marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për realizimin dhe paraqitjen e kontratave të sigurimit, për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë.
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 671
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 12.09.2008
Data e aprovimit te Aktit: 23.09.2008
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 148
Data e fletores zyrtare: 23.09.2008
Aktiviteti: Sigurim
Propozuar nga: Ministri i Ekonomise
Pershkrimi i Aktit: Mbi detyrimin per realizimin dhe paraqitjen e kontratave të sigurimit, për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë.
Akte te ngjashem
1 Ligji minerar i Shqipërisë
2 PËR SIGURIMIN E PUNONJËSVE, TË PUNËSUAR NË VEPRIMTARINË MINERARE, NGA AKSIDENTET NË PUNË
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

 



Udhëzim

Nr.671, datë 12.9.2008

 

Për realizimin dhe paraqitjen e Kontratave të sigurimit, për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë

 

Në mbështetje të nenit 17 të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, i ndryshuar dhe në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”,

 

Udhëzoj:

 

1. Të gjithë personat fizikë e juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari minerare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, detyrohen të sigurojnë pranë një shoqërie sigurimi, punonjësit e tyre nga aksidentet në punë sipas një kontrate sigurimi, brenda afateve dhe detyrimeve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”.

2. Të gjitha subjektet që do të aplikojnë për t’u pajisur, me leje minerare apo transferim të lejes minerare, së bashku me dokumentacionin e përcaktuar në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, i ndryshuar dhe udhëzimet përkatëse në fuqi, duhet të realizojnë dhe paraqesin pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, kontratën për sigurimin ndaj aksidenteve të punonjësve.

3. Të gjitha subjektet minerare, që janë të pajisura me leje minerare dhe që sot zhvillojnë veprimtari minerare brenda një periudhe 90-ditore nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”, duhet të realizojnë dhe paraqesin pranë Drejtorisë së Licencave dhe Menaxhimit të Kontratave, dokumentet që vërtetojnë realizimin e një sigurimi të tillë. Fillimi ose vazhdimi i veprimtarisë minerare do të kryhet pas konfirmimit nga DLMK-ja, që një sigurim i tillë është në përputhje me kërkesat e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë” dhe këtij udhëzimi.

4. Kushtet standarde të kontratës së sigurimit, përfshirë tabelën e koeficientëve të përfitimit, sipas dëmtimeve shëndetësore të miratuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mbështetje të pikës 8 të nenit 14 të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, do të jenë si kushte minimale të detyrueshme për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimeve për sigurimin e punonjësve që punojnë në aktivitete minerare.

5. Kontratat e sigurimit kolektiv duhet të jenë nominale për çdo punonjës të punësuar nga subjekti minerar. Për çdo ndryshim të numrit të punonjësve që përfshihen në kontratën e sigurimit, duhet të reflektohen në këtë kontratë. Çdo punonjës i ri mbi numrin e personave të përfshirë në kontratën e sigurimit kolektiv, duhet të sigurohet sipas kërkesave të këtij udhëzimi nëpërmjet realizimit të një kontrate të re sigurimi. Një kopje e kësaj kontrate i dërgohet, brenda 30 ditëve nga marrja në punë, Drejtorisë së Licencimit dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për t’u vendosur në dosjen e subjektit.

6. E gjithë periudha e veprimtarisë minerare e përcaktuar në lejen minerare, duhet të jetë e mbuluar nga kontrata e sigurimit nëpërmjet sigurimit vjetor të rinovueshëm për çdo vit ose për të gjithë kohën e kësaj veprimtarie.

7. Për rastet e transferimit të lejes minerare te një subjekt tjetër, subjekti i pajisur me leje minerare të transferuar, duhet t’i rinovojë me emrin e tij edhe të gjitha kontratat e sigurimit të punonjësve që ka pasur subjekti i parë. Në të kundërt nuk bëhet transferimi i lejes.

8. Subjekti i pajisur me leje minerare të transferuar, është i detyruar të zbatojë të gjitha kërkesat e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”, si dhe këtë udhëzim, për sigurimin e punonjësve që trashëgon ose merr të ri në objektin minerar ekzistues.

9. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave do të kryejnë, përveç kontrollit për sigurimin teknik në subjektet e pajisura me leje minerare, edhe kontrollin për sigurimin e punonjësve të punësuar në këto subjekte.

10. Kontrolli i ushtruar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, bëhet për sigurimin e punonjësve, duke e vlerësuar sigurimin e jetës dhe shëndetit të punonjësve, në këto subjekte, si masë e rëndësishme parandaluese për aksidentet në punë.

11. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave të paraqesin çdo 6 muaj pranë Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës informacionin përkatës nga kontrollet e ushtruara, për gjendjen e sigurimit të punonjësve në subjektet e licencuara.

12. Drejtoria e Licencimit dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, mbi bazën e raporteve të AKBN-së dhe RISHM-it, të evidentojë gjendjen e fuqisë punëtore aktuale në subjektet e licencuara dhe çdo gjashtë muaj të rakordojë me zyrën e sigurimeve shoqërore për gjendjen e raportuar nga subjektet.

13. Çdo subjekt i pajisur me leje minerare, pas kalimit të afatit 90-ditor të parashikuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”, nuk do të ushtrojë veprimtarinë e tij minerare pa paraqitur kontratën e sigurimit për punonjës dhe të konfirmuar jo nga strukturat përgjegjëse sipas pikës 11 të këtij udhëzimi. Mosrespektimi i një detyrimi të tillë është shkelje e dispozitave të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar dhe do të trajtohet sipas kapitullit të masave ndëshkuese të këtij ligji me vlerën e gjobës jo më pak se 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

Në rastin e një shkeljeje të përsëritur, ndaj subjektit fillojnë procedurat e heqjes së lejes minerare sipas kushteve të përcaktuara në ligjin nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”, i ndryshuar.

14. Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore t’i njoftojë zyrtarisht të gjitha subjektet e licencuara, si dhe sindikatat për daljen e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1109, datë 30.7.2008 “Për sigurimin e punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”.

15. Për zbatimin e këtij udhëzimi, ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore, Drejtoria e Licencimit dhe Menaxhimit të Kontratave, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave.

16. Ky udhëzim hyn në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë

dhe Energjetikës

Genc Ruli



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
PUNESIM
 793 809120002





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga