Tipi dhe numri i aktit  
Data e aktit Nga:    Deri:   
Numri i fletores zyrtare Nga:     Deri:    
 
   

✖Mbyll
Detajet e Aktit
Titulli: PËR MIRATIMIN E FORMATIT DHE PËRMBAJTJES SË VËRTETIMIT TË TRANSPORTIT PËR LËVIZJEN E LËNDËS DRUSORE
Tipi i Aktit: Urdhër
Numri i Aktit: 143
Statusi i Aktit: I ndryshuar
Data e Aktit: 20.07.2016
Data e aprovimit te Aktit: 20.07.2016
Numri i neneve: --
Numri i fletores zyrtare: 143
Data e fletores zyrtare: 01.08.2016
Aktiviteti: Lëndë djegëse
Propozuar nga: Ministria e Mjedisit
Pershkrimi i Aktit: sipas shtojcës I, bashkëlidhur këtij urdhri, për fondin pyjor bashkiak;
Tivari Studio
Permbajtja e Aktit 
  
Permbajtja:
URDHËR
Nr. 143, datë 20.7.2016
PËR MIRATIMIN E FORMATIT DHE PËRMBAJTJES SË VËRTETIMIT TË TRANSPORTIT PËR LËVIZJEN E LËNDËS DRUSORE
 
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të shkronjës “d”, të nenit 28, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2013, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe pikës 13, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 438, datë 8.6.2016, “Për kriteret dhe rregullat e shfrytëzimit të pyjeve dhe të shitjes së materialit drusor e të prodhimeve të tjera pyjore e jopyjore”,
 
URDHËROJ:
1. Formati, ngjyrat, mbishkrimet përkatëse dhe përmbajtja për çdo bllok të vërtetimit të transportit, për lëvizjen e lëndës drusore, është:
a) sipas shtojcës I, bashkëlidhur këtij urdhri, për fondin pyjor bashkiak;
b) sipas shtojcës II, bashkëlidhur këtij urdhri, për fondin pyjor privat;
c) sipas shtojcës III, bashkëlidhur për kujtesë në fijen e tretë.
2. Vërtetimi i transportit të jetë i formatit B5. Dimensionet e fletës të jenë: gjerësia 18.2 cm dhe gjatësia 25.7 cm.
3. Blloku i vërtetimeve të transportit të jetë me 90 (nëntëdhjetë) fletë, me 30 (tridhjetë) numra serie, ku çdo numër serie të jetë në tre
kopje. Secila nga këto kopje të jetë me letër karboni dhe me ngjyra të ndryshme.
4. Elementet e sigurisë për fletët e vërtetimit të transportit të jenë:
a) faqja e parë të jetë me ngjyrë të bardhë;
b) faqja e dytë të jetë me ngjyrë rozë;
c) faqja e tretë të jetë me ngjyrë të verdhë;
d) në çdo faqe të ketë filigran ngjyrë jeshile e hapur, fluoreshente (e pafotokopjueshme) në formë rrezore që dalin nga logoja e vendosur në qendër të fletës;
e) teksti dhe logoja e Bashkisë në krye të vërtetimit të transportit të jenë me ngjyrat origjinale;
f) numri i serisë të jetë me ngjyrë të kuqe fluoreshente (e pafotokopjueshme);
g) dy fletët e para të kenë në sfond, në pjesën e sipërme e të poshtme, emrin e Bashkisë, e cila të shihet vetëm në dritë;
h) kopja e tretë të ketë në pjesën djathtas lart një pullë metalike (e pafotokopjueshme);
i) në pjesën e pasme të fletës së tretë të ketë rregullat sipas shtojcës III bashkëlidhur këtij urdhri.
5. Në fletën e fundit të bllokut, e lidhur me të, të jetë një fletë kartoni me dimensione sa gjerësia e bllokut, ndërsa gjatësia do të jetë 42 cm, ku gjatësia prej 21 cm do të kthehet dhe do të shërbejë për ta vendosur atë në çdo shkrim në fletën e tretë të çdo numri serial, për të mos depërtuar shkrimi në numrin e serisë të fletës pasardhëse.
6. Vërtetimet e transportit ruhen dhe merren në dorëzim njësoj si çdo vlerë tjetër materiale, duke respektuar të gjitha rregullat e administrimit të vlerave materiale sipas legjislacionit në fuqi.
7. Ngarkohet Drejtoria e Mbrojtjes dhe Trajtimit të Pyjeve, të dërgojë kopje të këtij urdhri te bashkitë, brenda 3 ditëve pune nga miratimi i tij.
8. Urdhri i ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, nr. 546, datë 18.10.2012, “Për modelin e vërtetimit të
transportit për lëvizjen e materialit drusor dhe prodhimeve të tjera pyjore jodrusore”, i ndryshuar me urdhrin nr. 36., datë 17.1.2013, shfuqizohet.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
 
MINISTRI I MJEDISIT
Lefter Koka
 

Shfleto artikuj te tjere per: FORMATI LENDE DRUSORE MIRATIMI PERMBAJTJA TRANSPORT
Postuar nga: khoxha
ikub #:
1608050140