marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: Për krijimin e agjencisë së kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit (akti)
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 903
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 26.08.2009
Data e aprovimit te Aktit: 23.09.2009
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 138
Data e fletores zyrtare: 23.09.2009
Aktiviteti: Administratë Shtetërore
Propozuar nga: Kryeministri
Pershkrimi i Aktit: Krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), si një institucion juridik publik, në varësi të Këshillit të Ministrave. AKTI-ja e ka selinë në Tiranë dhe ka stemën e vet.
Akte te ngjashem
1 Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

Vendim


Nr.903, datë 26.8.2009


 


Për krijimin e agjencisë së kërkimit, teknologjisë dhe inovacionit (akti)


 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të neneve 5 e 45 të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë“, dhe të nenit 12 të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008 “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


 


Vendosi:


 


1. Krijimin e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), si një institucion juridik publik, në varësi të Këshillit të Ministrave. AKTI-ja e ka selinë në Tiranë dhe ka stemën e vet.


2. AKTI-ja ka mision mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe të projekteve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit (SHTI), në shkallë vendi.


3. AKTI-ja, për të realizuar misionin e përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, kryen detyrat e mëposhtme:


a) Bashkëpunon me ministritë dhe institucionet e tjera për zbatimin e strategjisë së SHTI-së dhe promovon kërkimin në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit;


b) Realizon financimin e programeve dhe të projekteve të SHTI-së, në përputhje me përparësitë e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave dhe me vlerësimin e bërë nga komisionet përkatëse;


c) Zhvillon procedurat e aplikimit, të vlerësimit fillestar, monitorimit dhe vlerësimit përfundimtar të programeve dhe projekteve të SHTI-së;


ç) Monitoron dhe vlerëson veprimtaritë e SHTI-së, në shkallë vendi;


d) Krijon dhe pasuron, në mënyrë të vazhdueshme, bazën e të dhënave, të analizës dhe dokumentacionit të sistemit të SHTI-së;


dh) Ofron asistencë teknike për të gjitha institucionet në fushën e investimeve në SHTI;


e) Promovon ngritjen e strukturave të SHTI-së në të gjitha nivelet;


ë) Promovon bashkëpunimin me sektorin privat në fushën e SHTI-së;


f) Promovon, ofron ekspertizë, bashkërendon dhe monitoron bashkëpunimin dy dhe shumëplanësh me BE-në, vendet e veçanta dhe organizatat e huaja, në fushën e SHTI-së;


g) Zbaton politikat e qeverisë për mbështetjen me përparësi të shkencëtarëve më të kualifikuar, të grupeve kërkimore dhe qendrave të ekselencës, në SHTI;


gj) Zbaton politikat e qeverisë për nxitjen e pjesëmarrjes së studentëve dhe të shkencëtarëve të rinj në veprimtarinë e SHTI-së;


h) Zbaton politikat nxitëse të qeverisë për kthimin e trurit dhe rritjen e angazhimit të diasporës intelektuale shqiptare në zhvillimin e arsimit, të shkencës, administratës publike dhe sektorit privat në vendin tonë;


i) Ofron mbështetje teknike për institucionet ekzekutive, legjislativin dhe institucionet e tjera, për përmirësimin e plotësimin e kuadrit të nevojshëm ligjor dhe nënligjor, në fushën e SHTI-së.


4. AKTI-ja është institucion buxhetor dhe financohet nga:


a) Buxheti i Shtetit, në formë granti, zëri “Fondi për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin

(FSHTI)”, në nënzërat e mëposhtëm:


i) Fondi për programet kombëtare të kërkimit dhe të zhvillimit;


ii) Fondi për infrastrukturën e kërkimit;


iii) Fondi për qendrat e ekselencës në kërkim;


iv) Fondi për transferimin e teknologjisë dhe inovacionin;


v) Fondi për kërkuesit e rinj;


vi) Fondi për programin Brain Gain.


b) Mjete financiare nga:


i) palë të treta, të destinuara për SHTI-në;


ii) nga programet dhe projektet e BE-së, të shteteve të veçanta dhe të organizatave partnere;


iii) donacione të subjekteve fizike dhe juridike, të vendit dhe të huaja;


iv) nga sektori privat, vendas dhe i huaj.


5. AKTI-ja e përdor buxhetin për fondin e pagave të punonjësve dhe për shpenzime të tjera, në funksion të përmbushjes së funksionimit dhe realizimit të detyrave të agjencisë.


6. Organet e drejtimit të AKTI-së janë:


a) Bordi drejtues;


b) Drejtori i përgjithshëm.


7. Bordi drejtues është organi kolegjial vendimmarrës i AKTI-së, që kryesohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.


7.1 Në përbërje të bordit drejtues, që miratohet me urdhër të Kryeministrit, janë:


- Zëvendësministri i Financave, që mbulon çështjet e buxhetit;


- Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që mbulon çështjet e teknologjisë dhe të inovacionit;


- Zëvendësministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;


- Zëvendësministri i Shëndetësisë;


- Kryetari i Konferencës së Rektorëve;


- Sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave;


- Një përfaqësues nga shkollat e larta private, me, së paku, gradën shkencore “Doktor”, i cili propozohet nga Konferenca e Rektorëve, për një periudhë 4-vjeçare;


- Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.


7.2 Funksionet kryesore të bordit drejtues janë:


a) Propozon pranë Kryeministrit fondin e nevojshëm për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin dhe për funksionimin e AKTI-së;


b) Miraton financimin e programeve dhe të projekteve të SHTI-së, në përputhje me:


i) FSHTI-në, parashikuar në ligjin e buxhetit;


ii) përparësitë e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave;


iii) vlerësimin e komisioneve të vlerësimit të programeve dhe projekteve;


c) Autorizon drejtorin e përgjithshëm të AKTI-së për nënshkrimin e kontratave të zbatimit të programeve dhe projekteve të miratuara;


ç) Miraton raportin e veprimtarisë së AKTI-së, që i dërgohet Kryeministrit dhe bëhet publik;


d) Organizon konkursin për drejtorin e përgjithshëm të AKTI-së;


dh) Miraton përbërjen e komisioneve të vlerësimit të programeve dhe projekteve, sipas fushave të shkencës, në bazë të propozimit të drejtorit të përgjithshëmn të AKTI-së;


e) Shqyrton dhe miraton raportet e monitorimit dhe të vlerësimit të programeve dhe projekteve, të financuara nga AKTI-ja.


 


 


 


7.3 Bordi funksionon sipas parimit të barazisë së anëtarëve.


7.4 Kryetari dhe anëtarët e bordit përfitojnë një shpërblim mujor, të barabartë me 15 për qind të pagës së sekretarit të përgjithshëm të ministrisë. Bordi mblidhet jo më pak se 6 herë në vit.


8. Drejtori i përgjithshëm i AKTI-së është titullari i institucionit dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretë.


8.1 Drejtori i përgjithshëm i AKTI-së duhet të ketë gradën shkencore “Doktor”, të ketë kontribut të njohur në fushën e shkencës, të teknologjisë dhe inovacionit.


8.2 Drejtori i përgjithshëm i AKTI-së përzgjidhet nga bordi drejtues i agjencisë dhe emërohet nga Kryeministri, për një mandat prej 4 vjetësh, me të drejtë riemërimi. Ai mund të shkarkohet përpara përfundimit të mandatit, me propozimin e bordit drejtues ose me nismën e Kryeministrit.


8.3 Bordi drejtues i propozon Kryeministrit 3 kandidatë, të përzgjedhur me konkurs, i cili zhvillohet në përputhje me procedurat e parashikuara në ligjin për statusin e nëpunësit civil.


9. AKTI-ja, për çështjet e përmbajtjes dhe të vlerësimit të programeve e të projekteve, mbështetet me ekspertizë nga komisionet e vlerësimit të programeve e projekteve, që propozohen nga drejtori i Përgjithshëm dhe miratohen nga bordi drejtues, në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj agjencie.


10. AKTI-ja ka, gjithsej, 15 punonjës. Struktura dhe organika e kësaj agjencie miratohet brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, me urdhër të Kryeministrit.


11. Funksionimi i AKTI-së rregullohet në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj agjencie, e cila përgatitet nga drejtori i përgjithshëm, në bashkëpunim me bordin drejtues, dhe miratohet me urdhër të Kryeministrit.


12. Procedurat e emërimit të personelit janë në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, dhe aktet nënligjore e në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë vendim. Pagat e personelit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.


13. Kryeministria të sigurojë mjediset e punës për vendosjen e AKTI-së.


14. Anëtarët e bordit dhe drejtori i AKTI-së emërohen brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.


15. Për vitin 2009, AKTI-ja financohet nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë.


16. Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Investime”, t’i shtohen 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për rikonstruksionin dhe pajisjen e mjediseve të punës dhe 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për fondin e pagave dhe shpenzimet e tjera, të nevojshme për veprimtarinë e AKTI-së, për këtë vit.


17. Fondet e përmendura, në pikën 16 të këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit.


18. Administrimi i programeve, i projekteve të kërkimit e të zhvillimit dhe i programeve të tjera, të cilat përfshihen në veprimtarinë e AKTI-së, por, që aktualisht realizohen nga institucionet e tjera, t’i transferohet plotësisht kësaj agjencie, në 1 janar 2010.


19. Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


 


Kryeministri


Sali Berisha




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
AGJENCI
 399 908260020





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga