Vlorë, asgjësohen 12 parcela me 886 bimë narkotike

09 Krr 15

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion në disa fshatra, ku ka bërë të mundur asgjësimin e 886 bimëve narkotike kanabis sativa.

 
0
0

Në kuadër të aksionit të zhvilluar në disa fshatra të Vlorës, policia ka kryer asgjësimin e 886 bimëve narkotike të llojit kanabis sativa. Në fshatin Kocul, në vendin e quajtur “Përroi i Kusarit”, policia ka konstatuar 6 parcela me 416 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm.

Në fshatin Ramicë, në vendin “Përroi i Mullies”, janë konstatuar 5 parcela me 250 rrënjë bime narkotike, e lartësisë deri në 120 cm. Ndërsa në vendin e quajtur “Tunelet e Vermikut”, në fshatin Vermik, policia ka konstatuar 1 parcelë me 220 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 100 cm. 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AKSION ASGJESIMI KANABIS VLORE
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1507090013