Tipi dhe numri i aktit  
Data e aktit Nga:    Deri:   
Numri i fletores zyrtare Nga:     Deri:    
 
   

✖Mbyll

Tema (Vendim .)
Nuk ka nen-kategori




Vendim i ERE, Nr. 167, datë 18.10.2016
PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË ANKANDIT TË ZYRËS SË KOORDINUAR TË ANKANDEVE PËR EVROPËN JUGLINDORE (SEE CAO)” VERSIONI 1.4
1. Të miratojë Rregullat e ankandit të Zyrës së Koordinuar të Ankandeve për Evropën Juglindore SEE CAO Versioni 1.4 (bashkëlidhur “Rregullat e ankandit”, në gjuhën origjinale angleze dhe në shqip).

Vendim i ERE, Nr. 15, datë 19.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR MODIFIKIMIN E LICENCËS SË SHOQËRISË “KOMP ENERGJI” SHPK, ME NUMËR 253, SERIA T14P, MIRATUAR ME VENDIMIN E BORDIT NR. 10
1. Të fillojë procedurën për modifikimin e licencës me numër 253, seria T14P, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 102, datë 7.11.2014, për tregtimin e energjisë elektrike, të mbajtur nga koncesionari “Komp Energji” sh.p.k.

Vendim i ERE, Nr. 166, datë 10.10.2016
PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LIDHJET E REJA NË SISTEMIN E SHPËRNDARJES”
1. Me vendimin nr. 60, datë 29.4.2016, Bordi i ERE-s vendosi: “Fillimin e procedurave për shqyrtimin e draftrregullores “Për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes.”

Vendim i ERE, Nr. 14, datë 19.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR MODIFIKIMIN E LICENCËS SË SHOQËRISË “KOMP ENERGJI” SHPK, ME NUMËR 248, SERIA PV14K
1. Të fillojë procedurën për modifikimin e licencës me numër 248, seria PV14K, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 94, datë 6.10.2014, për prodhimin të energjisë elektrike nga HEC-et “Hurdhas 1”, “Hurdhas 2” dhe “Hurdhas 3”, të mbajtur nga koncesionari “Komp Energji” sh.p.k.

Vendim i ERE, Nr. 165, datë 06.10.2016
MBI CERTIFIKIMIN PARAPRAK TË SHOQËRISË “OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT” SHA
Në mbështetje të nenit 3, pika 8; nenit 16; nenet 54 dhe 58, pikat 1, 2, 3, 6 dhe 7, të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, vendimit të Këshillit Ministerial nr. D/2011/02/MC-EnC, Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të ratifikuar me ligjin nr. 9501, datë 3.4.2006.

Vendim i ERE, Nr. 13, datë 19.01.2017
PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “MC INERTE LUMZI” SHPK, NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të licencojë shoqërinë “MC Inerte Lumzi” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike, për një afat 5-vjeçar. 2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut, të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 21, datë 31.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “ENPI ENERGJI” SHPK, NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të fillojë procedurën për licencimin e Shoqërisë “ENPI Energji” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike. 2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 12, datë 19.01.2017
PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “M.C INERTE LUMZI” SHPK, NË AKTIVITETIN E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA HEC “TUÇ”, ME FUQI 4470 kW DHE HEC “LUMZI”,
1. Të licencojë shoqërinë “M.C Inerte Lumzi” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Tuç”, me fuqi 4470 kW dhe HEC “Lumzi”, me fuqi 11000 kW, me fuqi totale të instaluar 15470 kW, për një afat 30- vjeçar.

Vendim i ERE, Nr. 20, datë 31.01.2017
MBI MOSFILLIMIN E PROCEDURËS SË LICENCIMIT TË SHOQËRISË “ENERGJI UNIVERS” SHPK, NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të mosfillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Energji Univers” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike. 2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 11, datë 19.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “BALCAN ENERGY TRADE” SHPK, NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Balcan Energy Trade” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike. 2. Drejtoria Licencimit dhe Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 19, datë 31.01.2017
PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “ENERGJI UNIVERS” SHPK NË AKTIVITETIN E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NGA HEC “KABASH”
1. Të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Energji Univers” sh.p.k., në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Kabash”, me fuqi të instaluar 5.8 MW. 2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 10, datë 19.01.2017
MBI MOSFILLIMIN E PROCEDURËS PËR LICENCIMIN E SHOQËRISË “A-V COMPASS POWER” SHPK, NË AKTIVITETIN E TREGTIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të mosfillojë procedurat për licencimin e shoqërisë “A-V Compass Power” sh.p.k., në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike. 2. Drejtoria e Licencimit dhe e Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 18, datë 31.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E KONTRATËS PËR SHITBLERJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE NDËRMJET KESH SHA DHE OSHEE SHA
1. Të fillojë procedurën për shqyrtimin dhe miratimin e kontratës/marrëveshjes për shitblerjen e energjisë elektrike ndërmjet KESH sh.a. dhe OSHEE sh.a. për tepricat e energjisë elektrike, përfshirë tepricat në kushtet e prurjeve të mëdha, me qëllim plotësimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes

Vendim i ERE, Nr. 8, datë 19.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E UDHËZIMIT MBI KRITERET PËR PËRCAKTIMIN E AKSESIT NË HAPËSIRAT E DEPOZITIMIT TË GAZIT NATYROR
1. Të fillojë procedurën për shqyrtimin dhe miratimin e udhëzimit mbi “Kriteret për përcaktimin e aksesit në hapësirat e depozitimit të gazit natyror”.

Vendim i ERE, Nr. 9, datë 19.01.2017
MBI MIRATIMIN E LICENCËS TIP PËR OPERIMIN E SISTEMIT TË TRANSMETIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të miratojë licencën TIP të Operimit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike. (Bashkëlidhur këtij vendimi.) 2. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë OST sh.a. dhe palët e interesuara për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 7, datë 19.01.2017
MBI MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NË “RREGULLAT E PËRKOHSHME TË TREGUT SHQIPTAR TË ENERGJISË ELEKTRIKE”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR. 139 DATË 15.8.2016
1. Të miratojë disa ndryshime në “Rregullat e përkohshme të tregut shqiptar të energjisë elektrike”, miratuar me vendimin e Bordit të EREs nr. 139, datë 15.8.2016

Vendim i ERE, Nr. 17, datë 19.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR MIRATIMIN E METODOLOGJISË SË LLOGARITJES SË TARIFAVE TË SHOQËRISË SË PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të fillojë procedurën për miratimin e “draftmetodologjisë së llogaritjes së tarifave të Shoqërisë së Prodhimit të Energjisë Elektrike, aksionet e së cilës zotërohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe të ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik.

Vendim i ERE, Nr. 6, datë 19.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E “RREGULLORES PËR PROCEDURAT E HEQJES SË LICENCAVE NË SEKTORIN E ENERGJISË
1. Të fillojë procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e draftrregullores “Për procedurat e heqjes së licencave në sektorin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror”. 2. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë palët e interesuara për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 16, datë 19.01.2017
PËR PËRCAKTIMIN E PAGESAVE TË RREGULLIMIT PËR VITIN 2016 PËR T? LICENCUARIT NË SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE
1. Të miratojë pagesat e rregullimit për vitin 2016 sipas tabelës bashkëngjitur. 2. Drejtoria e Administrim Financës dhe Burimeve Njerëzore të njoftojë të licencuarit për vendimin e Bordit të ERE-s.

Vendim i ERE, Nr. 5, datë 19.01.2017
MBI FILLIMIN E PROCEDURËS PËR SHQYRTIMIN DHE MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NË VENDIMET NR. 140, DATË 22.11.2013 DHE NR. 61, DATË 7.7.2014
1. Të fillojë procedurën për shqyrtimin dhe miratimin e disa ndryshimeve në vendimet nr. 140, datë 22.11.2013 dhe nr. 61, datë 7.7.2014, të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, mbi “Rregullat për alokimin e kapaciteteve të interkonjeksioneve”.


1 2 3 4 5 6 7 8 9 10