marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe të nënprodukteve të tyre.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8450
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 24.02.1999
Data e aprovimit te Aktit: 03.03.1999
Numri i neneve: 26
Numri i fletores zyrtare: 9
Data e fletores zyrtare: 16.03.1999
Aktiviteti: Naftë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Shteti percakton politiken e zhvillimit te veprimtarive ne fushen e perpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator, ne perputhje me nevojat e vendit, te mbrojtjes kombetare dhe te sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomise se tregut.
Amendamente
1 PËR SEKTORIN E GAZIT NATYROR
Akte te ngjashem
1 Për disa ndryshime në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre", të ndryshuar.
2 Për krijimin e Inspektoratit Qendror Teknik.
3 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8450, date 24.02.1999 "Per perpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre"
4 Për miratimin e dhënies së lejes së koncesionit “Armo” sha, Tiranë, për përpunimin e naftës, gazit dhe të nënprodukteve të tyre
5 MBI PROCEDURAT E FURNIZIMIT TË ANIJEVE TË PESHKIMIT ME GAZOIL PA AKCIZË
6 PËR FURNIZIMIN E ANIJEVE TË PESHKIMIT ME GAZOIL, PA AKCIZË
7 PËR KONTROLLIN CILËSOR DHE SASIOR TË NËNPRODUKTEVE TË NAFTËS DHE LËNDËVE DJEGËSE TË LËNGSHME, TË GATSHME PËR TREGTIM, TË PRODHUARA NË RAFINERINË E NAFTËS DHE NË IMPIANTET E PRODHIMIT TË LËNDËVE DJEGËSE TË LËNGSHME NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
8 PËR FURNIZIMIN NGA RAFINERITË DHE SHOQËRITË E TREGTIMIT ME SHUMICË TË LËNDËS DJEGËSE QË NUK PËRDORET PËR AUTOMJETE RRUGORE DHE GJENERATORË
9 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.486, DATË 25.7.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR NDËRPRERJEN E VEPRIMTARISË SË PËRPUNIMIT TË ANIJEVE, QË TRANSPORTOJNË NAFTË, GAZ DHE NËNPRODUKTE TË TYRE, NË PORTET E DURRËSIT DHE TË SHËNGJINIT”, TË NDRYSHUAR
10 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.486, DATË 25.7.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR NDËRPRERJEN E VEPRIMTaRISË SË PËRPUNIMIT TË ANIJEVE, QË TRANSPORTOJNË NAFTË, GAZ DHE NËNPRODUKTE TË TYRE, NË PORTET E DURRËSIT DHE TË SHËNGJINIT”
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J

Nr.8450, date 24.2.1999

PER PERPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTES,
TE GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE


Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes me propozimin e Keshillit te Ministrave,


K U V E N D I

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I


DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Shteti percakton politiken e zhvillimit te veprimtarive ne fushen e perpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre, si dhe ushtron funksionin e tij rregullator, ne perputhje me nevojat e vendit, te mbrojtjes kombetare dhe te sigurimit publik, duke respektuar parimet e ekonomise se tregut.

Neni 2

Ne zbatim te ketij ligji, ministria, qe mbulon veprimtarine e hidrokarbureve, eshte perfaqesuese e shtetit ne fushen e perpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre.
Per ndjekjen dhe realizimin e dispozitave te ketij ligji, si dhe te ligjit nr.7746, date 28.7.1993 "Per hidrokarburet" (kerkimi dhe prodhimi), me ndryshimet perkatese, ne ministri funksionon Drejtoria e Pergjithshme e Hidrokarbureve.

Neni 3

Dispozitave te ketij ligji u nenshtrohen, pa asnje dallim, te gjithe personat juridike, publike ose private, vendas apo te huaj, qe kane si objekt te veprimtarise se tyre perpunimin, transportimin e tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre.
Perjashtimisht, Keshilli i Ministrave u jep personave juridike te caktuar, disa funksione apo kompetenca qe i perkasin sektorit publik dhe qe lidhen me zhvillimin e veprimtarive, objekt i ketij ligji.

Neni 4

Ushtrimi i veprimtarive ne fushen e perpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftes, gazit e nenprodukteve te tyre behet vetem nga persona juridike, pasi te jene pajisur paraprakisht me lejet dhe autorizimet perkatese, sipas percaktimeve te ketij ligji. Ne mungese te ketyre lejeve dhe autorizimeve, veprimtaria e kryer quhet e paligjshme.

Neni 5

Ushtrimi i veprimtarive te parashikuara ne kete ligj i nenshtrohet dispozitave te legjislacionit shqiptar per mbrojtjen e mjedisit.

Neni 6

Importimi dhe eksportimi i naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre behet lirisht, nga dhe ne cilindo shtet, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji dhe te marreveshjeve nderkombetare te kesaj fushe, ku shteti yne eshte pale, duke respektuar dobine ekonomike.

Neni 7

Keshilli i Ministrave ka kompetence liberalizimin e çmimeve te shitjes me pakice te nenprodukteve te naftes dhe te gazit. Ne situata te veçanta tregu, Keshilli i Ministrave mund te vendose kufizime te perkohshme (çmime tavan apo dysheme) per çmimet e shitjes me pakice te nenprodukteve te naftes e te gazit.

Neni 8

Personat juridike, qe ushtrojne veprimtari ne perputhje me kete ligj, jane te detyruar te paraqesin ne ministri informacion per programin e zhvillimit, si dhe te dhenat periodike, qe lidhen me realizimin e veprimtarise se tyre. Lloji i te dhenave dhe informacionit, forma dhe afatet e dergimit te tyre, nga personat juridike, percaktohen kjo ministri.
Ministria pergjigjet per perpunimin dhe publikimin e ketij informacioni, duke percaktuar formen, afatet dhe menyren e botimit.

Neni 9

Rezerva e sigurise

1. Per mbulimin e nevojave te konsumit kombetar ne periudha krize dhe situatash te jashtezakonshme brenda territorit te vendit, rafinerite e naftes dhe shoqerite e tregtimit me shumice jane te detyruara te mbajne rezerva sigurie. Keshilli i Ministrave percakton kategorite e naftes dhe te nenprodukteve te saj, per te cilat duhet mbajtur rezerva e sigurise.
2. Rafinerite e naftes dhe shoqerite e tregtimit me shumice te naftes, gazit natyror dhe nenprodukteve te tyre jane te detyruara te mbajne rezerva sigurie, te barabarta me 30 dite mesatare shitjeje, sasi qe llogaritet duke u mbeshtetur ne te dhenat dhe rezultatet faktike te veprimtarise se vitit te meparshem.
3. Sasia e rezerves se sigurise, qe detyrohet te mbaje çdo rafineri nafte dhe çdo shoqeri tregtimi me shumice, percaktohet sipas kritereve te mesiperme, me urdher te ministrit. Drejtoria e pergjithshme e hidrokarbureve pergjigjet per kontrollin e sasive te rezerves se sigurise ne te gjitha subjektet.
Rafinerite e naftes dhe shoqerite e tregtimit me shumice detyrohen te plotesojne sasine perkatese te rezerves se sigurise, brenda 9 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji.
4. Rafinerite e naftes, rezerven e sigurise deri ne 50 per qind te sasise se saj, mund ta mbajne edhe ne formen e naftes bruto ne rezervuaret e tyre apo ne rezervuaret e shoqerive te prodhimit te naftes, me te cilat ato kane kontrata furnizimi. Shoqeria e tregtimit me shumice rezerven e sigurise e mban ne rezervuaret prone te shoqerise apo te marra ne perdorim prej saj ne baze te nje kontrate.

Neni 10

Ne kuptim te ketij ligji, nafta, gazi natyror dhe nenproduktet e tyre klasifikohen ne kategori, si vijon:
Kategoria O
A. Nafta bruto
B. Gazi natyror

Kategoria I
A. Gazi i lengshem

Kategoria II
A. Benzine automjetesh
B. Benzine mjetesh te fluturimit ajror
C. Nenprodukte te tjera, te lengshme si: benzol, toluol, ksilol, solven, white spirit.

Kategoria III
A. Gazoil (Diezel)
B. Vajguri ndriçues
C. Lende djegese per mjetet e fluturimit ajror reaktive (kerozene)

Kategoria IV
A. Vajrat
B. Solare

Kategoria V
A. Bitum (asfalt)
B. Mazut
KREU II

PERSONAT JURIDIKE, QE USHTROJNE VEPRIMTARI TE PERPUNIMIT, TRANSPORTIMIT DHE TREGTIMIT TE NAFTES, GAZIT
DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE

Neni 11

Personat juridike, qe i neshtrohen ketij ligji, ne perputhje me natyren e veprimtarise se ushtruar, klasifikohen si vijon:
a) rafineri nafte, qe ushtrojne veprimtari te perpunimit te naftes bruto;
b) naftesjelles e gazsjelles, qe ushtrojne veprimtarine e transportimit te naftes bruto dhe te gazit natyror (kategoria O);
c) shoqerite e tregtimit me shumice, qe ushtrojne veprimtarine e tregtimit me shumice te naftes bruto, gazit dhe nenprodukteve te tyre;
ç) stacionet e shitjes se karburanteve, qe ushtrojne veprimtarine e tregtimit te karburanteve per automjete;
d) njesite e shitjes se lendeve djegese, qe ushtrojne veprimtarine e tregtimit te tyre per ngrohje te konsumatoreve.

Neni 12

Rafinerite e naftes

1. Rafinerite e naftes jane persona juridike, te themeluara ne formen e shoqerive anonime, te cilat me marrjen e leje se koncesionit, kryejne veprimtari ne perpunimin e naftes bruto, duke prodhuar nenprodukte te saj. Rafinerite e naftes per tregtimin e produkteve te tyre kane te drejte te formojne shoqeri tregtimi me shumice te nenprodukteve te naftes apo te zoterojne aksione ne nje shoqeri te tille. Ne keto raste rafinerite e naftes duhet te respektojne dispozitat lidhur me konkurrencen.
2. Ndertimi i rafinerive te reja te naftes behet vetem me leje te posaçme te Keshillit te Ministrave, pasi te jete plotesuar paraprakisht dokumentacioni i percaktuar nga ministria.
3. Rafinerite e naftes kane te drejte te perpunojne nafte bruto te prodhimit te vendit ose me origjine nga importi. Ato kane te drejte te realizojne marreveshje per furnizimin me nafte bruto me shoqeri prodhuese te naftes, me naftesjelles, me shoqeri te tregimit me shumice, si dhe kane te drejte te realizojne marreveshje per importimin e naftes bruto.
4. Rafinerite e naftes kane te drejte t'i shesin prodhimet e tyre ne vend dhe per eksport.
5. Rafinerive te naftes u ndalohet te lidhin çfaredo marreveshje per furnizim te drejtperdrejte te stacioneve te shitjes se karburanteve, te njesive te shitjes se lendeve djegese, te shoqerive qe tregtojne me pakice apo shoqerive te papajisura me leje, sipas percaktimeve te ketij ligji.
6. Rafinerite e naftes pergjigjen per marken e prodhimit dhe cilesine e nenprodukteve te naftes te prodhuara prej tyre.
7. Rafinerite e naftes pergjigjen per respektimin e normave te percaktuara ne kete ligj, lidhur me rezerven e sigurise.
Neni 13

Naftesjellesit, gazsjellesit

1. Naftesjellesit dhe gazsjellesit jane persona juridike te themeluar si shoqeri anonime, qe, ne baze te lejes se koncesionit, kane te drejte te realizojne veprimtari te importimit, eksportimit dhe transportimit me ane te instalimeve te tyre te naftes bruto dhe gazit natyror, te vendit ose te importit, deri ne vendin percaktuar te pranimit nga rafinerite e naftes ose shoqerite e tregtimit me shumice. Instalimet e naftesjellesve dhe gazsjellesve perfshijne linjat (tubacionet), rezervuaret e magazinimit (stokimit) dhe pajisjet e tjera, qe sherbejne per transportimin dhe trajtimin e fluidit.
2. Ndertimi i naftesjellesve dhe gazsjellesve per transportimin, importimin dhe eksportimin e naftes bruto dhe te gazit natyror, behet me vendim te Keshillit te Ministrave.
3. Personat juridike, qe ushtrojne veprimtari te prodhimit ne vend te naftes bruto dhe te gazit natyror, kane te drejte te ndertojne instalimet perkatese dhe te ushtrojne veprimtari te transportimit, ne perputhje me dispozitat e ligjit nr.7746, date 28.7.1993 "Per hidrokarburet" (kerkimi dhe prodhimi).
4. Transportimi i naftes bruto dhe i gazit natyror per import a eksport realizohet nepermjet kontratave qe sigurojne furnizimin e vazhduar shumevjeçar te konsumatoreve. Nje kopje e ketyre kontratave, brenda 10 diteve nga data e lidhjes se saj, depozitohet ne Drejtorine e Pergjithshme te Hidrokarbureve.

Neni 14

Shoqerite e tregtimit me shumice

1. Veprimtaria e tregtimit me shumice te naftes bruto, gazit natyror dhe nenprodukteve te tyre, te vendit a te importit, ushtrohet nga shoqerite e tregtimit me shumice. Perjashtim nga ky rregull bejne: a. personat juridike qe prodhojne hidrokarbure ne baze te ligjit nr.7746, date 28.7.1993 "Per hidrokarburet" (kerkimi dhe prodhimi), te cilet kane edhe te drejten e tregimit te prodhimit te tyre; b.rafinerite e naftes te cilat do te tregtojne prodhimet e tyre. Shoqerite e tregtimit me shumice kane te drejte ta ushtrojne veprimtarine e tyre ne te gjithe ose ne nje pjese te territorit te vendit. Keto shoqeri disponojne impiante per depozitimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tjera dhe pergjigjen per funksionimin e ketyre impianteve, ne perputhje me normat teknike te miratuara nga ministria dhe masat e Mbrojtjes Nga Zjarri (MNZ).
2. Tregtimi me shumice i naftes, gazit dhe nenprodukteve te tjera ushtrohet vetem nga shoqerite tregtare, te themeluara ne formen e shoqerive anonime, pasi te jene pajisur me leje tregtimi, sipas dispozitave te ketij ligji.
3. Shoqerite e tregtimit me shumice kane te drejte te themelojne apo te marrin pjese ne shoqeri qe ushtrojne veprimtari si stacione te shitjes se karburanteve apo njesi te lendeve djegese.
4. Shoqerite e tregtimit me shumice transportimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre e bejne me naftesjelles, ne baze te kontrates se transportit, te lidhur me to, me mjete transporti hekurudhor, detar dhe tokesor, te cilat jane te pajisura me licence, ne perputhje me ligjin nr.8308, date 18.8.1998 "Per transportet rrugore". Keto mjete transporti mund te jene prone e shoqerise se tregtimit me shumice ose mund te merren ne perdorim prej tyre kundrejt pageses. Shoqeria e tregtimit me shumice pergjigjet per sasine dhe cilesine e ngarkeses gjate transportit.
5. Shoqerite e tregtimit me shumice jane te detyruara te furnizojne ne menyre te panderprere impiantet e tyre dhe, njekohesisht, te garantojne furnizimin normal te kontraktoreve me produktet perkatese. Ne zbatim te ketij detyrimi ato duhet te mbajne dokumentacion te veçante sipas percaktimeve te bera nga ministri i Financave dhe ministri pergjegjes per hidrokarburet.
6. Shoqerite e tregtimit me shumice e realizojne veprimtarine e tyre ne tregun e brendshem, si dhe eksportimin e importimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre nepermjet kontrates. Kryerja e pagesave per importet dhe eksportet, shlyerja e detyrimeve te tjera kontraktore, si dhe çdo detyrim doganor e fiskal, qe lidhet me keto shoqeri, behet nepermjet dokumentacionit bankar.
7. Shoqerite e tregtimit me shumice kane te drejte te furnizojne me nenproduktet perkatese te naftes dhe gazit mjetet detare dhe ajrore.
8. Shoqerite e tregtimit me shumice pergjigjen per dergimin ne ministri ne afatet e caktuara te informacionit te kerkuar per veprimtarine e tyre.
9. Shoqerite e tregtimit me shumice pergjigjen per marken e produktit dhe cilesine e nenprodukteve te naftes dhe gazit qe tregtojne. Ato kane te drejte te ushtrojne kontroll ne stacionet e shitjes se karburanteve apo ne njesite e shitjes se lendeve djegese te furnizuara prej tyre, me qellim te garantimit te cilesise se nenprodukteve te naftes dhe gazit, qe u ofrohen konsumatoreve.
10. Shoqerite e tregtimit me shumice pergjigjen per respektimin e normave te percaktuara ne kete ligj, lidhur me rezerven e sigurise.

Neni 15

Stacionet e shitjes se karburanteve

1. Veprimtaria e tregtimit me pakice te karburanteve, ku perfshihen nenproduktet e kategorise I, II dhe III, te percaktuara ne nenin 10 te ketij ligji, ushtrohet nga stacionet e shitjes se karburanteve.
Stacionet e shitjes se karburanteve jane persona juridike, qe themelohen ne nje nga format e shoqerive te parashikuara nga legjislacioni tregtar.
Stacionet e shitjes se karburanteve lejohen te ushtrojne veprimtarine e tyre vetem pasi te jene pajisur nga organi kompetent me autorizimin perkates, sipas ketij ligji, me kusht qe ndertimi i instalimeve dhe funksionimi i tyre gjate ushtrimit te veprimtarise te jene ne perputhje me kushtet teknike te percaktuara nga ministria.
2. Stacionet e shitjes se karburanteve jane te detyruara te furnizohen vetem nga shoqerite e tregtimit me shumice, te licensuara sipas ketij ligji, ne baze te kontratave te lidhura ndermjet tyre.
3. Stacionet e shitjes se karburanteve, mbeshtetur ne llojin e marreveshjes tregtare te bashkepunimit me shoqerite e tregtimit me shumice, klasifikohen si vijon:
- Stacione qe furnizohen ekskluzivisht nga nje shoqeri tregtimi me shumice, te cilat jane te detyruara te mbajne marken e saj tregtare. Keto stacione, per ekspozimin e markes se shoqerise se tregtimit me shumice dhe per informimin e konsumatoreve, jane te detyruara te vendosin tabela te dukshme e te dallueshme qarte nga distanca. Deri ne perfundim te afatit te marreveshjes tregtare te bashkepunimit ekskluziv, perkates, ketyre stacioneve u ndalohet te furnizohen me karburante te shoqerive te tjera te tregtimit me shumice, qofte drejtperdrejt ose terthoraz;
- stacionet te quajtura te bardha, nuk kane veprimtari te mbeshtetur ne nje marreveshje tregtare bashkepunimi ekskluziv me nje shoqeri tregtimi me shumice. Keto stacione kane te drejte te mbajne marken e tyre te posaçme tregtare. Rregullat per mbajtjen e nje marke te posaçme percaktohen nga ministri pergjegjes per hidrokarburet. Stacioni i shitjes se karburanteve eshte i detyruar qe, brenda 10 diteve nga data e nenshkrimit, te depozitoje ne Drejtorine e Pergjithshme te Hidrokarbureve nje kopje te marreveshjes tregtare te bashkepunimit ekskluziv.
4. Stacioneve te shitjes se karburanteve u ndalohet te tregtojne karburante per mjete transporti, detar e ajror, si dhe lende djegese te lengeta apo te gazta.
5. Ne çdo stacion te shitjes se karburanteve duhet te jene te ekspozuara, ne menyre te dukshme dhe te qarte llojet e karburanteve qe tregtojne, çmimet e tyre, koha e punes dhe sherbimet e tjera qe kryhen nga stacioni.
6. Stacionet e shitjes se karburanteve pergjigjen per cilesine e karburanteve, duke ruajtur per kete qellim edhe kampionet perkatese te karburanteve, te furnizuara nga shoqerite e tregtimit me shumice.
7. Ne çdo stacion te shitjes se karburanteve mbahet dokumentacioni, ne perputhje me normat e percaktuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Hidrokarbureve.

Neni 16

Njesite e lendeve djegese

1. Veprimtaria e tregtimit me pakice te lendeve djegese per ngrohje per konsumatoret ushtrohet nga njesite e lendeve djegese.
Njesite e shitjes se lendeve djegese jane vetem persona juridike, te themeluar ne njeren nga format e shoqerive te parashikuara nga legjislacioni shqiptar.
Njesite e shitjes se lendeve djegese lejohen te ushtrojne veprimtarine e tyre pasi te jene pajisur nga organi kompetent me autorizimin perkates sipas ketij ligji.
Njesive te shitjes se lendeve djegese u ndalohet te tregtojne karburante per automjete, si dhe qe te ushtrojne veprimtarine e tyre prane stacioneve te shitjes se karburanteve.
2. Instalimet e njesive te lendeve djegese, qe perfshijne pajisjet e depozitimit dhe ato te shitjes, dhe funksionimi i ketyre njesive duhet te jene ne perputhje me normat teknike te percaktuara nga ministria dhe me rregullat e MNZ-se.
3. Njesite e shitjes se lendeve djegese jane te detyruara qe furnizimin e tyre ta bejne vetem nga shoqerite e tregtimit me shumice, te licensuara sipas ketij ligji. Ato pergjigjen per cilesine e produkteve qe tregtojne
4. Ne njesite e shitjes se lendeve djegese duhet te jene te ekspozuar informacioni per llojet e lendeve djegese per ngrohje qe tregtojne, çmimet e tyre, koha e punes dhe sherbimet e tjera qe kryhen nga njesia.


KREU III

LEJA E KONCESIONIT, LEJA E TREGTIMIT, AUTORIZIMET
DHE PROCEDURA E DHENIES SE TYRE

Neni 17

Personat juridike qe ushtrojne veprimtari te perpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftes bruto, gazit natyror dhe nenprodukteve te tyre, perpara fillimit te ushtrimit te veprimtarise perkatese jane te detyruar te pajisen me leje koncesioni, leje tregtimi ose autorizimi.

Neni 18

Leja e koncesionit

1. Leja e koncesionit u jepet personave juridike, te parashikuar ne pikat "a" dhe "b" te nenit 11 te ketij ligji.
2. Leja e koncesionit jepet me vendim te Keshillit te Ministrave perpara fillimit te punimeve per ndertimin e instalimeve, per nje periudhe deri ne 30 vjet me te drejte perseritjeje.

Neni 19

Leja e tregtimit

1. Leja e tregtimit u jepet personave juridike te parashikuar ne piken "c" te nenit 11 te ketij ligji, te cilet ushtrojne veprimtarine e tregtimit te naftes dhe gazit dhe nenprodukteve te tyre, per kategorite perkatese, te parashikuara ne nenin 10.
2. Lejet e tregtimit ndahen ne tri lloje, si vijon:
a. leja e tregtimit, e llojit A:
Leje tregtimi per shoqerite qe tregtojne produkte te kategorise 0, II, III, IV dhe V, me perjashtim te nenprodukteve qe destinohen per furnizimin e mjeteve te fluturimit ajror.
b. leja e tregtimit, e llojit B:
Leje tregtimi per shoqerite qe tregtojne produkte te kategorise I (gaz i lengshem).
c. leja e tregtimit, e llojit C:
Leje tregtimi per shoqerite qe tregtojne karburante per mjetet e fluturimit ajror.
3. Lejet e tregtimit te llojit A, B, C jepen nga ministri pergjegjes per hidrokarburet, sipas kritereve dhe procedurave te parashikuara ne kete ligj dhe te akteve nenligjore te nxjerra ne baze dhe per zbatim te tij nga Keshilli i Ministrave.
4. Lejet e tregtimit jepen me afat 10 vjet me te drejte rinovimi.

Neni 20

Autorizimet

1. Autorizimet u jepen personave juridike, te parashikuar ne pikat "ç" dhe "d", te nenit 11 te ketij ligji, te cilet ushtrojne veprimtarine e tyre per tregtimin e karburanteve per automjete (stacionet e shitjes se karburanteve) dhe per shitjen e lendeve djegese (njesite e shitjes se lendeve djegese).
2. Autorizimet per personat juridike, qe ushtrojne veprimtarite e parashikuara ne pikat "ç" dhe "d" te nenit 11, jepen nga organi i pushtetit vendor per nje periudhe deri ne 5 vjet me te drejte perseritjeje.
3. Autorizimet per personat juridike, qe ushtrojne veprimtarine e stacionit te karburanteve te ndertuara ne autostrada, jepen nga ministri pergjegjes per transportin, per nje periudhe deri ne 10 vjet, me te drejte perseritjeje.
4. Kriteret dhe procedurat per dhenien e autorizimeve percaktohen nga Keshilli i Ministrave.

Neni 21

Kushtet e dhenies se lejeve te tregtimit

Personat juridike, qe paraqesin kerkese per leje tregtimi sipas nenit 19 te ketij ligji, jane te detyruar te plotesojne kushtin e kapitalit minimal te shoqerise dhe ate te kapacitetit te depozitimit ne instalimet prone te saj ose te marra ne perdorim me kontrate, per nje periudhe kohe te barabarte me ate te vlefshmerise se lejes se tregtimit. Kushtet e dhenies se lejes se tregtimit percaktohen nga Keshilli i Ministrave. Kushti i kapitalit minimal duhet te jete i specifikuar sipas llojit te lejes se kerkuar, ndersa kushti i kapacitetit te depozitimit te jete i specifikuar, sipas llojit te lejes dhe kategorise se produkteve qe tregtojne.

KREU IV

KONTROLLI MBI PERSONAT JURIDIKE, QE USHTROJNE
VEPRIMTARI TE PERPUNIMIT, TRANSPORTIMIT DHE TREGTIMIT
TE NAFTES, GAZIT DHE NENPRODUKTEVE TE TYRE

Neni 22

Shteti organizon dhe ushtron kontroll ne personat juridike qe veprojne ne fushen e perpunimit, transportimit dhe tregtimit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre. Drejtimet kryesore te ketij kontrolli jane :
- Respektimi i normave teknike dhe i masave te mbrojtjes nga zjarri ne instalimet, impiantet dhe pajisje qe perdoren nga persona juridike;
- respektimi i treguesve cilesore i standardeve ligjore dhe dispozitave te tjera ligjore e nenligjore, ne parandalimin e abuzimeve dhe falsifikimeve qe mund te kryhen nga persona juridike;
- respektimi i dispozitave ligjore e nenligjore, lidhur me rezultatet financiare dhe plotesimit te detyrimeve fiskale te personave juridike ndaj shtetit.
Neni 23

Inspektorati Shteteror i Kontrollit te Naftes,
Gazit dhe Nenprodukteve te tyre

1. Organi shteteror, i specializuar per kontrollin e veprimtarise se personave juridike te ushtruar ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, eshte Inspektorati Shteteror i Kontrollit te Naftes, Gazit dhe Nenprodukteve te tyre, qe funksionon dhe varet nga ministri pergjegjes per hidrokarburet.
Ne perberje te ketij Inspektorati funksionon Laboratori Qendror i Kontrollit.
2. Inspektorati Shteteror i Kontrollit te naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre pergjigjet per ushtrimin e kontrollit per zbatimin e kushteve te parashikuara ne lejet apo autorizimet perkatese qe u jane dhene personave juridike, ne instalimet, impiantet dhe pajisjet e perdorura, ne menyre qe ato te respektojne normat teknike te masave mbrojtese ndaj zjarrit, treguesit cilesore, standardet shteterore dhe dispozitat ligjore e nenligjore, me qellim parandalimin e abuzimeve dhe falsifikimeve qe mund te kryhen. Per realizimin e ketyre detyrave ai bashkepunon me organet e tjera shteterore.
Rregullat per organizimin, funksionimin dhe veprimtarine e Inspektoratit Shteteror te Kontrollit te Naftes, Gazit dhe Nenprodukteve te tyre percaktohen nga Keshilli i Ministrave.

Neni 24

Kontrolli nga organet doganore dhe tatimore

Ministria e Financave, me strukturat e saj te organeve tatimore e doganore, organizon dhe ushtron kontroll ndaj personave juridike qe i nenshtrohen ketij ligji, lidhur me respektimin e dispozitave ligjore, qe lidhen me rezultatin financiar te tyre dhe plotesimin e detyrimeve fiskale e doganore ndaj shtetit, per kontrollin e treguesve cilesore e sasiore, si dhe te normave te tjera ligjore e nenligjore per parandalimin e abuzimeve e falsifikimeve, qe nga çasti i hyrjes se mallit ne pikat doganore, deri ne procesin perfundintar te shitjes se tyre.

Neni 25

Sanksionet

Veprimtaria e personave juridike qe shkel dispozitat e ketij ligji, ne rast se nuk perben veper penale, perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe si vijon:
a) Per shkelje te nenit 8 masa e gjobes eshte nga 30 000 leke deri ne 50 000 leke.
b) Per mosrespektim te sasise se rezerves se sigurise dhe afateve te plotesimit te tyre, sipas nenit 9, masa e gjobes eshte deri ne 50 per qind te vleres se sasise se produktit, qe mungon nga kuota e percaktuar si rezerve sigurie.
c) Per shkelje te nenit 12 pika 5, masa e gjobes eshte nga 800 000 leke deri ne 1 000 000 leke.
ç) Per shkelje te nenit 14 pika 9, ku thuhet: "Shoqerite e tregtimit me shumice pergjigjen per marken e produktit dhe cilesine e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre qe tregtojne", masa e gjobes eshte nga 500 000 leke deri ne 700 000 leke.
d) Per shkelje te nenit 15 pika 3 paragrafi i pare, per secilin detyrim veç e veç dhe paragrafi i dyte per dorezimin e marreveshjes ne afat, si dhe per piken 4 dhe piken 6, masa e gjobes eshte nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke.
dh) Per shkelje te nenit 16 pika 3, masa e gjobes eshte nga 100 000 leke deri ne 200 000 leke.
e) Per mosrespektimin e normave teknike ne instalimet, impiantet dhe pajisjet te cilat perdoren nga personat juridike, qe ushtrojne veprimtari sipas ketij ligji, masa e gjobes eshte:
- Per rafinerite e naftes, naftesjellesit, gazsjellesit nga 300 000 leke deri ne 500 000 leke.
- Per shoqerite e tregtimit me shumice nga 200 000 leke deri ne 400 000 leke.
- Per stacionet e shitjes se karburanteve dhe njesite e shitjes se lendeve djegese nga 100 000 leke deri ne 300 000 leke.
e) Ne rast kur ushtrohet veprimtari pa leje, konform dispozitave te ketij ligji, personi denohet me gjobe nga 4 000 000 leke deri ne 5 000 000 leke.
Masa e gjobes se parashikuar ne shkronjen "a" dhe "b" te ketij neni jepet nga Drejtoria e Pergjithshme e Hidrokarbureve, kurse te gjitha gjobat e tjera jepen nga Inspektorati Shteteror i Kontrollit te Naftes, Gazit dhe Nenprodukteve te tyre.
Ne rast perseritjeje te shkeljeve te mesiperme organi kompetent ka te drejten e heqjes se lejes se koncesionit, te tregtimit apo autorizimit perkates per ushtrimin e veprimtarise.
Ankimi kunder vendimit te denimit me gjobe behet ne perputhje me kushtet dhe procedurat e parashikuara ne ligjin nr.7697, date 7.4.1993 "Per kundervajtjet administrative".

Neni 26

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekretin nr.2326, date 3.3.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
NAFTE
 1.746 902240045





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

dga