marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 10078
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 16.02.2009
Data e aprovimit te Aktit: 06.03.2009
Numri i neneve: 12
Numri i fletores zyrtare: 22
Data e fletores zyrtare: 06.03.2009
Aktiviteti: Urbanistikë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Amendamente
1 Për urbanistikën
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:


LIGJ

Nr.10 078, datë 16.2.2009

 

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

VENDOSI:

 

Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

Neni 1

 

Në të gjithë ligjin, fjala “ditë” zëvendësohet me fjalët “ditë pune”.

 

Neni 2

 

Në nenin 20 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në pikën 1, shkronja “dh” shfuqizohet.

2. Në pikën 2, në paragrafin e fundit, fjalët “60 ditë” zëvendësohen me fjalët “10 ditë nga zbardhja”.

 

Neni 3

 

Në nenin 22 bëhen këto ndryshime:

 1. Pika 4 shfuqizohet.

 2. Në pikën 9, fjalët “30 ditë” zëvendësohen me fjalët “5 ditë”.

 

Neni 4

 

Në nenin 22/1 bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

 1. Pas pikës 6 shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje:

“6/1. Siguron, me kërkesën e të interesuarit, përditësimet e infrastrukturës rrugore, kanalizime, elektrike, telefonike, intensitetin sizmik mbi bazën e studimit sizmologjik të marrë nga Instituti i Sizmologjisë (pikat 1, 2, 3 dhe 4 të formularit nr.3/1), si shërbim “në një ndalesë” dhe ia dërgon kërkuesit brenda 10 ditëve nga kërkesa.”.

 2. Pika 9 ndryshohet si më poshtë:

“9. Përgatit vendimet e KRRT-së dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik, bashkë me kushtet urbanistike, sipas studimeve të miratuara.

a) Pas miratimit nga KRRT-ja, kërkuesi është i detyruar të depozitojë, brenda një afati kohor prej 60 ditësh, projektin e zbatimit për objektin.

 

 

b) Njësia e urbanistikës, brenda 5 ditëve nga depozitimi i projektit të zbatimit, shqyrton dokumentacionin e depozituar nga kërkuesi, vetëm për çështje të përmbushjes së formës, si dhe i dërgon njoftimin se do të fillojë shqyrtimi i konformitetit të projektit arkitektonik të zbatimit, me rregullat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së.

c) Kur njësia e urbanistikës në njësinë vendore, brenda afatit 5-ditor, nuk dërgon në adresë të kërkuesit njoftimin se do të fillojë shqyrtimi i konformitetit të projektit arkitektonik të zbatimit, dokumentacioni konsiderohet i pranuar në heshtje dhe njësia e urbanistikës detyrohet të fillojë shqyrtimin e konformitetit, sipas shkronjës “ç” të kësaj pike.

ç) Njësia e urbanistikës, brenda 10 ditëve, njofton kërkuesin se projekti     arkitektonik i zbatimit të objektit është në përputhje ose jo me normat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së, si dhe detyrimin për pagesën e taksës.

d) Njësia e urbanistikës shqyrton konformitetin vetëm të projektit arkitektonik të zbatimit të objektit me normat urbanistike dhe vendimin e KRRT-së. Ndërsa për sa i përket projektit konstruktiv dhe atij të instalimeve, projektuesit e veprës, nën përgjegjësinë e tyre profesionale, vetëdeklarojnë, në një deklaratë të posaçme që i bashkëlidhet projektit të depozituar, se kanë hartuar projektin konform të gjitha normave teknike në fuqi.

dh) Në rast se njësia e urbanistikës konstaton se dokumentacioni i kërkuesit, për sa i përket projektit arkitektonik, ka të meta në përmbajtje, i dërgon njoftimin për plotësimin e tyre, duke i vendosur një afat, sipas Kodit të Procedurave Administrative.

Me dërgimin e njoftimit të mësipërm, pezullohet llogaritja e afatit të zbardhjes së vendimit të KRRT-së, deri në plotësimin e të metave nga kërkuesi. Me plotësimin e tyre, kërkuesi rivendoset në afatin 10-ditor.

e) Nëse njësia e urbanistikës, brenda afatit 10-ditor, nuk njofton kërkuesin për të meta në dokumentacionin ose detyrimin e pagesës së taksës, në përfundim të këtij afati dokumentacioni konsiderohet i pranuar në heshtje dhe njësia e urbanistikës është e detyruar të llogarisë detyrimin për pagesën e taksës, sipas nenit 51 të këtij ligji.”.

 

Neni 5

 

Në fillim të nenit 38 shtohen paragrafët si më poshtë:

“Kërkuesi ka të drejtë të paraqesë kërkesë me shkrim për miratim:

a) vetëm të sheshit të ndërtimit dhe të kushteve urbane të tij dhe pas miratimit të lejes së sheshit nga KRRT-ja, në një procedim të ri të kërkojë miratim të lejes së ndërtimit;

b) të sheshit dhe të lejes së ndërtimit në një procedim të vetëm administrativ;

Kur kërkuesi paraqet kërkesën, sipas shkronjës “a” të paragrafit të parë të këtij neni, afatet dhe procedura e përcaktuar në këtë ligj aplikohen më vete për shqyrtimin e kërkesës dhe miratimin e sheshit të ndërtimit dhe më vete për shqyrtimin e kërkesës dhe miratimin e lejes së ndërtimit.

Kur kërkuesi paraqet kërkesën, sipas shkronjës “b” të paragrafit të parë të këtij neni, kërkesa bëhet sipas formularëve nr.1, 3 dhe 3/1, pjesë e këtij ligji. Kërkesa shqyrtohet në një procedim të vetëm administrativ, sipas afatit të përcaktuar në nenin 45 të këtij ligji.”.

 

 Neni 6

 

Në fund të nenit 45 shtohen paragrafët si më poshtë:

“- Shqyrtimi i kërkesës kalon në dy faza:

procedimi për shqyrtimin administrativ të kërkesës;

b) shqyrtimi dhe miratimi i lejes së ndërtimit nga organi kompetent, KRRT-ja vendore.

- Procedimi për shqyrtimin administrativ të kërkesës bëhet nga njësia e urbanistikës dhe këshilli teknik në njësinë vendore.

- Njësia e urbanistikës, brenda 5 ditëve, shqyrton dokumentacionin vetëm për çështje të përmbushjes së formës dhe dërgon në adresë të kërkuesit vërtetimin, ku përcaktohet data e marrjes në dorëzim të kërkesës, të dhënat që identifikojnë kërkesën dhe dokumentet bashkëlidhur, si dhe njoftimin se do të nisë procedura e shqyrtimit administrativ të kërkesës.

Në rast se gjatë shqyrtimit për çështje të formës vihen re mangësi në dokumentacionin e kërkuar, sipas këtij ligji, aplikimi nuk pranohet dhe kërkesa së bashku me dokumentet shoqëruese i kthehen mbrapsht kërkuesit me njoftimin se shqyrtimi administrativ i kërkesës nuk ka filluar.

Kur njësia e urbanistikës në njësinë vendore nuk dërgon në adresë të kërkuesit, brenda 5 ditëve, njoftimin se do të nisë procedurën e shqyrtimit administrativ të kërkesës, aplikimi konsiderohet i pranuar në heshtje dhe njësia e urbanistikës detyrohet të nisë procedurën e shqyrtimit administrativ të kërkesës.

– Me fillimin e procedimit për shqyrtimin administrativ të kërkesës, njësia e urbanistikës dhe këshilli teknik duhet të shqyrtojnë kërkesën brenda 35 ditëve nga data, në të cilën kërkesa konsiderohet e pranuar, sipas këtij neni.

Në rast se gjatë procedimit për shqyrtimin administrativ të kërkesës, njësia e urbanistikës konstaton se dokumentacioni i kërkuesit ka të meta tekniko-ligjore në përmbajtje,  i dërgon kërkuesit njoftimin për plotësimin e të metave, duke i vendosur një afat, sipas Kodit të Procedurave Administrative.

Me dërgimin e njoftimit të mësipërm, pezullohet llogaritja e afateve të shqyrtimit, sipas këtij ligji, deri në plotësimin e të metave nga kërkuesi. Me plotësimin e tyre, kërkuesi rivendoset në afatin 35-ditor të procedimit për shqyrtimin administrativ të kërkesës.

Nëse edhe pas përfundimit të afatit të vendosur për plotësimin e të metave në njoftim kërkuesi nuk ka plotësuar të metat e konstatuara, atëherë njësia e urbanistikës ndërpret procedimin për shqyrtimin administrativ të kërkesës dhe njofton kërkuesin, duke i kthyer edhe dokumentacionin.

Njësia e urbanistikës dhe këshilli teknik, brenda afatit 35-ditor, duhet të shqyrtojnë kërkesën dhe t'i njoftojnë kërkuesit përfundimin e procedimit të shqyrtimit administrativ të kërkesës, pranimin ose jo të saj.

- Kur njësia e urbanistikës, në përfundim të afatit 35-ditor, nuk dërgon në adresë të kërkuesit njoftimin për:

a) mospranimin e shqyrtimit administrativ të kërkesës;

b) depozitimin për shqyrtimin dhe miratimin e lejes së ndërtimit në KRRT në përfundim të procedimit për shqyrtim administrativ të kërkesës;

atëherë kërkesa konsiderohet e pranuar në heshtje dhe dokumentacioni i përcillet për shqyrtim dhe miratim KRRT-së së njësisë vendore.”.

 

 

Neni 7

 

Në nenin 50, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Projekti i paraqitur ka ndryshuar destinacionin e sheshit të ndërtimit, përcaktuar nga studimi urbanistik.”.

 

 

 

 

 

 

 

Neni 8

 

Pas nenit 50 shtohet neni 50/1 me këtë përmbajtje:

 

“Neni 50/1

 

“Kalimi për miratim i lejes së ndërtimit, qoftë edhe nëpërmjet heshtjes, në shkelje të kushteve urbanistike për dhënien e lejes së ndërtimit, të parashikuara në këtë ligj, përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Shkelje me dashje e dispozitave për kalimin për miratim të lejes së ndërtimit, qoftë edhe nëpërmjet heshtjes, passjell përgjegjësi penale, sipas ligjit.”.

 

Neni 9

 

Në nenin 51, në paragrafin e parafundit, fjalia e fundit ndryshohet si më poshtë:

“Dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet personit fizik apo juridik jo më vonë se 1 ditë pas datës së depozitimit të dokumentit të pagesës në dosjen e objektit. Në rast se kërkuesi nuk kryen pagesën brenda 30 ditëve nga njoftimi për detyrimin ndaj shtetit, sipas ligjit, atëherë për çdo ditë vonesë i llogaritet kamatë 0,2 për qind në ditë e shumës që duhet të paguajë, deri në 60 ditë. Nëse në përfundim të këtij afati kërkuesi ende nuk ka paguar detyrimin, kamata llogaritet 1 për qind në ditë deri në 30 ditë të tjera. Në rast të kundërt, KRRT-ja vendos masa të tjera të përshtatshme, deri në anulimin e vetë lejes së miratuar.”.

 

Neni 10

Dispozita kalimtare

 

1. Ngarkohen institucionet kompetente, shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, energjisë elektrike, telekomunikacionit, Instituti Sizmologjik dhe Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të depozitojnë pranë njësive vendore përkatëse të gjitha të dhënat e përditësuara dhe materialin e përditësuar hartografik mbi rrjetet infrastrukturore, si dhe të bëjnë përditësimin periodik 6-mujor të të dhënave mbi rrjetet infrastrukturore dhe t'ia vënë atë në dispozicion njësive vendore përkatëse. Për kalimin e informacionit të mësipërm nuk aplikohet tarifë.

2. Pika 1 e nenit 4 të këtij ligji hyn në fuqi pasi institucionet dhe shoqëritë e përmendura në paragrafin e parë të këtij neni kanë bërë kalimin e të dhënave hartografike, sipas afatit 3-mujor.

3. Dispozitat e parashikuara në këtë ligj nuk zbatohen për kërkesat e paraqitura para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilat janë depozituar ose janë në fazë shqyrtimi nga njësitë vendore.

 

Neni 11

 

Formulari 3/1, pjesë e ligjit, ndryshohet sipas formularit bashkëlidhur këtij ligji.

 

Neni 12

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr.6080, datë 4.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

 

FORMULAR    Nr. 3/1

 

LIDHJA E OBJEKTIT

ME INFRASTRUKTURËN INXHINIERIKE

 

OBJEKTI _______________________________________________________

 

 

 

1. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me linjën e ujësjellësit publik:

Pika dhe distanca e lidhjes _________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së ujësjellësit që administron ujësjellësin publik _____________________

_______________________________________________________________________________

 

2. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin publik të kanalizimeve të ujërave të zeza:

Pika dhe distanca e lidhjes _________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së kanalizimeve të ujërave të zeza që administron rrjetin publik ________

_______________________________________________________________________________

 

3. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin elektrik publik:

Pika dhe distanca e lidhjes

__________________________________________________________________________

Shënimi i ndërmarrjes elektrike që administron rrjetin elektrik publik

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

 

4. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin telefonik publik:

Pika dhe distanca e lidhjes________________________________________________________

 

Shënim i ndërmarrjes së telekomit që administron rrjetin telefonik publik___________________

_______________________________________________________________________________

 

5. Verifikimi i sheshit të ndërtimit nga:

Inspektorati sanitar shtetëror i rrethit ________________________________________________

Agjencia rajonale e mbrojtjes së mjedisit, shoqëruar me lejen e mjedisit për ato raste kur është e parashikuar në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” ______________________________________________

Ndërmarrja e mbrojtjes kundër zjarrit _______________________________________________

 

Bashkëlidhur formularit, gen-plani i objektit që do të ndërtohet për çdo rast dhe studimi përkatës, si dhe miratimi i lejes së ndërtimit për punimet e infrastrukturës për çdo rast.

 

KËRKUESI

(………………………………………)

Datë ……/ ……/ 200…



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0 902160028





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan