0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT PËR FUNKSIONARËT PUBLIKË DHE NËPUNËSIT CIVILË
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 10160
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 15.10.2009
Data e aprovimit te Aktit: 05.11.2009
Numri i neneve: 10
Numri i fletores zyrtare: 149
Data e fletores zyrtare: 05.11.2009
Aktiviteti: Shërbimi publik
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Kategoria e parë, ku përfshihen të gjithë funksionarët publikë, të përcaktuar në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, të cilëve u caktohen automjet dhe shofer, në dispozicion të përhershëm, shpenzimet e të cilëve përballohen nga buxheti i institucionit përkatës. Përgjegjës për mirëmbajtjen e automjeteve janë, sipas rregullave në fuqi, drejtuesit, të cilët e kanë në ngarkim automjetin
Akte te ngjashem
1 PËR RREGULLAT E FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË ANKANDIT, PROCEDURAT E ZHVILLIMIT TË ANKANDIT, KRITERET E VLERËSIMIT TË PRONËS, QË NXIRRET NË ANKAND, SI DHE PËR MËNYRËN E INDEKSIMIT TË PËRFITIMIT FINANCIAR MUJOR
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

LIGJ


Nr. 10 160, datë 15.10.2009


 


PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT PËR FUNKSIONARËT PUBLIKË DHE NËPUNËSIT CIVILË


 


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


 


KUVENDI


I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


 


VENDOSI:


 


Neni  1


Objekti


 


Funksionarëve publikë dhe nëpunësve civilë të administratës së lartë, në përmbushje të detyrimeve dhe të përgjegjësive të ngarkuara nga detyra që kryejnë, shërbimi i transportit u mbulohet nga buxheti i institucioneve përkatëse, sipas kategorive të përcaktuara në këtë ligj.


 


Neni  2


Kategoritë e përfituesve


 


Kategoritë e përfituesve nga ky ligj janë:


1. Kategoria e parë, ku përfshihen të gjithë funksionarët publikë, të përcaktuar në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, të cilëve u caktohen automjet dhe shofer, në dispozicion të përhershëm, shpenzimet e të cilëve përballohen nga buxheti i institucionit përkatës. Përgjegjës për mirëmbajtjen e automjeteve janë, sipas rregullave në fuqi, drejtuesit, të cilët e kanë në ngarkim automjetin.


2. Kategoria e dytë, ku përfshihen të gjithë funksionarët e përcaktuar në lidhjet 2 e 3, që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij, të cilëve u caktohet një përfitim financiar mujor, sipas vlerës së përcaktuar në po të njëjtën lidhje, për shërbime transporti, në përmbushje të detyrave të tyre funksionale. Masa e përfitimit financiar mujor për çdo deputet  miratohet me vendim të Kuvendit, në bazë të distancës me zonën që ai përfaqëson, por, në nivelin mesatar, kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 45 000 (dyzet e pesë mijë) lekë në muaj.


3. Kategoria e tretë, ku përfshihen funksionarë të nivelit drejtor i përgjithshëm/titullar institucioni/titullar i ndërmarrjeve publike, që nuk përfshihen në kategorinë e parë dhe në të dytën, të cilët do të marrin një përfitim financiar mujor në përputhje me veprimtarinë e tyre, por jo më shumë se 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj. Kjo kategori dhe masa e këtij përfitimi mujor përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.


4. Të gjithë funksionarët e tjerë, të cilët nuk janë pjesë e lidhjeve 1, 2 e 3, që i bashkëlidhen këtij ligji, por që, sipas akteve ligjore në fuqi, kanë në dispozicion automjet dhe shofer, trajtohen sipas kategorisë së dytë, me një përfitim financiar mujor 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.


5. Kategoria e katërt, ku përfshihen të gjithë punonjësit e tjerë të ministrive, institucioneve qendrore dhe të varësisë, të cilëve shërbimi i transportit, për të përmbushur detyrat e tyre funksionale, do t’u ofrohet nga institucioni përkatës. Ky shërbim do të kryhet me mjetet në përdorim të institucionit, të cilat përdoren, në çdo rast, vetëm me autorizim apo urdhër të titullarit, për shërbime, sipas një programi të miratuar prej tij.


 


Neni  3


Kompensimi për përdorim vetjak të mjeteve publike


 


Funksionarët publikë, të klasifikuar në kategorinë e parë, sipas pikës 1 të  nenit 2 të këtij ligji, që kanë të drejtë të përdorin mjetet, nëse dëshirojnë t’i përdorin ato edhe për qëllime, që nuk lidhen me funksionin apo detyrën që ushtrojnë, si për shembull në ditë pushimi të festave zyrtare, gjatë fundjavave, si dhe në ditët e lejes së pushimit vjetor, duhet të derdhin në drejtoritë e përgjithshme të financave, burimeve njerëzore dhe shërbimeve të institucioneve që përfaqësojnë, një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh në vit.


 


Neni  4


Përjashtimi nga përdorimi i automjeteve të institucionit


 


Personat, që do të trajtohen sipas nenit 2 pikat 2 e 3 të këtij ligji, nuk mund të trajtohen me shërbimin e ofruar sipas  pikës 5 të nenit 2 të këtij ligji.


 


Neni  5


Masa e përfitimit mujor


 


Masa e përfitimit financiar mujor, për të gjitha kategoritë, që e përfitojnë atë sipas pikave 2, 3 dhe 5 të nenit 2 të këtij ligji, do të indeksohen me inflacionin  vjetor, por jo më shumë se 3(tre) për qind në vit.


Masa e  indeksimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.


 


Neni  6


Automjetet në dispozicion të institucioneve


 


Numri i automjeteve në dispozicion të çdo ministrie, institucioni qendror apo dhe të varësisë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.


 


Neni  7


Sanksionet


 


Përdorimi i automjeteve për shërbime jashtë detyrave funksionale përbën kundërvajtje administrative dhe shkelje të etikës profesionale dhe dënohet sipas akteve ligjore në fuqi.


 


Neni  8


Dispozita kalimtare


 


Të gjitha automjetet e tepërta, në dispozicion të ministrive, institucioneve qendrore dhe të varësisë shiten me ankand, në të cilin e drejta e parablerjes u takon funksionarëve të kategorive të trajtuara në pikat 2 e 3 të nenit 2 të këtij ligji. Ministritë, institucionet qendrore dhe të varësisë ngrenë, me urdhër të titullarit, komisionet e organizimit të procedurave të ankandit me jo më pak se 5 anëtarë. Rregullat e funksionimit të komisionit të ankandit, procedurat e zhvillimit të ankandit dhe kriteret e vlerësimit të pronës, që do të nxirret në ankand, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.


 


Neni 9


Shfuqizime


 


Pika 4 e nenit 14 të ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, të ndryshuar, shfuqizohet.


 


Neni 10


 


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


 


Shpallur me dekretin nr.6308, datë 28.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi


 


 


 


Lidhja 1: Funksione, të cilat do të kenë mjete transporti në dispozicion


 


































































































Nr.



Funksionet



1



President



2



Kryetar i Kuvendit



3



Nënkryetar i Kuvendit



4



Kryeministër



5



Zëvendëskryeministër



6



Ministër



7



Prokuror i Përgjithshëm



8



Avokat i Popullit



9



Drejtor i SHISH-it



10



Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit



11



Kryetar i Gjykatës Kushtetuese



12



Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë



13



Drejtor i Përgjithshëm i Policisë



14



Kryetar i partisë në mazhorancë dhe më të madhe opozitare



15



Kryetar i bashkisë së kryeqytetit



16



Kryetar i Gjykatës së Lartë



17



Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda



18



Kryetar i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda



19



Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda



20



Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda



21



Guvernator i Bankës së Shqipërisë



22



Komandant i Gardës së Republikës



 


Lidhja 2: Për përfitimin financiar mujor të shërbimit të transportit, për disa funksione në institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor


 


 































































































































 


Nr.



 


Kategoria e dytë



Përfitimi financiar mujor


(në lekë)



1



Deputet



 



2



Kryetar i bashkisë qendër qarku



45 000



3



Kryetar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare



35 000



4



Kryetar i Komisionit të Konkurrencës



35 000



5



Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale



35 000



6



Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil



35 000



7



Kryetar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit



35 000



8



Kryetar i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare



35 000



9



Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë



35 000



10



Kryetar i Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura



35 000



11



Kryetar i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive



35 000



12



Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve



35 000



13



Kryetar i Akademisë së Shkencave



35 000



14



Rektor i universiteteve



35 000



15



Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë



35 000



16



Kryetar i Këshillit të Qarkut



35 000



17



Gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese



35 000



18



Anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve



35 000



19



Kryetar i Gjykatës Shkallës së Parë/Kryetar i Gjykatës së Apelit



35 000



20



Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Apelit



35 000



21



Kryetar bashkie



30 000



22



Dekan i universiteteve



20 000



23



Avokat i Prokurimit Publik



30 000




 


 





Lidhja 3: Për përfitimin financiar mujor të shërbimit të transportit, për disa funksione në institucionet e varësisë së Këshillit të Ministrave dhe ministrive


 






























































































































 


Nr.



 


Kategoria e dytë



Përfitimi financiar mujor


(në lekë)



1



Zëvendësministër



35 000



2



Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë/Kuvend/Kryeministri



35 000



3



Drejtor Kabineti në Presidencë/ Kuvend /Kryeministri



35 000



4



Këshilltar në Presidencë/ Kuvend /Kryeministri



35 000



5



Gjeneral lejtnant dhe gjeneral major



20 000



6



Komandant i Forcave të Armatosura tokësore, detare, ajrore



20 000



7



Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve



20 000



8



Titullar i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme



20 000



9



Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave



20 000



10



Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve



20 000



11



Drejtor i Përgjithshëm i Doganave



20 000



12



Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve



20 000



13



Titullar i Zyrës Qendrore të ALUIZN-it



20 000



14



Sekretar i Përgjithshëm/drejtor kabineti në ministri



15 000



15



Gjeneral Brigade



15 000



16



Prefekt



15 000



17



Avokat i Përgjithshëm i Shtetit



20 000



18



Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile



15 000



19



Drejtues i policisë së qarkut



15 000



20



Drejtues i SHISH-it të qarkut



15 000



21



Drejtor i Përgjithshëm i ISSH-së



15 000



22



Drejtor i Përgjithshëm i ISKSH-së



15 000



23



Nënkryetar/Sekretar i Akademisë së Shkencave



20 000



 



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0
 1.274 910150032





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan