Tipi dhe numri i aktit  
Data e aktit Nga:    Deri:   
Numri i fletores zyrtare Nga:     Deri:    
 
   

✖Mbyll

Tema (Protoko.)
Nuk ka nen-kategori




Protokoll, Nr. 3, datë 07.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, QË NDRYSHON NENET 29, 30 DHE 34 TË KONVENTËS
Ky Protokoll është i hapur për nënshkrim nga Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës nënshkruese të Konventës, që mund të bëhen palë të tij nëpërmjet: a) nënshkrimit pa rezervën e ratifikimit, ose pranimit, ose b) nënshkrimit me rezervën e ratifikimit apo pranimit, të pasuar nga ratifikimi ose pranimi. Instrumentet e ratifikimit ose pranimit depozitohen tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Protokoll, Nr. 4, datë 06.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS SË MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË LIRIVE THEMELORE, I CILI SIGURON DISA TË DREJTA DHE LIRI TË TJERA NGA ATO QË PËRFSHIHEN TASHMË NË KONVENTËN DHE NË PROTOKOLLIN E PARË TË KONVENTËS
Qeveritë nënshkruese , anëtare të Këshillit të Evropës, Të vendosura që të marrin masat e përshtatshme për të siguruar zbatimin e përbashkët të të drejtave dhe lirive, të tjera nga ato që përfshihen tashmë në Pjesën 1 të Konventës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (e quajtur më poshtë "Konventa") dhe nenet 1 deri 3 të Protokollit të Parë të Konventës, të nënshkruar në Paris më 20 mars 1952, Kanë rënë dakord për sa vijon:

Protokoll, Nr. 14, datë 07.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, QË NDRYSHON SISTEMIN E KONTROLLIT TË KONVENTËS
Paragrafi 2 i nenit 22 të Konventës shfuqizohet. Neni 23 i Konventës ndryshohet me formulimin e mëposhtëm: Neni 24 i Konventës shfuqizohet Neni 25 i Konventës bëhet Neni 24 dhe teksti i tij ndryshohet me formulimin e mëposhtëm:

Protokoll, Nr. 1.1, datë 06.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË LIRIVE THEMELORE
Qeveritë nënshkruese, Anëtare të Këshillit të Evropës, Të vendosura që të marrin masa për të siguruar zbatimin kolektiv të disa të drejtave dhe lirive të tjera nga ato të përfshira në Seksionin I të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (në vijim e referuar si "Konventa"),

Protokoll, Nr. 6, datë 07.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE NË LIDHJE ME HEQJEN E DËNIMIT ME VDEKJE, AMENDUAR ME PROTOKOLLIN Nr.11
Dënimi me vdekje hiqet. Askush nuk mund të dënohet me një dënim të tillë, as të ekzekutohet.

Protokoll, Nr. 11, datë 06.05.2008
PROTOKOLL I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, PËR RISTRUKTURIMIN E MEKANIZMIT TË KONTROLLIT TË PËRCAKTUAR NË TË
Teksti ekzistues i Seksionit II deri IV të Konventës (Neni 19 deri 56) dhe Protokolli Nr. që i akordon Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kompetencën për të dhënë mendime konsultative do të zëvendësohet nga Seksioni II i mëposhtëm i Konventës: (Neni 19 deri 51):

Protokoll, Nr. 8, datë 07.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, QË NDRYSHON NENET 22 DHE 40 TË KONVENTËS
Teksti ekzistues i Nenit 20 të Konventës bëhet paragrafi 1 i atij Neni dhe plotësohet me paragrafët e mëposhtëm: Neni 21 i Konventës plotësohet me paragrafin e tretë të mëposhtëm: Teksti i Nenit 28 të Konventës, i ndryshuar, bëhet paragrafi 1 i këtij Neni dhe teksti i Nenit 30, i ndryshuar, bëhet paragrafi 2. Teksti i ri i Nenit 28 ka formulimin e mëposhtëm:

Protokoll, Nr. 1, datë 06.05.2008
Protokoll i konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore
Palët e Larta Kontraktuese i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre, të drejtat dhe liritë e përcaktuara në seksionin I të kësaj Konvente.

Protokoll, Nr. 5, datë 07.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, QË NDRYSHON NENET 22 DHE 40 TË KONVENTËS
Në nenin 22 të Konventës, dy paragrafët e mëposhtëm shtohen pas paragrafit 2: Në nenin 40 të Konventës, dy paragrafët e mëposhtëm shtohen pas paragrafit 2:

Protokoll, Nr. 7, datë 06.05.2008
PROTOKOLL I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE
Shtetet Anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të këtij Protokolli, Të vendosura që të marrin masat e përshtatshme për të siguruar garancinë kolektive të disa të drejtave dhe lirive nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (në vijim e referuar si "Konventa"), Kanë rënë dakord si më poshtë:

Protokoll, Nr. 12, datë 07.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE
Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit 1. Gëzimi i çdo të drejte të parashikuar me ligj duhet të sigurohet pa asnjë diskriminim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo situatë tjetër. 2. Askush nuk duhet të diskriminohet nga një autoritet publik për ndonjë nga arsyet e parashikuara në paragrafin 1.

Protokoll, Nr. 13, datë 07.05.1990
PROTOKOLLI I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË LIRIVE THEMELORE NË LIDHJE ME HEQJEN E DËNIMIT ME VDEKJE NË ÇDO RRETHANË
Dënimi me vdekje hiqet. Askush nuk mund të dënohet me një dënim të tillë dhe as të ekzekutohet.

Protokoll, Nr. 2, datë 06.05.2008
PROTOKOLLI I KONVENTËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE, QË I ATRIBUON GJYKATËS EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT KOMPETENCËN PËR TË DHËNË MENDIME KONSULTATIVE
Duke marrë parasysh dispozitat e Konventës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (e quajtur më pas "Konventa") dhe, kryesisht nenin 19 që parashikon krijimin, ndër organe të tjera, të një Gjykate Evropiane të të Drejtave të Njeriut (e quajtur më pas si "Gjykata"); Duke e konsideruar të përshtatshme që t'i akordohet Gjykatës kompetenca për të dhënë, në disa kushte, mendime konsultative, Kanë rënë dakord për sa vijon:


1