Tipi dhe numri i aktit  
Data e aktit Nga:    Deri:   
Numri i fletores zyrtare Nga:     Deri:    
 
   

✖Mbyll
Detajet e Aktit
Titulli: PËR DELEGIM KOMPETENCE
Tipi i Aktit: Urdhër
Numri i Aktit: 144
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 21.07.2016
Data e aprovimit te Aktit: 21.07.2016
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 143
Data e fletores zyrtare: 01.08.2016
Aktiviteti: --
Propozuar nga: Ministria e Mjedisit
Pershkrimi i Aktit: Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Mjedisit, drejtorit të përgjithshëm të Mjedisit dhe Jetësimit të Prioriteteve
Tivari Studio
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:
URDHËR
Nr. 144, datë 21.7. 2016
PËR DELEGIM KOMPETENCE
 
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, së Republikës së Shqipërisë, të shkronjës “d”, të nenit 28, të ligjit nr. 9000, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe të neneve 28 dhe 29, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”,
 
URDHËROJ:
1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Mjedisit, drejtorit të përgjithshëm të Mjedisit dhe Jetësimit të Prioriteteve z. Pëllumb Abeshi, të drejtën e firmosjes së autorizimeve, ankimeve, rekurseve dhe të gjitha akteve shkresore drejtuar gjykatës, në çdo shkallë të gjykimit.
2. Kompetencat e titullarit të Ministrisë së Mjedisit do të ushtrohen për periudhën nga data 1.8.2016 deri më 10.08.2016.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet drejtori i përgjithshëm i Mjedisit dhe Jetësimit të Prioriteteve z. Pëllumb Abeshi.
 
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I MJEDISIT
Lefter Koka 

Shfleto artikuj te tjere per: DELEGIM KOMPETENCA
Postuar nga: khoxha
ikub #:
1608050143