Krujë, asgjesohen mbi 2 600 rrënjë

10 Krr 15

Policia e Krujës ka asgjësuar sot 2 600 rrënjë kanabis sativa.

 
0
0
Në vijim të operacioneve antikanabis policia e Krujës ka bërë të mundur zbulimin dhe më pas asgjësimin e 2 600 rrënjë kanabis sativa. Operacioni, sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati lokal, është realizuar nga agjentët e policisë dhe ata të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. 
 
Mësohet se bimët e kultivuara janë gjetur në fshatin Ranxë të komunës Cudhi, saktësojnë më tej autoritetet lokale në njoftimin zyrtar për media. Ndërkaq po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe më pas vënien në pranga të kultivuesve të bimës narkotike. 
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ASGJESIMI KANABIS KRUJE
Postuar nga: e.d
ikub #:
1507100213