ebuy.al
Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.9, DATË 26.02.2008 “PËR TATIMIN E KALIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË SË PALUAJTSHME”
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 21
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 26.02.2009
Data e aprovimit te Aktit: 27.02.2009
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 18
Data e fletores zyrtare: 27.02.2009
Aktiviteti: Tatim
Propozuar nga: --
Pershkrimi i Aktit: Pika 5 e udhëzimit, ndryshohet me këtë përmbajtje
Amendamente
1 Tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme
2 Udhëzim për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme
Akte te ngjashem
1 Për tatimin mbi të ardhurat
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:


UDHËZIM

Nr.21, datë 26.2.2009

 

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.9, DATË 26.02.2008 “PËR TATIMIN E KALIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË SË PALUAJTSHME”

 

Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të nenit 11 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, Ministri i Financave dhe Ministri i Drejtësisë

 

UDHËZOJNË:

 

1. Pika 5 e udhëzimit, ndryshohet me këtë përmbajtje.

“5. Përcaktimi i vlerës në shitje bazohet në kontratën e shitjes së pasurisë. Në rastet kur çmimi i shitjes për m2 i përcaktuar në kontratë është më i ulët se çmimet e tregut të lirë të përcaktuara në udhëzimin e Kryeministrit nr.1, datë 20.08.2008 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin 2008”, të ndryshuar”, si dhe në aktet e tjera për vitet në vijim, zbatohen këto të fundit për efekt të llogaritjes së tatimit.

Specifikisht, në rastet e shitjes së ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytetin e Tiranës, çmimi minimal i shitjes për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet përsa më poshtë:

a) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për dyqane mallrash apo shërbimesh është 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;

b) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;

c) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi zyra dhe magazina është i njëjtë me çmimin e sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;

ç) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;

d)  çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për bodrume është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;

dh) për ndërtimet në komunën Farkë çmimi  minimal fiskal i shitjes 73,200 lek/m2, për komunën Dajt 61, 000 lek/m2, për komunën Kashar 48, 800 lekë. Për ndërtimet në komunat e tjera të Tiranës, çmimi minimal fiskal i shitjes llogaritet 36,600lek/m2;          

e) për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për m2 është 70 përqind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Specifikisht, në rastet e shitjes së ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytetet e tjera, çmimi minimal i shitjes për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet përsa më poshtë:

a) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për dyqane mallrash apo shërbimesh është 1.5 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve.

b) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për garazh të mbuluar është 70 përqind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

c) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi zyra dhe magazinë është i njëjtë me çmimin e sip. të apartamenteve sipas qyteteve;

c) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve;

d) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për bodrume është 70 për qind e çmimit të apartamenteve të banimit sipas qyteteve;

dh) për komunat, çmimi minimal llogaritet 70 për qind e çmimit të qytetit përkatës;

e) për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, për ndërtesat e ndërtuara nga vetë individët dhe të regjistruara deri në 31 dhjetor 2004, çmimi për 1 m2 është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Shtojca 2 dhe 3 të udhëzimit nr.9, datë 26.02.2008 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së paluajtshme” shfuqizohen.

2. Pika 6 e udhëzimit, ndryshohet me këtë përmbatjtje.

“6. Përcaktimi i vlerës në blerje, bazohet në kontratën paraardhëse të blerjes. Në rast se kontrata parardhëse e blerjes është kryer në monedhë të huaj (si euro, dollarë etj.) kryhet konvertimi në lek me kursin e këmbimit të ditës në të cilën është kryer blerja. Në rast se pasuria është blerë me kredi në monedhë të huaj, në momentin e shitjes do të bëhet konvertimi në lek të çmimit të blerjes si mesatare e ponderuar e pagesave të kësteve të kredive me kursin e këmbimit të ditës në të cilën është paguar kësti i kredive”.

3. Në pikën 6.1 të udhëzimit, paragrafi i parë, pas fjalëve “të cilat nuk kanë vlerë në blerje” shtohen fjalët “ose vlera e blerjes është e shprehur në monedha të tilla, si franga ari, apo napoleona floriri”.

4. Pika 6.2 ndryshohet me këtë përmbajtje.

“6.2. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara pas datës 1 janar 1996 e në vitet në vijim, të cilat nuk kanë vlerë në blerje, për efekt të përcaktimit të tatimit për kalimin e së drejtës së pronësisë, si vlerë minimale në blerje, do të merret kosto mesatare për 1m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në: vendimet e Këshillit të Ministrave: VKM nr.815, datë 9.12.1996; VKM nr.13, datë 5.1.1998; VKM nr. 214, datë 28.04.1999; VKM nr. 362, datë 14.07.2000; udhëzimet e Kryeministrit nr.5, datë 31.5.2001 dhe nr.3, datë 16.10.2002; në udhëzimin e Kryeministrit nr.1, datë 8.5.2003; nr.1, datë 4.3.2004; nr.5, datë 23.11.2005; nr.5 datë 7.9.2006 dhe nr.2, datë 4.4.2007 dhe udhëzimin e Kryeministrit nr.1, datë 20.8.2008, udhëzimin e Kryeministrit nr.2, datë 5.11.2008, të cilat janë pasqyruar në shtojcën nr.1 bashkëlidhur këtij udhëzimi, si dhe në aktet e tjera për vitet në vijim.

Për qytetet që nuk përmenden në shtojcën nr.1, për efekt llogaritjeje do të merret në konsideratë kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme e qytetit me distancë tokësore më të afërt”.

5. Pika 6.3 shfuqizohet.

6. Pika 6.4 ndryshohet me këtë përmbajtje. 

“6.4. Në rastin e shitjes së një ndërtese të përfituar nga shkëmbimi i truallit, në bazë të një kontrate shkëmbimi, si çmim i blerjes do të konsiderohet çmimi i përcaktuar sipas metodikës në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1129, datë 5.8.2008 “Për mënyrën e përcaktimit, të vlerës së truallit, të vënë, nga pronarët e tij, në dispozicion të investitorëve të ndërtimit.”

7. Në pikën 7, paragrafi i parë ndryshohet me këtë përmbajtje:

“Në rastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën, për efekt të përcaktimit të detyrimit tatimor, si çmim minimal i shitjes do të merret çmimi i përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.555, datë 29.8.2007, vendimin e Këshillit të Ministrave nr.653, datë 29.09.2007, dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr.139, datë 13.2.2008, vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1620, datë 26.11.2008 dhe në ndryshimet përkatëse ligjore që mund të bëhen në këto akte, ndërsa si çmim minimal në blerje do të merret çmimi i llogaritur sipas indeksimit të çmimit të tokës me inflacionin sipas shtojcës nr.2, bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Shembull:

Një banor i fshatit X ka përfituar 10.000 m2 tokë bujqësore me ligjin nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar, në vitin 1994. Në momentin e marrjes së tokës personi X nuk ka paguar asnjë vlerë në blerje. Në vitin 2009 ky person do të shesë tokën. Tatimi mbi kalimin e së drejtës së pronësisë llogaritet:

Supozojmë se çmimi i shitjes së tokës sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi, në fshatin X, në vitin 2009, është 1320 lek/m2. Për të llogaritur çmimin minimal fiskal të blerjes të tokës, çmimi i shitjes për 1320 lek/m2, pjesetohet me indeksin e inflacionit sipas vitit përkatës në shtojcën nr.2 bashkëngjitur.

Konkretisht :

Për vitin 1994 indeksi e inflacionit është 2.49, pra çmimi i blerjes për vitin 1994 është 1320/2.49= 530.1 lek/m2

Tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë për shitjen e 10.000 m2 tokë bujqësore është: = 10% x (1320 lek/ m2 – 530.1 lek/ m2) x 10.000 m2

= 10% x (789.9lek/ m2) x10.000 m2

= 789 900 lek. 

8. Pika 8 ndryshohet si më poshtë:

 “8. Në rast të shitjes njëkohësisht të tokës truall dhe ndërtesës njollë brenda këtij trualli, detyrimi tatimor llogaritet në bazë të shumës së detyrimit tatimor të shitjes së ndërtesës dhe detyrimit tatimor të shitjes së tokës truall.

Shembull:

Një individ X ka në pronësi të tij një ndërtesë që është ngritur mbi një sipërfaqe toke prej 100 m2 si dhe një sipërfaqe truall të lirë 300 m2 përreth të kësaj ndërtese.

Detyrimi tatimor = Detyrimi tatimor të llogaritur për ndërtesën (200 m2, 2 kate sipërfaqe ndërtimi) + detyrimi tatimor i llogaritur për truallin sipërfaqe e lirë prej 300 m2.

Në rastin e këmbimit të pronësisë së një sipërfaqe trualli prej 100 m2 tokë me një sipërfaqe ndërtimi supozojmë 120 m2, nuk ka detyrim tatimor për t’u paguar, bazuar në nenin 11 pika 1 të ligjit. Për rastin e shitjes së kësaj toke prej 100 m2 (e cila jepet për ndërtim), detyrimi tatimor do të jetë i barabartë me detyrimin tatimor të ndërtesës për 120 m2. Ky detyrimi tatimor, përcaktohet si diferencë midis çmimit të tregut dhe çmimit minimal fiskal, shumëzuar me sipërfaqen e ndërtimit x 10%.

Në rast të kalimit të pronësisë së një sipërfaqjeje trualli të fituar në formën e pasurisë së bashkuar, ku çmimi ka qenë në tërësi për pasurinë e bashkuar, ndërtesë plus truall, detyrimi tatimor që do të paguhet llogaritet si me ilustrimin e shembullit të mëposhtëm:

Shembull:

Një individ X, në vitin 2002 ka blerë 300 m2, nga të cilat 100 m2 është ndërtesë dhe 200 m2 është truall. Për këtë pasuri të bashkuar, individi ka paguar çmimin në blerje 3 000 000 lekë.

Në rast se individi, në vitin 2009 do të shesë vetëm 50 m2 të sipërfaqes truall, atëherë detyrimi tatimor për kalimin e së drejtës së pronësisë për këtë sipërfaqje do të llogaritet:

Tatimi = 50 m2 x 10% * (çmimi minimal i shitjes për m2 së truallit të vitit 2009 sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi - (çmimi minimal në blerje për m2, i i llogaritur sipas indeksimit të çmimit të tokës me inflacionin sipas shtojcës nr.2)

 = 50 m2 x 10% x [(çmimi minimal i shitjes për m2 së truallit të vitit 2009 sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi - (çmimi minimal i shitjes për m2 të truallit të vitit 2009 / 1.19)]

9. Në pikën 9, pas fjalëve “nëpërmjet dhurimit” shtohen fjalët “dhe heqjes dorë nga e drejta e pronësisë në dobi të një të treti apo të bashkëpronarëve të tjerë”.

10. Pas pikës 9, shtohen pikat 9.1, 9.2, 9.3, 9.4 dhe 9.5 me këtë përmbajtje:

“9.1. Në rastin e shitjes së pasurisë së paluajtshme, tokë dhe/ose ndërtesë, të fituar me trashëgim, si çmim në blerje do të konsiderohet çmimi minimal fiskal i vitit në të cilin pasuria është e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në bazë të Dëshmisë së Trashëgimisë.

a) Për pasurinë e paluajtshme, ndërtesa, të fituara me trashëgim dhe të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme deri në datën 31 dhjetor 1995, në rastin e shitjes së parë, si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për 1 m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme, të përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave, në VKM nr. 815, datë 9.12.1996. Për pasurinë e paluajtshme, ndërtesa, të fituar me trashëgim dhe të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pas datës 31 dhjetor 1995, si vlerë minimale në blerje do të merren vlerat e përcaktuara në pikën 6.2. të këtij udhëzimi.

b) Për pasurine e paluajtshme tokë të fituar me trashëgim dhe të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme deri në datën 31 dhjetor 1989, në rastin e shitjes së parë, si çmim në blerje do të konsiderohet çmimi i llogaritur sipas indeksimit të çmimit të tokës bujqësore me inflacionin e fund-vitit 1990, sipas shtojcës nr. 2, bashkëlidhur këtij udhëzimi. Për pasurinë e paluajtshme, tokë, të fituar me trashëgim dhe të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pas datës 31 dhjetor 1989, si vlerë minimale në blerje do të merren vlerat e përcaktuara në pikën 7 të këtij udhëzimi.

9.2. Rastet e shkëmbimeve të pasurisë së paluajtshme që ndodhin midis individëve nuk janë subjekt i dispozitave të këtij Udhëzimi.

9.3 Rastet e shitjes së pasurisë së paluajtshme nga persona juridikë publikë, sipas përkufizimit të dhënë në nenin 25 të Kodit Civil, nuk janë subjekt i dispozitave të këtij Udhëzimi.

9.4. Në rastet e shitjes së ndërtesave me koeficient amortizimi mbi 50%, vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme për efekt të tatimit do të përcaktohet nga persona të licensuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.

9.5. Enti Kombëtar i Banesave (EKB) të gjitha kontratat që lidh me qytetarët për shitblerjen e banesave, i vlerëson dhe i shet me koston reale të të gjitha shpenzimeve direkte që janë bërë për ndërtimin e apartamentit. Vlerësimi i apartamentit që i dorëzon qytetari EKB-së, bëhet duke shumëzuar sipërfaqen e shfrytëzimit të apartamentit me koston mesatare, të miratuar me vendime të Këshillit të Ministrave përkatëse, të vitit kur është marrë në dorëzim banesa e re e ndërtuar nga EKB me fonde shtetërore, në të cilën është trajtuar qytetari që e dorëzon këtë apartament. 

9.6. Nuk i nënshtrohen dispozitave të këtij udhëzimi rastet e shitjes së detyruar të pasurive të paluajtshme nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta, kur procedura e shitjes është e parashikur në akte ligjore e nënligjore.

9.7. Në rastet e shitjes me rezervë të pronës, të parashikuar nga nenet 746-749 të Kodit Civil, tatimi i kalimit të së drejtës së pronësisë së paluajtshme paguhet në momentin kur paguhet kësti i fundit të çmimit të kontratës.

11. Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

 









MINISTRI I FINANCAVE

Ridvan Bode 


MINISTRI I DREJTËSISË

    Enkelejd   Alibeaj


 

 

                                               

                                                                                                                                   






Shtojca nr. 1

KOSTOT MINIMALE FISKALE SIPAS VITEVE PËR NDËRTESAT E NDËRTUARA DHE REGJISTRUARA PAS DATËS 1 JANAR 1995

 

 






















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































Sip. shfrytëzimi/ lek / M2


NR.


QYTETI/VITET


1995


1996


1997


1998


1999


2000


2001


2002


2003


2004


2005


2006


2007


2008


1.


BERAT


17,053


19,685


19,685


25,502


25,502


26,228


29,312


30,087


27,265


28,198


27,699


28,732


29,667


33,187


2.


DIBËR


16,353


19,660


19,660


-


-


30,047


31,054


26,923


32,390


29,529


28,984


29,493


31,141


34,842


3.


DURRËS


17,483


19,516


16,437


27,427


27,427


27,565


27,810


30,551


31,541


29,013


30,135


30,823


30,098


35,195


4.


ELBASAN      


13,691


16,720


16,720


22,516


22,516


24,264


26,399


23,300


25,624


27,284


27,149


27,548


28,104


31,532


5.


ERSEKË


16,365


19,640


19,640


-


-


-


-


-


-


28,627


28,520


28,590


30,311


33,544


6.


FIER


17,484


17,075


17,075


27,850


27,850


26,602


29,601


30,222


27,473


28,621


29,385


28,948


29,663


33,499


7.


GRAMSH       


13,691


19,333


19,333


24,733


24,733


26,655


28,258


25,764


26,648


28,042


28,334


28,244


28,802


32,096


8.


GJIROKASTËR


19,171


27,704


27,704


35,724


35,724


40,465


28,926


26,262


28,967


29,417


29,265


30,009


30,182


33,876


9.


KORÇË          


16,365


17,600


17,600


25,145


25,145


26,266


25,729


29,635


29,692


28,421


28,479


28,742


30,301


33,427


10.


KRUJË


15,626


19,579


19,579


25,853


25,853


24,627


30,407


26,149


31,361


28,665


28,298


28,376


29,176


33,228


11.


KAVAJË


17,916


17,244


17,244


26,604


26,604


26,855


27,173


32,489


29,388


28,656


28,578


28,484


29,762


33,526


12.


KUÇOVË


16,537


19,545


19,545


-


-


24,213


30,902


26,154


27,407


27,999


27,128


28,427


29,457


32,982


13.


KUKËS


19,324


19,750


19,750


42,385


42,385


48,428


29,963


29,017


30,963


30,269


30,499


31,262


31,758


35,494


14.


LAÇ


18,002


19,489


19,489


2,590


2,590


26,478


29,404


27,343


28,955


28,391


28,412


28,353


29,042


32,739


15.


LEZHË


16,638


18,760


18,760


29,874


29,874


30,051


27,952


30,598


30,857


28,800


29,672


30,252


29,127


33,745


16.


LIBRAZHD     


15,637


19,608


19,608


27,698


27,698


29,164


25,403


34,566


26,078


28,088


28,626


28,227


28,584


31,805


17.


LUSHNJE      


16,979


19,608


19,608


26,660


26,660


28,497


30,181


25,946


28,080


28,836


28,916


29,299


30,543


33,311


18.


MAT


19,920


19,484


19,484


28,064


28,064


26,310


28,859


24,856


30,836


29,468


30,102


29,769


30,297


33,539


19.


PRRENJAS


16,114


19,643


19,643


-


-


-


-


-


-


28,203


28,576


28,913


29,170


31,990


20.


PEQIN          


14,010


19,680


19,680


23,574


23,574


25,453


26,465


25,106


30,541


28,029


28,186


28,421


29,099


31,945


21.


PËRMET        


19,265


19,455


19,455


27,191


27,191


26,974


27,789


33,235


27,835


28,934


28,604


28,745


30,279


33,905


22.


POGRADEC   


15,498


19,475


19,475


25,823


25,823


28,976


31,083


32,742


30,568


29,166


28,709


28,303


30,060


33,368


23.


PUKË


20,000


19,656


19,656


38,912


38,912


38,565


40,722


25,976


32,513


29,921


28,978


29,493


30,391


33,961


24.


RRËSHEN


17,095


19,724


19,724


26,420


26,420


29,653


29,218


24,754


26,822


28,751


28,238


28,462


29,415


32,978


25.


SKRAPAR    


19,222


19,820


19,820


-


-


27,435


24,536


28,005


29,023


29,029


28,124


29,209


29,757


33,552


26.


SARANDË     


16,063


18,984


18,984


-


-


40,151


31,667


33,589


27,461


29,167


28,812


29,579


30,289


33,387


27.


SHKODËR


19,172


21,896


21,896


29,805


29,805


32,433


33,617


38,717


31,906


28,882


28,065


29,655


30,001


33,830


28.


TEPELENË     


19,294


19,406


19,406


27,464


27,464


26,480


28,695


26,614


29,726


29,105


28,763


28,796


29,961


33,706


29.


TROPOJË


19,530


19,537


19,537


41,996


41,996


48,086


42,354


39,709


32,500


30,568


30,957


31,877


31,986


35,872


30.


TIRANË 


16,664


20,709


20,709


25,102


25,102


28,177


32,567


26,834


26,848


28,596


28,756


28,860


29,914


33,174


31.


VLORË         


17,017


19,094


19,094


35,984


35,984


35,506


44,907


40,671


34,732


29,375


31,179


31,174


29,743


34,156


32.


BULQIZË


16,761


19,808


19,808


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


33.


DELVINË


 


19,465


19,465


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


34.


HAS


 


19,618


14,618


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


35.


MALËSI E MADHE


 


19,515


19,515


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


36.


MALLAKASTËR


 


19,431


19,431


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar vendimit nr. 815, datë 9. 12. 1996


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar vendimir nr. 13, datë 05.1.1998


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar vendimit nr. 13, datë 05. 01. 1998


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar vendimit nr. 214, datë 28. 04. 1999


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar vendimit nr. 362, datë 14 07. 2000


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 5, datë 31. 05. 2001


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 3, datë 16. 10. 2002


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 1, datë 08. 05. 2003


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 1, datë 04. 03. 2004


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 5, datë 23. 11. 2005


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 5, datë 07.09.2006


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 2, datë 04. 04. 2007


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Referuar udhëzimit nr. 1, datë 20.08.2008


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 



 

 

 






 

 








Shtojca nr. 2

Indeksimi i çmimit të tokës me inflacionin










Vitet


Indekset 2009










1990


26.00










1991


12.71










1992


3.78










1993


2.89










1994


2.49










1995


2.35










1996


2.00










1997


1.41










1998


1.30










1999


1.31










2000


1.26










2001


1.21










2002


1.19










2003


1.16










2004


1.13










2005


1.11










2006


1.08










2007


1.05










2008


1.03










2009


1.00


 



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
 1.504 902260046





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan