emërtimi dhe objektivat formues të programit të studimit;

b) kuadri i përgjithshëm i veprimtarive formuese që duhen përfshirë në kurrikula;

c) kreditet për çdo veprimtari formuese, të përcaktuara sipas pikës 4, shkronjat “a” dhe “b” dhe pikën 5, shkronjat “a”, “b”, “c” e “d”, të kreut VII;

d) karakteristikat e tezës së diplomës.

4. Për fitimin e diplomës së nivelit të parë (DNP) parashikohet përgatitja e një teze diplome,   pa kërkesa për origjinalitet të veçantë. 

Për fitimin e diplomave të nivelit të dytë (DND) dhe diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND), duhet të parashikohet përgatitja e një teze diplome, të përpunuar në mënyrë të pavarur dhe krijuese nga studenti. 

5. Për përcaktimet e pikës 3 të këtij kreu, institucionet publike të arsimit të lartë konsultohen paraprakisht me përfaqësues të bizneseve, shërbimeve apo profesioneve respektive, duke iu referuar gjithashtu edhe nevojave e kërkesave të tregut.

6. Rregullorja mësimore e institucionit përcakton, gjithashtu, aspekte të organizimit dhe administrimit të veprimtarive mësimore të përbashkëta për programet e studimit, si:

a) kriteret specifike të pranimit të studentëve në programet e studimit;

b) objektivat, afatet dhe mënyrat me të cilat strukturat përgjegjëse akademike parashikojnë kolegjialisht programimin e veprimtarive të ndryshme formuese, koordinimin dhe verifikimin e rezultateve të tyre;

c) procedurat për ndarjen e detyrimeve mësimore vjetore kategorive të personelit akademik; 

d) procedurat për zhvillimin e provimeve apo formave të tjera të kontrollit përfundimtar të dijeve të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese, e kontrolleve të pjesshme të dijeve, si dhe të paraqitjes e diskutimit të tezës së diplomës;

e) modalitetet për dhënien e diplomave, përcaktuar në kreun I të këtij udhëzimi.

f) kriteret dhe procedurat për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të grumbulluara nga studentët që kërkojnë të transferohen apo t’u njihen dije të fituara më parë të pas shkollës së mesme; 

g) organizimin e plotësimit të debiteve formuese para hyrjes në një program studimi të ciklit të dytë;

h) organizimin e shërbimit për koordinimin e aktiviteteve orientuese për nxënësit në bashkëpunim me shkollat e mesme, si dhe shërbimin për çdo program studimi të kujdestarisë (tutoratit) për studentët, referuar përcaktimeve në pikën XI të këtij udhëzimi;

i) vlerësimin e cilësisë së të gjitha veprimtarive të kryera;

j) format e publikimit të procedurave të ndryshme dhe vendimeve të marra;

k) modalitetet e caktimit, për çdo veprimtari, të strukturës apo personit që mban përgjegjësi etj.

 7. Institucionet publike të arsimit të lartë caktojnë për çdo disiplinë/lëndë një numër të përshtatshëm kreditesh, duke evituar ndarjen në pjesë të vogla /copëzimin, e veprimtarive formuese. Për çdo program studimi të ciklit të parë nuk mund të parashikohen në total më shumë se 22 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese, duke realizuar provime të integruara për më shumë se një disiplinë apo module të koordinuara.

Në këto raste, lektorët (titullarët) e këtyre disiplinave bëjnë vlerësim kolegjial të studentit, sipas modaliteteve të parashikuara në rregulloren mësimore të institucionit.

Për çdo program studimi të ciklit të dytë nuk mund të parashikohen në total më shumë se 14 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.

Për programet e integruara të ciklit të dytë, përcaktuar në pikën 1, shkronja “c”, të kreut I të këtij udhëzimi, nuk mund të parashikohen në total më shumë se 35 provime apo forma të tjera të vlerësimit përfundimtar të dijeve, të fituara në një disiplinë apo veprimtari tjetër formuese.

8. Rregullorja mësimore e institucionit përcakton edhe modalitetet dhe formën e dhënies së Suplementit të diplomës, në përfundim të programeve të studimit të ciklit të parë, të ciklit të dytë apo programeve të integruara të ciklit të dytë, si dhe të programeve “Master i nivelit të dytë”, bazuar në udhëzimin nr.12 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, datë 14.5.2007 “Për akordimin e “shtojcës së diplomës” (suplementit të diplomës) nga të gjitha shkollat e larta”.

IX.   Rregulloret mësimore të programeve të studimit

1. Institucionet publike të arsimit të lartë organizojnë çdo program studimi nëpërmjet rregullores mësimore përkatëse.

2. Rregullorja mësimore e një programi studimi, e hartuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me planin mësimor dhe duke respektuar lirinë akademike, si dhe të drejtat dhe detyrimet e personelit akademik dhe të studentëve, specifikon aspektet organizative të programit të studimit. Rregullorja miratohet sipas procedurave të përcaktuara në statutin e institucionit.

3. Rregullorja mësimore e një programi studimi përcakton në veçanti:

a) listën e disiplinave mësimore, të ndara në module, si dhe veprimtaritë e tjera formuese;

b) objektivat formues specifikë të çdo disipline apo veprimtarie tjetër formuese;

c) kreditet dhe detyrimet penguese për çdo disiplinë mësimore apo veprimtari tjetër formuese;

d) kurrikulat e ofruara studentëve;

e) formën/format e studimit, të provimeve dhe verifikimeve të tjera të dijeve të fituara nga studentët;

f) detyrimet e mundshme që lidhen me frekuentimin;

g) kushtet për procedurat e modalitetet për transferimin e studentëve etj.

4. Raportet ndërmjet krediteve dhe veprimtarive të ndryshme formuese, para se të përfshihen në rregulloren mësimore të një programi studimi, miratohen në këshillat e njësive kryesore dhe në senatin akademik.

5. Institucionet publike të arsimit të lartë garantojnë me dispozitë të veçantë të statutit të tyre rishikimin periodik të rregulloreve mësimore të programeve të studimit, sidomos përsa i përket numrit të krediteve që i jepen çdo disipline të veçantë mësimore ose veprimtarie tjetër formuese.

6. Në rregulloren mësimore të një programi studimi duhet të parashikohet numri maksimal i krediteve që mund të njihen në atë program për njohuri të fituara më parë nga studentët, referuar pikës 7 të kreut II të këtij udhëzimi.

X. Grupet mësimore

1. Grupet mësimore në programet e studimit të ciklit të parë, ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, rekomandohet të organizohen me numër studentësh si më poshtë: 

a) Për programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë:

 































Fushat e studimit


Numri i rekomanduar i studentëve

cikli I


Numri i rekomanduar i studentëve

cikli II


Shkenca natyrore


60


60


Shkenca të aplikuara

(inxhinieri, teknologji dhe shkenca bujqësore)


100


80


Shkenca ekonomike, filologjike, historike, filozofike 


120


100


Shkenca juridike, sociale, psikologjike, politike


150


120



 

b) Për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë:

 





















Fushat e studimit


Numri i rekomanduar i studentëve


Stomatologji, veterinari


60


Mjekësi 


80


Farmaci


100


 

 

 

 

 

 

 

2. Për zhvillimin e veprimtarive praktike të procesit mësimor, grupet mësimore mund të ndahen si më poshtë:

a) grup mësimor për praktika mësimore apo profesionale               25 – 40 studentë;

b) grup mësimor për laboratorë apo mësime praktike në AEFS      10 - 15 studentë;

c) grup mësimor për praktika mësimore (Akad. e arteve)                5 - 10 studentë.

3. Normativat e përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij kreu nuk respektohen në rastet kur numri i studentëve të regjistruar në një program studimi, është më i vogël se ai i përcaktuar në normativat e mësipërme ose në raste të tjera me vendim të Këshillit të Administrimit.

XI. Veprimtaritë e orientimit dhe të kujdestarisë (tutoratit) 

1. Strukturat mësimore zhvillojnë si veprimtari institucionale:

a) kujdestari (tutorat) për studentët;

b) këshillim për nxënësit për përzgjedhjen e programeve të studimit;

c) përpunim dhe shpërndarje të informacionit mbi programet e studimit, mbi funksionimin e shërbimeve për studentët;

d) orientim për përfshirjen në tregun e punës etj.

 2. Çdo institucion publik i arsimit të lartë parashikon me rregullore të posaçme kujdestarinë (tutoratin) për studentët, për çdo program studimi, nën përgjegjësinë e këshillave të fakulteteve. Ky shërbim synon mbështetjen e studentëve për parandalimin e largimeve apo zgjatjes së kohës së studimeve përtej kohëzgjatjes normale të tyre, i orienton dhe asiston studentët gjatë gjithë programit të tyre të studimit dhe i nxit për një pjesëmarrje aktive të tyre në jetën universitare në të gjitha fushat dhe format e saj.

 3. Çdo institucion publik i arsimit të lartë ndërmerr nisma për t’u bërë të njohur nxënësve të viteve të fundit të shkollës së mesme, programet e studimit që ofron, strukturat përbërëse të tij dhe shërbimet për studentët, për të ndihmuar në këtë mënyrë nxënësit në zgjedhjen e ndërgjegjshme dhe të motivuar të programit/programeve të studimit.

Fakultetet e veçanta organizojnë, gjithashtu, takime orientuese, të programuara dhe të publikuara, për dhënien e informacioneve të detajuara mbi objektivat formues të programeve të ndryshme të studimit, të aktivizuara në fakultetin e tyre, organizimin e tyre, mundësitë për punësim etj.

4. Personeli akademik, brenda kompetencës së tij, është i detyruar të impenjohet në detyrat e organizuara dhe të nxitura nga shërbimet e përcaktuara më sipër.

5. Veprimtaritë e kujdestarisë zhvillohen në bashkëpunim me këshillat studentorë   respektivë.

XII. Organizimi i studimeve në institucionet private të arsimit të lartë

1. Institucionet private të arsimit të lartë apo subjektet juridike private, që do të ofrojnë një model të ndryshëm programi studimi nga ai i përcaktuar në pikën 1 të kreut I të këtij udhëzimi, si parashikohet në nenin 45, pika 1 ”b” të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, duhet të pasqyrojë dhe vlerësimin në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), për të mundësuar njohjen e studimeve dhe transferimet e studentëve.

Programi i studimi i paraqitur duhet të shoqërohet me rregulloren mësimore të institucionit dhe rregulloret mësimore të programit të studimit, të cilat duhet të përmbajnë elementet kryesore të përcaktuara në këtë udhëzim.

2. Institucionet private të arsimit të lartë, për organizimin e programeve të studimit, i referohen këtij udhëzimi, si dhe akteve të tjera për institucionet publike të arsimit të lartë, në të gjitha rastet kur nuk ka akte të tjera nënligjore që rregullojnë në mënyrë specifike organizimin e studimeve, si dhe çështje të tjera për programin e studimit, në këto institucione.

3. Një institucion privat i arsimit të lartë, që ka organizim të programeve të studimit të ndryshëm nga ai i pikës 1 të këtij kreu, është i detyruar ta njoftojë këtë publikisht, para se të fillojë regjistrimin e studentëve.

XIII. Dispozita të fundit

1. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi të gjitha institucionet e arsimit të lartë, si dhe subjektet juridike private, të cilat do të aplikojnë për hapjen e institucioneve të arsimit të lartë për të ofruar programe të studimeve të parashikuara në këtë udhëzim.

2. Institucionet publike të arsimit të lartë organizojnë programet e tyre të studimit, sipas këtij udhëzimi, duke filluar nga viti akademik 2008-2009.

3. Udhëzimet e mëparshme për organizimin e studimeve, si dhe aktet e tjera nënligjore të mëparshme të cilat bien ndesh me këtë udhëzim, shfuqizohen.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

MINISTRI i Arsimit dhe ShkencËs

Genc Pollo

 

Lista e programeve të integruara të studimit të nivelit të dytë

 

Programe të integruara të studimit të nivelit të dytë janë programet e mëposhtme të studimit:

a) mjekësi e përgjithshme,

b) stomatologji,

c) farmaci;,

d) veterinari.

 

Shënim. Kësaj liste mund t’i shtohen me propozim të institucioneve të arsimit të lartë dhe miratim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës edhe programe të tjera studimesh të integruara të ciklit të dytë.

 


 

1. Programet e studimeve universitare: 

a) Programet e studimeve të ciklit të parë

                        3 vite akademike              = 180 kredite

                        (60 kredite/vit x 3 vite    = 180 kredite);

b) Programet e studimeve të ciklit të dytë

                          2 vite akademike            = 120 kredite

                        (60 kredite/vit x 2 vite    = 120 kredite);

c) Programet e integruara të studimit të ciklit të dytë 

                        së paku 5 vite akademike = së paku 300 kredite

                       (60 kredite/vit x 5 vite     = 300 kredite).

2. Krediti dhe orët mësimore respektive

a) 1 kredit në formimet universitare është 25 orë mësimore pune të studentit, përbërë nga orë mësimore për transmetim dijesh në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratorë etj.) dhe orë mësimore për përgatitje ose punë individuale të tij; 

b) Sasia e përgjithshme e orëve mësimore të punës së studentit në 1 vit akademik.

 60 kredite x 25 orë mësimore/kredit = 1500 orë mësimore/vit; 

c) Orë mësimore në auditor:

në javë = 20 - 25 orë mësimore

në një vit akademik = 30 javë x (20-25) orë/javë = 600 ÷ 750 orë/vit (rasti kur viti akademik ka 30 javë mësim)

d) Orë mësimore për studim e përgatitje individuale të studentit:

1500 orë/vit – (600 ÷ 750) orë/vit (në auditor) = 900 ÷ 750 orë /vit (studim i ndividual).

3. Kreditet për veprimtaritë e ndryshme formuese

Kreditet për veprimtaritë e ndryshme formuese, të domosdoshme për marrjen e një titulli studimi, përcaktuar në pikën 4, shkronjat “a” dhe “b” dhe në pikën 5, shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, të kreut VII të këtij udhëzimi, mund të jenë si më poshtë:

 














































Tipi i veprimtarisë


Cikli i parë


Cikli i dytë




rreth 20%   (rreth 36 kredite)


rreth 10%   (rreth 12 kredite)


Disiplina të formimit karakterizues të programit


rreth 50%    (rreth 90 kredite)


rreth 40% (rreth 50 kredite)


Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese 


rreth 10% (rreth 18 kredite)


rreth 10%   (rreth 12 kredite)


Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët ndërmjet atyre që ofron institucioni


7 - 8%   (12 – 14 kredite)


rreth 7 - 8%    (8 - 10 kredite)


Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktika apo stazhe 


rreth 10% (rreth 18 kredite)


rreth 10%   (rreth 12 kredite)


Përgatitje e tezës së diplomës 


3 - 4%    (5 - 7 kredite)


10% - 25% (12 - 30 kredite)


Totali


180 kredite


120 kredite



 

3.1. Modele të mundshme për qëllime metodologjike të shpërndarjes së krediteve:

 

a) Kredite në një model të mundshëm programi studimi të ciklit të parë në shkencat juridike

 












































Veprimtaria formuese


Fusha disiplinore


Kredite


Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë)


E drejta romake. Histori e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri. Hyrje në filozofi. Filozofia e së drejtës. Historia e institucioneve. E drejta kushtetuese. Sociologjia e së drejtës etj.   


35


Disiplina të formimit karakterizues të programit


E drejta administrative. E drejta tregtare. E drejta e punës. E drejta civile. E drejta private. E drejta penale. Institucionet e së drejtës publike. Institucionet e së drejtës private. E drejta ndërkombëtare. Ekonomia politike etj. 


95


Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese 


Disiplina juridike (Kriminalistikë, Mjekësi ligjore,...). Statistikë. Ekonomi tregu etj.


20


Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët 


Disiplina të ofruara nga institucioni


10


Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktika apo stazhe


Njohuri informatike, gjuhë e huaj, aftësime komunikimi e logjike, praktikë apo stazh etj.


14


Teza e diplomës


 


6


Totali


180


 

b) Kredite në një model të mundshëm programi studimi të inxhinierisë mekanike

 

























































Veprimtaria formuese


Disiplina/at


Diplomë e nivelit

të parë


Diplomë e nivelit

të dytë


Numri i krediteve


Numri i krediteve


Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë)


Disiplina matematike, informatikë, statistikë, fizikë e përgjithshme, kimi, fizikë eksperimentale, fizikë e trupit të ngurtë etj.


40


12


Disiplina të formimit karakterizues të programit


Disiplina të inxhinierisë mekanike, energjetike, të menaxhimit etj.


90


60


Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese 


Disiplina inxhinierike, si elektroteknikë, hidraulikë, kulturë juridike ekonomike etj.


20


10


Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët 


Disiplina të ofruara nga institucioni


12

 


8


Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktika apo stazhe 


Njohuri informatike, gjuhë e huaj, praktikë apo stazh etj.


12


10


Teza e diplomës


 


6


20


Totali


180


120



 

c) Kredite në një model të mundshëm programi të integruar studimi të ciklit të dytë: stomatologji

 













































Veprimtaria formuese


Fusha disiplinore


Kredite


Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë)


 Disiplina të përgjithshme për formimin e stomatologut (biologjia e aplikuar, fizikë, psikologji e përgjithshme, statistikë), morfologji njerëzore e funksione biologjike lidhur me organet e aparatet njerëzore (fiziologji, anatomi humane, istologji) etj.   


50


Disiplina të formimit karakterizues të programit


 Diagnostikë laboratori (biokimi klinike, biologji molekulare, patologji, mikrobiologji), disiplina mjekësore me vlerë për stomatologjinë (farmakologji, mjekësi e brendshme, anatomi patologjike, neurologji, …), disiplina stomatologjike e radiologjike 


160


Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese 


Formime ndërdisiplinore (kimi e përgjithshme, kimi organike, shkenca dhe teknologjia e materialeve), mjekësi plastike, sëmundje infektive, mjekësi ligjore, njohuri sociologjike etj.


30


Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët 


Disiplina të ofruara nga institucioni


15


Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktika apo stazhe


Njohuri informatike, gjuhë e huaj, praktikë apo stazh etj.


15


Teza e diplomës


 


30


Totali


300



 

 

 

d) Kredite në një model të mundshëm programi studimi të ciklit të parë për formimin e mësuesve të ciklit të ulët

 


















































Veprimtaria formuese


Fusha disiplinore


Kredite


Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë)


Pedagogjia e përgjithshme, histori e pedagogjisë, teori dhe filozofi edukimi, psikologji e përgjithshme, psikologji zhvillimi dhe edukimi, sociologji etj.


35


Disiplina të formimit karakterizues të programit


Disiplina pedagogjike e metodologjiko-didaktike, disiplina historike, gjeografike, ekonomiko-juridike, disiplina shkencore (botanikë, zoologji, kimi, fizikë, matematikë, etj), disiplina gjuhësore-letrare, disiplina artistike (muzikë, vizatim, arte figurative), disiplina sportive etj.


70


Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese 


Shkenca teknikë mjekësore, higjienë e përgjithshme, higjienë mentale, didaktika dhe pedagogjia speciale etj.


15


Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët 


Disiplina të ofruara nga institucioni


10


Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktikë laboratorike.


Njohuri informatike, gjuhë e huaj, aftësime komunikimi e logjike, laboratorë didaktikë, që konsistojnë në analizën, hartimin dhe simulimin e veprimtarive të ndryshme didaktike


20


Praktikë pranë institucioneve shkollore


 


25


Teza e diplomës


 


5


Totali


180



 

4. Raporte të mundshme të veprimtarive formuese brenda 1 disipline

 

Shpërndarja e krediteve brenda 1 disipline mund të jetë si më poshtë:

 






























Veprimtari formuese brenda disiplinës


Në % të numrit të krediteve për disiplinën


Leksione


50 - 85% e krediteve


Ushtrime/seminare


15 - 33% e krediteve


Laboratorë


15 - 33% e krediteve


Projekte/detyra


8 - 15% e krediteve


Totali


100% e krediteve



 

Modele të mundshme të ndarjes së krediteve për veprimtaritë formuese, brenda një disipline me 6 kredite, për qëllime metodologjike: 

 

Model a






























Veprimtari formuese brenda disiplinës


Numri i krediteve për çdo veprimtari brenda disiplinës


Leksione


2.5 – 5 kredite


Ushtrime


1 – 2 kredite


Laboratorë


1 - 2 kredite


Projekte/detyra


 0.5 - 1 kredite


Totali


6 kredite



Model b


























Veprimtari formuese brenda disiplinës


Numri i krediteve për çdo veprimtari brenda disiplinës


Leksione


3.5 – 5 kredite


Seminare


1 – 2 kredite


Ushtrime


0.5 kredite


Totali


6 kredite



 

5. Ndarja e orëve mësimore për një kredit

Për veprimtaritë e ndryshme mësimore, ndarja e orëve mësimore të një krediti (gjithsej 25 orë) në orë për transmetim dijesh në auditor dhe orë për studim individual të studentit, mund të jetë:

 






















































Lloji i veprimtarisë


Numri i krediteve


Orë në auditor


Orë studimi individual


Gjithsej orë


Leksione


1 kredit


6 - 12


19 - 13


25


Seminare


1 kredit


6 - 8


19 - 17


25


Ushtrime


1 kredit


12 - 18 


13 - 7 


25


Laboratorë


1 kredit


18 - 25


7 - 0


25


Projekt kursi/ detyra


1 kredit


1 - 2


24 - 23


25


Praktikë/ekspedita


1 kredit


20 - 25


5 – 0


25


Konsiderohen orë mësimore në auditor edhe orët mësimore që zhvillohen gjatë praktikave mësimore a profesionale, ekspeditave etj., pjesë e planit mësimor, dhe që asistohen nga personel akademik/tutor. 

Bazuar në tabelën më sipër, ndarja e orëve mësimore të një krediti për “Leksione”, do të thotë:

6 orë në auditor - 19 orë studim individual = 25 orë  

(3 orë përgatitje për 1 orë leksion)

8 orë    “          - 17 orë     “          “         =   25 orë  

(2 orë përgatitje për 1 orë leksion)

10 orë    “       - 15 orë     “          “           =   25 orë 

(1.5 orë përgatitje për 1 orë leksion)

12 orë    “       - 13 orë     “      “              =   25 orë 

(1 orë përgatitje për 1 orë leksion)         

Ndarja e orëve mësimore për një kredit leksion varet nga tipi i disiplinës dhe mënyra më e përshtatshme për përvetësimin e saj p.sh., mund të përdoret ndarja:

- disiplina të shkencave shoqërore e humane 

leksione në auditor = 7 – 9 orë, studim individual =18 – 16 orë;

- disiplina të shkencave natyrore dhe të aplikuara 

leksione në auditor = 8 - 10 orë,  studim individual =17 - 15 orë;

- disiplina të gjuhëve të huaja

leksione në auditor = 12 orë, studim individual = 13 orë.

Model për qëllim metodologjik

Disiplinë me 6 kredite:

6 kredite x 25 orë/kredit = 150 orë punë në auditor dhe studim e individual.

Zgjidhet nga lektori ndarja e krediteve në veprimtaritë e ndryshme mësimore, si më poshtë:

   leksione         -          3 kredite     

   ushtrime        -          1.5 kredite  

   laboratore      -          0,5 kredite 

   projekt           -          1 kredit                 

 ---------------------------------------

Gjithsej                                    6 kredite             

 

Zgjidhet ndarja e orëve mësimore për një kredit, në orë që zhvillohen në auditor dhe orë pune të studentit për studim individual, si më poshtë:

1 kredit leksion:                        10 orë në auditor, 15 orë studim individual;

1 kredit ushtrime:                     12 orë në auditor, 13 orë studim individual;

1 kredit seminare:                      8 orë në auditor, 17 orë studim individual;

1 kredit laboratore:                   24 orë në auditor, 1 orë studim individual;

1 kredit projekt:                          2 orë në auditor, 23 orë punë individuale.

Në trajtë përmbledhëse, shpërndarja e 150 orëve mësimore punë gjithsej, në auditor dhe për studim individual, për disiplinën me 6 kredite, është si më poshtë:

Leksione: 3 kredite x 10 orë = 30 orë në auditor (45 orë studim individual)

Ushtrime: 1.5 kredite x 12 orë = 18 orë në auditor (19.5 orë studim individual)

Laboratore: 0,5 kredite x 24 orë = 12 orë në auditor (0.5 orë studim individual)

Projekt: 1 kredit x 2 orë = 2 orë në auditor (23 orë punë individuale)         

 -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

6 kredite (gjithsej 150 orë)       =    62 orë në auditor dhe 88 orë studim individual

 

Shtojca 2

Nota mesatare e ponderuar (Mp) njehsohet si më poshtë:

ku:

nd: numri i disiplinave apo veprimtarive të tjera formuese, përfshirë dhe tezën e diplomës;

kid: numri i krediteve për një disiplinë, apo veprimtari tjetër formuese, përfshirë dhe tezën e diplomës;

Nid: nota e marrë në disiplinën respektive, veprimtarinë formuese apo për tezën e diplomës.

 do të jetë:

- 180 për programet e studimit të ciklit të parë;

- 120 për programet e studimit të ciklit të dytë;

- jo më pak se 300 për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë.

Shembull i thjeshtuar i njehsimit të notës mesatare të ponderuar të dy studentëve për tri disiplina:

Studenti I:

Disiplina D1:     Nota e marrë: N1 = 10, kreditet:   k1 = 6 kredite;

Disiplina D2:     Nota e marrë: N2 = 6,   kreditet:   k2 = 4 kredite;

Disiplina D3:     Nota e marrë: N3 = 7,   kreditet:   k3 = 3 kredite;

 =  

Studenti II:

Disiplina D1:     Nota e marrë: N1 = 10, Kreditet:   k1 = 3 kredite;

Disiplina D2:     Nota e marrë: N2 = 6,              Kreditet:   k1 = 6 kredite;

Disiplina D3:     Nota e marrë: N3 = 7,              Kreditet: k1 = 4 kredite;

 =

Për nota të njëjta, pra dhe notë mesatare aritmetike të njëjtë, nota mesatare e ponderuar është e ndryshme për dy studentët, pasi notat e njëjta i kanë marrë në disiplina me numër të ndryshëm kreditesh apo me pesha të ndryshme.



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
STUDIMI
804010010





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan