marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Per zbatimin e ligjit "Per statusin e jetimit".
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 233
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 10.04.1998
Data e aprovimit te Aktit: 10.04.1998
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 0
Data e fletores zyrtare: 11.04.2003
Aktiviteti: Statusi Jetimit
Propozuar nga: Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale
Pershkrimi i Aktit: Statusi i jetimit jepet nga Administrata e Pergjithshme e Sherbimeve Sociale.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM
Nr.233, date 10. 4.1998

PER ZBATIMIN E LIGJIT "PER STATUSIN E JETIMIT"

Ne zbatim te ligjit nr.8153, date 31.10.1996 "Për statusin e jetimit", me propozimin e Ministrisë se Punës, Çështjeve Sociale dhe Gruas, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Statusi i jetimit jepet nga Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale.
2. Për dhënien e statusit te jetimit, ne Administratën e Përgjithshme te Shërbimeve Sociale ngrihet një komision specialistesh ne nivel drejtorie, ne përbërje te te cilit te jete edhe një përfaqësues i Shoqatës se Jetimeve te Shqipërisë. Kryetari i këtij komisioni është Drejtor i Përgjithshëm i Administratës se Përgjithshme te Shërbimeve Sociale.
3. Statusi i jetimit jepet ne baze te dokumentacionit qe vërteton kriteret e vendosura ne nenin 1 te ligjit nr.8153, date 31.10.1996 "Për statusin e jetimit".
4. Jetimet pretendues për te fituar statusin e jetimit duhet te dorëzojnë ne seksionin përkatës te ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore këto dokumente:
a) certifikatën e lindjes se personit;
b) dokumentin qe vërteton trajtimin e tyre nga institucionet publike ose private te perkujdesit shoqëror (shtëpitë e foshnjës dhe fëmijës), nëse janë te sistemuar ne këto institucione;
c) certifikatën e vdekjes te te dy prindërve, nëse asnjeri prej tyre nuk është gjalle;
d) vendimin e gjykatës te formës se prere, për rastin e heqjes te se drejtës prindërore te te dy prindërve ose te njërit prind, kur prindi tjetër nuk jeton;
e) vendimin e gjykatës qe e deklaron te braktisur fëmijën nga te dy prindërit ose nga njeri prind, kur prindi tjetër nuk jeton.
Për rastet e përcaktuara ne shkronjën "d" dhe "e" duhet te dorëzohet edhe certifikata e vdekjes për prindin qe nuk jeton.
5. Personat jetime, qe plotësojnë kushtet e përcaktuara ne nenin 1 te ligjit nr.8135 "Për statusin e jetimit" dhe kane kaluar moshën 25 vjeç, përveç dokumenteve te përcaktuara ne piken 4 te këtij vendimi, për te përfituar status in e jetimit, duhet te jene përfitues te ndihmës ekonomike dhe te jene te pastrehe sipas përcaktimit te bere ne vendimin e Këshillit te Ministrave nr.49, date 29.1.1993 "Për përcaktimin e kritereve për te pastrehët". Kur vërtetohet ndryshimi i situatës ekonomike dhe te strehimit te personit jetim, ai nuk përfiton me nga statusi i jetimit.
6. Komisioni, për dhënien e statusit te jetimit, shqyrton dhe merr vendim lidhur me dhënien e statusit te jetimit sipas listës se paraqitur nga administratat rajonale te shërbimeve sociale, pasi këto te fundit te kenë verifikuar listat e paraqitura nga seksionet e ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore ne bashki e komuna.
7. Jetimet përfitues te statusit te jetimit, qe mbarojnë shkollat e mesme e te larta, jetojnë ne konvikte dhe janë pa asnjë te ardhur, trajtohen me ndihme ekonomike, duke u konsideruar si kryefamiljare (ne masën 95 % te nivelit baze te pagesës se papunësisë) ne seksionet përkatëse te ndihmës dhe përkujdesjes shoqërore deri ne zënien e tyre me pune.
8. Jetimeve qe përfitojnë statusin e jetimit, gjate periudhës se kryerjes se shërbimit te detyruar ushtarak u jepet një kuote suplementare nga Ministria e Mbrojtjes ne masën 1000 leke ne muaj.
9. Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale, ne bashkëpunim me Shoqatën e Jetimeve te Shqipërisë, përgatisin modelin e librezës se jetimit, e cila miratohet nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Gruas. Libreza lëshohet nga Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale.
10. Efektet financiare për trajtimin me kuote suplementare te ushtareve jetime gjate kohës se kryerjes se shërbimit te detyruar ushtarak përballohen nga buxheti i Ministrisë se Mbrojtjes.
11. Për çdo shpërdorim ne favoret dhe lehtësitë qe përfitohen nga ligji "Për statusin e jetimit", personit përgjegjës i merret libreza e jetimit për një vit dhe, kur është rasti, organi qe e konstaton shkeljen, bën kallëzim për ndjekje penale.
12. Ngarkohen ministritë përkatëse te nxjerrin udhëzimet e nevojshme ne zbatim te këtij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
Fatos Nano


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  1.249 804100004





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty