marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR PARANDALIMIN E LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PËR NJË QEVERISJE TRANSPARENTE, 2008-2013
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 1561
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 03.10.2008
Data e aprovimit te Aktit: 22.12.2008
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 183
Data e fletores zyrtare: 22.12.2008
Aktiviteti: Korrupsion
Propozuar nga: Zëvendëskryeministri
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e strategjisë ndërsektoriale për parandalimin e luftën kundër korrupsionit dhe për një qeverisje transparente, 2008-2013, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

 



VENDIM

Nr.1561, datë 3.10.2008

 

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE PËR PARANDALIMIN E LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE PËR NJË QEVERISJE TRANSPARENTE, 2008-2013

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

1. Miratimin e strategjisë ndërsektoriale për parandalimin e luftën kundër korrupsionit dhe për një qeverisje transparente, 2008-2013, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet grupi ndërministror i punës për strategjinë ndërsektoriale për parandalimin e luftën kundër korrupsionit dhe për një qeverisje transparente, 2008-2013, për rishikimin periodik të strategjisë dhe hartimin e planeve të integruara të veprimit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

 

STrategjia ndërsektoriale e parandalimit, luftËs kundËr korrupsionit e qeverisjes transparente 2008-2013

 

Kreu I

Hyrja

 

Shqipëria tre vjet më parë ishte vendi në të cilin korrupsioni galopant ishte shndërruar në sistem, tregu i vendit dominohej nga monopolet e qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë, prokurimet direkte ishin shndërruar në rregull, sipas raportit të Bankës Botërore rreth 1,4 miliardë dollarë në vit nga taksat dhe tatimet përfundonin në kontot personale të zyrtarëve të korruptuar dhe kontrabandistëve, shteti ligjor përjetonte goditje ekstreme, vendimet e gjykatave zbatoheshin me ngadalësi, shteti ligjor kishte një dobësi dhe rënie të madhe, krimi i organizuar kontrollonte dhe vendoste jo vetëm në rrugë, por edhe në dogana, tatime, gjykata, polici etj.

Raporte të tjera ndërkombëtare serioze faktuan se korrupsioni në Shqipëri ishte në nivelet me të larta të planetit, veçanërisht në dogana tatime, gjykata, polici, shëndetësi etj. dhe zbatim tejet i ngadaltë i reformave, lidhjet dhe simbioza me krimin e organizuar shndërruan korrupsionin në një sistem në Shqipëri. Në këto kushte u krijua Task-Forca e luftës kundër korrupsionit, e kryesuar nga Kryeministri i vendit, e cila ndoqi procesin e reformave të thella të luftës kundër korrupsionit, ndër reformat më kryesore të ndërmarra deri sot.

Në kuadrin e kësaj lufte u shkurtua me 33%, administrata qendrore e vendit, u amendua ligji i konfliktit të interesit, ligji i lnspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve, ligji i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u vendos transparenca në shpenzimet operative të administatës, gjë që lejoi shkurtimin e tyre nga 3% në 2% të GDP, u ndaluan prokurimet direkte, u miratua ligji për mbrojtjen e informacionit të korrupsionit dhe shpërblimi me 6% të vlerës së përfituar. Reformave të thella iu nënshtruan tatimet dhe doganat, u vendosën e-taksa, e-­dogana, e-prokurime.

Taksat u ulën dhe po kështu një seri tarifash u privatizuan ndërmarjet e mëdha: ARMO, KESH, TELECOM. U vendos regjistrimi elektronik i biznesit. Janë hequr mbi 103 leje dhe licenca.

U krijua Task-Forca e luftës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, e cila ka penalizuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.

Të gjitha këto reforma bënë të mundur përmirësimin e indeksit të perceptimit të korrupsionit me 0.5 pikë. Shqipëria që tre vjet më parë vendosej në grupin e 24 vendeve më të korruptuara, tani ka lënë prapa 95 vende të botës.

Megjithëkëtë korrupsioni sërish mbetet një problem serioz dhe i përhapur.

Prandaj dhe është e domosdoshme që për suksesin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit:

- Zbatimi me rigorozitet i kuadrit ligjor ekzistues.

- Konsolidimi i të gjitha institucioneve të kontrollit administrativ dhe gjyqësor.

- Vazhdimi i mëtejshëm i reformave për parandalimin e korrupsionit.

 

Kreu 2

Vizioni, qasja dhe prioritetet e qëllimet strategjike

 

A.Vizioni

Vizioni i përgjithshëm është reduktimi progresiv e i qëndrueshëm i korrupsionit, forcimi i integritetit të institucioneve dhe promovimi i vlerave në qeverisje.

Prioritet dhe qëllimi i vizionit të përgjithshëm është lufta dhe reduktimi progresiv e i qëndrueshëm i korrupsionit nëpërmjet:

- Refomave për parandalimin e tij;

- Forcimit të integritetit të institucioneve dhe promovimit të vlerave të qeverisjes;

- Monitorimit të gjithanshëm të fenomenit të korrupsionit, luftës kundër tij nga shoqëria civile dhe forcimi i rolit të saj;

- Ndëshkimit administrativ ligjor të zyrtarëve të korruptuar.

Zbatimi i përgjegjshëm i strategjisë antikorrupsion në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim e Integnim (SKZHI), synon reduktimin progresiv e të qëndrueshëm të korrupsionit, forcimin e integritetit të institucioneve dhe promovimin e vlerave në qeverisje nëpërmjet kultivimit e forcimit të mendësisë së shërbimit ndaj qytetarëve nga administrata publike, zbatimit të efektshëm e të barabartë të ligjit, përmirësimit të transparencës e informimit, zhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik e njerëzor, cilësisë, përgjegjshmërisë e efektivitetit në qeverisje.

Përpjekjet në këtë fushë do të përqendrohen në veprime konkrete për reduktimin e korrupsionit dhe ndryshimin rrënjësor të mendësisë qeverisëse. Reduktimi progresiv e i qëndrueshëm i korrupsionit nevojit një ndërhyrje energjike që të angazhojë të gjitha burimet vendase dhe mbështetjen e ndihmën e ndërkombëtarëve.

Strategjia, me prioritetet e reformat e përcaktuara, bazohet në:

- platformën e përgjithshme të përqasjes gjithëpërfshirëse dhe të integruar në luftën kundër korrupsionit me një kombinim të balancuar të parandalimit, hetimit, dënimit dhe pjesëmarrës së publikut;

- parimin se veprimet korruptive janë e duhet të konsiderohen si vepra penale dhe të trajtohen qoftë në planin administrativ, qoftë në atë penal;

- ndjekjen e parimeve bazë të sundimit të ligjit e barazisë së plotë të qytetarëve para ligjit, mirëqeverisjes, përgjegjshmërisë, lidhjes organike ndërmjet parandalimit me hetimin e dënimin efektiv, bashkëpunimit dhe koherencës, transparencës dhe pjesëmarrjes, partneritetit efektiv ndërmjet sektorit publik dhe privat;

- ndjekjen e standardeve e praktikave më të mira ndërkombëtare, rajonale e të brendshme në këtë fushë.

Të gjitha aspektet e strategjisë duhet:

- të udhëhiqen nga vendosmëria në respektimin e ligjit, përgjegjësia, bashkëpunimi, koherenca, transparenca, dialogu social dhe partneriteti publik-privat;

- të bashkërendohen me institucionet përgjegjëse e bashkëpunuese dhe me qeverinë;

- të udhëhiqen nga objektiva specifikë, realë, të arritshëm, të matshëm dhe të bazuara në kohë;

- të shoqërohen me një plan veprimi me masa dhe instrumente konkrete për realizimin e strategjisë;

- të paraprihen nga analiza të thelluara të situatës, faktorëve që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht, si dhe parashikime reale mbi bazën e vlerësimit të rreziqeve;

- të mbështeten me edukimin, trajnimin dhe ndërgjegjësimin e nevojshëm për të forcuar e konsoliduar kapacitetet;

- të jenë objekt i vlerësimit periodik të rreziqeve;

- të shprehen e zbatohen në tregues të matshëm dhe afate realiste e të detyrueshme.

B. Qasja, prioritetet dhe qëllimet e strategjisë

Prioritetet kryesore të strategjisë do të mbështeten në disa instrumente themelore që do të synojnë, sipas prioriteteve e objektivave:

- marrjen e masave efektive, racionale, të qëndrueshme dhe me efekte afatgjata, si dhe vënien në dispozicion të burimeve të domosdoshme për realizimin e tyre;

- përcaktimin strategjik të mjeteve të duhura ligjore e institucionale për të siguruar zbulimin e efektshëm të personave të dyshuar për vepra korruptive dhe garantuar përgjegjësinë e autorëve të veprimeve korruptive;

- identifikimin e fushave më të prekura dhe me rreziqe, si dhe arsyet e ekzistencës e të shtrirjes së korrupsionit; shmangien e paqartësive, kontradiktave e mangësive ligjore, përqendrimin në prioritete dhe zhvillimin e kuadrit të duhur analitik për mbledhjen e shqyrtimin e të dhënave mbi shfaqjet e korrupsionit në administratën publike, fushat e drejtësisë, financave, ekonomisë dhe sektorin privat;

- shoqërimin e masave ligjore e institucionale me fushata të qëndrueshme për të promovuar intolerancën ndaj fenomenit, konsoliduar bashkëpunimin e ngushtë me organizatat joqeveritare dhe median, për të zhvilluar e përfshirë edukimin antikorrupsion në programet e sistemit arsimor;

- sigurimin e hapjes dhe transparencës në zbatimin e masave parandaluese antikorrupsion dhe hetimin e veprave korruptive dhe të lidhura, duke ruajtur një ekuilibër të drejtë e të qëndrueshëm me mbrojtjen e domosdoshme të të dhënave personale dhe sekretit shtetëror, bankar a të biznesit;

- zhvillimin, azhurnimin e zbatimin e planeve të veprimit sektoriale të qëndrueshëm, me përqasje afatgjatë mbi bazën e strategjisë dhe në harmoni me strategjitë përkatëse sipas fushave;

- informimin dhe transparencën në mbështetje dhe në ndihmë të realizimit të prioriteteve e objektivave të përcaktuara.

Të dhënat dhe raportet në lidhje me korrupsionin gjatë viteve të fundit kanë vënë theksin, krahas shtrirjes së gjerë të fenomenit në vend, në mungesën e zbatimit efektiv të ligjit me pasojë brishtësinë e institucionalizimit të praktikave të mira në funksionimin e përditshëm të administratës publike, të drejtësisë, policisë apo doganave.

Ky fakt kërkon marrjen në konsideratë të dy përqasjeve të rëndësishme në përpjekjet për të reduktuar korrupsionin.

Së pari, duhet të krijohet normaliteti, duke ngritur dhe konsoliduar standardet dhe praktikat e mira në administratën publike dhe kryesisht në sektorë specifikë, si: arsimi, shëndetësia, organet e zbatimit të ligjit dhe drejtësia. Kjo përqasje angazhon një spektër të gjerë veprimesh, që synojnë parandalimin e korrupsionit, duke mbështetur në administrimin publik dhe në shoqëri, praktikat që nxisin integritetin dhe funksionojnë mbi bazën e standardeve të njohura të integritetit.

Përqasja e dytë synon hetimin dhe dënimin efektiv të shkeljeve ligjore në këtë fushë dhe të shmangieve nga standardet dhe përmbledh masa për të kundërvepruar ndaj praktikave korruptive, si dhe plotësimin e konsolidimin e kuadrit institucional për të siguruar hetim dhe dënim efektiv të tyre.

Në këtë mënyrë, lufta kundër korrupsionit do të bazohet në kombinimin e këtyre dy drejtimeve themelore, atë të parandalimit dhe atë të ndëshkimit të korrupsionit, të gërshetuara me mbështetjen, edukimin dhe konsolidimin e intolerancës ndaj këtij fenomeni nga publiku.

Së fundi, zbatimi i strategjisë sipas dy prioriteteve themelore të mësipërme kërkon rritjen e konsolidimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit efektiv ndërmjet aktorëve përkatës vendas dhe ndërkombëtarë, që përbën infrastrukturën e domosdoshme në realizimin e prioriteteve të mësipërme.

Prioritetet themelore të strategjisë, sipas objektivave përkatës, do të përqendrohen në fushat e mëposhtme.

I. Parandalimi, transparenca, gjithëpërfshirja e edukimi

1. Forcimi i sistemit politik dhe i etikës së funksionimit publik;

2. Modernizimi e konsolidimi i procedurave;

3. Reformat sektoriale (kontrolli, klima e biznesit, shërbimi civil, prokurimi publik, arsimi, shëndetësia, financat, drejtësia, pushteti vendor etj.);

4. Konsolidimi i transparencës dhe integritetit në administratën publike;

5. Përafrimi i legjislacionit në fushën e luftës kundër korrupsionit;

6. Fushatat informuese dhe masa edukuese të qëndrueshme.

II. Hetimi dhe dënimi i korrupsionit

1. Sigurimi i efiçencës së ndjekjes penale, rritja e shpejtësisë së ndjekjes penale dhe gjykimit;

2. Rritja e integritetit dhe rezistencës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë;

3. Forcimi i mjeteve administrative në luftën kundër korrupsionit;

4. Pjesëmarrja e publikut në denoncimin e korrupsionit.

III. Konsolidimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të brendshëm dhe ndërkombëtar

1. Konsolidimi i mekanizmave në bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit;

2. Konsolidimi mekanizmave të qëndrueshëm për shkëmbimin periodik të informacionit;

3. Zbatimi i efektshëm i instrumenteve antikorrupsion rajonale e ndërkombëtare.

 

Kreu 3

Politikat e qeverisë

 

I. Parandalimi, transparenca, gjithëpërfshirja e edukimi

A. Forcimi i sistemit politik dhe i etikës së funksionimit publik

Forcimi i sistemit politik dhe i etikës së funksionimit publik do të arrihet nëpërmjet disa ndërhyrjeve të rëndësishme që synojnë reduktimin e imunitetit të zyrtarëve për çështje korruptive, reformimin e sistemit të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, reformimin e sistemit zgjedhor dhe kthimin e besimit të publikut te zgjedhjet, rregullimin e veprimtarive të lobimit dhe ndikimit të vendimmarrjes politike e administrative, si dhe forcimin e rishikimin e kodeve të etikës dhe nxitjen e mekanizmave vetërregullues të etikës.

Me qëllim edukues dhe gjithëpërfshirës të publikut do të ndërmerren këto hapa:

- Do të përkthehet, publikohet dhe promovohet nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion libri i Transparency International i titulluar “TI Anti-Corruption Handbook (ACH): National Integrity System in practice” si dhe materiale të tjera informuese edukuese në lidhje me fenomenin e korrupsionit.

- Do të bëhet një fushatë e gjerë me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikun në lidhje me çështjet e korrupsionit.

1. Financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore

Ndërhyrjet në këtë drejtim synojnë rregullime ligjore të regjimit të dhuratave individuale me origjinë private të siguruara nga partitë politike prej personave juridikë e fizikë për të rritur transparencën, duke vendosur kufizime racionale e realiste në vlerë dhe ndalime për shkak të origjinës të dhuratave të institucioneve publike, ndërmarrjeve private të shërbimit publik, organizmave fetarë, apo të bamirësisë.

Rritja e garantimi i transparencës së të ardhurave dhe të shpenzimeve kërkon vendosjen e rregullave dhe mekanizmave që e garantojnë atë, si deklarim të detyrueshëm të dhuruesit përtej një pragu të caktuar dhe publikim periodik.

Gjithashtu, parashikohet paraqitja periodike e llogarive pranë një autoriteti të specializuar kontrolli (ekzistues ose të krijuar) dhe sanksione efektive e proporcionale për shkeljet.

2. Reformimi i sistemit zgjedhor dhe kthimi i besimit të publikut te zgjedhjet

 

Përmirësimi i sistemit ligjor e institucional zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare do të garantojë realizimin efektiv të së drejtës së pjesëmarrjes në zgjedhje të qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, shmangien e përjashtimit të zgjedhësve nga listat e votimit duke institucionalizuar mekanizmat përkatës (regjistrin e gjendjes civile, kartat e identitetit të shtetasve dhe zonat zgjedhore të qëndrueshme).

3. Rregullimi i veprimtarive të lobimit

Mungesa e rregullimit ligjor të fenomenit të lobimit do të rregullohet nëpërmjet një kuadri rregullator që të garantojë regjistrimin e organizatave profesioniste të lobimit, garantimin e aksesit, deklarimin e veprimtarisë, transparencën e mjeteve dhe përcaktimin e instrumenteve e procedurave në përgjithësi për këtë çështje.

4. Forcimi e rishikimi i kodeve të etikës dhe mekanizmave vetërregullues

Forcimi i kërkesave e standardeve etike në institucionet publike synon rishikimin, shtrirjen, promovimin dhe eficiencën e tyre duke u përqendruar në:

- krijimin, rishikimin, forcimin dhe shtrirjen e kodeve të etikës në institucionet publike (shtrirje e tyre edhe në sistemin arsimor, shëndetësor, urdhrat profesionale, shoqatat profesionale të ekspertëve kontabël të autorizuara të miratuara, të arkitektëve etj.);

- përmirësimin e mekanizmave për fuqizimin e etikës dhe parandalimin e konfliktit të interesave, duke mbështetur instrumentet e kontrollit, siguruar efiçencën në bashkëpunimin me qytetarët për zbulimin dhe ndëshkimin e korrupsionit e të shkeljeve;

- promovimin e standardeve të etikës në funksionimin publik (debate, forume);

- forcimin e efiçencës në administrimin e standardeve etike;

- promovimin e kodeve të etikës në sektorin e biznesit;

- zbatimin e sistemeve të matjes së performancës dhe të vlerësimit;

- rishikimin e qartësimin e pozicioneve politike dhe të nivelit ndarës me shërbimin civil/administratën.

5. Kufizimi i imunitetit të zyrtarëve të lartë për çështje korruptive

Rishikimi i sistemit të imunitetit do të synojë që zyrtarëve të lartë t’iu kufizohet imuniteti nga hetimi dhe/ose ndjekja penale për veprat penale korruptive.

B. Modernizimi e konsolidimi i procedurave

Modernizimi i procedurave dhe i marrëdhënieve të jashtme të administratës do të jetë një proces i vazhdueshëm i përqendruar fillimisht në reformën rregullatore të licencimit me fokus prioritar sektorin e biznesit, i ndjekur dhe i shtrirë për të gjitha shërbimet publike në përgjithësi për publikun. Ky modernizim do të shkojë paralelisht me atë të marrëdhënieve të brendshme të administratës, duke refomuar procedurat administrative.

1. Reforma rregullatore e licencimit

Reforma rregullatore e procesit të licencimit synon listimin e kategorizimin e licencave sipas nomenklaturës, natyrës, përcaktimit proporcional të hierarkisë së vendimmarrës, rritjen e aksesit dhe shtrirjen e përdorimit të internetit, institucionalizimin e parimit të “miratimit të heshtur” përtej një afati të caktuar, rishikimin e harmonizimin tërësor të procedurave të licencimit nëpërmjet thjeshtimit e forcimit të standardeve, përcaktimin e kritereve të qarta, transparente dhe jodiskriminuese në veprimtaritë e licencimit, rritjen e kontrollit të zbatimit të funksionimit të veprimtarive të licencuara, planizimin e afatizimin e thjeshtimit të procedurave e kritereve të licencimit dhe të modernizimit të tyre në përputhje me programin e Task-Forcës për reformën rregullatore.

Vendosja e një mekanizmi mbikëqyrës nga këndvështrimi antikorruptiv i nismave ligjore dhe nënligjore për të parandaluar nismat që shtojnë licenca, centralizojnë vendimmarrjen, ose krijojnë hapësira abuzivizmi a korrupsioni.

2. Reforma e shërbimeve publike

Reforma e shërbimeve publike në përgjithësi synon modernizimin e sportelit të shtetit duke u përqendruar në disa prioritete bazë si sporteli unik (one-stop-shop), promovimi e rritja e standardeve të shërbimit, informatizimi i sistemit, decentralizimi i shërbimeve, zbatimi efiçent nëpërmjet vlerësimit e përfshirjes së përfituesit të shërbimeve.

Kjo reformë do të realizohet nëpërmjet një sërë masash, si:

- Listimi i të gjithë procedurave e kritereve të shërbimeve publike;

- Ulja e ndjeshme e barrierave administrative duke e kombinuar reduktimin, thjeshtimin e standardizimin me ngritjen e qendrave të shërbimit “një ndalim në një sportel”;

- Nxitja e standardeve të kulturës së komunikimit, shërbimit, orientimit, aksesit të formularëve tip;

- Informatizimi i sistemit sipas fazave (nivel qendror e vendor) dhe shtrirja e përdorimit të e -shërbimeve;

Decentralizimi i ofrimit të shërbimeve publike dhe përfshirja e sektorit privat në ofrimin e shërbimeve të natyrës publike;

- Zgjerimi e shumëfishimi i partneritetit ndërmjet sektorit publik dhe privat mbi bazën e rregullave të qarta e transparente që mbështeten në parimet e tregut të lirë dhe të konkurrencës së ndershme;

- Zbatimi dhe kontrolli i zbatimit të ndershëm e të barabarte të standardeve, kritereve e procedurave për çdo biznes e individ nga çdo institucion publik;

- Vlerësimi i performancës dhe i cilësisë së shërbimeve duke vendosur kritere të krahasimit të realizimit faktik me kriteret e standardet;

- Ngritja e sistemeve të matjes së detyrueshme e të vlerësimit të performancës së çdo shërbimi publik nga përfituesit e/ose partnerët;

- Vendosja e kritereve në dhënien e shërbimeve publike duke u udhëhequr nga realizimi dhe mbështetja me buxhet e projekteve të cilat mbështesin realizimin e projekteve të qeverisë dhe nga administrimi me efektivitet e transparencë i fondeve publike;

- Thellimi i ndarjes së funksioneve politike, funksioneve rregullatore dhe funksioneve të ofrimit të shërbimeve e të kontrollit;

- Lehtësimi e thjeshtimi i procedurave për shërbimet publike të përhershme (energji elektrike, ujë i pijshëm, telefon, gjendje civile, shërbime sociale, shëndetësore etj.).

3. Reformimi i procedurave administrative

Rishikimi i të gjitha procedurave administrative do të ketë si synim prioritar shmangien e mundësive për korrupsion, abuzime dhe burokraci të tepërt dhe do të përqendrohet në rishikimin e rregulloreve të brendshme, modernizimin, rishikimin, përpunimin e standardizimin e dokumentacionit të brendshëm, rishikimin e harmonizimin e sistemit të apelimit administrativ (të përgjithshëm e specifik) dhe natyrshëm institucionalizimin e përgjithshëm dhe rritjen e dukshme të tranparencës së administratës publike.

Reformimi i procedurave administrative synon gjithashtu:

- rritjen e shkallës së informatizimit të operacioneve që kryhen nga administrata publike në të gjitha nivelet, duke lehtësuar e thjeshtuar procedurat, shkurtuar kohën e afatet e kryerjes së tyre, si dhe duke rritur saktësinë, cilësinë e shpejtësinë e rrjedhjes së informacionit dhe raportimit;

- sisteme efektive e efiçente të kontrollit të brendshëm që organizohen sipas rregullave të qarta, objektivave strategjikë, përbëhen nga struktura dhe organika efektive, të shoqëruara me një sistem funksional të caktimit të përgjegjësive, ndarjes së detyrave dhe delegimit të kompetencave;

- reformimin e sistemit të apelimit administrativ dhe ngritjen e gjykatave administrative.

C. Reformat sektoriale[1]

Reformat sektoriale, krahas prioriteteve e objektivave sipas strategjive përkatëse, do t’i kushtojnë një vend të veçantë parandalimit e luftës kundër korrupsionit me ndërhyrje specifike sipas sektorit, kryesisht për disa sektorë prioritarë e të ndjeshëm.

1. Fuqizimi i kontrollit të brendshëm në sektorin publik

Fuqizimi i kontrollit të brendshëm në sektorin publik synon zhvillimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të pavarur, efektiv dhe që operon sipas standardeve ndërkombëtare; forcimin e sistemeve të menaxhimit dhe të kontrollit nëpërmjet rishikimit të ligjit për auditimin e brendshëm në sektorin publik dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare, miratimit dhe zbatimit të manualit procedural për kontrollin e menaxhimit financiar, rishikimit të manualit procedural për kontrollin e brendshëm, forcimit të kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore, njohjes së praktikave ndërkombëtare të auditimit nëpërmjet përditësimit të njohurive, vendosjes së kritereve të certifikimit për pranimin në sektorin publik të auditeve. Gjithashtu, synohet miratimi dhe zbatimi i efektshëm i standardeve kontabël sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, institucionalizimi i publikimit të raporteve të kontrollit dhe i shkëmbimit të gjetjeve ndërmjet strukturave të kontrollit të brendshëm e të jashtëm.

2. Forcimi i standardeve në sektorin e biznesit

Përmirësimi e lehtësimi i klimës së biznesit do të ndiqet paralelisht me forcimin e standardeve në këtë sektor për t’i shërbyer më mirë e me efektivitet biznesit dhe mbrojtjes së interesave të tij.

Në këtë aspekt, rishikimi i kuadrit ligjor për urbanistikën (planifikimin hapësinor/urban), për shoqëritë tregtare duke vënë në zbatim standardet më të mira dhe duke rishikuar e forcuar sanksionet për profesionet kontabël, do të shoqërohen me ndërhyrje të rëndësishme institucionale për të formalizuar e standardizuar më tej marrëdhëniet e biznesit me administratën publike.

Hartimi dhe zbatimi i një plani për formalizimin e biznesit të vogël duke synuar mekanizma e masa konkrete si përdorimi kasave, vendosja e detyrueshme e sistemit të faturimit etj.

3. Forcimi i shërbimit civil

Forcimi e konsolidimi i shërbimit civil do të përqendrohet në disa drejtime prioritare, si:

- Forcimi statusit të nëpunesit civil dhe i garancive të sistemit të karrierës në administratën publike;

- Shtrirja e statusit të nëpunësit civil në pjesën më të madhe të organeve të administratës publike;

- Rritja e profesionalizmit të nëpunësve;

- Zbatimi i transparencës dhe parimit të meritës në rekrutimin në administratën publike;

- Forcimi i rregullave të posaçme të etikës dhe të parandalimit të konfliktit të interesave në strukturat e ndryshme të administratës publike;

- Shtrirja e sistemit të denoncimit, kontrollit/zbulimit dhe mbrojtjes me ligj, sipas modelit bashkëkohor të “whistleblowing”;

- Rritja e interesit të punësimit në administratën publike (trajtimi financiar, strehimi...) dhe thithja e kapaciteteve brenda dhe jashtë vendit;

- Rishikimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve duke i harmonizuar me vlerësimin e performancës, shpërblimin sipas vendit të punës dhe kualifikimin shkencor;

- Forcimi i aftësive dhe kapaciteteve të administrimit, performancës dhe trajnimit të administratës publike në fushën e parandalimit dhe të luftës kundër korrupsionit;

- Forcimi i seriozitetit të reformës në administratën publike duke u përqendruar në vlerësimin e aftësive të individit, dhe në reformën funksionale për ndarjen e strukturës sipas funksioneve;

- Përmirësimi dhe motivimi i vlerësimit periodik të nëpunësve të administratës publike;

- Trajnimi i nëpunësve lidhur me fushat e sektorët e ndjeshëm problematikë (dogana, tatime, prokurime, ekspertët kontabël e kontabilistët..), me çështje të etikës e antikorrupsionit;

- Rritja e aksesit e publikimi i punësimeve/transferimeve/largimeve në administratën publike;

- Forcimi i mekanizmave të përgjegjesisë institucionale e individuale në politikën e administrimit të burimeve njerëzore.

4. Reformimi i sistemit të prokurimit publik

Konsolidimi i sistemit të prokurimit publik, në përputhje me standardet europiane, synon një sërë prioritetesh strategjike përsa i përket kuadrit rregullator, konsolidimit të ndjeshëm e maksimal të transparencës dhe konsolidimit të shërbimeve elektronike nëpërmjet shtrirjes së teknologjisë së informacionit e komunikimit, fuqizimit të kapaciteteve të APP-së dhe autoriteteve kontraktore, institucionalizimit të trajnimit, fuqizimit të sistemeve të shkëmbimit të të dhënave dhe promovimit e zhvillimit të standardeve etike.

Priotetet kryesore do të jenë:

- Zhvillimi i kuadrit nënligjor dhe i dokumenteve standarde të prokurimit publik;

- Konsolidimi dhe përhapja e praktikës së prokurimit elektronik;

- Ngritja dhe konsolidimi i Avokatit të Prokurimeve Publike;

- Garantimi i shqyrtimit të pavarur të ankesave:

- Garantimi i transparencës maksimale të prokurimit publik dhe konsolidimi i shërbimeve elektronike;

- Fuqizimi Agjencisë së Prokurimit Publik dhe Koncesioneve dhe specializimi i personelit të saj;

- Zhvillimi e fuqizimi i mekanizmave të përgjegjësisë institucionale për të dalluar, parandaluar e dënuar praktikat korruptive;

- Institucionalizimi i trajnimit periodik në të gjitha strukturat publike përkatëse;

- Funksionimi i sistemeve të shkëmbimit të të dhënave me sektorë të tjerë (black list);

- Nxitja e zhvillimi i kodeve të etikës në prokurimin publik;

- Zhvillimi i standardeve minimale të detyrueshme për çdo kontratë prokurimi publik;

- Forcimi i ndjekjes e mbikëqyrjes së zbatimit e cilësisë së shërbimit të kontratave të prokurimit publik.

5. Reforma në sistemin e shëndetësisë

Reformimi i përgjithshem i sistemit shëndetësor do të përqendrohet në mënyrë të veçantë në reduktimin e parandalimin e korrupsionit të gjerë që ka prekur këtë sektor të rëndësishëm. Reformat ligjore, institucionale e funksionale do të synojnë veçanërisht reduktimin e korrupsionit në të 3 tipet e marrëdhënieve që vendosen në këtë sektor (personel mjekësor-pacient, institucion shëndetësor — pagues dhe institucion shëndetësor-furnizues). Prioriteti parësor do të synojë standardizimin e prokurimit të barnave, pajisjeve e aparaturave mjekësore, investimeve në shërbimin shëndetësor e spitalor dhe kontraktimit të shërbimeve të tjera. Gjithashtu, një priotet tjetër strategjik është reduktimi i ndjeshëm i veprimtarive ekonomike informale nga operatorët e sistemit shëndetësor.

Në lidhje me prioritetin e parë, politikat strategjike që do të ndiqen janë:

- Rregullimi i promovimit në zgjedhjen e barnave e pajisjeve synon krahas përcaktimit të listave bazë (LB) në nivel vendi dhe nivel rajonal, kufizimin e ndikimit të grupeve të interesit dhe të diskrecionit të komisioneve përzgjedhëse, përcaktimi i kritereve e procedurave specifike standarde që promovojnë transparencë dhe përgjegjshmëri të procesit, forcim i rregullave etike në marrëdhëniet me shoqatat tregtare e profesionale, vendosje treguesish dhe kriteresh vlerësimi, institucionalizim i programeve të monitorimit e të transparencës që synojnë nxjerrjen e zgjedhjeve e të blerjeve të pazakonta në krahasim me nevojat, nxjerrja e të dhënave krahasuese e përmbledhëse dhe publikimi i informacionit për të rritur transparencën, nxitjen e motivimin.

- Për sa i përket prokurimit si proces, synohet rritja e kapaciteteve të administrimit të prokurimeve duke siguruar konkurrencë efektive, rritja e transparencës së procesit dhe publikimi i raporteve të kontrollit, rritja e përgjegjshmërisë së palëve kontraktuese dhe kufizimi i diskrecionit, publikimi i listave të zeza e të bardha të operatorëve.

- Për sa i përket shpërndarjes, reformimi tërësor i mekanizmave të magazinimit, inventarizimit, transportit, sistemeve të administrimit të burimeve, sistemit të administrimit financiar duke qartësuar kompetencat, përgjegjësitë, rritur përgjegjshmërinë dhe përmirësuar nxitjen e stimulimin.

- Konsolidimi i sistemit të regjistrimit të barnave, i shpërndarjes në sektorin shëndetësor publik dhe i kontrollit.

- Institucionalizimi i etiketimit të barnave

Në lidhje me prioritetin e dytë (pagesat informale dhe personeli), synohet:

- Përcaktimi një strategjie të qartë dhe me afatë për rritjen progresive të pagave në sistemin shëndetësor duke kombinuar pjesën e mbuluar nga Buxheti i Shtetit me pjesën që rrjedh nga burimet e siguruara nga vetë sistemi.

- Inkurajimi i alternativave private dhe promovimi i kontraktimit nga shteti për pagimin e furnizuesve privatë duke rregulluar konfliktet e interesit, devijimin e detyruar të pacientëve vetëm drejt shërbimeve privatë, devijimin e kërkesave të operatorëve furnizues etj.

- Zhvillimi i sistemit të administrimit të bazuar në performancë dhe i sistemit të pagesës së operatorëve.

- Rregullimi i çështjes së pagesave informale dhe institucionalizimi i pagimit të kostove reale të shërbimeve, përjashtuar ato të urgjencës apo një listë e shkurtër.

- Vendosja e lidhjes direkte me rimbursimin nga sigurimet shëndetësore çfarë do të detyrojë individët të sigurohen dhe do të rrisë kontributin.

- Transparenca në radhën e dhënies së shërbimeve, nëpërmjet garantimit të publikimit të radhës së dhënies së shërbimit në çdo mjedis trajtimi shëndetësor.

- Krijimi i sistemeve të pagesave që parandalojnë e shmangin kontaktet e drejtpëdrejta.

- Rritja e rolit të urdhrave profesionalë dhe komiteteve të komunitetit.

- Rritja dhe forcimi i sistemit informativ shëndetësor për të drejtat e detyrimet përkatëse në institucionet e kujdesit shëndetësor.

- Institucionalizimi i kartave raportuese të shërbimeve publike dhe kryqëzimi i rezultateve me statistikat zyrtare.

- Rishikimi i sistemit të ankesave të të sëmurëve.

- Analizimi dhe shpërndarja e rezultateve të sondazheve e studimeve (të tilla si: studimet e standardeve të jetesës, studimet e shpenzimeve publike, studimet e shpërndarjes sasiore të shërbimeve, studimet demografike e shëndetësore etj.).

6. Reforma në sistemin e arsimit

Reduktimi i korrupsionit në sistemin arsimor do të përqendrohet në disa drejtime prioritare si:

- Rregullimi i administrimit të burimeve njerëzore në sistemin arsimor (përcaktimi i kritereve dhe procedurave standarde të qarta për konkurrimin, emërimin, promovimin, vlerësimin e nxitjen e performancës, dokumentimin, transparencën e publikimin);

- Konsolidimi i sistemit financiar në sistemin arsimor: forcimi i mekanizmave qendrorë e lokalë të kontrollit e auditit, zhvillimi i teknikave të auditimit në institucionet arsimore, përmirësimi i sistemit të koordinimit e komunikimit, rritja e rolit të komunitetit të prindërve, mësuesve, shoqatave studentore e shoqërisë civile për monitorimin e shpenzimeve e rezultateve në nivelin sektorial dhe institucional, veprimtarinë e autoriteteve të auditimit dhe zbatimin e rekomandimeve;

- Rritja e kapaciteteve prokuruese, përmirësimi i rregullave dhe procedurave të procesit të prokurimit, duke u fokusuar në përafrimin me praktikat ndërkombëtare në sistemin arsimor: promovimi i praktikave të përparuara në procesin e monitorimit, analizës dhe vlerësimit në fushën e planifikimit dhe realizimit, duke institucionalizuar, krahas sistemeve të kontrollit të brendshëm edhe sistemet e mekanizmat e jashtëm të vlerësimit të rezultateve, si dhe administrimit të ankesave;

- Rregullimi mbi baza të qarta i marrëdhënieve mësues-nxënës — Kodi i Mësimdhënies, parandalimi i konfliktit të interesave dhe përcaktimi i standardeve etike në arsim;

- Studimi i mundësisë së krijimit të Urdhrit të Mësuesit;

- Garantimi i regjistrimit të veprimtarive private të mësimdhënies nëpërmjet vetëdeklarimit të zyrtarëve publike

- Forcimi i inspektimit të cilësisë së shërbimeve në operatorët publikë e privatë të arsimit të lartë;

- Ngritja e sistemit të indeksimit dhe klasifikimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe të mesëm sipas cilësisë, specifikave e vlerave që ofrojnë;

- Garantimi i transparencës në shpërndarjen e subvencioneve për shkollimin dhe buxhetimin e arsimit arsimor në të gjitha nivelet;

- Konsolidimi e shtrirja e përvojës së maturës shtetërore në provimet dhe në pranimet e studentëve në arsimin e lartë; (konsolidimi i infrastrukturës teknike e njerëzore, i procedurave dhe transparencës për të siguruar cilësinë, efiçencën dhe integritetin e certifikimit të provimeve, korrigjimeve, rezutateve e pranimeve);

- Përfshirja në programet mësimore (shkollave, kurseve) të njohurive për çështjet e korrupsionit, etikës së sjelljes së zyrtarëve dhe funksionimin e institucioneve publike dhe jopublike, edukimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit;

- Zgjerimi i përfshirjes së komunitetit të nxënësve e studentëve dhe të komunitetit qytetar në politikëbërjen mbi baza transparente në fushën e arsimit.

 

7. Reformimi i sistemit të buxhetimit dhe të planifikimit të të ardhurave dhe shpenzimeve

Në kuadër të reformimit të sistemit të buxhetimit dhe të planifikimit të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, parandalimi i korrupsionit synon disa prioritete si thjeshtimi i sistemit të planifikimit e ekzekutimit të buxhetit nëpërmjet identifikimit dhe vendosjes së prioriteteve të qarta dhe institucionalizimit të parashikimit afatmesëm të buxhetit (3-vjeçar), garantimit të universalitetit të buxhetit e kufizimit në maksimum të spontanitetit e diskrecionit në buxhetim, forcimit të rolit të Kuvendit nëpërmjet pjesëmarrjes më të gjerë e me kompetencë në diskutimin, analizën, miratimin e mbikëqyrjen e zbatimit të buxhetit, vendosjes së një sistemi transparent, të përgjegjshëm e të orientuar të buxhetit. Gjithashtu, synohet konsolidimi i bashkëpunimit e konsultimit transparent me grupet e interesit për hartimin e buxheteve, veçanërisht tarifat për detyrimet doganore që janë shpesh të diktuara nga grupe apo individë biznesi të afërt me qeverinë; konsolidimi i informimit periodik dhe i përfshirjes së aktorëve të interesuar në fazat e ndryshme të planifikimit e ekzekutimit të buxhetit, konsolidimi i standardizuar i kontrollit të të ardhurave e shpenzimeve.

Në kuadër të sistemit të kontrollit të jashtëm, nevojitet dhe synohet qartësimi i rolit e përgjegjësive të kontrollit të jashtëm përtej konceptit të kontrollit të brendshëm, i përqendruar në kontrollin e performancës së përdorimit me efiçencë e ekonomicitet të burimeve publike, vlerësimi i sistemit të drejtimit, procedurave dhe rekomandime për përmirësimet e mangësitë në kuadrin ligjor e nënligjor.

8. Rritja e performancës dhe besueshmërisë së administratës doganore

- Sjellja e legjislacionit doganor në linjë me standardet komunitare për të qartësuar e përcaktuar saktë rregullat dhe procedurat doganore, në funksion të misionit primar të doganave për lehtësimin e tregtisë së ligjshme;

- Konsolidimi e modernizimi i procedurave për të rritur efiçencën e veprimtarisë, zbatimi i procedurave sipas parimeve të parashikueshmërisë, qëndrueshmërisë dhe transparencës, rritja e ndjeshme e transparencës dhe publikimi i të gjithë informacionit për kuadrin ligjor, nënligjor, rregullator, procedurat e praktikat për të gjitha palët e interesuara, shtrirja e zbatimit të teknikave bashkëkohore të kontrollit fizik sipas parimeve të menaxhimit të riskut, shtrirja e përdorimit të teknologjisë së informacionit në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë dhe përmirësimi i sistemit kompjuterik për të qenë në gjendje të komunikojë on-line me agjenci të tjera qeveritare;

- Forcimi i sistemit të kontrollit të brendshëm dhe forcimi i kontrollit ad-posterioh me theks të veçantë luftën kundër trajtimeve preferenciale, favorizimeve dhe formave të tjera të shitjes së interesit publik në këmbim të bakshisheve e rryshfeteve;

- Forcimi i kontrollit të deklaratave të pasurisë të zyrtarëve doganorë dhe rritja e bashkëpunimit me agjencitë e tjera shtetërore që operojnë në këtë fushë;

- Krijimi i strukturave efektive, përmirësimi i administrimit të burimeve njerëzore dhe i kritereve të rekrutimit;

- Zbatimi i sistemit të rotacionit periodik dhe mbi bazë risku të personelit doganor;

- Rritja cilësore dhe institucionalizimi i trajnimit periodik për të gjithë të punësuarit e sistemit;

- Pëmirësimi i aftësive manaxhuese në nivel dege, rajoni dhe në të gjitha divizionet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave;

- Rritja cilësore e bashkëpunimit efektiv me organet e tjera shtetërore e joshtetërore, si tatimet, bankat, sigurimet dhe organizatat e bashkimet e biznesit;

- Përmirësimi dhe sjellja në linjë me praktikën më të mirë të BE-së në lidhje me vlerësimin doganor, rregullat e origjinës, tarifat, procedurat, regjimet ekonomike etj.;

- Rritja e aksesit dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të tatimpaguesve që cenohen nga procedurat doganore; informatizimi i procedurës së marrjes së thirrjeve nga publiku, prezantimi i një procedure të re për hapjen, hetimin dhe mbylljen e rastit të denoncuar etj.;

- Përmirësimi dhe zbatimi efektiv i standardeve të etikës, shmangies së konfliktit të interesit dhe nepotizmit;

- Rritja e bashkëpunimit me prokurorinë, Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave dhe trupat e tjera të specializuara në ndjekjen dhe goditjen e krimit, korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës.

9. Rritja e performancës dhe besueshmërisë së administratës tatimore;

- Orientimi i përmirësimit të administrimit tatimor drejt zbatimit rigoroz të ligjit dhe jo thjesht drejt realizimit të planit të realizimit të të ardhurave;

- Prezantimi i MIS-it dhe përfshirja në sistem e të gjitha degëve tatimore;

- Prezantimi i një sistemi modern vlerësimi dhe matja e performancës së punonjësve me tregues konkretë;

- Rishikimi i të gjitha rregullave e procedurave për t’i bërë ato më të qarta, më të thjeshta e më transparente në lidhje me përcaktimin e detyrimeve tatimore (kryesisht detyrimet që parapaguhen si tatim-fitimi etj.);

- Forcimi dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për taksapaguesit dhe përmirësimi i aksesit në shërbime nëpërmjet thjeshtimit të procedurave, rritjes së transparencës, zgjerimit të informatizimit;

- Fillimi dhe përhapja e deklarimit on-line që nga selitë e tatimpaguesve;

- Kthimi i administratës tatimore në shërbim tatimor duke ofruar falas cilësi, thjeshtësi e shpejtësi në shërbimet për klientët e saj;

- Forcimi i sistemit të apelimit dhe garantimi i mbrojtjes së tatimpaguesve;

- Forcimi kontrollit të brendshëm;

- Rishikimi dhe përmirësimi i kodit të etikës së punonjësit tatimor;

- Rishikimi i pranisë gjeografike të administratës tatimore, prezantimi i linjave funksionale dhe rishikimi i rolit të policisë tatimore me tendencë kthimin e saj në departament të hetimit kriminal;

- Upgradimi i sistemit IT për të rritur efektivitetin e punës së administratës tatimore dhe plotësimi me module të reja;

- Forcimi i bashkëpunimit me shoqatat e biznesit;

- Forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit midis sistemit tatimor, atij doganor dhe thesarit të shtetit.

10. Reforma në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit

- Reforma e vetërregullimit në licencim, kolaudim dhe standardet e automjeteve;

- Liberalizimi i tregut të telefonisë celulare e fikse;

- Konsolidimi i mekanizmave të vetërregullimit të tregut sipas parimit të konkurrencës.

11. Reforma në fushën sociale

Në kuadër të realizimit të strategjive për punësimin e formimin profesional dhe mbrojtjen e sigurinë sociale, disa nga objektivat dhe politikat që kanë efekte në fushën e parandalimit të korrupsionit janë si më poshtë:

- Informatizimi i administrimit të informacionit në zyrat e punësimit, inspektoratet e punës dhe zyrat e shërbimit social, si dhe konsolidimi i bazave të të dhënave për tregun e punës dhe mbrojtjen e sigurinë sociale;

- Shpërndarja e ndihmës ekonomike nëpërmjet mekanizmit të palëve të treta (sistemi bankar, posta);

- Forcimi i transparencës në shpërndarjen e ndihmës ekonomike, rishikimi i kritereve dhe garantimi publikimit të listave, sigurimi i njohjes nga përfituesit të të drejtave të tyre në fushën e dhënies së shërbimeve sociale;

- Sigurimi i përditësimit periodik të informacionit lidhur me ndihmën ekonomike, paaftësinë e shërbimet socialë, si dhe i treguesve statistikorë;

- Forcimi i bashkëpunimit e bashkëveprimit ndërmjet ISSH, inspektorateve të punës, zyrave të punësimit dhe administratës tatimore;

- Forcimi inspektimit dhe vënia në funksionim e mundësisë së shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet sistemeve të ndryshme (regjistrimi i pasurive, inspektoratet e punës, administrata tatimore e doganore, qendra e regjistrimit të bizneseve etj.).

12. Reforma në fushën e kulturës, turizimit dhe sportit

- Përmirësimi i kuadrit ligjor e institucional për sponsorizimet e veprimtarive kulturore e artistike;

- Forcimi i administrimit të institucioneve kulturore e artistike;

- Rregullimi i funksionimit të operatorëve privatë dhe pjesëmarrjes e subvencionimit publik;

- Plotësimi i matrikulimit e katalogimit në Bazën Kombëtare të të Dhënave të veprave të trashëgimisë kulturore;

- Rregullimi ligjor për miradministrimin e kontrollin e lëvizjes së lirë të objekteve kulturore;

- Mbikëqyrja e kontrollit të tregjeve të paligjshme të objekteve kulturore dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar;

- Transformimi i klubeve sportive në shoqëri anonime;

- Garantimi i transparencës në sponsorizimin e aktiviteteve sportive për të mënjanuar evazionin fiskal;

- Rishikimi ligjor i përdorimit të të ardhurave që rrjedhin nga shitja e së drejtës televizive në veprimtaritë sportive dhe kontrolli i këtyre të ardhurave;

- Plotësimi i kuadrit ligjor dhe i procedurave rregullatore për nxitjen e investimeve në turizëm dhe fuqizimi i strukturave administrative për thithjen e fondeve nga donatorët për zhvillimin e turizmit;

- Mbikëqyrja dhe monitorimi i respektimit të të drejtave të autorit, të të drejtave të artistëve interpretues dhe të të drejtave të shfrytëzimit të produkteve intelektuale;

- Garantimi i shpërblimit të produktit intelektual sipas vlerësimit profesional;

- Mbikëqyrja e rreptë për qarkullimin civil të mallrave që përbëjnë pronësi intelektuale në fushën e artit, kulturës dhe të shkencës.

13. Reforma e së drejtës së pronësisë

- Reformimi i sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;

- Forcimi dhe përmirësimi i ligjit;

- Forcimi dhe plotësimi i kuadrit nënligjor;

- Përmirësimi i statusit dhe trajtimit të punonjësve të ZRPP;

- Përfundimi i sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme;

- Shtrirja e informatizimit të sistemit;

- Transparenca dhe integriteti në zbatimin e reformës së kthimit e kompensimit të pronave të paluajtshme;

- Transparenca dhe integriteti në zbatimin e reformës së legalizimit të pronave të paluajtshme dhe futja e tyre në qarkullimin ekonomik e civil.

14. Decentralizimi i shërbimeve publike dhe lufta kundër korrupsionit në nivel vendor

- Mbështetja e hartimit të planeve dhe programeve antikorrupsion në nivel vendor

- Nxitja e transparencës në menaxhimin e financave vendore duke motivuar përfshirjen e këshillave vendorë dhe kontrolleve vendore;

- Përmirësimi i cilësisë dhe procedurave të ofrimit të shërbimeve publike duke motivuar përhapjen e shërbimeve elektronike;

- Rritja e aksesit dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje nëpërmjet formave të konsultimit të vendimeve të rëndësishme;

- Konsolidimi i refomës urbanistike dhe sigurimi i mbështetjes për njësitë vendore për një zbatim rigoroz dhe efektiv të kuadrit ligjor të territorit;

- Konsolidimi i reformës së tokës;

- Forcimi i kontrollit dhe vetëkontrollit;

- Konsolidimi i transparencës dhe zgjerimi i informatizimit;

- Rritja e transparences së procesit të buxhetimit.

D. Konsolidimi i transparencës dhe integritetit në administratën publike

1. Transparenca dhe informimi i publikut

- Transparencë maksimale e proaktive e institucioneve publike nëpërmjet aksesit të lirë dhe të plotë në të dhënat mbi veprimtarinë e institucioneve publike si mjeti kryesor i mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit;

- Konsolidimi i strukturave të informimit të publikut në administratën publike (front office i back office);

- Zbatimi i rregulloreve në institucionet publike për zbatimin e së drejtës për informim;

- Respektim efikas i lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes së mendimit;

- Nxitja, konsolidimi dhe financimi i granteve për nisma që synojnë rritjen e transparencës dhe forcimin e “vëzhgimit qytetar e mediatik” mbi institucionet dhe zyrtarët.

2. Konsolidimi i teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit

- Realizimi i E-Government në nivelin e qeverisjes qendrore;

- Realizimi i ofrimit të shërbimeve më të rëndësishme publike on line;

- Kompletimi i regjistrave të dixhitalizuar të gjendjes civile, të pasurive të paluajtshme, të tokës dhe të dokumenteve të identitetit të shtetasve;

- Krijimi, vënia në funksionim dhe bashkëveprimi i sistemeve të informacionit lidhur me hetimin e korrupsionit, deklaratat fiskale, vendimet gjyqësore, qarkullimin e njerëzve, sistemin e adresave etj;

- Ngritja e një rrjeti kombëtar me faqet e internetit të shkollave të mesme dhe universiteteve shqiptare dhe realizimi i një fushate ndërgjegjësuese on line për denoncimin e rasteve të korrupsionit dhe parandalimin e tij;

- Ndërtimi i një portali rinor për edukimin e të rinjve, ofrimin e shërbimeve on line, informimin për përmasat e korrupsionit dhe praktikat korruptive, promovimin e nismave në parandalimin e luftën kundër korrupsionit, ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve shqiptarë e të huaj, promovimin e Shqipërisë, turizmit dhe kulturës kombëtare;

- Thjeshtimi e standardizimi i procedurave për ofrimin e shërbimeve publike dhe rritja e transparencës nëpërmjet aplikimeve elektronike nëpërmjet internetit;

- Vënia në funksionim dhe konsolidimi i sistemit one-stop-shop për ofrimin e licencave dhe regjistrin tregtar.

E. Përafrimi i legjislacionit në fushën e korrupsionit

1. Sigurimi i përputhshmërisë së kuadrit ligjor me konventat penale e civile kundër korrupsionit të Këshillit të Europës

- Ndryshime në Kodin Civil për të përshtatur standardet e Konventës Civile të KE-së

- Vendosja e përgjegjësisë civile që rrjedh nga veprimet korruptive

- Ndryshime në Kodin e Procedurës Civile

- Lejimi i provës me dëshmitarë për veprimet korruptive

- Rishikim i ligjit “Për shoqëritë tregtare”

- Ndryshime në Kodin e Punës

- Përjashtimi nga masat disiplinore kur dyshimet për korrupsion nuk vërtetohen

- Ndryshime në ligjin “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”

- Përcaktimi i përgjegjësisë së administratës shtetërore për shkak të veprimeve korruptive

- Ndryshime në ligjin “Statusi i nëpunësit civil”

- Përjashtimi nga masat disiplinore kur dyshimet për korrupsion nuk vërtetohen

- Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale

- Shtimi i përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit për vepra penale korruptive, si livrimet e mbikëqyrura, mbikëqyrja elektronike ose veprimet e infiltrimit

- Ndryshime në Kodin e Procedurave Administrative

- Përgjegjësia e administratës publike dhe punonjësve të saj për dëmet që iu shkaktohen personave privatë nëpërmjet veprimeve korruptive

- Ndryshime në Kodin Penal. Parashikimi si vepër penale:

- korrupsioni aktiv i agjentëve publikë të huaj dhe funksionarëve të organizatave ndërkombëtare publike për sigurimin e një tenderi në fushën e tregtisë ndërkombëtare,

- fshehja e mbajtja e pasurive të paligjshme,

- pengimi i drejtësisë, përfshirë pengimin e funksionimit të institucioneve gjyqësore të një shteti tjetër,

- korrupsioni pasiv i agjentëve publikë të huaj ose funksionarëve të organizatave ndërkombëtare publike,

- pasurimi i paligjshëm,

- keqadministrimi, vjedhja ose përfitimi i paligjshëm i pasurisë në sektorin privat,

 

- Lejimi, bllokimi, sekuestrimi dhe konfiskimi i produkteve të krimit, me mundësinë, por jo detyrimin e përmbysjes së barrës së provës, parashikimi i pasojave të korrupsionit duke i bërë të pavlefshme prokurimet ose kontratat, heqja e pengesave që mund të rezultojnë nga legjislacioni për sekretin bankar.

2. Vënia në zbatim e detyrimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit.

Hartimi dhe vënia në zbatim të planit dhe kalendarit të nismave e masave të duhura për përafrimin me standardet e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit.

3. Përmirësimi i kodeve për të shmangur problemet e ndeshura dhe plotësuar mangësitë, me qëllim që vendimmarrja e gjykatave të jetë e parashikueshme.

F. Edukimi dhe pjesëmarrja e qëndrueshme e publikut

- Zbatimi rigoroz i kuadrit ligjor, institucional e rregullator për denoncimin e korrupsionit (linjat e posaçme të telefonit);

- Vendosja dhe konsolidimi i përvojës së denoncimeve;

- Edukimi ligjor dhe antikorrupsion i qytetarëve e veçanërisht i brezit të ri;

- Ndërmarrja e mbështjetja e nismave të shoqërisë civile, universiteteve e komunitetit të juristëve për edukim masiv ligjor të të gjitha shtresave shoqërore;

- Financimi nga Buxheti i Shtetit i nismave të shoqërisë civile dhe medias për monitorimin e funksionimit të institucioneve, si dhe të nismave a projekteve që lidhen me parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e transparencës (si vëzhgime të pavarura për perceptimin e korrupsionit, studime a analiza të dinamikave të fenomenit dhe/ose të impaktit të përpjekjeve antikorrupsion, projekte që lidhen me forcimin e transparencës etj.);

- Shtrirja e edukimit ligjor në sistemin arsimor;

- Fushatë sensibilizuese në vazhdim për të luftuar korrupsionin;

- Edukim, ndërgjegjësim e sensibilizim proaktiv e i vazhdueshëm për të rritur mbështetjen e publikut në luftën kundër korrupsionit (publikime, fushata, sondazhe, opinione, debate publike, monitorim nga shoqëria civile);

- Kontraktimi shërbimeve studimore e analitike në fushën e korrupsionit pranë OJF-ve të specializuara;

- Promovimi i raporteve nga organizata të pavarura.

II. HETIMI DHE DËNIMI I KORRUPSIONIT

A. Konsolidimi i hetimit dhe eficencës së ndjekjes penale, rritja e shpejtësisë së ndjekjes penale dhe gjykimit

1. Konsolidimi i hetimit

Zbatimi i efektshëm dhe përmirësimi i mekanizmave dhe mjeteve për hetimin e akteve të korrupsionit, rritja e mekanizmave të kontrollit e të vetëkontrollit të strukturave të policisë sipas kritereve të vlerësimit të riskut dhe të indikatorëve metodologjikë që favorizojnë korrupsionin, forcimi e zgjerimi i informatizimit, konsolidimi i përdorimit të teknologjisë së informacionit, forcimi i kapaciteteve dhe burimeve për përdorimin e efektshëm të teknikave të posaçme të hetimit, konsolidimi i procedurave e standardeve për rekrutimin, transferimin, trajnimin, specializimin, standardet etike e profesionale e motivimin financiar të punonjësve të policisë (veçanërisht të strukturave të hetimit), ngritja e kritereve profesionale, konsolidimi i mekanizmave të bashkëpunimit me organet e ndjekjes penale dhe përgjithësisht me agjencitë e tjera të forcimit të ligjit.

2. Efiçenca e ndjekjes penale

Konsolidimi i sistemit të hetimit dhe rritja e ndjeshme e shpejtësisë dhe e efiçencës së ndjekjes penale do të përqendrohen në përmirësimin e mekanizmave e procedurave për të rritur efiçencën e ndjekjes penale, rritjen e pavarësisë së prokurorëve, ristrukturimin e forcimin e kapaciteteve në sistemin e prokurorisë, rishikimin e zbatimin e kodit të etikës së prokurorëve, konsolidimin e marrëdhënieve ndërmjet prokurorisë e policisë gjyqësore, reformimin e thellë e të qëndrueshëm të strukturave të policisë, vendosjen e sistemit të administrimit të çështjeve sipas standardeve më të mira, vendosjen e garantimin e funksionimit të rregullit të ndarjes me short të çështjeve, garantimin e statistikave periodike të ecurisë së ndjekjes penale, rishikimin e mekanizmave që sigurojnë transparencën dhe marrëdhëniet me publikun.

B. Rritja e integritetit dhe rezistencës ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë

Disa nga problemet më shqetësuese në sistemin e drejtësisë lidhen me transparencën e ulët të proceseve penale dhe civile të drejtësisë, çka ka sjellë shkallë të ulët besueshmërie të publikut në sistemin gjyqësor; mungesën e transparencës dhe procedurat jo objektive të emërimit të gjyqtarëve e prokurorëve; mangësitë në statusin, pavarësinë dhe mbrojtjen e posaçme që u sigurohet gjyqtarëve; mangësitë infrastrukturore në gjykata, prokurori, burgje, dhoma paraburgimi etj.; mungesa e statusit dhe pagat e ulëta të stafit administrativ të gjykatave; shkalla jo e kënaqshme e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Prioriteti kryesor në këtë sistem është rritja e shkallës së besueshmërisë së publikut te drejtësia nëpërmjet krijimit të një sistemi gjyqësor të pavarur, transparent, të përgjegjshëm dhe efiçent.

1. Sistemi gjyqësor

- Fuqizimi i institucioneve të vetëkontrollit dhe administrimit të sistemit të drejtësisë;

- Analiza, vlerësimi dhe përmirësimi i legjislacionit dhe strukturave mbi funksionimin e drejtësisë, për qartësimin e kompetencave për kontrollin e brendshëm gjyqësor dhe detyrat e inspektorateve;

- Forcimi i inspektorateve dhe mbështetja me bazën e duhur ligjore për matjen e vlerësimin e performancës së gjyqtarëve;

- Sigurimi i publikimit të raportëve të inspektorateve;

- Standardizimi i dosjes gjyqësore (civile e penale);

- Konsolidimi i sistemit të vlerësimit të aftësive profesionale të gjyqtarëve;

- Përcaktimi i kritereve objektive e transparente dhe rishikimi i procedurave të emërimit të gjyqtarëve;

- Rritja e profesionalizmit të gjyqtarëve;

- Përcaktimi i statusit të administratës gjyqësore;

- Nxitja e krijimit të formave të tjera alternative të gjykimit si arbitrazhi dhe ndërmjetësimi;

- Trajnimi dhe kualifikimi i grupit të mediatorëve që do të merren me ndërmjetësimin në çështjet penale, civile, familjare dhe administrative;

- Ngritja dhe konsolidimi i Gjykatës Administrative;

- Rritja e transparencës dhe aksesit të publikut në gjykata dhe forcimi i miradministrimit të drejtësisë;

- Transpozimi i standardeve antikorrupsion të BE-së, OKB-së, KE-së, OECD-së lidhur me regjimin e imuniteteve;

- Bashkëpunimi gjyqësor ndërkombëtar me qëllim shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare me vendet e Bashkimit Europian në luftë kundër korrupsionit. Në këtë kuadër, trajnimi i vazhdueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve për njohjen e formave të reja të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar;

- Ngritja e një zyre pune të veçantë për kontakte me rrjete gjyqësore europiane si EUROJUST, EUROPEAN JUDICIAL NETWORK (EJN) dhe OLAF —Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave gjyqësore ndërkombëtare në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;

- Hartimi i një plani veprimi për publikimin e vendimeve gjyqësore;

- Publikimi i plotë i vendimeve gjyqësore;

- Përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore dhe përmirësimi i infrastrukturës së institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe paraburgimit në funksion të transparencës së kontrollit, drejtimit dhe komunikimit me publikun dhe institucionet jashtë burgut;

- Zgjerimi i automatizimit të sistemit të administrimit të çështjeve në gjykatat e apelit dhe të shkallës së parë;

- Zbatimi i një sistemi të ri kalendarimi për shkurtimin e kohës së trajtimit të çështjeve;

- Prodhimi i statistikave të sakta;

- Gjenerimi automatik i raporteve të performancës së çdo gjykate dhe çështjeve të mbetura apo në proces;

 

- Kryerja e një studimi fizibiliteti dhe marrja e masave ligjore dhe institucionale për përgjegjësinë e magjistratëve ndaj palëve të treta;

- Zhvillimi i një sistemi IT në gjyqësor, në përbërje të të cilit të jenë e-justice, sistemi i integruar i informacionit për luftën kundër krimit, menaxhimit të çështjeve, burgjeve dhe paraburgimit;

- Hartimi i një studimi fizibiliteti dhe rekomandimeve për masat e nevojshme ligjore dhe institucionale për shkurtimin e afateve të proceseve gjyqësore dhe reduktimin e numrit të çështjeve të pazgjidhura;

- Ngritja dhe funksionimi i një njësie të veçantë që do të merret me arkivimin e dokumenteve elektronike në sektorin gjyqësor (me dokumente elektronike do të kuptohen tekste, materiale video dhe audio, në forme dixhitale) e cila do t’i shërbejë publikut të interesuar në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës për komunikim të drejtpërdrejtë në rrugë elektronike;

- Krijimi i infrastrukturës së nevojshme (ambiente) për organizimin e videokonferencave, si edhe trajnimi i personave përkatës;

- Bashkëpunim intensiv ndërmjet institucioneve të drejtësisë në funksion të luftës kundër korrupsionit.

2. Reformimi e konsolidimi i sistemit të përmbarimit   

- Ristrukturimi e forcimi i sistemit të përmbarimit

- Krijimi dhe zbatimi i praktikave të unifikuara dhe përmirësimi i legjislacionit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në nivelet mesatare të BE-së;

- Unifikimi i procesit të administrimit të ekzekutimit;

- Licencimi i operatorëve privatë në këtë fushë;

- Konsiderimi i mundësisë së kthimit të shërbimit të përmbarimit në ent të pavarur, me autoritetin e pavarësinë e duhur për të rritur efektivitetin e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore;

- Hartimi dhe zbatimi i një programi trajnimi fillestar dhe vazhdues për përmbaruesit (afatmesme);

- Krijimi i një rrjeti të brendshëm dixhital për gjithë sistemin e shërbimit përmbarimor (afatmesme);

- Ekzekutimi i përgjegjshëm i vendimeve gjyqësore;

- Ristrukturimi e forcimi i kapaciteteve në institucionin e akuzës;

- Reformimi i sistemit të noterisë.

C. Forcimi i mjeteve administrative në luftën kundër korrupsionit

Prioritetet dhe objektivat që lidhen me parandalimin e shmangien e konfliktit të interesave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes publike, konsolidimin e sistemeve të kontrollit e të auditit, konsolidimin e sistemit të denoncimit, kontrollit, zbulimit dhe mbrojtjes me ligj sipas modelit të “whistleblowing” janë drejtime dhe mekanizma të rëndësishëm administrativë që ndihmojnë hetimin dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit.

Forcimi i mjeteve administrative do të synojë vendosjen e sistemit ligjor, institucional dhe edukues për të promovuar krahas drejtimit penal, mjetet e përgjegjësisë administrative dhe civile për shkak të veprimeve korruptive.

Forcimi i mjeteve administrative do të synojë edhe bashkëpunimin e bashkëveprimin më efektiv ndërmjet organeve të administratës publike dhe organeve të specializuara të ndjekjes penale.

D. Pjesëmarrja e publikut në denoncimin e korrupsionit

Në këtë drejtim, synohet:

- forcimi e nxitja e pjesëmarrjes së publikut në denoncimin e rasteve të korrupsionit jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat;

- garantimi i orientimit efikas të publikut në denoncimin e korrupsionit nëpërmjet infrastrukturës së duhur, respektimit të hierarkisë së përgjegjësisë e të autoritetit, administrimit të përgjegjshëm të heshtjeve, informimit e këshillit, publikimit e transparencës periodike;

- kanalizimi i energjive, përpjekjeve e informacionit nëpërmjet një rrjeti të mirëstrukturuar, efikas dhe operacional, që garanton shpejtësi e efikasitet në trajtimin e heshtjeve dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve përgjegjës.

 

III. KONSOLIDIMI I BASHKËPUNIMIT DHE BASHKËRENDIMIT TË BRENDSHËM DHE NDËRKOMBËTAR

A. Konsolidimi i mekanizmave në bashkëpunimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit

Konsolidimi i mekanizmave e mjeteve dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit është i një rëndësie të veçantë për parandalimin e efektshëm dhe arritjen e rezultateve në luftën kundër korrupsionit.

Në fusha të ndjeshme dhe që kërkojnë ekspertizë (aspektet e krimit ekonomik dhe pastrimi i parave), synohet forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit ndërmjet organeve të administratës me organet e policisë e të ndjekjes penale dhe ofrimi i ekspertizës së duhur në fushat specifike e me risk të ndjeshëm,

B. Konsolidimi i mekanizmave të qëndrueshëm për shkëmbimin periodik të informacionit

Shkëmbimi i informacionit, jo vetëm ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, por të çdo organi shtetëror që luan rol dhe ka përgjegjësi në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit synon:

- Shkëmbimin e informacionit jo si pjesë e detyrimit e përgjegjësisë ligjore e institucionale të zakonshme, por mbi baza funksionale, proaktive dhe me periodicitet më të shpejtë;

- Shtrirjen e konsolidimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit për të rritur efikasitetin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të informacionit;

- Hartimin, përpunimin dhe publikimin e statistikave periodike të konsoliduara në lidhje me korrupsionin të të gjitha institucioneve shtetërore përkatëse në buletine periodike.

C. Zbatimi i efektshëm i instrumenteve antikorrupsion rajonale e ndërkombëtare

- Prania dhe roli aktiv në nismat dhe angazhimet ndërkombëtare që lidhen me luftën kundër korrupsionit;

- Zgjerimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe të projekteve të asistencës që lidhen me luftën kundër korrupsionit;

- Promovimi i praktikave të mira antikorrupsion dhe i përpjekjeve të autoriteteve shqiptare në këtë fushë në mënyrë periodike nëpërmjet raportimeve, publikimeve dhe rolit proaktiv të ambasadave.

 

Kreu 4

 Llogaridhënia, monitorimi dhe analiza vlerësuese

 

 

Zbatimi i kësaj strategjie do të mbështetet në tregues, kritere llogaridhënie, monitorimi dhe vlerësimi standarde të vendosura sipas sistemit të planifikimit të integruar, duke u përqendruar te:

- Monitorimi sipas treguesve të identifikuar në kuadër të planit monitorues ministerial të krijuar në kuadër të sistemit të planifikimit të integruar;

- Treguesit e matshëm në rezultate e në përputhje me prioritetet e qëllimet strategjike;

- Përgjegjësitë përkatëse në nivel institucional e ndërinstitucional;

- Intervali, mekanizmat e forma e raportimit;

- Publikimi periodik i rezultateve;

- Modalitetet e pjesëmarrjes e këshillimit me aktorët e interesuar;

- Rishikimi i aspekteve të caktuara të strategjisë;

- Forcimi dhe konsolidimi i një rrjeti organizatash të shoqërisë civile në monitorimin e vazhdueshëm të fenomeneve korruptive. Për këtë qëllim qeveria do t’i financojë këto organizata dhe veprimtarinë e tyre duke repsektuar plotësisht pavarësinë e tyre.

Zbatimi i strategjisë nga aktorët përgjegjës e bashkëpunues mbështetet në planin e veprimit, pjesë e planit të integruar ministeria, e cila shpallet edhe si aneks këtij plani. Plani i veprimit hartohet sipas modelit bashkëlidhur.

Grupi Ndërministror (GN) që bashkërendoi hartimin e strategjisë bashkërendon punën për mbikëqyrjen/monitorimin dhe raportimin e zbatimit të strategjisë. Si rregull raportimi është vjetor, por GN mund të përgatisë edhe raporte të ndërmjetme.

Duke ndjekur zbatimin e strategjisë, por edhe dinamikat e përhapjes e zhvillimit të fenomenti të korrupsionit, GN përpunon rekomandimet dhe zhvillon draftin për përditësimin e strategjisë çdo vit.






Plani i veprimit (Model)

 

 




























































Nr.


Objektivat


Masat


Institucionet përgjegjëse/bashkëpunuese


Afati i realizimit


Burimet e zbatimit[2]


Treguesit monitorues[3]


1.


Këtu vendoset objektivi siç është përshkruar në strategji duke dhënë referencë të qartë, kreun, titullin dhe nëntitullin ku është listuar ose shprehur objektivi


Përshkruhen shkurt masat që parashikohen të ndërmerren për zbatimin e objektivit për vitin në vijim (Aneksi i PIM)


Ministria/agjencia e varësia, drejtoritë

përkatëse


 


Burimet e veta, kontribute nga partnerë të tjerë


 


2.


 


 


 


 


 


 


3.


 


 


 


 


 


 


4.


 


 


 


 


 


 

















 

 







[1] Referenca të qarta për aspekte të caktuara të reformave sektoriale të papërfshira në këtë nënseksion jepen në strategjitë përkatëse ndërsketoriale a sektoriale që i detajojnë më tej ato.

 



[2] Burimet njerëzore financiare, nevoja për asistecë/ekspertizë, bashkëpunim me aktorë/faktorë të tjerë, biznesi, shoqëria civile, mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë etj. Nevojitet parashikimi në buxhet i drejtimeve të caktuara dhe buxhetimi parashikues i nevojave për asistencë e mbështetje financiare për drejtime të paparashikuaara në planet buxhetore.



[3] Institucionet përgjegjëse e bashkëpunuese detyrohen t’i konkretizojnë objektivat e prioritete në plane konkrete, duke identifikuar treguesit më gjerësisht të përdorur të monitorimit të zbatimit dhe të raportimit të progresit periodik. Treguesit e monitorimit janë specifikë në kuadër të kësaj strategjie dhe monitorimi e ndjekja sipas intitucioneve dhe në shkallë të përgjithshme bëhet sipas këtyre treguesve. Treguesit e monitorimit antikorrupsion duhet të jenë të saktë, konkretë, të matshëm, cilësorë e sasiorë.




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
810030003





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan