Tepelenë, asgjësohen 1,000 rrënjë bimë narkotike

07 Krr 15

Policia në Tepelenë ka kryer gjatë ditës së sotme asgjësimin e 1,000 rrënjëve të bimëve narkotike.

 
0
0

Efektivat e Komisariatit të Policisë së Tepelenës kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në vendin e quajtur “Blloku i Mollëve” tek “Ura e Progonatit”. Aksioni i policisë është kryer në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si zbatim i masave të marra për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të kryer gjatë ditës së sotme, policia gjeti dy parcela të hapura rishtazi ku ishin kultivuar 1,000 bimë narkotike me lartësi 20-60 cm. Bimët janë asgjësuar përmes djegies. Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ASGJESIMI HETIM KANABIS TEPELENE
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1507070148