marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për kompetencat për caktimin e pagave të punës.
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 8487
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 13.05.1999
Data e aprovimit te Aktit: 20.05.1999
Numri i neneve: 10
Numri i fletores zyrtare: 17
Data e fletores zyrtare: 15.07.1999
Aktiviteti: Pagë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Paga perfaqeson te ardhurat ne para qe punedhenesi i jep punemarresit per punen e kryer ne sasi, cilesi dhe kohe. Paga percaktohet ne kontraten e punes, e cila lidhet ndermjet punedhenesit dhe punemarresit.
Amendamente
1 Për disa ndryshime në ligjin nr. 8487, datë 13.05.1999 "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës"
Akte te ngjashem
1 PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS TË INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE BUXHETORE
2 PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS, NË INSTITUCIONET BUXHETORE, DHE TË NËPUNËSVE, NË DISA INSTITUCIONE BUXHETORE
3 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.717, DATË 23.6.2009 “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS TË INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE BUXHETORE”
4 PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI
5 PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, GRUPIMIN E NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE, PËR EFEKT PAGE, DHE CAKTIMIN E KUFIJVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË ORGANEVE TË QEVERISJES VENDORE
6 PER PAGAT E PUNONJESVE TE POLICISE SE SHTETIT
7 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TË NDRYSHUAR
8 Për disa ndryshime në ligjin nr. 8487, datë 13.05.1999 "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës"
9 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 478, DATË 18.7.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS", TË NDRYSHUAR
10 PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË VENDIMIN NR.306, DATË 27.6.2002 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË NË SISTEMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE SPITALIN USHTARAK QENDROR UN
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:L I G J

Nr.8487, date 13.5.1999

PËR KOMPETENCAT PËR CAKTIMIN E PAGAVE TË PUNËS


Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave


K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Neni 1

Paga perfaqeson te ardhurat ne para qe punedhenesi i jep punemarresit per punen e kryer ne sasi, cilesi dhe kohe. Paga percaktohet ne kontraten e punes, e cila lidhet ndermjet punedhenesit dhe punemarresit.
Neni 2

Ne Republiken e Shqiperise per caktimin e pages, sipas perkatesise, kane kompetence:
- Kuvendi;
- Keshilli i Ministrave;
- ministrite dhe institucionet e tjera qendrore dhe organet e pushtetit vendor;
- ndermarrjet shteterore;
- personat e tjere juridike a fizike, vendas ose te huaj.

Neni 3

Ne nenin 2 te ketij ligji me "ndermarrje shteterore" nenkuptohen ndermarrjet me kapital 100 per qind shteteror, qe funksionojne ne mbeshtetje te ligjit nr.7638, date 19.11.1992 "Per shoqerite tregtare", ndermarrjet qe funksionojne ne mbeshtetje te ligjit nr.7582, date 13.7.1992 "Per ndermarrjet shteterore", si dhe institucionet shteterore jobuxhetore, bankat, INSIG-u dhe institucione te tjera me kapital teresisht shteteror, sipas percaktimit qe do te beje Keshilli i Ministrave.

Neni 4

Keshilli i Ministrave cakton pagen minimale mujore, ne shkalle vendi, e cila eshte e detyrueshme te zbatohet nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj.

Neni 5

Kuvendi me propozim te Keshillit te Ministrave percakton me ligj te veçante raportet e pagave te funksionareve te larte shteterore. Ne baze te ketyre raporteve, Keshilli i Ministrave cakton dhe indekson pagat sipas mundesive financiare te shtetit.

Neni 6

Keshilli i Ministrave percakton:
- pagat e titullareve te organeve te larta shteterore, te institucioneve te tjera qendrore dhe pagat e personave te tjere te barazuar me ta;
- numrin e klasave, kufijte e madhesise se pages dhe te shtesave mbi page, sipas klasave, per punonjesit e aparateve te organeve te larta shteterore, te ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore, te organeve te pushtetit vendor, si dhe te institucioneve buxhetore ne varesi te ministrive dhe institucioneve te tjera qendrore;
- kompetencat ne fushen e pagave, qe kane organet e larta shteterore, ministrite, institucionet e tjera qendrore dhe organet e pushtetit vendor, si dhe kufirin maksimal te pages se drejtuesve te ndermarrjeve shteterore;
- masen e indeksimit te pagave ne baze te ndryshimit te pritshem te indeksit te çmimeve te konsumit, ne fillim te çdo viti, si dhe rregullat per zbatimin e tij.

Neni 7

Ndermarrjet shteterore i caktojne vete pagat e punes, ne varesi te mundesive te tyre financiare, sipas programit te zhvillimit te miratuar nga organet perkatese.

Neni 8

Per ndermarrjet shteterore, veprimtaria e te cilave eshte me humbje dhe subvencionohen nga shteti, Keshilli i Ministrave cakton rregulla te veçanta per kufizimin e pagave.
Neni 9

Ligji nr.7583, date 13.7.1992 "Per kompetencat per caktimin e pagave te punes" shfuqizohet.

Neni 10

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2374, date 20.5.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
ikub #:
 0
PAGA
905130044





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan