ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, NË “ADMINISTRIM DHE POLITIKË SOCIALE”, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE, E “BIOTEKNOLOGJI”, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR PËRCAKTIMIN E KUOTAVE TË P
Tipi i Aktit: Vendim i KM
Numri i Aktit: 976
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 08.10.2009
Data e aprovimit te Aktit: 27.11.2009
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 162
Data e fletores zyrtare: 27.11.2009
Aktiviteti: Arsim
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Hapjen në Universitetin e Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të parë, sipas fakulteteve: a) Në Fakultetin e Shkencave Sociale të programit “Administrim dhe politikë sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, (DNP), në administrim dhe politikë sociale;
Akte te ngjashem
1 Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

VENDIM


Nr.976, datë 8.10.2009


 


PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, NË “ADMINISTRIM DHE POLITIKË SOCIALE”, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE, E “BIOTEKNOLOGJI”, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR PËRCAKTIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFAVE TË SHKOLLIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010


 


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.1, 33, pika 2,42 e 75 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave


 


VENDOSI:


 


1. Hapjen në Universitetin e Tiranës, të programeve të studimit, të ciklit të parë, sipas fakulteteve:


a) Në Fakultetin e Shkencave Sociale të programit “Administrim dhe politikë sociale”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, (DNP), në administrim dhe politikë sociale;


b) Në Fakultetin e Shkencave Natyrore të programit “Bioteknologji”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, (DNP), në bioteknologji.


2. Këto programe studimi realizohen me 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike.


3. Programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të plotë, ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.


4. Numri i kuotave të pranimit për vitin akademik 2009-2010 të jetë, si më poshtë vijon:


a) 50 kuota, për programin “Administrim dhe politikë sociale”;


b) 80 kuota për programin e studimit “Bioteknologji”.


5. Tarifa vjetore e shkollimit, për këto programe studimi me kohë të plotë, të jetë, si më poshtë vijon:


a) Për programin “Administrim dhe politikë sociale”, 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;


b)  Për programin “Bioteknologji”,  15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë.


6. Kandidatët, që do të fitojnë të drejtën e studimit në njërën nga këto programe, në vitin akademik 2009-2010, dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si të verbër/shurdhër, invalidë paraplegjikë e tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve të rënë a të plagosur për shkak të detyrës, të ish-të përndjekurve politikë përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.


7. Kuota e pranimeve për të verbërit ndahet për kandidatët me këtë status nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi të merret mendimi i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve.


8. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi.


9. Në secilin nga këto programe studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, 5 (pesë) studentët e vitit të parë, me notën mesatare më të lartë të shkollës së mesme, të provimeve të “Maturës shtetërore”, të përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këtë përjashtim, në asnjë rast, nuk e përfitojnë studentët me notë mesatare të shkollës së mesme më të ulët se nota 8 (tetë).


10. Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet në njërën nga këto programe studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve, kur, në marrëveshjet zyrtare shtetërore, janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit.


11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës.


12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.


 


KRYEMINISTRI


Sali Berisha




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
 2.220 910080049





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan