Asgjësohen 1727 bimë narkotike në Shkodër, Vlorë dhe Sarandë

10 Krr 15

Policia e Shtetit ka asgjësuar 1727 bimë “Canabis sattiva” në Shkodër, Vlorë dhe Sarandë.

 
0
0

Në kuadër të operacionit kundër kultivimit të narkotikëve, është kryer asgjësimi i 1727 rrënje bimë narkotike, konkretisht: 1042 bimë narkotike në Shkodër, 485 bimë narkotike në Vlorë dhe 200 në Sarandë.

Shkodër -. Një ditë më parë, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër goditën dy raste të kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht, në fshatin Shpor në komunën Gurë i Zi, u gjetën dhe asgjësuan 8 parcela me 820 bimë narkotike “Canabis sattiva”. Në fshatin Karmë, në Bashkinë Vau u Dejës, u asgjësuan 4 parcela me 222 bimë narkotike. Policia kreu asgjësimin e tyre përmes djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vlorë – Gjatë operacionit anti-kanabis të zhvilluar në Vlorë, u zbuluan dhe asgjësuan 4 parcela me 485 bimë narkotike “Canabis sattiva”. Në fshatin Velsh, në vendin e quajtur “Pylli Ormëne”, u gjetën të kultivuara 285 bimë narkotike, me lartësi 20-120 cm.

Sarandë -  Policia zbuloi dhe asgjësoi 1 parcelë me 200 bimë narkotike “Canabis sattiva”. Bimët u gjetën në fshatin Markat, në një vend të rrethuar me shkurre, me lartësi 20-120 cm. U bë asgjësimi i plotë i tyre, ndërkohë që vijon hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AKSION ASGJESIMI HETIM KANABIS
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1507100031