marketkonekt
0 0
0
 
Detajet e Aktit
Titulli: PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
Tipi i Aktit: Udhëzim
Numri i Aktit: 25
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 02.08.2013
Data e aprovimit te Aktit: 02.08.2013
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 141
Data e fletores zyrtare: 23.08.2013
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Ministri i Arsimit dhe Shkencës
Pershkrimi i Aktit: Statusi Qeveria e nxënësve është organizëm që ngrihet me nismën e nxënësve të shkollës. II. Misioni Qeveria e nxënësve është një organizëm i ngritur në çdo shkollë dhe ka për mision:
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:

UDHËZIM
Nr. 25, datë 2.8.2013
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE


Në mbështetje të nenit 102 pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 36 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”,

UDHËZOJ:
KREU 1
STATUSI, MISIONI, TË DREJTAT DHE DETYRAT E QEVERISË SË NXËNËSVE
I. Statusi Qeveria e nxënësve është organizëm që ngrihet me nismën e nxënësve të shkollës. II. Misioni Qeveria e nxënësve është një organizëm i ngritur në çdo shkollë dhe ka për mision:

a) të mbrojë dhe të promovojë të drejtat e nxënësve;

b) të kontribuojë në plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve;

c) të ndihmojë në mbarëvajtjen e shkollës; d) të përfaqësojë nxënësit e shkollës në marrëdhëniet me drejtorinë e shkollës, komunitetin dhe nxënësit e shkollave të tjera. III. Të drejtat e qeverisë së nxënësve Qeveria e nxënësve ka të drejtë:

a) të parashtrojë shqetësimet e saj për mbrojtjen e të drejtave të nxënësve të shkollës dhe propozimet për mbarëvajtjen e shkollës te drejtori i shkollës, këshilli i mësuesve, këshilli i prindërve dhe bordi i shkollës;

b) të ketë një vend në shkollë ku të afishojë lajmërimet e veta; c) të botojë gazetën e qeverisë së nxënësve; d) të bashkëpunojë me qeveri homologe nxënësish për organizimin e veprimtarive të përbashkëta;

e) t’i drejtohet komisionit të etikës dhe sjelljes të shkollës dhe çdo organizimi tjetër për çdo formë veprimi ose mosveprimi që mund të shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral te nxënësit në mjediset e shkollës.

IV. Detyrat e qeverisë së nxënësve Qeveria e nxënësve ka për detyrë: a) të organizojë veprimtari nëpërmjet të cilave nxënësve u jepet mundësia të dëgjohen nga drejtuesit dhe mësuesit e shkollës për idetë në të mirë të tyre dhe të shkollës;

b) të organizojë veprimtari të nxënësve në dobi të shkollës;

c) të kontribuojë në krijimin e një klime pozitive në shkollë, veçanërisht në zgjidhjen e konflikteve nxënës-nxënës, nxënës-mësues; d) të kontribuojë në parandalimin dhe pakësimin e abuzimit të nxënësve me duhanin, alkoolin dhe drogat, si dhe të braktisjes së shkollës;

e) të organizojë ndihmë ndaj nxënësve me vështirësi në të nxënë ose me probleme sociale.


KREU 2
NGRITJA E QEVERISË SË NXËNËSVE, PËRBËRJA DHE FUNKSIONIMI I SAJ
I. Ngritja e qeverisë së nxënësve dhe përbërja e saj 1. Qeveria e nxënësve ngrihet në bazë shkolle. 2. Zgjedhjet për qeverinë e nxënësve bëhen në fillim të çdo viti mësimor. 3. Në shkollën bazë përfaqësohen në qeverinë e nxënësve klasat 6 - 9. 4. Ku shkolla është vetëm fillore, përfaqësohen në qeverinë e nxënësve klasat 4 - 6. 5. Anëtarët e qeverisë së nxënësve zgjidhen sipas kësaj procedure: a) Kur një klasë ka vetëm një deri në katër paralele, nxënësit, nën kujdesin e mësuesve kujdestarë përkatës, zgjedhin për çdo klasë paralele nga një anëtar të qeverisë së nxënësve.
b) Kur një klasë ka më shumë se katër paralele, çdo klasë paralele, nën kujdesin e mësuesit
kujdestar përkatës, zgjedh me shumicë votash tre nxënës, të cilët formojnë së bashku përfaqësuesit e paraleleve të një klase. Përfaqësuesit e paraleleve të një klase, nën kujdesin e një mësuesi të caktuar nga drejtori, zgjedhin me shumicë të thjeshtë votash të fshehta, katër anëtarë të qeverisë së nxënësve. 6. Për shkollën bazë dhe për shkollën fillore kur është më vete, kryetari i qeverisë zgjidhet një anëtar i qeverisë, me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të saj, me konkurrimin e më shumë se një kandidati për rolin e kryetarit. 7. Për arsimin e mesëm të lartë, kryetari i qeverisë zgjidhet një nga anëtarët e qeverisë, me votë të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë të nxënësve të shkollës, me konkurrimin e më shumë se një kandidati për rolin e kryetarit. 8. Kryetari i qeverisë nuk duhet të ketë lidhje familjare me drejtorin e shkollës. II. Funksionimi i qeverisë së nxënësve 1. Qeveria e nxënësve funksionon në përputhje me legjislacionin në fuqi, rregulloren e brendshme të shkollës dhe rregulloren e saj. 2. Rregullorja e qeverisë së nxënësve hartohet nga grupe pune me nxënës dhe miratohet nga qeveria e saj pasi është marrë pëlqimi nga bordi dhe drejtori i shkollës. 3. Qeveria e nxënësve ka nënkryetarin dhe sekretarin, të cilët zgjidhen në mbledhjen e parë të saj. 4. Anëtarët e qeverisë së nxënësve kanë detyra që mbulojnë aspekte të veçanta të veprimtarisë së shkollës, si dhe klasa të caktuara, veçanërisht të fillores për qeverinë e nxënësve të arsimit bazë. 5. Qeveria e nxënësve informon rregullisht nxënësit për veprimtarinë e saj. 6. Qeveria e nxënësve: a) harton dhe zbaton planin e saj vjetor në bashkëpunim me nxënës të shkollës; b) përgatit raportin vjetor të veprimtarisë së saj, të cilin ia dërgon drejtorisë, kryetarit të bordit dhe kryetarit të këshillit të prindërve dhe mundëson leximin e këtij raporti nga nxënësit e shkollës. 7. Në mbledhjet e qeverisë së nxënësve ftohen përfaqësues të klasave të fillores për qeverinë e nxënësve të arsimit bazë, nga bordi i shkollës, drejtoria, këshilli i prindërve të shkollës, mësues, përfaqësues të OJF-ve. III. Veprimtari të qeverisë së nxënësve Qeveria e nxënësve: 1. Merr nisma për veprimtari jashtëkurrikulare jopolitike të nxënësve dhe i organizon ato në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës. 2. Përgatit dhe realizon projekte, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, për plotësimin dhe zhvillimin e interesave të nxënësve. 3. Zhvillon pyetësorë mbi kënaqësinë e nxënësve për shërbimin që shkolla siguron ose për aspekte të veçanta të jetës shkollore të nxënësve. 4. Boton gazetën e qeverisë së nxënësve të shkollës. IV. Mësuesi ndihmës 1. Qeveria e nxënësve: a) përzgjedh mësuesin ndihmës, i cili e ndihmon në hartimin dhe zbatimin e veprimtarive të saj dhe, në veçanti, në hartimin e rregullores së qeverisë së nxënësve; b) kërkon zëvendësimin e mësuesit ndihmës të saj kur mësuesi ndihmës nuk kryen detyrat e tij. 2. Drejtori i shkollës emëron mësuesin ndihmës. 3. Mësuesit ndihmës nuk i jepet klasë në kujdestari, me përjashtim të rasteve kur në shkollë ekzistojnë klasa pa mësues kujdestar.

KREU 3
DREJTORI I SHKOLLËS DHE QEVERIA E NXËNËSVE
I. Detyrat kryesore të drejtorit të shkollës Drejtori i shkollës ka për detyrë: a) t’i verë në dispozicion qeverisë së nxënësve dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e saj dhe të shkollës, si ligji për sistemin arsimor parauniversitar, dispozitat normative dhe akte të tjera nënligjore; b) të takojë një herë në dy muaj qeverinë e nxënësve për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e saj; c) t’i sigurojë qeverisë së nxënësve një mjedis ku të zhvillojë veprimtaritë e saj, të ruajë arkivin e saj dhe të caktojë një vend ku qeveria e nxënësve të afishojë lajmërimet; d) të përfshijë përfaqësues të qeverisë së nxënësve në grupet e punës që hartojnë rregulloren e shkollës, planin afatmesëm dhe planin e saj vjetor; e) të ftojë kryetarin në mbledhje të këshillit të mësuesve, kur shqyrtohen çështje që kanë të bëjnë me kontributin e qeverisë së nxënësve. II. Detyrimet e qeverisë së nxënësve ndaj drejtorit të shkollës Kryetari i qeverisë së nxënësve i kërkon leje me shkrim drejtorit të shkollës për veprimtari jashtëkurrikulare të qeverisë së nxënësve, të cilat i organizon në mjediset e shkollës ose jashtë saj. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar dhe drejtoritë arsimore rajonale e zyrat arsimore.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Myqerem Tafaj



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: khoxha
ikub #:
 0 1311010125





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan