ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Shëndetësia do të mbulojë transplantet te shërbimet private


09 Jan 14

Buxheti i shtetit do të financojë transplantet e veshkave dhe mëlçisë në qendrat private.

Burimi:

Shekulli

Vendimi i marrë dje nga Këshilli i Ministrave saktëson se 250 milionë lekë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të përdoren për financimin e shërbimeve për realizimin e transplantim të veshkave, mëlçisë dhe për implantin koklear në fëmijët me probleme të uljes së dëgjimit.
Ndërkohë që është rritur me 10.3 % fondi për shërbimet spitalore. Përfitojnë nga kjo rritje onkologjiku dhe kardiokirurgjia. Një fond shtesë është caktuar dhe për laboratorët e mirëmbajtjen e aparaturave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Vendimi
Zbardhet vendimi i plotë i Qeverisë “Për financimin e shërbimeve spitalore nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH, neni 604), për vitin 2014, miratuar me ligjin nr. 185/2013 datë 28.12.2013. Vendimi i marrë në kuadër të reformës së nisur në shërbimin shëndetësor për racionalizimin e shërbimeve spitalore përcakton se për këtë vit, fondi për financimin e këtyre shërbimeve është 152,124,684.40 dollarë, 10.3 % më i lartë se në vitin 2013. Në pjesën më të madhe të saj shtesa e buxhetit është akorduar për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e cila është qendra e vetme publike në vend që ofron shërbim mjekësor të nivelit terciar. Fondi që përfitojnë disa shërbime janë përkatësisht: 350 milionë lekë për përmirësimin e shërbimit të onkologjisë; 100 milionë lekë për blerjen e materialeve mjekësore të hemodinamikës dhe kardiokirurgjinë; 50 milionë lekë për materiale mjekësore për funksionimin e laboratorëve të qendrës spitalore si dhe 70 milionë lekë për të siguruar mirëmbajtjen e aparaturës mjekësore në këtë qendër. Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 10383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në Republikën e Shqipërisë”, FSDKSH-së i lejohet të kontraktojë me dhënës privatë të shërbimeve mjekësore. Për këtë arsye është përcaktuar që nga fondi i saj 250 milionë lekë do të përdoren për financimin e paketave të shërbimeve për realizimin e transplanteve të veshkës, transplanteve të mëlçisë dhe për implantin koklear në fëmijët me probleme të uljes së dëgjimit dhe 102,497 milionë lekë si rezervë e pashpërndarë për financimin e numrit gjithnjë në rritje të të sëmurëve që trajtohen me dializë. Vendimi i djeshëm i Qeverisë është në kuadër të një reforme të plotë në sistemin shëndetësor i cili ka nisur me prishjen e çdo ndërtimi në ambientet e spitaleve, për të vijuar me fondet shtesë për përmirësimin e punës në disa nga shërbimet kryesore. Kreu i Qeverisë, Edi Rama, në takimin e zhvilluar me mjekët e QSUT-së pak javë më parë, premtoi se fillimisht do të shlyhen borxhet që qendra spitalore ka dhe më pas do të vijojë reforma për të garantuar një shërbim shëndetësor falas. Fillimisht falas do të jetë kontrolli shëndetësor bazë për 800 mijë shqiptarë nga mosha 40-65 vjeç si dhe kontrolli shëndetësor për 30 mijë gra në periudhën e shtatzënisë gjatë gjithë vitit. Shërbimet mjekësore për sëmundjet tumorale do të kenë gjithashtu tarifa zero.
 


clubfm
Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
A&A Security Survey
Kasafortat tona jane te garantuara me certifikata te cilesise se larte, duke vene ne dispozicion te bleresve, kualitet dhe cilesi absolute.

RIGJALLERONI SHTEPINE TUAJ ME STILIN UNIK TE FATINI DESIGN
OFERTAT ME TE MIRA PER MOBILIME KLASIKE DHE MODERNE I GJENI VETEM NE SHOWROOM-IN TONE

KURSET E TRAJNIMIT ALPHA
Kurse trajnimi Alpha Web, Alpha Platinium Bussines

GW COMPUTERS DYQANI JUAJ I KOMPJUTERAVE
Fokusi i GW Computers eshte cilesia e larte e pajisjeve.

Keni menduar te keni nje apartament prane detit ? “Kompleksi Perla” e ofron kete mundesi per ju...
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).






SONDAZH
Qershori erdhi
(A do te marre Shqiperia statusin e kandidatit per ne BE?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Klaud
Lexuar: ikub #:
 0  455 1401090011





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan