marketkonekt
0 0
2
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për miratimin e rregullores së urbanistikës.
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 722
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 19.11.1998
Data e aprovimit te Aktit: 19.11.1998
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 0
Data e fletores zyrtare: 11.07.2002
Aktiviteti: Rregullorja,Urbanistikë
Propozuar nga: Ministri i Punëve Publike,Ministri i Transportit
Pershkrimi i Aktit: Miratimin e rregullores së urbanistikës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Amendamente
1 PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR. 722, DATË 19.11.1998 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË URBANISTIKËS”, TË NDRYSHUAR
Akte te ngjashem
1 Per disa shtesa ne vendimin nr. 722, date 19.11.1998 te Keshillit te Ministrave "Per miratimin e rregullores se urbanistikes", te ndryshuar.
2 Per nje shtese ne vendimin nr. 722, date 19.11.1998 te Keshillit te Ministrave "Per miratimin e rregullores se urbanistikes".
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:V E N D I M
Nr. 722, date 19. 11.1998

PER MIRATIMIN E RREGULLORES SE URBANISTIKES

Ne mbështetje te nenit 5 te ligjit nr.8405, date 17.9.1998 "Për urbanistiken", me propozimin e Ministrisë se Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

1. Miratimin e rregullores se urbanistikes, qe i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi i Këshillit te Ministrave nr.593, date 13.12.1993 "Për miratimin e rregullores se urbanistikes " shfuqizohet.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

KRYEMINISTRI
Pandeli Majko

RREGULLORE URBANISTIKES

LLOJET, PERMBAJTJA DHE PROCEDURAT E HARTIMIT TE STUDIMEVE URBANISTIKE

A. Emërtimi dhe territori qe përfshin studimi urbanistik

1. Master plani: Është studim urbanistik me nje teme te caktuar dhe përfshin te gjithë territorin kombëtar ose pjese te veçanta te tij .
2. Studimi urbanistik rajonal dhe mjedisor: Është studim urbanistik kompleks dhe përfshin territorin e një ose me shume rretheve.
3. Plani rregullues i përgjithshëm. Është studim urbanistik kompleks për një territor te kufizuar dhe përfshin territorin e një qyteti, se bashku me zonën suburbane (periferike) tejshtrirjes perspektive, te një fshati, te një qendre te banuar, te një zone pushimi, te një territori industrial etj .
4. Studimi urbanistik pjesor: Është studim urbanistik i detajuar, qe bazohet ne parashikimet e planit rregullues te përgjithshëm dhe përfshin zona ose pjese te territorit te tij, ne te cilat parashikohen ndërhyrje rregulluese.
5. Planimetria e sheshit te ndërtimit: Është material grafik qe nxirret nga studimi urbanistik pjesor dhe i bashkëngjitet vendimit për miratimin e sheshit te ndërtimit dhe kondicioneve urbane te tij .
B. Përmbajtja dhe mënyra e hartimit te studimeve urbanistike
6. Master plani ka për qellim krijimin e bazave për zhvillimin urbanistik dhe territorial te territorit për te cilin hartohet (p.sh. krijimin e bazave për zhvillimin e vendbanimeve, infrastrukturës, turizmit, industrisë etj) .
7. Master plani hartohet nga organet e specializuara për këtë qellim.
8. Master plani qe hartohet për gjithë territorin kombëtar porositet nga Këshilli i Ministrave. Ne rastet kur master plani hartohet për një pjese te territorit kombëtar dhe përfshin disa rrethe, porositet nga Këshilli i Ministrave me propozim te Këshillave te Rretheve qe merren ne studim dhe kur përfshin ne një rreth porositet nga Këshilli i Rrethit qe studiohet.
9. Master plani kryhet mbi bazën e detyrës se projektimit.
10. Detyra e projektimit hartohet nga investitori (porositësi), ne bashkëpunim me institucionet e specializuara.
11. Detyra e projektimit duhet te përmbajë:
-te dhënat mbi pozitën gjeografike dhe kufijtë e shtrirjes se territorit kombëtar qe merret ne studim ne harta ne shkalle 1 : 50 000 -1: 10 000;
-te dhënat gjeografike me përshkrim dhe me planimetri ne harta ne shkalle 1: 50 000 -
1: 10 000 ;
-te dhëna sizmologjike, te mbështetura ne hartën e rajonizimit sizmik ne shkalle 1 : 500000;
-te dhënat klimatike dhe hidrologjike me përshkrim dhe me vizatime ne forme grafikesh te
elementeve klimatike dhe skema te hartave ne shkalle 1 : 10000 -1 : 50000;
-te dhënat hidrologjike me përshkrim dhe planimetri ne harta ne shkalle 1 : 50000- 1 : 10000; -te dhëna hidroteknike me përshkrim dhe me planimetri ne harte ne shkalle 1:50000-1: 10000 -te dhëna morfologjike dhe gjeomorfologjie me planimetri dhe harta ne shkallen
1: 50 000 - 1: 10000;
-te dhëna pedologjike me planimetri dhe harta ne shkalle 1 : 50 000 -1 : 10 000;
-te dhëna mbi komunitetet bimore, shtazore dhe ekosistemet e zonës se përfshirë nga studimi, -elementet qe parashikon normativa shtetërore ne drejtim te vlerësimit te ndikimit ne mjedis
(VNM);
-studime mbi mbrojtjen e mjedisit;
-te dhëna mbi shfrytëzimin e tokës me përshkrim dhe harta;
-te dhëna arkeologjike dhe historike, zonat muze ne mbrojtje dhe zonat nen mbikëqyrje,
-te dhënat mbi infrastrukturën e rrjeteve inxhinierie te rrugëve, ujësjellësve, elektrikut, kanalizimeve dhe telefonisë me planimetri ne harta ne shkalle 1 : 50000 -1 : 10000;
-studime urbanistike mbi qendrat e banuara me përshkrim dhe planimetri;
-te dhëna demografike mbi qendrat e banuara;
-studime ekonomike;
-te dhëna qe lidhen me temën e caktuar te studimit;
12. Master plani hartohet për një periudhe kohore mbi 20 vjeçare.
13. Përpara miratimit te master planit merret miratimi i organeve te pushtetit lokal, territoret e rretheve te te cilave preken nga këto studime.
14. Studimi urbanistik rajonal dhe mjedisor është studim kompleks qe ruan dhe mbron vlerat natyrore, mjedisore e peisazhistike dhe siguron vazhdueshmërinë e zhvillimit te qyteteve, fshatrave, qendrave te banuara dhe qendrave te prodhimit industrial, bujqësor, etj. ne territoret e rretheve për te cilat hartohet.
15. Studimi urbanistik rajonal dhe mjedisor përmban:
a) objektivat qe do te udhëheqin politiken territoriale te zonave urbane, rurale, industriale, bujqësore e te shërbimeve ne kuadrin e përgjithshëm te rregullave brenda territorit te rajonit;
b) zgjedhjen e modelit territorial duke përcaktuar udhëzimet dhe kriteret metodologjike për përcaktimin e zonave socio-ekonomike, te cilat krijojnë sektorë funksionale dhe do ti nënshtrohen planifikimit te planeve me te detajuara;
c) përcaktimin e problemeve kryesore për secilën nga zonat e sipërpërmendura dhe për problemet e caktuara, mënyrën e koordinimit me territoret jashtë rajonit;
d) marrjen parasysh te zonave me karakter historik dhe veçori te spikatura ambientale dhe peisazhistike, duke specifikuar territoret qe do te trajtohen nga planet lokale, si parqe natyrore, zona te mbrojtura etj ;
e) normat kryesore për hartimin e programeve te mbrojtjes dhe përdorimit te tokave, sistemeve hidrogjeologjike, hidrologjike, pyjore, te burimeve bujqësore, energjetike, te karrierave etj;
f) elementet qe parashikon normativa shtetërore ne drejtim te vlerësimit te ndikimit ne mjedis (VNM);
g) lokalizimin e veprave publike dhe infrastrukturave lokale, rajonale, kombëtare, baze për shërbime te interesit rajonal si rrugët e komunikacionit tokësor, ujor, ajror, rrjetat e furnizimit me uje, me energji elektrike, te telefonisë, te kanalizimit, vendet e hedhjes se mbeturinave, fushat e depozitimit, si dhe zonat me destinacion te veçante;
h) specifikimi i prioriteteve ne kuadrin rajonal dhe lokal, sipas sektorëve dhe objektivave te vendosura ne programin e zhvillimit;
i) koordinimin me parashikimet e programit ekonomiko -financiar;
16. Porositësi është Këshilli i Ministrave, për rastin kur studimi prek disa rrethe dhe Këshilli i Rrethit për rastin kur përfshin një rreth.
17. Studimi urbanistik rajonal dhe mjedisor hartohet mbi bazën e detyrës se projektimit. Detyra e projektimit hartohet nga porositësi (investitori) ne bashkëpunimin me institucionet e specializuara. Detyra e projektimit duhet te përmbaje:
-te dhëna mbi pozitën gjeografike dhe kufijtë e shtrirjes se rajonit qe merret me studim ne harta ne shkalle 1 : 50 000 -1 : 10 000;
-te dhënat inxhiniero-gjeologjike dhe topografike te hedhura ne harte ne shkallen 1 : 50 000- 1 : 10000;
-te dhënat sizmologjike ne shkallen 1 : 500000 deri 1 : 100000;
-te dhënat klimatike për rajonin dhe rrjeti i stacioneve nga merren këto te dhëna (temperatura, erërat, reshjet, lagështia etj);
-te dhënat hidrogjeologjike me përshkrim dhe planimetri ne harta ne shkalle 1: 50 000 - 1 :
10 000,
-te dhënat hidroteknike me përshkrim dhe me planimetri ne harte ne shkalle 1 :50000 - 1 : 10000
-te dhënat morfologjike dhe gjeomorfologjie me planimetri dhe harta ne shkalle 1 : 50 000-
1 :10000;
-te dhënat pedologjike me planimetri dhe harta;
-te dhënat mbi komunitete bimore, shtazore dhe ekosistemet e zonës se përfshirë nga studimi; -elementet qe parashikon normativa shtetërore ne drejtim te vlerësimit te ndikimit ne mjedis
(VNM);
-studime mjedisore;
-te dhëna mbi shfrytëzimin e tokës me përshkrim dhe harta;
-te dhëna mbi historinë e zhvillimit ekonomiko-shoqëror te rajonit mbi zonat muze ne mbrojtje dhe zonat nen mbikëqyrje;
-te dhënat mbi ekonominë pyjore, parqet kombëtare, parqet periferike te qyteteve dhe zonat e pushimit te përbashkëta te banoreve te qyteteve e te fshatrave;
-te dhëna mbi zhvillimin demografik;
-te dhënat mbi zhvillimin faktik dhe ne perspektive te qyteteve, fshatrave dhe qendrave te banuara te rajonit;
-te dhëna mbi vëllimin e investimeve dhe ndërtimeve faktike e ne perspektive për çdo qytet, fshat apo qendër te banuar brenda territorit te rajonit;
-te dhëna mbi zhvillimin faktik e ne perspektive te industrisë;
-te dhëna mbi zhvillimin faktik e ne perspektive te bujqësisë e blegtorisë;
-te dhënat mbi infrastrukturën e rrjeteve inxhinierie, te rrugëve, ujësjellësve, elektrikut, kanalizimeve e telefonisë me planimetri dhe harta;
-te dhëna mbi vëllimin faktik te transportit dhe perspektiven.
18. Studimi urbanistik rajonal dhe mjedisor për karakterin kompleks qe ka përbehet nga:
-detyra e projektimit;
-relacioni i përgjithshëm;
-harta e gjendjes ekzistuese te rajonit ne shkallen 1 : 25 000 -1 : 5000;
-plani rajonal i qendrave dhe zonave te prodhimit industrial.
Ne ketë harte përcaktohen: vendet e ndërtimit dhe territoret e qendrave dhe zonave ekzistuese dhe te reja industriale, territoret mineral mbajtëse ose naftëmbajtëse ekzistuese ose te reja, ndërtimet e ndryshme qe shërbejnë për ruajtjen e ambientit nga dëmtuesit industriale qe veprojnë ne ajër, toke dhe ujë.
-plani rajonal i zonave te prodhimit bujqësor. Ne këtë plan përcaktohen territoret e kulturave bujqësore si arat, pemishtet, vreshtat, ullishtat, pyjet, kullotat, parqet kombëtare etj ., vendndërtime te rezervuarëve dhe liqeneve qe do te shërbejnë për ujitjen, territoret e ndërtimeve bujqësore.
-plani rajonal i qyteteve, fshatrave e qendrave te banuara;
Ne këtë plan përcaktohen territoret e zhvillimit te qyteteve, te fshatrave dhe qendrave te banuara ekzistuese, territoret e qyteteve, fshatrave e qendrave te banuara te reja, territoret e qendrave te pushimit, te plazheve, te qendrave turistike dhe qendrave shëndetësore;
-plani rajonal i sistemit te komunikacionit dhe te rrjetit rrugor. Ne këtë plan përcaktohen rrugët automobilistike, hekurudhore, ajrore dhe ujore qe lidhin qytetet, fshatrat dhe qendrat e banuara me qendrat e prodhimit industrial e bujqësor. Ne këtë plan mund te përfshihet edhe rrjeti i kolektorëve kryesore te furnizimit me ujë, i kanalizimit, i largimit te ujërave te industrisë, i linjave te tensionit te larte, i telefonisë etj .
-plani i territoreve me vlera mjedisore. Ne këtë plan përcaktohen sistemet e mbrojtura, sistemet ekologjike, parqet kombëtare dhe lokale, rezervatet e florës e te faunës dhe klasifikimi i tyre sipas kritereve për ruajtjen e mbrojtjen sipas dispozitave te veçanta.
Plani rregullues i përgjithshëm, si rregull, hartohet pas hartimit te studimit urbanistik rajonal. Ai zgjidh ne tërësi problemet ndërtimore, ekonomike, higjeno-sanitare, inxhiniero-teknike te një qyteti, fshati apo qendre te banuar, parashikon zhvillimin urbanistik te qytetit, fshatit apo qendrës se banuar për një periudhe kohe te caktuar 10-15 vjeçare, duke përcaktuar përparësitë e fazës se pare 5-vjeçare, përcakton kufijtë gjeografike te zhvillimit territorial te qytetit, fshatit ose te qendrës se banuar, si dhe periferisë se tyre.
20. Për te kursyer fondin e tokës e për te disiplinuar ndërtimet ne planin rregullues te përgjithshëm paraqitet vija kufizuese e ndërtimeve me fazat e saj për zhvillimin perspektiv te qytetit, fshatit apo qendrës se banuar. Kufiri gjeografik i shtrirjes territoriale quhet vije kufizuese e ndërtimeve.
21. Për te shfrytëzuar sa me drejt dhe sa me mire territorin jashtë vijës kufizuese te ndërtimeve te qytetit dhe për te ruajtur te parapërgatitur territorin e zhvillimit perspektiv te tij përcaktohet zona suburbane me kufirin e saj. Zona suburbane përfshin një territor te caktuar gjate perimetrit te qytetit ku ndodhen fshatra dhe qendra te banuara te tjera, te destinuar për zhvillimin e mëtejshëm te qytetit për një perspektive shumëvjeçare. Madhësia dhe gjerësia e kësaj zone përcaktohet ne varësi te kushteve te relievit, te mjedisit natyror e panoramik, te dhënave gjeologo-inxhinierike e sizmike, te faktorëve e kërkesave te tjera te veçanta. Kufiri gjeografik i shtrirjes territoriale te periferisë se qytetit për periudhën shumëvjeçare quhet vije suburbane.
22. Vendimet ne fushën e urbanistikes qe marrin komuna ose komunat fqinje, ne territorin e zonës suburbane, duhet te respektojnë rigorozisht studimin urbanistik qe behet për këtë zone ne kuadrin e planit rregullues te përgjithshëm.
23. Zona suburbane është territor i komunës ose komunave dhe ne te ardhmen mund te jete pjesërisht ose tërësisht territor i bashkise, prandaj organet e pushtetit lokal duhet te harmonizojnë vendimet për përdorimin e tokës, duke respektuar reciprokisht autonominë e tyre.
24. Plani rregullues i përgjithshëm hartohet i plote ose rishikohet.
25. Plani rregullues i përgjithshëm hartohet i plote ne rastet kur:
a -është marre vendimi nga Këshilli i Ministrave për te ngritur një qytet, fshat apo qendër te banuar te re;
b -lindin kushte te reja ekonomiko-shoqërore qe kërkojnë territore, hapësira dhe infrastrukturën baze primare te qyteteve, fshatrave apo qendrave te banuara ekzistuese dhe kur paraprakisht këto territore e hapësira janë ne masën mbi 25 % te sipërfaqes ekzistuese te qytetit, fshatit apo qendrës se banuar;
c -kërkohen ose lindin probleme te rëndësishme dhe transformime teknike ne sistemin e infrastrukturës, sidomos te rrjetit rrugor;
d -ezaurohen parashikimet e planit rregullues te përgjithshëm para afatit te parashikuar .
26. Plani rregullues i përgjithshëm rishikohet ne rastet kur:
a) shuma e te gjithë shtesave është me pak se 25 % e sipërfaqes brenda vijës kufizuese te ndërtimeve ekzistuese;
b) krijohen kushte te reja ekonomiko-shoqërore qe kërkojnë territore dhe hapësira për një nga zonat funksionale te qytetit ose fshatit;
c) për efekt te interesit shoqëror kërkohen shpronësime te tokave prone e personave fizike e
juridike dhe për pasoje duhet bere ndryshimi i vijës kufizuese te ndërtimeve.
27. Porositësi i planit rregullues te përgjithshëm është këshilli i bashkise ose komunës.
28. Plani rregullues i përgjithshëm (PRRP) përmban:
a -objektivat dhe strategjinë, te ndara sipas zonave, qe bashkia ose komuna synojnë te arrijnë nepermjet PRRP-se.
b -përcaktimet qe influencojnë mbi pronësinë e tokës dhe vlerësimin e saj. Për këtë jep:
-klasifikimin sipas funksioneve;
-përcaktimin e mënyrës se zbatimit nëpërmjet studimit urbanistik pjesor;
-intensitetin dhe tipologjinë e ndërtimeve qe do te rezultojnë nga transformimet e brendshme ne baze te SUP;
c -klasifikimi ne zona funksionale te territorit qe përfshihet nga plani, duke u mbështetur ne gjendjen ekzistuese, ne përdorimet e mundshme, ne dendësitë e banimit, ne infrastrukturat inxhinierie e sociale, si dhe rregullat qe duhen ndjekur brenda secilës prej tyre për te ndryshuar destinacionin e përdorimit; Këto zona përcaktohen ne baze te destinacionit mbizotërues te përdorimit;
d -shqyrtimin e zonave qe do t'i nënshtrohen ndërhyrjeve te rikonstruksionit urbanistik, si dhe përcaktimin e zonave për shtrirjen e qytetit, kushtëzimet urbanistike dhe elementet kryesore qe duhet te mbahen parasysh ne secilën prej tyre gjate hartimit te SUP;
e -strukturën e përgjithshme organike te territorit nëpërmjet elementeve përcaktues te zhvillimit urban, veçanërisht nëpërmjet sistemit te përgjithshëm te komunikacionit rrugor, hekurudhor, etj. , te rrjetave te furnizimit me ujë, me energji elektrike, te kanalizimit dhe te impianteve përkatëse, te rrjeteve te komunikimit teknologjik, te hapësirave te lira te destinuara për park, gjelbërim publik e pajisje te tjera publike;
f -përcaktimin e ndërhyrjeve për vlerësimin dhe ruajtjen e burimeve ambientale, bujqësore, peisazhistike e historike, duke vendosur kushtëzimet për përdorimin e tyre, si dhe te elementeve qe parashikon normativa shtetërore ne drejtim te vlerësimit te ndikimit ne mjedis (VNM);
g- studimin e situatës gjeologjike, hidrologjike dhe sizmike te territorit për te vlerësuar pajtueshmërinë e parashikimeve te planit me to;
h- parashikime dhe drejtimet kryesore te vendosura prej master planit dhe studimit urbanistik rajonal, ne mënyre qe te koordinojnë parashikimet e tyre me përshkrimet e PRRP-se;
i- vlerësimin ekonomiko-financiar te operacioneve qe propozon PRRP-ja;
j- kufizime ne lidhje me ndërtimet për:
-territore apo zona me ndërtime qe paraqesin interes ambiental, peisazhistik, historik e kulturor;
-mbrojtjen e funksionit te infrastrukturave dhe impianteve me interes publik;
-mbrojtjen nga situata te mundshme rreziku për te garantuar pacenueshmërinë e njerëzve apo objekteve;
k- përcaktimin e rrethanave, qe do te kërkojnë rishikimin e PRRP-se, ne funksion te popullsisë dhe indeksit te rritjes se saj, funksioneve dhe intensitetit te shfrytëzimit te truallit, si dhe te elementeve qe kane ndikuar ne klasifikimin fillestar te territoreve te përfshira nga PRRP ne zona funksionale;
l- territoret dhe afatet për hartimin dhe miratimin e SUP, nëpërmjet te cilave do te zbatohet PRRP.
29. Plani rregullues i përgjithshëm hartohet mbi bazën e detyrës se projektimit. Detyra e projektimit duhet te përmbaje:
-te dhëna për pozitën gjeografike dhe kufijtë e shtrirjes te territorit te qytetit, fshatit ose qendrës se banuar ne harta ne shkalle 1 : 5000 -1 : 2000 ;
-te dhëna gjeologjike me përshkrim dhe planimetri ne harta ne shkalle 1 : 5000 -1: 2000;
-te dhëna sizmologjike me përshkrim dhe me planimetri ne harte ne shkalle 1: 10000 deri 1: 5000;
-te dhëna klimatike dhe hidrologjike me përshkrim dhe me vizatime ne forme grafikesh te elementeve klimatike dhe skema te hartave ne shkalle 1 : 5 000 -1 : 2 000;
-te dhëna hidrogjeologjike me përshkrim dhe me planimetri ne harta ne shkalle 1 : 5000 -1 : 2000:
-te dhëna mbi komunitetet bimore, shtazore dhe ekosistemet e zonës se përfshirë nga studimi.
-elementet qe parashikon normativa shtetërore ne drejtim te vlerësimit te ndikimit ne mjedis
(VNM);
-studime mbi mbrojtjen e mjedisit;
-te dhëna arkeologjike dhe studime historike, zonat muze nen mbrojtje dhe zonat nen mbikëqyrje,
-te dhëna mbi infrastrukturën e rrjeteve inxhinierie te rrugëve, ujësjellësve, elektrikut,
kanalizimeve dhe telefonisë me planimetri ne harta ne shkalle 1 : 5 000- 1 : 2000;
-te dhënat demografike;
-te dhënat mbi aktivitetin ekonomik faktik dhe ne perspektive;
-te dhënat për zonën e banimit mbi gjendjen faktike dhe ne perspektive;
-si dhe te dhëna te tjera qe lidhen direkt me studimin (p.sh kur studiohet plani rregullues i përgjithshëm i një qyteti apo qendre turistike duhen te dhëna për zonat e pushimit etj).
30. Plani rregullues i përgjithshëm i qytetit, fshatit apo qendrës se banuar, ekzistuese hartohet ne dy faza:
a- projektideja.
b- projekti teknik i rrjetit rrugor .
31. Projekti i fazës se dyte behet pasi te jete miratuar projektideja nga organi sipas kompetencës dhe kur kërkohet nga porositësi .
32. Plani rregullues i përgjithshëm i qytetit, fshatit apo qendrës se banuar te re hartohet ne tri
faza:
a. studimi i përgjithshëm urbanistik për vendin e vendosjes se qytetit, fshatit apo qendrës se banuar te re;
b. projektideja;
c. projekti teknik i rrjetit rrugor .
33. Projektimi ne fazën e dyte behet pasi te jete miratuar studimi i përgjithshëm urbanistik.
34. Kalimi ne fazën e trete behet mbasi projektideja është miratuar nga organi sipas kompetencës dhe me kërkesë te porositësit.
35. Projektideja e planeve rregulluese te përgjithshme për qytetin duhet te përmbajë:
a. për qytetet ekzistuese :
-detyrën e projektimit;
-relacionin e përgjithshëm;
-hartën e rajonit ne shkallen 1 : 50 000 -1 : 10 000, ku te jene evidentuar qendra e rrethit, qytetet e tjera, fshatrat dhe qendrat e banuara te rrethit, infrastruktura inxhinierie dhe zonat e objekteve te veçanta;
-planimetrinë e gjendjes ekzistuese te ndërtimeve mbi dhe nen toke, ne momentin qe hartohet plani rregullues i përgjithshëm;
-vijën kufizuese te ndërtimeve dhe vijën suburbane;
-skemën e rrjetit rrugor te qytetit;
-skemën e zonimit funksional te qytetit;
-skemën e fazave te rikonstruksionit te qytetit;
-skemën e infrastrukturës se qytetit, (ujësjellësit, kanalizimit, elektrikut, telefonisë);
-planimetrinë e terreneve te gjelbra, te pushimeve te terreneve sportive e te lojërave për fëmije, te parqeve periferike te qytetit, te vendeve te pushimit turistik etj ;
-planimetri mbi fazat e zhvillimit te ndërtimeve te qytetit për te gjitha zonat;
-hartën gjeologo-inxhinierike dhe te dhënat e mikrozonimit sizmik te territorit ku shtrihet studimi i planit rregullues te përgjithshëm;
-planimetrinë e shpërndarjes se objekteve social-kulturore;
-studimi i qendrës se qytetit, zhvillimi panoramik i qytetit apo rrugëve kryesore te tij ;
-sipas karakterit te qytetit e veçorive dalluese te tij mund te paraqiten edhe materiale te tjera
studimore, me paraqitjet grafike përkatëse.
b. për qytetet e reja:
-detyrën e projektimit;
-relacionin e përgjithshëm;
-studimin rajonal me pozicionin e qytetit;
-planin e rajonit me rrjetin rrugor, qendrat e banuara dhe qytetet me te afërt;
-hartën e studimit pedologjik e te shfrytëzimit bujqësor për çdo vendvendosje;
-hartën gjeologo-inxhinierike dhe te dhënat e mikrozonimit sizmik për çdo vendvendosje.
36. Plani rregullues i përgjithshëm i qytetit te ri per dy fazat e tjera ne përmbajtje është i njëjte me ato te qytetit ekzistues .
37. Sipas karakterit te problemit urbanistik, faktorëve e kërkesave qytet formuese, veçorive dalluese te relievit, klimës etj., mund te paraqiten dhe materiale te tjera studimore te shoqëruara me paraqitjet grafike përkatëse.
38. Projektideja e planeve rregulluese te përgjithshëm për fshatin dhe për qendrën e banuar duhet te përmbaje:
-detyrën e projektimit;
-relacionin e përgjithshëm;
-planimetrinë e komunës, fshatrat dhe qendrat e tjera te banuara se bashku me infrastrukturën inxhinierike;
-planimetrinë e gjendjes ekzistuese te ndërtimeve mbi dhe nen toke;
-planin rregullues te përgjithshëm te fshatit, vijën kufizuese te ndërtimeve;
-skemën e rrjetit rrugor te fshatit;
-skemën e rrjetit te ujësjellësit, kanalizimit, elektrikut, telefonisë;
-planimetrinë ne fazat e zhvillimit te ndërtimeve te fshatit për te gjitha zonat;
-sipas karakterit te fshatit e veçorive dalluese te tij, mund te paraqiten edhe materiale te tjera studimore me paraqitjet grafike përkatëse.
39. Projekti teknik i rrjetit rrugor hartohet mbi bazën e projektidese se rrjetit rrugor te planit rregullues te përgjithshëm. Projekti teknik i rrugëve hartohet ne reliev ne shkalle 1 : 500 dhe ne qytetet me reliev te aksidentuar ne shkalle 1 : 200.
40. Projekti teknik duhet te përmbaje:
-planimetrinë e rrugës gjate gjithë gjatësisë se kërkuar, ku te jepen këto te dhëna teknike:
a- koordinatat nga poligonet ose grafikisht nga objektet për akset dhe vertekstet e rrugëve,
b- kuotat e rrugëve;
c- pjerrësitë dhe distancat e rrugëve;
d- elementet kryesore te kthesave;
e- prerjet tërthorë te rrugës;
f- vijat e ndërtimit.
41. Projekti i zbatimit te planit rregullues te përgjithshëm hartohet i pjesshëm mbi bazën e kërkesës dhe detyrës se projektimit te bashkise apo komunës dhe investimeve te planifikuara për këtë qellim. Projekti i zbatimit te rrugëve hartohet mbi bazën e projektit teknik te rrugëve sipas kërkesës se investitorit.
Projekti i zbatimit te rrugëve hartohet ne relieve ne shkalle 1 : 500 dhe për qytete me reliev te aksidentuar ne shkalle 1 : 200.
42. Projekti i zbatimit te rrugëve duhet te përmbajë:
-planimetrinë e rrugës gjate gjithë gjatësisë se kërkuar ku jepen këto te dhëna teknike:
a- koordinatat nga poligonet ose grafikisht nga objektet për akset dhe vertekstet e rrugëve;
b- kuotat e rrugëve;
c- pjerrësitë dhe distancat e rrugëve;
d- elementet kryesore te kthesave dhe elementet e hollësishëm te kthesave;
e- prerjet tërthorë te rrugës;
f- vijat e ndërtimit;
g -hollësitë teknike te rrugëve;
h -piketat e rrugëve;
i -pusetat e çfarëdo lloji projekti inxhinierik;
j -izoipset e projektit te rrugës.
-Planin e prerjes gjatësore te rrugës, i cili përmban :
a -kuotat e tokës ;
b -kuotat e rrugës;
c -pjerrësitë e rrugës;
d -distancat pjesore dhe progresive te piketave;
e -elementet e hollësishëm te kurbave vertikale;
f- elementet kryesore te kthesave.
Shkalla me e përshtatshme është 1 : 100
1: 1000
-Planet e prerjeve tërthore te rrugës qe përmbajnë:
a- profilin e tokës.
b- profilin e rrugës.
c- sipërfaqet gërmim mbushje,
d- tabelat e volumeve.
Shkalla me e përshtatshme është 1: 100 ose 1: 100
1 : 100 ose 1 : 200

-Preventivin e rrugës

43. Studimi urbanistik pjesor zbërthen me tej planin rregullues te përgjithshëm. Ai hartohet për një zone funksionale te qytetit, një pjese te saj, e deri për një shesh ndërtimi.
44. Studimi urbanistik pjesor përcakton qarte kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike te ndërtimeve, duke respektuar treguesit kryesore qe jep plani rregullues i përgjithshëm.
45. Nëpërmjet studimit urbanistik pjesor behet zbatimi i planit rregullues te përgjithshëm.
46. Studimi urbanistik pjesor (SUP) tregon kufijtë e zonës se përfshire prej tij dhe përmban:
a) nënndarjet parcelore, si edhe tipologjitë e ndryshme te ndërtimeve dhe vendosjen e tyre ne lidhje me kufijtë e sheshit te ndërtimit;
b) trasimin e rrjetit te komunikacionit brenda zonës dhe lidhjet me atë te zonës përreth sipas parashikimeve te PRRP, rrjetin rrugor me profilet dhe kuotat e tij, si dhe kondicionet kryesore te altimetrise;
c) karakteristikat dhe trasimin e rrjetave te furnizimit me ujë, te kanalizimeve, te energjisë elektrike, te telefonisë, dhe te shërbimeve te tjera qe parashikon plani;
d) hapësirat për veprat me interes publik (shkolla, objekte tregtare, objekte kulti, parqe publike, objekte sportive, objekte publike, ndërtesa me karakter rekreativ e kulturor, objekte shëndetësore, etj .) me kushtëzimet urbanistike dhe arkitektonike për secilën prej tyre;
e) koeficientet e shfrytëzimit te territorit dhe kushtëzime te tjera urbanistike si vëllimet, lartësitë, vijat e ndërtimeve dhe zonat mbrojtëse përgjatë rrugëve sipas përcaktimeve te PRRP-se;
f) ndërtimet qe parashikohen për t'u shembur, rikonstruktuar apo restauruar, sipas parashikimeve te studimit pjesor, te shoqëruara edhe me tipologjinë e tyre;
g) përcaktimet për ndërtimet qe do t'i nënshtrohen kushtëzimeve ose ndërhyrjeve te veçanta (objekte monumentale ose me interes te veçante ambiental, zona arkeologjike etj.);
h) elementet qe parashikon normativa shtetërore ne drejtim te vlerësimit te ndikimit ne mjedis (VNM);
i) listat sipas zërave kadastrore te pronareve për t'u shpronësuar ose qe do t'iu vihen kushtëzime te caktuara;
j) vlerësimin ekonomiko -financiar për zbatimin e SUP .
përmbajtja e SUP ndryshon ne raport me veçoritë specifike te çdo zone.
47. Studimi urbanistik pjesor hartohet mbi bazën e detyrës se projektimit.
Detyra e projektimit duhet te përmbaje:
-planimetrinë e zonës funksionale te planit rregullues te përgjithshëm ku mbështetet studim
urbanistik pjesor (kur studimi urbanistik pjesor hartohet për një pjese te saj) ne shkallen 1: 5000 deri 1 : 1000;
-planimetrinë e zonës funksionale, për te cilën hartohet studimi urbanistik pjesor ne shkallen 1 : 2000 deri 1 : 500;
-te dhëna inxhiniero -gjeologjike, topografike dhe sizmologjike;
-te dhëna demografike;
-azhurnimi i rrjetit inxhinierik nëntokësor dhe ajror (ujësjellës, kanalizim, elektrik, telefonik
etj.);
-te dhëna për monumentet me vlera historike, arkeologjike dhe ndërtimet e tjera karakteristike qe ndodhen brenda studimit urbanistik pjesor;
-si dhe te dhëna te tjera te hollësishme sipas zonës funksionale qe do te studiohet.
48. Studimi urbanistik pjesor, hartohet me dy faza:
a) projekt ideja,
b) projekti i zbatimit.
a- Projektideja e studimit urbanistik pjesor duhet te përmbaje:
-detyrën e projektimit te hartuar e miratuar nga organi sipas kompetencës;
-relacionin e përgjithshëm, se bashku me kondicionet urbanistike;
-planimetrinë e zonës funksionale sipas planit rregullues te përgjithshëm ku te përcaktohet pjesa e saj ku do te kryhet studimi urbanistik pjesor ne shkallen 1: 5 000 deri 1 : 1 000;
-planimetrinë e zonës funksionale ne shkallen 1 .2 000 deri 1 : 500, për te cilën hartohet studimi urbanistik;
-planin e zonimit funksional;
-skemën e rrjetit rrugor;
-projekt idenë e infrastrukturës;
-planimetrinë me fazat e ndërtimit;
-fazat e rikonstruksionit;
-planin e zonimit vertikal sipas lartësisë te kateve;
-pamjet arkitektonike dhe panoramike te ndërtimeve gjate rrugëve kryesore;
-maketin, perspektiven ose aksonometrinë ajrore te zonës ku shtrihet studimi urbanistik pjesor;
-projektin teknik te rrjetit rrugor;
-pasqyrën e treguesve tekniko-ekonomike.
b- Projekti i zbatimit te studimit urbanistik pjesor përmban:
-planin e zonimit funksional ne shkallen 1 : 1 000;
-planin e piketimit dhe te kuotimit te objekteve ne shkallen 1 : 1 000 ose 1 : 500 dhe për zona me reliev te aksidentuar ne shkallen 1 : 200;
-rrjeti rrugor ne shkalle 1 : 1 000 ose 1 : 500 dhe për zona me reliev te aksidentuar ne shkallen 1: 200;
-planin e sistemimeve ne shkallen 1 : 1000 ose 1 : 500 dhe per zona me reliev te aksidentuar ne shka11en 1 : 200;
-projektin teknik te rrjetit inxhinierik ne shkallen 1 : 1000 ose 1 : 500;
-planimetrinë e kateve përdhe te te gjitha ndërtimeve (për zonën e banimit, planimetritë e katit tip te banesave te fazës se pare) ne shkallen 1 : 200;
-pamjet arkitektonike e panoramike te ndërtesave gjate rrugëve ne shkallen 1 : 200;
49. Planimetria e sheshit te ndërtimit, bashke me kondicionet urbanistike, mbështetet ne studimin urbanistik pjesor dhe shoqërohet me vendimin e KRRT -se rrethit për dhënien e sheshit te ndërtimit qe i jepet kërkuesit, person fizik apo juridik, vendas apo i huaj, qe do te ndërtoje një strukture ndërtimore mbi e nëntokësore.
50. Kur personi fizik e juridik, vendas apo i huaj qe do te ndërtoje, ka një propozim konkret për vendin, se bashku me kërkesën për shesh ndërtimi qe i drejtohet seksionit te urbanistikes ne Këshillin e rrethit, zyrës se urbanistikes ne bashki ose zyrës se urbanistikes ne komune, sipas kompetencës do te paraqesë edhe planimetrinë e sheshit te ndërtimit bashke me kondicionet urbanistike, qe me porosinë e tij ia harton një organ projektues i licencuar. Seksioni i urbanistikes ne këshillin e Rrethit, zyra e urbanistikes ne bashki ose zyra e urbanistikes ne komune, sipas kompetencës, ruan te drejtën qe mbi këtë propozim te paraqesë mendimin e vet ne KRRT .
51. Kur personi fizik e juridik, vendas apo i buaj qe do te ndërtoje, nuk ka propozim konkret për vendin, paraqet vetëm kërkesën për shesh ndërtimi ne seksionin e urbanistikes ne Këshillin e Rrethit, ne zyrën e urbanistikes ne bashki ose zyrën e urbanistikes ne komune sipas kompetencës. Seksioni i urbanistikes ne rreth, zyra e urbanistikes ne bashki ose zyra e urbanistikes ne komune, sipas kompetencës, harton vete ose porosit ne ndonjë organ projektues te licencuar shtetëror ose privat planimetrinë e sheshit te ndërtimit bashke me kondicionet urbanistike qe mendon t'i japë kërkuesit dhe e paraqet për miratim ne KRRT -ne e rrethit.
52. Ne planimetrinë e sheshit te ndërtimit do te jepen qarte te gjitha kondicionet urbanistike te përcaktuara nga studimi urbanistik, si sipërfaqja e sheshit te ndërtimit, vija kufizuese e ndërtimit, koeficienti i shfrytëzimit te territorit, funksioni i objektit, numri i kateve dhe lartësia e objektit mbi e nen toke, pozicioni kadastral, distancat kundrejt fqinjëve e pronësisë, hyrjet, daljet, lidhja me rrugët, kondicione te veçanta (për objekte ose pozicione te veçanta ) etj. Planvendosja e objektit dhe te dhënat e tjera grafike do te punohen mbi gjendjen ekzistuese te situatës urbanistike.
53. Ne planimetrinë e sheshit te ndërtimit duhet te përcaktohen qarte te gjitha rrjetat inxhinierike qe furnizojnë objektin qe do te ndërtohet (kanalizim, ujësjellës, elektrik, telefoni, mkz etj .,) dhe miratimin e tyre nga ndërmarrjet përkatëse .
54. Planimetria e sheshit te ndërtimit, bashke me kondicionet urbanistike, hartohet sipas mode1eve 1 deri 6, ne baze te formateve A4- A0 ose shumëfishave te tyre. Përmasat e këtyre formateve ne m.m janë si me poshtë:
A4: 210 x 297
A2 : 297 x 420
A2 : 420 x 594
A1 : 594 x 840
A0: 840 x 1181
55. Planimetritë e studimeve urbanistike hartohen sipas modeleve 7 deri ne 11, ne baze te formateve standarde ose shumëfishave te tyre.
56. Për rastet urgjente te eliminimit te avarive te rrjetit inxhinierik nëntokësor (ne trotuare e rruge) punimet kryhen me autorizim te lëshuar nga seksioni i urbanistikes ose zyra e urbanistikes, sipas kompetencave ne mbështetje te planimetrisë përkatëse. Ne autorizim shënohet koha e kryerjes se riparimit dhe detyrimet e ndërmarrjes qe kryen punime ne rruge apo trotuare dhe kthimin e tyre ne gjendjen e mëparshme. Ne rast shkelje te këtyre përcaktimeve, vlejnë sanksionet e parashikuara ne ligjin " Për urbanistiken " .











































MODELI NR.7: MENYRA E PARAQITJES GRAFIKE TE STUDIMEVE URBANISTIKE Formati i vizatimit sipas standardeve ose shumëfishit te tyre


EMERTIMI I STUDIMIT SIPAS PERCAKTIMEVE
NE NENIN 9 TE LIGJIT "PER URBANISTIKEN" MIRATOHET
SHKALLA...............
SIPAS KOMPETENCES
KRYETARI I K.RR.T. TE RRETHIT
OSE
KRYETARI I K.RR.T. TE BASHKISE
STUDIMI









SKEMA E VENDOSJES SE STUDIMIT
Shkalla 1 : 10 000 - 1 : 25 000








Vula e plote e organit projektues te licencuar
shtetëror ose privat, ose personit fizik te
licencuar qe ka bere studimin dhe përgatitur
këtë dokument













MODELI NR.8: MENYRA E PARAQITJES GRAFIKE TE STUDIMEVE URBANISTIKE Formati i vizatimit sipas standardeve ose shumëfishit te tyre


EMERTIMI I STUDIMIT SIPAS PERCAKTIMEVE
NE NENIN 20 TE LIGJIT "PER URBANISTIKEN" MIRATOHET
SHKALLA...............
SIPAS KOMPETENCES
KRYETARI I K.RR.T. TE RRETHIT
OSE
KRYETARI I K.RR.T. TE BASHKISE
STUDIMI









SKEMA E VENDOSJES SE STUDIMIT
Shkalla 1 : 10 000 - 1 : 25 000








Vula e plote e organit projektues te licencuar
shtetëror ose privat, ose personit fizik te
licensuar qe ka bere studimin dhe përgatitur
këtë dokument












MODELI NR.9: MENYRA E PARAQITJES GRAFIKE TE STUDIMEVE URBANISTIKE Formati i vizatimit sipas standardeve ose shumëfishit te tyre


EMERTIMI I STUDIMIT SIPAS PERCAKTIMEVE
NE NENIN 20 TE LIGJIT "PER URBANISTIKEN" MIRATOHET
SHKALLA...............

KRYETARI I K.RR.T. TE SHQIPERISE

KRYETARI I K.RR.T. TE BASHKISE
STUDIMI









SKEMA E VENDOSJES SE STUDIMIT
Shkalla 1 : 10 000 - 1 : 25 000








Vula e plote e organit projektues te licencuar
shtetëror ose privat, ose personit fizik te
licencuar qe ka bere studimin dhe përgatitur
këtë dokument













MODELI NR.10: MENYRA E PARAQITJES GRAFIKE TE STUDIMEVE URBANISTIKE Formati i vizatimit sipas standardeve ose shumëfishit te tyre


EMERTIMI I STUDIMIT SIPAS PERCAKTIMEVE
NE NENIN 20 TE LIGJIT "PER URBANISTIKEN" MIRATOHET
SHKALLA...............



KRYETARI I K.RR.T. TE BASHKISE
STUDIMI









SKEMA E VENDOSJES SE STUDIMIT
Shkalla 1 : 10 000 - 1 : 25 000








Vula e plote e organit projektues te licencuar
shtetëror ose privat, ose personit fizik te
licencuar qe ka bere studimin dhe përgatitur
këtë dokument













MODELI NR.11: MENYRA E PARAQITJES GRAFIKE TE STUDIMEVE URBANISTIKE Formati i vizatimit sipas standardeve ose shumëfishit te tyre


PLANIMETRIA E SHESHIT TE NDERTIMIT TE OBJEKTIT
SHKALLA...............

INFRASTRUKTURA , NDERMARRJET E UJEMBLEDHESIT, KANALIZIMET , ELEKTRIKUT, TELEKOMIT, INSPEKTORIATIT SANITAR SHTETEROR TE RRETHIT, AFJENCIA RAJONALE E MBROJTJES SE MJEDISIT, NDERMARRJA E MBROJTJES KUNDRA ZJARRIT

DREJTORI I NDERMARRJES PERKATESE
Shenime:¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿¿
Firma , Vula







SKEMA E VENDOSJES SE STUDIMIT
Shkalla 1 : 10 000 - 1 : 25 000








Vula e plote e organit projektues te licencuar
shtetëror ose privat, ose personit fizik te
licencuar qe ka bere studimin dhe përgatitur
këtë dokument


NORMAT, RREGULLAT DHE KUSHTET E PROJEKTIT URBANISTIK

57. Normat, rregullat dhe kushtet e projektimi urbanistik janë plotësimi teknik dhe praktik i domosdoshëm i studimeve urbanistike. Këto janë te detyrueshme për te gjithë organizmat projektuese ne fushën e projektimeve urbanistike, shtetërore ose private, vendase ose te huaja te pajisura me licence. Mbi bazën e tyre do te vlerësohen e miratohen projektet urbanistike nga organet përkatëse sipas kompetencës qe jep ligji "Për urbanistiken" .
58. Master planet, studimet urbanistike rajonale dhe mjedisore, planet rregulluese te përgjithshme hartohen duke u mbështetur ne eksperiencën botërore, si dhe ne kërkesat e porositësit, duke iu nënshtruar diskutimit dhe gjykimit te organeve qe janë te interesuara për to.
59. Normat, rregullat dhe kushtet e projektimit te planit rregullues te përgjithshëm ndryshojnë sipas llojit te qytetit, fshatit apo qendrës se banuar (p.sh. industrial, muze, malor, bregdetar etj.). Prandaj, për qytetet, fshatrat e qendrat e banuara behet klasifikimi :
- sipas lartësisë mbi nivelin e detit;
- sipas zonave klimatike;
- sipas numrit te banoreve;
- sipas funksionit (administrativ, industrial, muze, pushimi etj.)

A. Plani rregullues i përgjithshëm për qytetet.
60. Normat urbanistike janë ne vartësi te madhësisë te qyteteve. Qytetet klasifikohen sipas
numrit te banoreve si me poshtë:
Grupi I deri 10000 Grupi II 10000 - 20000 Grupi III 20000 - 50000
Grupi IV deri 50000 - 100000 Grupi V 100000 - 200000 Grupi VI mbi 200000

Ne grupin e pare, për ato qytete qe janë qendra rrethi, normativat urbanistike për objektet social kulturore, arsimore, shëndetësore, terrene sportive etj. do te llogariten ne shkalle rrethi.
61. Ne hartimin e planit rregullues te përgjithshëm duhet te parashikohet një shpërndarje e drejte e zonave funksionale te qytetit si:
- zona e qendrës se qytetit;
- zona e spitaleve (qytetet e grupit III dhe IV ),
- zona e gjelbër e qytetit;
- zona e terreneve sportive;
- zona universitare ose e institucioneve shkencore (qytetet e grupit IV);
- zona e varrezave publike;
- zona industriale;
- zona e bazave grosiste tregtare;
- zona mbrojtëse sanitare dhe zona e fidanishteve;
- zona e transportit te jashtëm te qytetit (stacionet hekurudhore ujore e ajrore );
- zona e parkut zoologjik dhe botanik (për qytetet e grupit IV - VI);
- zona e pushimit;
- zona e plazhit (për qytetet pranë detit, liqenit dhe lumenjve);
- zona turistike;
- zona te veçanta (p.sh. ne qytete te ndryshme mund te këtë zona muze, zone ambasadash);
- ndërtime te përkohshme (pjese përbërëse e zonave te ndryshme te qytetit);
62. Zonat funksionale te qytetit lidhen ndërmjet tyre nga rrjeti rrugor
63. Rrugët ne qytete ndahen ne pese kategori:
- rrugët e kategorisë se pare me 6 korsi kalimi janë shëtitoret dhe rrugët kryesore te trafikut te
shërbimit urban për qytete te mëdha;
- rrugët e kategorisë se dyte me 4 korsi kalimi janë rrugët me trafik te rende (unazat) te qyteteve te mëdha dhe rrugët kryesore te shërbimit urban;
- rrugët e kategorisë se trete me 3 korsi kalimi janë rrugët qe ndajnë lagjet e banimit me njëra
tjetrën;
- rrugët e kategorisë se katërt me 2 korsi kalimi janë rrugët e brendshme te lagjes se banimit;
- rrugët e kategorisë se peste me 1 korsi kalimi janë rrugët e brendshme te blloqeve te banimit. 64. Kategoritë e rrugëve brenda zonave te banimit janë:
a) rruge me një korsi kalimi dhe një brez parkimi;
b) rruge me një korsi kalimi dhe dy breza parkimi;
c) rruge me dy korsi kalimi dhe një brez parkimi;
d) rruge me dy korsi kalimi dhe dy breza parkimi;
Vija e ndërtimit për këto rruge jepet me projekte te veçanta.
65. Gjerësia e trotuareve ne rrugët shëtitore te qyteteve jepet me projekt te veçante.
66. Distanca minimale e banesave ose objekteve nga bordura e rrugës, për rruge qyteti te jete:
jo me pak se 5m për rruge me gjerësi deri 7m;
jo me pak se 7,5m për rruge me gjerësi 7-15m;
jo me pak se 10 m për rruge me gjerësi mbi 15m.
67. Ndalohet dalja ne rrugët e kategorisë se pare nga rrugët e kategorisë se katërt dhe te peste. Distanca minimale e daljeve ne rrugët e kategorisë se pare, te rrugëve te kategorisë se dyte dhe te trete duhet te jete 100 m, ndërsa ne rrugët e kategorisë se dyte 50 m. .
Ndalohet dalja e çdo rruge me afër se 50 m nga kryqëzimi.
68. Kryqëzimet e rrugëve te qyteteve bëhen:
a- me disnivel për dy rruge te kategorisë se pare;
b- me disnivel për rruge te kategorisë se pare me rruge te kategorisë se dyte;
c- për kategoritë e tjera kryqëzimi behet sipas ne dispozicion.
69. Zona e banimit, me qellim qe te siguroje kushte jetese te shëndetshme për popullsinë, duhet te vendoset ne territorin me klime me te mire te qytetit, ne zgjedhjen e saj duhet te kihen parasysh:
- diellzimi;
- temperatura e ajrit;
- drejtimi dhe shpejtësia e erës;
- lagështia e ajrit;
- reshjet atmosferike.
Ne këta tregues duhet te mëren mesataret mujore, stinore dhe ato vjetore.
70. Elementet përbërës te zonës se banimit janë:
a- terrene banimi;
b- terrene shoqërore;
c- terrene te gjelbra;
d- terrene sportive;
e- rruge, sheshe, vendqëndrime.
71. Ne terrenet e banimit përfshihen njësitë urbanistike te banimit dhe rrugët e brendshme midis tyre. Pjese përbërëse e tyre janë parcelat e çerdheve, kopshteve, shkollave 8-vjeçare dhe shërbimeve te përditshme tregtare e komunale.
Terrenet e banimit ndahen ne njësi strukturore urbanistike. Mbështetur ne përvojën e ndërtimit te qyteteve tona dhe ne madhësitë territoriale dhe te popullsisë se tyre njësitë strukturore te terreneve te banimit janë:
- grup banimi;
- bllok banimi;
- kompleks banimi;
- lagje banimi.
72. Grupi i banimit është njësia me e vogël me popullsi deri ne 1 000 banore dhe me sipërfaqe deri ne 1.5 ha për ndërtime shume familjare dhe deri ne 5 ha për ndërtime nje familjare. (Për qytete te kategorisë III-IV dhe rikonstruksionet e qyteteve.) Grupi i banimit për ndërtesat shume familjare përbehet:
- sipërfaqe ndërtimi 4.5 m2/banore
- sipërfaqe e lire 10 m 2/banore
- territor banimi neto 14.5 m2 /banore
- shesh lojërash për fëmijë 0-6 vjeç 1.3 m2 /banore
Gjithsej 15.8 m2/banore

73. Njësitë tregtare ose te shërbimit parashikohen ne katet përdhese te banesave. Ne treguesin 10m2 /banore sipërfaqe e lire përfshihet norma 4m2/banore gjelbërim. Pjesa tjetër është sipërfaqe e pandërtuar dhe rruge deri ne hyrjet e banesave.
74. Blloku i banimit është njësia urbanistike qe përbëhet nga 3-4 grope banimi me popullsi 3000 - 4000 banore dhe sipërfaqe 6-8 ha për ndërtime shume familjare dhe deri 30 ha për ndërtime njefamiljare. Baza e organizimit te bllokut te banimit janë objektet shoqërore te kopshtit, çerdhes, njësite e shërbimit tregtar komunal, si dhe terrenet sportive për fëmije mbi 6 vjeç. Blloku i banimit për ndërtesat shume familjare përbëhet nga :
- territori i banimit neto 14.5 m2/banore
- shesh lojërash për fëmije 1.5 m2/banore
- sipërfaqe për objekte shoqërore 2.0 m2/banore
- terrene sportive 0.5 m2/banore
- rruge dhe sheshe midis grupeve 1.5 m2/banore
Gjithsej 20.0 m2/banore

75. Kur shërbimet tregtare dhe komunale janë zgjidhur te veçanta, parcela e tyre llogaritet me
treguesin 0.5 m2/banore dhe i shtohet normatives se bllokut (20 m2/banore).
76. Ne ndërtimet njefamiljare, për sipërfaqet e objekteve shoqërore dhe te terreneve sportive, përdoret e njëjta normative. Treguesit e tjerë ndryshojnë ne funksion te zgjidhjes se madhësisë se parcelave.
77. Kompleksi i banimit është njësia urbanistike qe përbëhet nga disa blloqe banimi me popullsi 6000-8000 banore dhe sipërfaqe nga 16-20 ha për ndërtime shumefamiljare. Ne përbërje te kompleksit merr pjese shkolla 8-vjeçare. Kompleksi i banimi përbëhet:
- territor banimi neto 14.5 m2/banore
- shesh lojërash për fëmije 1.5 m2 /banore
- sipërfaqe për objekte shoqërore 2.0 m2 /banore
- sipërfaqe për terrene sportive 1.5 m2 /banore
- gjelbërim i organizuar (lulishte) 1.5 m2 /banore
- sipërfaqe rruge dhe sheshe midis blloqeve 3.0 m2 /banore
Gjithsej 24.0 m2 /banore

78. Për shërbimet tregtare e komunale te zgjidhura te veçanta, normativa për territorin e tyre
është m2/banore dhe kjo i shtohet normatives se kompleksit te banimit (24.0 m2 /banore).
79. Ne treguesin normativ për objektet shoqërore janë llogaritur sipërfaqet e nevojshme për parcelat e çerdheve e kopshteve qe variojne nga 0.3-0.4 ha për një çerdhe ose një kopsht dhe për parcelën e shkollës 8-vjeçare 0.6-1 ha.
80. Te gjithë këto norma janë mbështetur ne studimin demografik, i cili ka përcaktuar grupmoshat përkatëse qe kane nevoje funksionale kopshtin, çerdhen apo shkollën. Nga kjo rezulton qe bllokut te banimit për popullsinë e tij i duhet një çerdhe dhe një kopsht dhe kompleksit te banimit dy çerdhe, dy kopshte dhe një shkolle 8-vjeçare. Për këto objekte shoqërore është dhënë treguesi m2/për banore ne grupimet e mësipërme te terreneve te banimit.
81. Lagje banimi është njësia urbanistike me e madhe qe përbëhet nga dy komplekse banimi me popullsi 12-16 mije banore dhe sipërfaqe 32-40 ha. Ka ne përbërje te saj shërbime te përqendruara tregtare, komunale te shërbimit social, kopsht, çerdhe, dy shkolla 8-vjeçare, një shkolle te mesme, parkun e lagjes, terrene sportive te te gjithë grup moshave, shërbimin shëndetësor dhe administrativ, salle koncertesh, biblioteke etj.
82. Kjo njësi urbanistike vlen për qytetet e kategorisë se IV -V-VI.
Për këtë kategori qytetesh ne çdo 2-3 lagje duhet te këtë dhe qytete te shkalles se qytetit.
83. Për qytetet e kategorisë I. II. III. ndarja behet me komplekse ose me blloqe banimi. Objektet shoqërore respektive te bllokut, kompleksit apo lagjes edhe kur këto njësi urbanistike nuk formojnë terrenet e banimit, ne funksion te madhësisë se qytet duhet te parashikohen për vete funksionet e tyre te domosdoshme për jetën e banoreve (p.sh. shkolle e mesme, kinema, teatër etj.).
84. Rrugët e kategorisë se pare, te dyte dhe te trete nuk duhet te përshkojnë grupin, bllokun
kompleksin dhe lagjen e banimit.
85. Sipërfaqet e nevojshme për parkimet e hapura dhe te mbyllura janë :
- për banesa kolektive,15m2/për parkim dhe ne vend parkimi për familje;
- për zonat masive sportive, vend parkimi/5veta;
- për parqe brenda qytetit, vend parkimi 10/veta;
- për parqe periferike te qytetit, vend parkimi/15 veta;
- për objekte kulti, vend parkimi / 4 veta,
- për biblioteka, vend parkimi 25/veta,
- për qendra tregtare, 1 vend parkimi 3/veta;
- për qendra shëndetësore, 1 vend parkimi/25veta,
- për qendra spitalore, 1 vend parkimi/4 shtretër ;
- për kinema, vend parkimi/4 vende ;
- për teatër, vend parkimi/5 vende ;
- për qendra qytetesh, 0.02 m2 parkimi/banor zone;
- për objekte shoqërore, 0.10 m2 parkimi/banor zone.
Shënim: banor zone është numri i banoreve te një zone qe i shërben objekti i mësipërm.
86. Terrenet e banimit realizohen me ndërtesa shumefamiljare ose me ndërtesa njefamiljare. Si ne zona te lira ndërmjet ndërtesave ekzistuese, ashtu dhe ne territore te reja ato vendosen mbi bazën e një studimi urbanistik.
87. Terrenet shoqërore përfshijnë parcelat e:
- ndërtesave administrative te lagjeve te qytetit;
- ndërtesave kulturore te lagjeve te qytetit;
- shkollave te mesme;
- ndërtesave shëndetësore;
- ndërtesave te shërbimit tregtar te lagjeve te qytetit;
- ndërtesave te shërbimit komunal te lagjeve te qytetit;
- monumenteve te kulturës.
88. Terrenet e gjelbra përfshijnë sipërfaqet e:
- parqeve apo lulishteve te kompleksit te banimit, 1 - 2 m2/banore;
- parqeve e lulishteve te qytetit, 2 m2/banore;
- gjelbërimit rrugor e brigjeve ujore, 1 m2/banore;
- gjelbërimit ne objektet shoqërore, 2 m2/banore;
89. Terrenet sportive, përfshijnë sipërfaqet e:
- terreneve sportive te lagjeve për grupmoshat III dhe IV, 1.6m2/banore;
- objekteve te aktivitetit cilësor e spektakël (stadiume, pallate sporti, palestra, pishina etj.)
90. Rrugët, sheshet, vendqëndrimet përfshijnë sipërfaqet e:
- rrugëve kryesore te qytetit, se bashku me trotuaret;
- rrugëve midis komplekseve;
- shesheve si hapësirave te lira;
- vendqëndrimeve te automjeteve, te hapura ose te mbyllura.
91. Normativat e projektimit urbanistik te zonës se banimit janë përmbledhur ne tabelat nr.1 deri nr.4.
Ne këto tabela jepen dendësia bruto e neto e banimit dhe koeficienti i intensitetit te ndërtimit neto "i"
- dendësia bruto e banimit është raporti midis numrit te banoreve me sipërfaqen e territorit bruto te njësisë urbanistike.
- dendësi neto e banimit është raporti midis numrit te banoreve me sipërfaqen e territorit te
banimit neto.
- intensiteti i ndërtimit neto "i" është koeficienti qe tregon intensitetin e ndërtimit ne territorin e banimit. Ai shpreh raportin ndërmjet shumës se sipërfaqes se kateve te banimit mbi sipërfaqen e territorit te banimit.

Tabela 1

Elementet përbërës te zonës se banimit

Qytetet
sipas numrit
te banoreve Terrene
banimi
m2/b Terrene
shoqërore
m2/b Terrene te
gjelbra
m2/b Terrene
sportive
m2/b Rruge
shesh
m2/b Gjithsej
m2/b
Deri ne
10 000 52-46 5 3-4 4 6-7 70-66
10 000 -
20 000 46-41 5-6 4-5 4-3 7-8 66-63
20 000 -
50 000 41-36 6-7 5-6 3-2 8-9 63-60
50 000 -
100 000 36-30 7 6-7 2 9 60-55
100 000 -
200 000 30-27 8 7 2-2.4 9-10 55
Mbi
200 000 26.5 12 7 2.5 12 60

Tabela 2

Dendësia e popullsisë për blloqe e komplekse banimi

Numri i kateve te
banesave Dendësitë e banimit bruto e nero b/ha sipas
sipërfaqes se lire 12 m2/banore
2 Bruto 100-170 Neto 140-220
3 Bruto 280-300 Neto 500-530
4 Bruto 300-350 Neto 540-600
5 Bruto 360-380 Neto 650- 750
6 Bruto 380-400 Neto 750- 780
8 Bruto 420-440 Neto 780-820
9 Bruto 440-460 Neto 850-900

Tabela 3

Tabela e te dhënave për ndërtime individuale me lartësi kati 2 - 3

Emërtimi Banesa ne rresht Banesa te vendosura dy e nga dy Banesa te veçanta

1. Sipërfaqja e parcelës ne m2 150-190 200-300 300-500
2. Dendësi bruto banore/ha 170 130 100
3. Dendësi neto banore/ha 220 170 140
4. Intensiteti i ndërtimit e sip.te kateve sip.pergj.e parcelave 1.3-0.8 0.85-0.5 0.8-0.3



Tabela 4
Elementet përbërës te kompleksit te banimit dhe lagjes

Madhësia e
njësisë
urbanistike Terr. banimi
Ha
m2/b Terr. shoqërore
Ha
m2/b Terr. gjelbra
Ha
m2/b Terr. sportive
Ha
m2/b Rruge-
sheshe
Ha m2/b Gjithsej
Ha
m2/b
Kompleksi
6000 -
8000 b 1. 12 2.5 3 5 1 2 2.1 16 25
8.4 14 1.5 2.5 3 5 1 1.6 3.5 16.8 28
2.4 4
Lagje
12000 -
16000 b I. 12 3.6 3 6 5 2 1.6 6 I. 27
16.8 2 5 38.4 32
7.2 6

Dendësia e popullsisë B/Ha dhe intensiteti i ndërtimit neto sipas lartësisë se kateve (kompleks banimi)

Treguesit 2 kate 3 kate 4 kate 5 kate 6 kate 8 kate 9 kate
tekniko-
ekonomik
Dendësia 140-220 500-530 540-600 650-720 730-760 780-820 850-900
popullsisë
Intensiteti 0.3-0.8 0.5-7 0.7-0.9 1-1.3 1.2-1.4 1. 3-1.6 1.6-1. 8
nder neto

92. Zonat e qendrës te qytetit përbëhen nga tërësia e objekteve shoqërore te karakterit te qytetit, si p.sh. bashki, objekte kulti, teatër, banke, hotel, qendër tregtare, qendër biznesi, qendër administrative etj., se bashku me territoret e domosdoshme te tyre (vendqëndrime, sheshe, gjelbërim funksional etj ). Sipas madhësisë dhe karakterit te qytetit kjo zone ka karakteristika dhe madhësi te ndryshme. Normativat për këtë zone janë një shumatore e normave te objekteve shoqërore dhe shesheve te tyre. Zona e qendrës se qytetit për vete funksionin e saj duhet te jete lehtësisht e arritshme si nga këmbësoret, dhe nga automjetet. Ne terrenin brenda saj ajo duhet te funksionoje vetëm për këmbësoret.
93. Zona e spitaleve përbëhet nga tërësia e objekteve shëndetësore me shtretër, si spital patologjik, pediatri, kirurgji, maternitet, etj. Prandaj normativat për këtë zone janë një shumator te normativave te objekteve shëndetësore përbërëse te saj. Madhësia e zonës se spitaleve është ne funksion te madhësisë se qytetit. Ne qytetet e kategorisë I, II, III; kjo zone duhet te jete një e vetme, ndërsa ne qytetet e kategorisë se IV, V, VI mund te këtë dy a me shume zona spitalesh. Territori i zonës se spitaleve zihet me ndërtime ne masën 15 % te tij dhe pjesa tjetër shërben për gjelbërimin , rruge dhe shërbime ekonomike.
94. Zona e spitaleve duhet te këtë lidhje te mire me qendrën dhe rrugët kryesore te qytetit. Vendoset pranë zonave te gjelbra (jo te pushimit masiv), larg varrezave, pularive, kryqëzimit te rrugëve te trafikut te rende, ne vende te mbrojtura nga erërat e forta, zhurmat, tymrat, pluhurat dhe ndotësit industriale. Territori i zonës se spitaleve duhet te këtë jo me pak se dy hyrje. Morgu duhet te ketë hyrje dhe dalje te veçante.
95. Zona e gjelbër e qytetit përbëhet nga:
- Gjelbërimi i përgjithshëm shoqëror ku hyn ( sipas kategorisë se qytetit):
a- gjelbërimi i zonës se banimit;
b- gjelbërimi i zonës se pushimit.
- Gjelbërimi shoqëror i kufizuar (sipërfaqet e gjelbëruara te objekteve me funksion te ndryshëm p.sh. çerdhe, shkolla, konvikte, spitale dhe gjelbërimi përreth ndërtimeve një familjare).
- Gjelbërimi i veçante (kopshti botanik, zoologjik, gjelbërimi ne rezidenca, fidanishte, breza sanitare). Sipas karakteristikave te veçanta te qyteteve te ndryshme këto grupime te gjelbërimit here futen ne zonën e gjelbër te qytetit, here krijojnë zona te veçanta si zone pushimi, zone brezi sanitar dhe fidanishte, zone parku zoologjik e botanik etj.
96. Gjelbërimi i përgjithshëm shoqëror :
a. gjelbërimi i zonës se banimit
- gjelbërimi ne komplekse banimi 1.5 m2 /banore
- gjelbërimi ne parqe e lulishte qyteti 1.5- 3.5 m2/ banore
- gjelbërim ne rruge, shëtitore, brigje ujore 2 m2/ banore
- Gjithsej 5 - 7 m2/ banore

Për parqet dhe lulishten, prone e personave, fizike e juridike, private nuk jepet normative
urbanistike.
b. gjelbërim i zonës se pushimit
- park periferik 8-14m2/banore
97. Gjelbërimi shoqëror i kufizuar, 1-2 m2/banore përbëhet nga:
a- gjelbërim ne objekte me përdorim te kufizuar (gjelbërimi i zonës se spitaleve përdoret vetëm nga te sëmuret, gjelbërim i zonës universitare nga studentet etj);
b- gjelbërim ne shtëpitë njefamiljare.
98. Gjelbërimi i veçante
a- kopsht botanik 0.3 - 0.5 m2/banore
b- kopsht zoologjik 0.6 - 1 m2/banore
c- fidanishte, zone mbrojtëse sanitare 0.8 - 2 m2/banore
99. Zona e terreneve sportive përbehet nga terrenet sportive qe klasifikohen ne:
a- terrene sportive te aktivitetit masiv;
b- terrene sportive te aktivitetit spektakël.
Ne terrene sportive te aktivitetit masiv hyjnë terrenet sportive dhe sheshet e lojërave për fëmije te grupuar ne katër grup mosha:
- grupi i pare 0-3 vjeç;
- grupi i dyte 3-6 vjeç;
- grupi i trete 6-16 vjeç;
- grupi i katërt 16 vjeç e lart.
100. Treguesi urbanistik për grupin e pare dhe te dyte është dhëne ne normativen e grupit, bllokut dhe kompleksit te banimit, 1.25 m2/banore.
101. Treguesi urbanistik për grupin e trete dhe te katërt është dhënë ne normativen 1.6m2/ banore për kompleksin dhe lagjen e banimit. Kjo normative shërben për qytetin, për aktivitetet masive sportive.
b- Treguesi urbanistik i terreneve sportive te aktivitetit spektakël është 1 m2/ banore për qytetet e kategorisë se IV, V, VI. Për qytetet e kategorisë I, II, III përdoren normal e objekteve te karakterit spektakël (stadium, pallat sporti, pishine, fusha sportive etj.) mbasi normativa e mësipërme nuk i përshtatet madhësisë se tyre.
102. Terrenet sportive vendosen ne toka te papërshtatshme për ndërtime me reliev te rrafshet ose me pak pjerrësi. Duhet te jene te mbrojtura nga era, te diellzuara dhe pranë burimeve e pasqyrave ujore.
103. Zona universitare dhe e institucioneve shkencore përbëhet nga objektet arsimore profesionale dhe te arsimit te larte (qe nuk bëjnë pjese nder objektet e zonës se banimit), si dhe institucionet kërkimore e shkencore te fushave te ndryshme. Me përjashtim te qyteteve te kategorisë se IV, V ,VI ku këto formojnë zone, ne qytetet e tjera janë pjese përbërëse e objekteve shoqërore te karakterit te qytetit, qe përbejnë zonën e qendrës se qytetit.
Madhësia e kësaj zone është ne funksion te numrit te këtyre objekteve dhe treguesve urbanistike te veçante për secilin prej tyre. Zona universitare, për fluksin e madh te lëvizjes qe ka, duhet te lidhet mire me rrjetin rrugor te trafikut urban dhe te trafikut te jashtëm.
104. Zona e varrezave publike është territori i i varrezave, madhësia e te cilit është ne varësi te madhësisë te qytetit. Sipërfaqja territorit te varrezave llogaritet me treguesin 1.5 m2/banore te gjalle. Ne këtë tregues është përfshirë edhe sipërfaqja e gjelbërimit dhe e rrugëve te brendshme te varrezave. Territori i zonës se varrezave duhet te jete jashtë zonës se banimit, dhe jo me afër se 300 m nga shtëpia e fundit e qytetit, fshatit apo qendrës se banuar.
105. Zona industriale përbëhet nga territoret e objekteve industriale (ne qytetet e kategorisë I, II, III, hyjnë dhe territoret e bazave grosiste tregtare). Madhësia e saj varet nga lloji qytetit (industrial, bujqësor -industrial etj.) Zona industriale duhet te lidhet me te gjitha rrugët e trafikut te rende dhe trafikut te jashtëm. Pozicioni i saj kundrejt zonës se banimit përcaktohet duke pasur parasysh trëndafilin e erërave për qytetin, si dhe distancat dhe brezat mbrojtës sanitare për te evituar dëmshmerine nga ndotjet, zhurmat, derdhjet etj.
Rrjeti i infrastrukturës se zonës industriale duhet te jete i pavarur nga ai i zonave te tjera te qytetit. 106. Zona e bazave grosiste tregtare, përbëhet nga territoret e depove te te gjitha kategorive. Si zone e veçante gjendet ne qytetet e mëdhenj te kategorisë IV - V-VI. Sipërfaqja e kësaj zone si norme orientuese duhet te jete 2-5% e sipërfaqes se përgjithshme te qytetit. Kjo zone duhet te lidhet me rrjetin e trafikut te rende dhe transportin e jashtëm te qytetit.
107. Zona mbrojtëse sanitare dhe zona e fidanishtes llogariten si zone e veçante kur nuk është
futur ne zonën e gjelbër te veçante te qytetit.
Për zonën e fidanishtes norma e dhënë tek zona e gjelbërimit te veçante nga 08 - 2m2/banore
ndahet ne :
a- sipërfaqe për fidanë drurësh dhe shkurresh dekorative, 0.6-1.5 m2/banore;
b- sipërfaqe për sera dhe lule dekorative, 02 -05 m2/banore.
108. Madhësia e zonave mbrojtëse sanitare është ne varësi te shkalles se ndotjes se objekteve
industriale, relievit te vendit dhe trëndafilit te erërave.
Sipas gjerësisë, zonat mbrojtëse sanitare klasifikohen ne pese grupe:
grupi i pare, me gjerësi te zonës mbrojtëse sanitare jo me pak e 700 m;
grupi i dyte, me gjerësi te zonës mbrojtëse sanitare jo me pak 500 m;
grupi i trete , me gjerësi te zonës mbrojtëse sanitare jo me pak se 300 m;
grupi i katërt, me gjerësi te zonës mbrojtëse sanitare jo me pak se 100 m;
grupi i peste, me gjerësi te zonës mbrojtëse sanitare jo me pak se 50 m.

109. Ministria Shëndetësisë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit duhet te bëjnë kategorizimin e objekteve qe sipas shkalles se ndotjes kërkojnë breza mbrojtës sanitare sipas klasifikimit ne pese grope.
110. Zona e transportit te jashtëm te qytetit përfshin stacionet hekurudhore te pasagjereve dhe te mallrave, agjencitë e autobusëve inter- urbane, portet ujore, aeroportet, rrugët nacionale, (autostradat). Si norme orientuese kjo zone zë një sipërfaqe qe lëviz nga 3-11 % te territorit te përgjithshëm te qytetit. Treguesit urbanistike te kësaj zone i takojnë një faze te mëtejshme te studimit qe duhet te kryhet ne bashkëpunim me Ministrinë e Transporteve. Pjesët përbërëse te kësaj zone duhet te lidhen ne mënyre te shpejte dhe komode me zonat funksionale te qytetit si bacili, pushim, industri etj., me ane te rrjetit te tyre rrugor.
111. Zona e parkut zoologjik dhe botanik është pjese përbërëse e gjelbërimit te veçante te qyteteve. Treguesit urbanistike për këtë zone janë dhënë me sipër ne zonën e gjelbërimit. Ne qytetet e kategorisë se V dhe te VI mund te përbejnë dhe zone te veçante. Duhet te vendoset ne zona me gjelbërim natyror te pasur ne terrene me kushte te favorshme higjeno - sanitare, me vlera panoramike dhe pranë sipërfaqeve ujore (natyrore dhe artificiale), sipas studimeve përkatëse për këtë problem. Duhet te lidhen ne mënyre komode dhe te shpejte me zonën e banimit nëpërmjet rrugëve te trafikut te lehte. Kjo zone nuk duhet te përshkohet nga rrugët e trafikut. Ne kufi te saj, sipas studimit urbanistik zgjidhen vendqëndrimet e automjeteve te trafikut te lehte dhe urban.
112. Zona e pushimit përbëhet nga territoret e pushimit masiv te banoreve. Ne qytete te ndryshme ka karakteristika te ndryshme qe lidhen me pozicionin gjeografik, me klimën, natyrën, etj. Mund te jete pjese e zonës te gjelbër te qytetit (dhënë me sipër dhe si tregues urbanistik), si parqe periferike, vende te ndryshme panoramike, pyje etj. Duhet te lidhet sa me mire me zonën e banimit dhe te pajiset me objekte te ndryshme te shërbimit publik, si objekte argëtuese, kulturore, sportive, me sheshe te ndryshme lojërash për fëmije e te rritur, objekte shërbimi tregtare, rruge këmbësore, shkallare etj.
113. Zona turistike përbëhet nga zona me vlera te mëdha natyrore, peisazhistike, kulturore
sportive, shëndetësore pushimi etj.
a. Përkufizimi i zonave turistike.
Konsiderohen zona turistike ato qe përdoren nga vizitore për qëndrime te shkurtra ose ekskursione një ose disaditore; për pushim (plazhe detare, parqe pyjore, qendra alpine, brigje liqenesh, rezervuarësh e lumenjsh etj); për aktivitete sportive (gara, ngjitje alpinistike, ski, golf, ekskursione, gjueti, peshkim); për aktivitete kulturore (shfaqje, vizita ne qendra e monumente historike, njohje te bukurive natyrore); për aktivitete biznesi (seminare, panaire); për aktivitete shtetërore e politike (kongrese, konferenca); për shërbime shëndetësore (kura termale, qendra rehabilitimi).
b. Kriteret baze te projektimit te zonave turistike janë:
- Ne lidhje me ruajtjen:
Ruajtja dhe mbrojtja e mjediseve te çmuara dhe karakteristike natyrore e historiko-kulturore
kundrejt urbanizimit:
Ruajtja e territoreve te aktiviteteve bujqësore, blegtorale, pyjore, detare, te prodhimit.
- Ne lidhje me urbanizimin:
Urbanizimi i qyteteve dhe fshatrave ekzistues, qe ndodhen ne zona turistike, kryhet ne vazhdimësi te tyre ose me krijimin e fshatrave te vegjël te integruar ne mënyre harmonike me mjedisin;
Urbanizimi i bregdetit duhet te jete i kufizuar vetëm për pajisje qe lidhen drejtpërdrejt me te. Ne një rrip me gjerësi 250-300m nga niveli me i larte i sipërfaqes ujore nuk lejohen ndërtime, përveç rasteve te veçanta qe përbejnë objekt justifikimi te qarte mbi bazën e motiveve urbanistike ekonomike ose detyrimeve topografike.
Ndërtimet nuk duhet te prekin brezat pyjor.
- Ne lidhje me rrugët:
Ne bregdet, rrugët e reja transit duhet te ndërtohen ne largësi nga vija e bregut jo me pak se 2000 m. Rrugët e shërbimit si rregull nuk vendosen gjate bregut.
Ne zona panoramike e malore rrugët e reja nuk duhet te vendosen jashtë kufirit pyjor.
Rruge këmbësore duhet te bëjnë te mundur hyrjen e vizitoreve ne vijën bregdetare dhe ne territoret e zonave turistike.

c. Norma për projektimin e komplekseve turistike
Kategoria Kategoria turistike e ulet dhe e mesme Kategoria turistike e larte dhe ulet
Dendësia turistike e komplekseve turistike 100 - 150 vizitor për ha 50-100 vizitor për ha
Sipërfaqja mesatare e plazhit (ranor, gurale dhe shkëmbore Jo me pak se 6 m2/vizitor
Jo me pak se 10 m2/vizitor

Gjatësia e bregut te plazhit Jo me pak se 0.5 ml/vizitor Jo me pak se 0.7 ml/vizitor
Sipërfaqja e detit për vozitje 1 ha për anije me motor 0.5 ha për anije me vela Idem
Idem

d. Përbërja e zonave turistike
Kompleksi turistik përmban ndërtime :
- Banimi (hotele, apartamente vila, bungalow, rulo, çadra etj.);
- ndërtime shërbimi (restorant, bar, disko, dyqane, zyra, ambiente lojërash etj.);
- sheshe lojërash e sportesh, rruge shërbimi e këmbësore;
- parqe e lulishte;
- parkime, etj.
- Territoret e pyjeve, te sipërfaqeve ranore, gurale e shkëmbore, te pasqyrave ujore, te pajisjeve te përbashkëta te zonës turistike, te rrugëve te jashtme, te parkimeve qendrore, te veprave te pastrimit etj. , nuk përfshihen ne normën e dendësisë turistike.
114. Zona te veçanta nuk janë karakteristike për te gjithë qytetet. Si te tille emërtohen territoret e karakterit unikal kombëtar dhe ndërkombëtar ku kryhet një veprimtari e një grupi te veçante njerëzish, banore apo jo te qytetit, për shembull zone ambasadash, zone reparti ushtarak, zone panairesh ose territore qe kane rregullore te veçante te trajtimit te tyre si për shembull: zone muze, zone arkeologjike, zone fetare etj. Për karakterin e tyre specifik, treguesi urbanistik i tyre, nuk jepet ne këtë rregullore.
115. Objekt ose ndërtim do te quhet çdo mase qe formon vëllimin ose sipërfaqe ndërtimore, e cila krijon hije dhe ngrihet ne lartësi, përveç pemëve ose gjelbërimeve te larta.
116. Ne objekte përfshihen ndërtesa, mure, mure rrethuese, ndërtime te përkohshme, ndërtime transparente, reklama dhe qe qëndrojnë ne lartësi mbi 1.8 m. Për përcaktimin e distancave ndërmjet objekteve ose ndërtimeve merren ne konsiderate tre faktorë kryesore:
- Orientimi;
- gjendje e fqinjësisë;
- kërkesat higjeno sanitare.
117. Ne orientimin merret kusht baze orientimi drejt jugut ne kufij deri ne 40 grade te tij, si dhe tre ore diell ne periudhën 22 mars-22 shtator.
118. Ne gjendjen e fqinjësisë mbahet parasysh krijimi i hapësirave te nevojshme funksionale
ndërmjet ndërtimeve.
119. Ne kërkesat higjeno-sanitare përfshihen kërkesat për ndriçim, diellzim, ajrim.
120. Ne mbështetje te treguesve te mësipërm distancat ndërmjet objekteve duhet te jene:
a- kur ndërtesat vendosen karshi njëra-tjetrës dhe kane një gjatësi deri 20 m distance, distancat duhet te jene:
për ndërtesa 1 kat, jo me pak se 4 metër;
për ndërtesa 2 kat, jo me pak se 6 metër;
për ndërtesa 3 kat, jo me pak se 8 metër;
për ndërtesa 4 kat, jo me pak se 10 metër;
për ndërtesa 5 kat, jo me pak se 12 metër;
për ndërtesa 6 kat, jo me pak se 14 metër;
për ndërtesa 7 kat, jo me pak se 16 metër;
për ndërtesa 8 kat, jo me pak se 18 metër;
për ndërtesa 9 kat, jo me pak se 20 metër;
për ndërtesa 10 kat, jo me pak se 24 metër;
për ndërtesa 11 kat, jo me pak se 24 metër;
për ndërtesa 12 kat, jo me pak se 26 metër.

b- Kur ndërtesat vendosen karshi njëra-tjetrës, kane dritare dhe gjatësi mbi 20 m, distancat duhet te jene:
Për ndërtesa 1 kat, jo me pak se 6 metër;
për ndërtesa 2 kat, jo me pak se 9 metër;
për ndërtesa 3 kat, jo me pak se 13.5 metër;
për ndërtesa 4 kat, jo me pak se 18 metër;
për ndërtesa 5 kat, jo me pak se 20 m;
për ndërtesa 6 kat, jo me pak se 22 m;
për ndërtesa 7 kat, jo me pak se 24 m;
për ndërtesa 8 kat, jo me pak se 26 m;
për ndërtesa 9 kat, jo me pak se 27 m;
për ndërtesa 10 kat, jo me pak se 28 m;
për ndërtesa 11 kat, jo me pak se 29 m;
për ndërtesa 12 kat, jo me pak se 30 m.

c- Për përcaktimin e distancave ndërmjet dy ndërtesave me numër te ndryshëm katesh, distancat përcaktohen me interpolim, d.m.th. te dy ndërtesat konsiderohen me numër te njëjtë katesh, qe është i barabarte me mesataren e shumës se numrit te kateve te tyre.
Shembull: ne rastin e përcaktimit te distancës midis dy ndërtesave me lartësi 4 kat dhe 8 kat me gjatësi deri 20 m distanca do te përcaktohet si vijon: 4 8 = 12
12/2=6
Për lartësi te ndërtesës 6 kate i referohemi tabelës se pare dhe gjejmë distancën jo me pak se 14 m.
d- Kur banesat shumëkatëshe vendosen përbri njëra-tjetrës dhe faqet ne brinje nuk kane dritare, ato mund te jene te larguara deri ne 1 m ose ne bashkim te plote, me kusht qe te merren masa te caktuara për mbrojtjen nga zjarri, duke lënë nënkalime me përmasa 4m gjerësi dhe 5 m lartësi.
Ne çdo rast, ndërtimet duhet te respektojnë kufirin e ndarjes se pronësisë dhe bashkimi i plote
mund te behet vetëm mbi bazën e marrëveshjes se pronareve fqinje.
e- Distancat e ndërtesave te banimit nga çerdhet, kopshtet, shkollat dhe objektet shëndetësore duhet te jene jo me pak se 1.5 here e lartësisë se ndërtesës me te larte qe qëndron nga jugu, ndërsa ne drejtimet e tjera te horizontit zbatohen distancat e caktuara ne pikat a, b dhe c.
121. Dalja konsol e mbi 50% te faqes se ndërtesës do te quhet faqe ndërtimi dhe do te merret
parasysh ne llogaritjen e distancës midis ndërtimeve.
122. Për ndërtimet gjate rrugëve, çdo dalje konsol do te quhet faqe ndërtimi dhe nuk duhet te
kaloje jashtë vijës se ndërtimit.
123. Kur pjerrësia e çatise lejon mundësinë e shfrytëzimit te mbi 50%te sipërfaqes se përgjithshme te objektit qe mbulohet dhe kur ka dritare ne çati, për efekt te llogaritjes se distancave ajo konsiderohet një kat. Kur shfrytëzimi i çatise është 30- 50 % dhe kur ka dritare ne çati ajo konsiderohet si gjysme kati.
Kur pjerrësia e çatise është mbi 45 grade dhe nuk ka dritare, për efekt te llogaritjes se distancave konsiderohet si gjysme kati.
124. Kur lartësia e katit përdhe është mbi 5.0 m mbi kuotën e sistemuar, për efekt te llogaritjes se distancave lartësia e këtij kati konsiderohet si një kat e gjysme dhe kur është mbi 6.0 m konsiderohet si dy kate.
125. Largësitë ndërmjet ndërtesave te banimit me te larta se 12 kate përcaktohen sipas studimeve urbanistike dhe projekteve te tyre.
126. Pavarësisht nga respektimi i distancave te dhëna ne piken 120, ne çdo rast, duhet te kihet
parasysh edhe respektimi i treguesve te shfrytëzimit te territorit për zonën e banimit.
127. Vleftat e koeficientit te shfrytëzimit te territorit "k" për objektet ne:
- zonën e qendrës se qytetit 0.7 - 0.85
- zonën e spitaleve 0.6 - 0.75
-zonën industriale 0.5 - 0.7
-zonën e bazave grosiste tregtare 0.7 - 0.85
Koeficienti i shfrytëzimit te territorit është raporti midis sipërfaqes se ndërtimit dhe sipërfaqes se parcelës se objektit.

B. Plani rregullues i përgjithshëm për fshatrat dhe qendrat e banuara
128. Për planet rregullues te përgjithshëm te fshatrave dhe qendrave te banuara, kriteret dhe normal urbanistike për zonat e ndryshme te tyre do te merren ne analogji me zonat e qytetit, duke reflektuar karakteristikat e veçanta te tyre.
129. Për zonën e banimit, përdoren treguesit urbanistike te zonës se banimit te qytetit me ndërtime njefamiljare.
130. Rrugët ne fshatra ndahen ne tre kategori:
- rruge kryesore me gjerësi te pjesës se shtruar 7.5 m
- rruge te dyta me gjerësi te pjesës se shtruar 5 m
- rrugica për kalimin e këmbësoreve me gjerësi te pjesës se shtruar 3 m
131. Për qendrat e banuara, ne varësi te madhësisë se tyre, te përdoren normativat e qyteteve te kategorisë se I dhe II.

RRUGET JASHTE QENDRAVE TE BANUARA DHE NDERTIMET GJATE TYRE

132. a. Kategoritë e rrugëve jashtë qendrave te banuara janë:
- Autostrada, ne te cilat shpejtësia e lëvizjes se automjeteve është me e madhe se 100 km /ore dhe numri i tyre është mbi 6000 mjete njësi /ore.
Hyrjet dhe daljet ne autostrade realizohen ne nivele te ndryshme.
Kur autostrada shkel mbi gjurmët e rrugës ekzistuese duhet te ndërtohet një rruge tjetër për
trafikun lokal.
-Superstrada, ne te cilat shpejtësia e lëvizjes se automjeteve është me e madhe se 60 km /ore dhe numri i tyre mbi 4000 mjete njësi /ore.
Hyrjet dhe daljet ne superstrade realizohen ne nivele te ndryshme.
- Rruge rajonale, ne te cilat shpejtësia e lëvizjes se automjeteve është me e madhe se 40 km/ore.
- Rrugët rajonale lidhin qendrat e banuara me njëra-tjetrën dhe me autostradën e superstradën.
- Rruge lokale, ne te cilat trafiku është i kufizuar.
b. Norma te përgjithshme
Ndalohet çdo lloj ndërtimi ne një distance prej 25 m nga vija kufizuese e autostradës, me përjashtim te pikave te karburantit dhe te servisit, te cilat vendosen ne një distance deri 10 m nga kjo vije. Ndalohet mbjellja e pemëve te larta ne distance me te vogël se 10 m nga vija kufizuese e autostradës.
133. Qytetet, fshatrat e qendrat e banuara ekzistuese qe ndodhen ne buze te rrugës kombëtare
duhet te kenë parasysh:
- te kufizojnë shtrirjen e tyre gjate rrugës kombëtare;
- ne perspektive, te përqendrojnë shtrirjen e tyre vetëm ne njërën ane te rrugës kombëtare dhe
normal me te;
- te ruhet trupi i rrugës kombëtare dhe perspektiva e zgjerimit te saj, te respektojnë rigorozisht
vijën e kuqe te ndërtimeve;
- te ndërtojnë rrugët paralel me rrugën kombëtare, për te evituar lëvizjet e mjeteve te transportit te brendshëm te tyre;
- te përmirësojnë vazhdimisht trajtimin arkitektonik dhe sistemimin e objekteve gjate rrugës kombëtare,
- te mirëmbajnë dhe përmirësojnë gjelbërimin gjate rrugës kombëtare.
134. Kondicionet urbanistike për trasimin e autostradave, rrugëve kombëtare dhe hekurudhore
- Autostradat, rrugët kombëtare dhe hekurudhat te distancohen nga zonat prioritare turistike, arkeologjike, muze dhe ambientaliste.
- Autostrada, rrugët kombëtare ose hekurudha te kalojnë tangencialisht me zonat prioritare turistike, arkeologjike, muze dhe ambientaliste kontinentale.
- Autostradat, rrugët kombëtare apo hekurudhat e reja te lidhin te gjitha qendrat e rretheve ne te cilat ato kalojnë.
- Autostradat, rrugët kombëtare ose hekurudhat te kalojnë tangencialisht me qytetet, fshatrat apo qendrat e banuara.
- Pika me e afërt e autostradës, rrugës kombëtare ose hekurudhës me qytetin, fshatin apo qendrën e banuar te kalojnë ne kufirin e zonës surbane (ne vijën suburbane), te përcaktuar nga studimi urbanistik rajonal e mjedisor.
- Territori i qyteteve, fshatrave e qendrave te banuara, për asnjë rast, nuk ndahet nga traseja e
autostradës, rrugës kombëtare ose hekurudhës.
- Ndalohet shfrytëzimi i brigjeve natyrore te lumenjve, përrenjve e elementeve te tjerë natyrore ujore për trasimin e autostradave, rrugëve kombëtare e hekurudhave.
- Lejohet transversimi për lumenjtë e përrenjtë.
- Nuk lejohet transversimi i liqeneve dhe rezervuarëve.
- Traseja e autostradës, rrugës kombëtare apo hekurudhës nuk duhet te preke rrugët e sotme
kombëtare.
- Ne rastet kur teknikisht është e detyrueshme te preken, te sigurohet qarkullimi i pandërprerë ne rrugën ekzistuese.
- Kryqëzimi i autostradave, rrugëve kombëtare, rrugëve rajonale dhe rrugëve lokale me hekurudhat realizohet me mbikalim.
Drejtimi kryesor i lëvizjes ne këto kryqëzime përcaktohet nga fluksi i lëvizjes sipas perspektives Shumëvjeçare dhe kategoria e rrugëve.
- Trasimi i rrjetit rrugor duhet te siguroje kalimin e mjeteve nga njëra rruge tek tjetra, ne varësi te kategorive te tyre.
135. Ndërtimet ne rrugët urbane (brenda qytetit, fshatit apo qendrës se banuar) duhet te respektojnë vijën e ndërtimeve.
IV. Normativat e projektimit te rrjetit te ujësjellësit
136. Nivelet e projektimit te rrjetit te ujësjellësit.
a. Për studimet urbanistike rajonale dhe mjedisore, studimi i rrjetit te ujësjellësit behet ne fazën e skeme idesë;
b. Për planet rregulluese te përgjithshme, studimi i rrjetit te ujësjellësit behet ne fazën e skeme idesë.
c. Për studime urbanistike pjesore, studimi i rrjetit te ujësjellësit behet ne fazën e projektit teknik.
137. Normat e përdorimit te ujit.
a) Normat e përdorimit te ujit për qendrat e banuara.


Nr Emërtimi Njësia e matjes Normativa
1 Për qytete deri 10 000 banore litra/banore ne dite 200
2 Për qytete 10 001 - 50 000 banore " " 250
3 Për qytete mbi 50 000 " " 300
4 Për fshatra " " 100-150

Shënim: 1 - Normat e paraqitura ne tabelën e mësipërme përfshijnë sasinë e nevojshme te ujit për një banore si për përdorim vetjak për nevoja jetësore, ashtu edhe për përdorim publik.

b) Normat e përdorimit te ujit për zonat turistike.
Për zonat turistike, normat e përdorimit te ujit variojne nga 400 litra/shtrat/dite deri 500 litrat shtrat/dite, ne varësi te kategorisë se turizmit dhe te karakterit te zonës.
c) Normat e përdorimit te ujit për ujitjen e sipërfaqeve te gjelbëruara dhe lagjen e rrugëve dhe shesheve.

Nr Emërtimi Njësia e matjes Normativa për 1 m2
1 Për ujitjen e sipërfaqeve te
gjelbëruara ne qytet Litra/ dite 1,5
2 Për ujitjen e sipërfaqeve te mbjella
me lule Litra/ dite 1,5
3 Për larje rrugësh dhe sheshesh ne
dite me kohe te nxehte Litra/ dite 2
4 Për drurët e porsambjelle për 3 vitet
e pare (me 8-10 ujitje ne vit) Litra/ dite/ çdo dru 18-27

Shënim: Normativat për drurët e porsambjelle ne 3 vjetet e pare mund te përdoren edhe për
fidanishtet e drurëve dhe shkurreve dekorative ne shpërngultore 6-8 vjet.
- Për drurët dhe shkurret ekzistuese ne sipërfaqe me 3-4 ujitje ne vit, merret 80-100 litra.
- Për drurët ne trotuaret e rrugëve e bulevardeve me 3-4 ujitje ne vit merret 150 litra ujë për çdo rrënje.
- Për qendrat e banuara nga 10 000 - 100 000 banore, koeficienti orar i jonjëtrajtshmërise merret 4, ndërsa për 100 000 - 200 000 banore merret 2.
- Për ujitjen e fushave te golfit merret norma 41/m2 ne dite.
138. Kërkesat e ujit për mbrojtjen urbane.
Gjate punës për te kryer një studim apo planifikim urban duhen patur parasysh kërkesat e ujit për mbrojtjen urbane:
Hidrantët e jashtëm te zjarrit te vendosen gjate rrugës ne afërsi te kryqëzimit te saj ne largësi jo me shume se 200 m nga njeri-tjetri, jo me afër se 5 m nga muret e jashtme te ndërtesave dhe jo me larg se 2 m nga bordura e rrugëve.
Zgjatja e kohës se shuarjes se zjarrit ne qendrën e banuar pranohet 3 - 6 ore.
Rrjeti i jashtëm i furnizimit me ujë kontrollohet për rastin kundër zjarrit ne kohen e konsumit
maksimal te ujit ne qendrën e banuar.

V. ROLI DHE DETYRAT E ISP URBANISTIKE

139. Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike (ISPU) është organi i specializuar shtetëror ne nivel kombëtar ne fushën e planifikimit te territorit dhe studimeve e projektimeve urbanistike ne nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. ISPU-ja është konsulent i KRRTRSH-se dhe hyn oponenca për te gjitha studimet e rëndësishme territoriale dhe urbanistike qe hartohen nga institucione dhe organe te ndryshme studimore e projektuese vendase dhe te huaja, kundrejt pagesës nga i interesuari.
140. ISPU-ja ka këto detyra:
A. Ne fushën e studimit dhe projektimit:
- planifikon territorin dhe përdorimin e tokës ne Republikën e Shqipërisë;
- kryen studime, masterplane dhe studime rajonale për te gjithë territorin e Republikës se Shqipërisë;
- kryen studime te infrastrukturës kombëtare dhe rajonale;
- studion dhe harton plane rregullues te përgjithshëm te qyteteve;
- bashkëpunon me organe dhe institucione te ndryshme studimore vendase dhe te huaja për te kryer studime te specializuara, si master plane, studime urbanistike rajonale, plane rregullues te përgjithshëm etj;
- bashkërendon e sintetizon interesat e veprimtarisë se institucioneve qendrore dhe organeve te pushtetit lokal, ndërmarrjeve, sektorëve, individëve, ndërmarrjeve te përbashkëta, firmave te huaja, ne fushën e realizimit te investimeve dhe te përdorimit te tokës mbi bazën e akteve ligjore, gjate hartimit te studimeve urbanistike;
- bashkërendon studimet e institucioneve te tjera te specializuara, si p.sh. studimet sizmologjike, demografike, sociologjike, hidro-gjeologjike etj., te domosdoshme për studimet urbanistike te tij.
- trajton problemet e ruajtjes se ekuilibrit natyror, duke i bashkërenduar me interesat e shfrytëzimit dhe te vlerave te ndryshme, si ato ambientale, ekonomike, kulturore, shoqërore dhe trajton strategjinë e përgjithshme për to.

B. Ne fushën e legjislacionit:
- kryen studime ne fushën e legjislacionit te urbanistikes dhe harton aktet ligjore e nënligjore ne bashkëpunim me organe dhe institucione te tjera te interesuara;
- propozon ndryshime te akteve ligjore dhe nënligjore pranë organeve qendrore te pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv;
- studion dhe harton akte teknike, metodika, rregullore e akte te tjera normative, ne zbërthim te akteve legjislative dhe te studimeve konkrete te kryera ne ndihme te organizmave te urbanistikes te pushtetit lokal.

VI. SIMBOLET URBANISTIKE

Për te lehtësuar leximin dhe kuptimin e studimeve urbanistike përdoren:
1. simbolet qe janë kompleksi i shenjave me te cilat paraqiten ndërtimet, kufijtë fizike, qendrat
e banuara, rrugët, kanalet etj;
2. kuotat;
3. legjenda;
4. zonifikimi.

1. SIMBOLET
Simbolet brenda rrethit tregojnë prone private.
Simbolet brenda katrorit tregojnë prone publike.
Simbolet brenda trekëndëshit tregojnë prone ushtarake.

OBJEKTE TE ARSIMIT E KULTURES:

Kopsht

Shkolle 8 vjeçare

Shkolle e mesme

Shkolle e mesme profesionale

Universitet

Biblioteke

Muze

Arkeologji

Teatër

Kinema


B. OBJEKTE TE KULTIT:

Kishe

Xhami

Institucion fetar

Manastir

c. V ARREZA:

Varreze

D. OBJEKTE TE SHPLODHJES:

Lodra për fëmije

Park argëtimi

Pike çlodhjeje

Kopsht zoologjik















































































































































d. Ngjyrat:

per zone te gjelbert ngjyre jeshile e erret

per zone banimi ngjyre e kuqe

per objekt shoqeror ngjyre blu e erret

per zone industriale ngjyre lejla ose oker e erret





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 2  3.749 811190018





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
fatlinda
Para 32 muajsh  
  
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.593, datë 13.12.1993
-1     
fatlinda
Para 32 muajsh  
  
rregullore e urbanistikes 1993
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga