ebuy.al
Alexa Alexa
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR
Tipi i Aktit: Ligj
Numri i Aktit: 10169
Statusi i Aktit: Ne fuqi
Data e Aktit: 22.10.2009
Data e aprovimit te Aktit: 09.11.2009
Numri i neneve: 9
Numri i fletores zyrtare: 152
Data e fletores zyrtare: 09.11.2009
Aktiviteti: Urbanistikë
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Pershkrimi i Aktit: Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në proces legalizimi, bëhet: a) në lekë, në vlerë të plotë monetare;
Akte te ngjashem
1 Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

LIGJ


Nr.10 169, datë  22.10.2009


 


PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9482, DATË 3.4.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR


 


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


 


KUVENDI


I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


 


VENDOSI:


 


Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:


 


Neni 1


 


Pas nenit 17 shtohet neni 17/1 me këtë përmbajtje:


 


“Neni 17/1


 


Mënyra e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje


 


1.  Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në proces legalizimi, bëhet:


a)  lekë, në vlerë të plotë monetare;


b)  me bono privatizimi, në përputhje me dispozitat e neneve 19, 20 e 21 të këtij ligji.


2. Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit.


3.  Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë.”.


 


Neni 2


 


Në nenin 19, në fund të shkronjës  dh” shtohen fjalët “dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.


 


Neni 3


 


Në nenin 20, në fund të shkronjës “ç” shtohen fjalët “dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.


 


Neni 4


 


Në nenin 21, në fund të shkronjës “ç  shtohen fjalët “dhe, deri në 50 për qind të vlerës, pagesa mund të kryhet me bono privatizimi.”.


 


 


 


Neni 5


 


Në nenin 22 paragrafi i parë, pas fjalëve “zbatohen të njëjtat tarifa” shtohen  fjalët “dhe mënyra pagese”.


 


Neni 6


 


1. Në nenin 27, pas shkronjës “ë  shtohet shkronja “f” me këtë përmbajtje:


“f) kërkesë e subjektit për mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore të ndërtimit pa leje, në përputhje, përkatësisht, me nenet 19, 20 ose 21 të këtij ligji.”.


 


Neni 7


 


Në nenin 32,  pika 1 ndryshohet si më poshtë:


“1. Të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelave ndërtimore transferohen në Buxhetin e Shtetit për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si fond kompensimi financiar, sipas parashikimeve të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.”.


 


Neni 8


Dispozita kalimtare


 


1.   Personat, të cilët i kanë kryer pagesat për parcelat ndërtimore të ndërtimit pa leje përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfitojnë lehtësitë e parashikuara në këtë ligj.


2.  Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur të detyrimit apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të dorëzimit të bonove të privatizimit, personat duhet të paraqesin kërkesë, me shkrim, pranë ALUIZNI-it brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.


3. Procedurat dhe afatet e rimbursimit rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.


 


Neni 9


 


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


 


 


Shpallur me dekretin nr.6320, datë 5.11.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi


Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: admin
Lexuar: ikub #:
 0  830 910220059





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan