Tepelene, asgjësohen 9 054 rrënjë kanabis

07 Krr 15

Policia ka bërë të mundur zbulimin dhe më pas asgjësimin e 9 054 rrënjë bimë kanabis sativa në fshatin Nivicë Kurvelesh të Tepelenës.

 
0
0
Në kuadër të operacioneve antikanabis, policia ka bërë të mundur pasditen e sotme asgjësimin e 9 054 rrënjëve bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Sasia e bimëve narkotike është gjendur në fshatin Nivicë Kurvelesh të Tepelenës. 
Në vendin e quajtur Përroi i Stojes të fshatit Nivicë Kurvelesh janë evidentuar katër parcela të hapura rishtas të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa.  
 
Grupi hetimor gjatë operacionit ka evidentuar dhe më pas ka asgjësuar me anë të djegies  9 054 bime me lartësi nga 3 centimetra deri në 30 centimetra te kultivuara në katër parcelat. 
Ndërkaq mësohet se po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të bimës narkotike. 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ASGJESIMI KANABIS TEPELENE
Postuar nga: e.d
ikub #:
1507070201