Tipi dhe numri i aktit  
Data e aktit Nga:    Deri:   
Numri i fletores zyrtare Nga:     Deri:    
 
   

✖Mbyll
Detajet e Aktit
Titulli: MBI MIRATIMIN E LICENCËS SË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Tipi i Aktit: Vendim i ERE
Numri i Aktit: 99
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 17.06.2016
Data e aprovimit te Aktit: 17.06.2016
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 143
Data e fletores zyrtare: 01.08.2016
Aktiviteti: Energji Elektrike
Propozuar nga: Kryetar i ERE-s
Pershkrimi i Aktit: Të miratojë licencën për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike (bashkëlidhur).
Tivari Studio
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:
VENDIM
Nr. 99, datë 17.6.2016
MBI MIRATIMIN E LICENCËS SË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
 
Në mbështetje të neneve 16 dhe 37, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe nenit 25 të Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 21, datë 18.3.2009, i ndryshuar, Bordi i ERE-s, në mbledhjen e tij të datës 17.6.2016, mbasi shqyrtoi draftlicencën dhe relacionin e përgatitur nga drejtoritë teknike, për
miratimin e licencës së prodhimit të energjisë elektrike,
 
VENDOSI:
1. Të miratojë licencën për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike (bashkëlidhur).
2. Efektet e kësaj licence për subjektet e licencuara përpara hyrjes së saj në fuqi, fillojnë me miratimin e këtij vendimi dhe për periudhën e mbetur të kohës së parashikuar në licencën aktuale.
3. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë palët e interesuara për vendimin e Bordit të ERE-s.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Petrit Ahmeti

Shfleto artikuj te tjere per: ENERGJI ELEKTRIKE LICENCE MIRATIMI PRODHIMI
Postuar nga: khoxha
ikub #:
1608050145