ATEM
0 0
0
 

“Ruzhdi Bizhuta”, plani për ta kthyer stadium ndërkombëtar

31 Jan 14

Vendimi i FSHF për një investim prej 1.3 milion euro për stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, në Elbasan, do ta kthejë këtë të fundit në një stadium ndërkombëtar.

Burimi: ikub.al

Projekti për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit përfshin rikonstruksionin total të dhomave të zhveshjes, me kushtet që kërkon UEFA, doping, sallën e konferencave për shtyp, rikonstruksionin e të gjithë dhomave të gjyqtarëve, ndërhyrja e emergjencës, investime në pjesën e personave VIP, me rreth 400 vende, godinat e transmetimit. Ndërkohë që fusha e stadiumit do të jetë tërësisht e re, që nga ndriçimi, ora elektrike, vendosja e 10200 stolave plastikë apo  ndarjet publike. Ky investim është vlerësuar jo vetëm nga Bashkia dhe stafi i stadiumit, por edhe nga shumë tifozë të qytetit të Elbasanit.
Artin Kovaçi, shefi i Sport Klub Elbasanit, deklaron se “rikonstruksioni i stadiumit, në përputhje me standardet e vendosura nga FIFA dhe UEFA, si edhe me mbështetjen e Qeverisë shqiptare, do t’i shërbejë jo vetëm skuadrës sonë kombëtare, por brezave të tërë sportistësh”. Të njejtin mendim ndan me të edhe kryebashkiaku i qytetit, Qazim Sejdini, i cili, duke përshëndetur këtë vendim të UEFA- s për liçensimin e stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, vlerëson se “është një kontribut madhor, pasi nuk është thjesht përfitimi infrastrukturor i një objekti të rëndësishëm, sikurse është stadiumi i Elbasanit, i cili do të jetë model, por është një përfitim për brezat dhe fëmijët.
Me ribërjen e këtij stadiumi, Sejdini thotë se brezat kanë ku të marrin shembull nga stërvitja e ekipeve ndërkombëtare që do të behen në Elbasan. “Më vjen mirë, pasi ne si bashki, me FSHF kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera, kemi bërë shumë bashkëpunime në drejtim të infrastrukturës, siç është qendra sportive “ Shefqet Lamçja” dhe shpresoj që ky bashkëpunim do të jetë efiçent” deklaron kryebashkiaku i Elbasanit.
Projekti për rikonstruksionin e stadiumit parashikohet të fillojë në zbatohet pas dhjetë ditësh. Më pas,në stadiumin e ri, hyrja do të bëhet me bileta nëpërmjet teknologjisë elektronike, duke e kthyer këtë ambient në një stadium ndërkombëtar, me kushtet më moderne dhe bashkohore, për të luajtur dhe shijuar ndeshjet e futbollit, tha Kovaçi.
Pjesë e projektit është edhe Bashkia e Elbasanit, me një fond të akorduar nga kjo e fundit për rikonstruksionin e rrugës rreth e qark stadiumit, si edhe hyrjes së tij, ndërsa pjesa tjetër, do të jetë investim i UEFA-s dhe qeverisë shqiptare. Pas rikonstruksionit total të stadiumit, është parashikuar që në vitin 2016, kombëtarja shqiptare të zhvillojë në stadiumin model të Elbasanit, ndeshjet e saj për kualifikimet europiane.


Shtypi i dites

Analize











Sondazh
Pas ndeshjes në Serbi dhe huliganizmit të tifozerisë vendase
(Cili mendoni se do të duhet të jetë qëndrimi ynë në ndeshjen e kthimit?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 0
ELBASANI PLAN STADIUM
1401310091





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan