0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PER NJE SHTESE NE VENDIMIN NR.205, DATE 13.4.1999 TE KESHILLIT TE MINISTRAVE “PER MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TE KODIT DOGANOR”, TE NDRYSHUAR
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 1130
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 05.08.2008
Data e aprovimit te Aktit: 22.08.2008
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 134
Data e fletores zyrtare: 22.08.2008
Aktiviteti: Kodi Doganor
Propozuar nga: Ministri i Financave
Pershkrimi i Aktit: Në kreun I “Dispozita të përgjithshme”, të pjesës III “Përjashtimet nga detyrimet doganore”, të Vendimit nr.205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas pikës 477 shtohet pika 477/1,
Amendamente
1 Per miratimin e dispozitave zbatuese te Kodit Doganor.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:VENDIM

Nr.1130, datë 5.8.2008



PëR NJË SHTESË në VENDIMIN NR.205, datë 13.4.1999 të KëSHILLIT të MINISTRAVE “PëR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE të KODIT DOGANOR”, të NDRYSHUAR



Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8449, datë 27.12.1998 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave



VENDOSI:



1. Në kreun I “Dispozita të përgjithshme”, të pjesës III “Përjashtimet nga detyrimet doganore”, të vendimit nr.205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas pikës 477 shtohet pika 477/1, me këtë përmbajtje:



“477/1

1. Deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit katërvjeçar, gëzon të drejtën e përjashtimit nga detyrimet doganore të importit, për automjetin, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij si deputet.



2. E drejta e përjashtimit fitohet vetëm pas dorëzimit, në strukturat doganore, të dokumentit, që vërteton se pronari i automjetit është deputet.

3. Përjashtimi përfitohet në çastin e kalimit në doganë të automjetit, në emër të deputetit.

4. Deputeti, në rast tjetërsimi të mjetit te një palë e tretë, bën zhdoganimin e automjetit, në vlerën që duhej paguar në doganë, në çastin e hyrjes së automjetit në territorin doganor. Pas pagimit të detyrimit, deputeti fiton të drejtën e përfitimit për përjashtimin nga detyrimi doganor i automjeteve.

5. Deputeti nuk mund të ketë, për përdorim vetjak, më shumë se një automjet, të përjashtuar nga detyrimet doganore të importit.

6. Organet përgjegjëse, që kryejnë këto procedura, janë autoritetet kompetente doganore të Republikës së Shqipërisë.”.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.



Kryeministri

Sali Berisha


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
 396 808050003





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan