ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Tete mrekullite e botes, qe turizmi mund te shkaterroje


15 Jan 10

Nga Wadi Rum ne Stonehenge, nga Timbuktu te plazhet e tazmanise: kujtime ne rrezik per popullaritetin e tepert

Teper turiste, organizim i keq dhe ruajtje qe le per te deshiruar jane nder shkaqet kryesore te degradimit te ngadalte te disa lokaliteteve me te bukura dhe te cmueshme te tokes, objektiv i udhetuesve te te gjithe botes. Ky perfundim eshte nxjerre ne drite nga “Threatened Wonders List”, renditja vjetore qe i eshte dedikuar mrekullive ne rrezik.

Mrekulli ne shkretetire

Vendet ne liste jane 8, pjesa me e madhe e te cilave te mesymura nga turizmi, bashke me te gjithe ate qe e pason. Ne vendin e pare te renditjes gjendet Wadi Rum, nje nga vendet me terheqese te Jordanise, si dhe shkretetira e saj me e madhe. Eksplorimi do te thote t’i dhurosh vetes nje pervoje unike dhe te paharrueshme, por edhe pse behet fjale per nje territor te mbrojtur, udhetimet ne brendesi te saj nuk jane menaxhuar me se miri dhe nuk ekziston nje organizim i prirur per shpetimin e ambientit. Keshtu, bukuria e Wadi Rum rrihet gjere e gjate, pa rregulla dhe pa bere te mundur qe popullata lokale mund te perfitoje nga pasuria qe vjen prej turizmit.

Fshati kinez

Ne vendin e dyte eshte Yangshuo, nje fshat ne provincen e Guangxi, ne jugun e Kines, qe cdo vit terheq me shume se 3 milione vizitues. “Shume me teper sesa kapaciteti real”, thone ekspertet. Keshtu, ujrat e lumit Li, pergjate te cilit zhvillohet qendra, jane tashme te tejmbushura dhe shume banore te vendit ia kane shitur te huajve lokalet e veta. Ne kete menyre, Yangshuo ka humbur pak nga bukuria dhe magjia e saj. Me pas ne renditje gjejme Tulum, ne Meksike, me arkologjine dhe koralet e saj. Plazhet e bukur te vendit, te pafrekuentuara disa kohe me pare, sot jane praktikisht te rrethuara nga hotele te medhenj, qe presin udhetuesit.

Nga Britania ne Australi

Eshte objektiv i turizmit te mases edhe vendi Stonehenge ne Angli, pasuri e humanitetit te Unescos nga viti 1986. Stonehenge shfaqet sot i izoluar nga pjesa tjeter e fshatit, i distancuar nga origjinaliteti per shkak te nenkalimeve ne cemento, parkimeve dhe rrugeve te ndertuar aty perreth per te zbutur fluksin e njerezve. Popullesi dhe denduri e madhe, edhe per lokalitetin e Machu Picchu, qe cdo dite vizitohet nga 2500 turiste. Ndertimi i nje ure dhe nje rruge te re ne vitin 2007 u ka dhene mundesi mjeteve te afrohen akoma me shume me qytetin, duke sjelle keshtu me teper njerez, por edhe me teper plehra e deme. Vendet e fundit te listes se Wanderlust zihen nga qyteti indian i Jaisalmer, nga Tidimbuktu dhe nga 30 kilometrat e plazhit te “Bay of Fires“, nje nga zonat e mbrojtura te Tazmanise ne Australi, qe “Lonely Planet” ka renditur mes lokaliteteve me te mira te vitit 2009. Ndersa aborigjenet e vendit duan te mbrojne territorin dhe varrezat e vjetra ne brendesi te saj.

 

 

 


clubfm
Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
A&A Security Survey
Kasafortat tona jane te garantuara me certifikata te cilesise se larte, duke vene ne dispozicion te bleresve, kualitet dhe cilesi absolute.

RIGJALLERONI SHTEPINE TUAJ ME STILIN UNIK TE FATINI DESIGN
OFERTAT ME TE MIRA PER MOBILIME KLASIKE DHE MODERNE I GJENI VETEM NE SHOWROOM-IN TONE

KURSET E TRAJNIMIT ALPHA
Kurse trajnimi Alpha Web, Alpha Platinium Bussines

GW COMPUTERS DYQANI JUAJ I KOMPJUTERAVE
Fokusi i GW Computers eshte cilesia e larte e pajisjeve.

Keni menduar te keni nje apartament prane detit ? “Kompleksi Perla” e ofron kete mundesi per ju...
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).






SONDAZH
Qershori erdhi
(A do te marre Shqiperia statusin e kandidatit per ne BE?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: molgen
Lexuar: ikub #:
 0
 582 1001150046





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan