Krujë, asgjësohen mbi 3,000 rrënjë hashashi

11 Krr 15

Në vijim të aksionit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, janë asgjësuar së fundmi mbi 3,000 rrënjë hashashi.

 
0
0

Policia e Krujës në bashkëpunim me FNSH ka organizuar operacionin në sajë të të cilit janë asgjësuar 3052 bimë narkotike hashash. Ende nuk ka të dyshuar si kultivues të kësaj sasie droge, e cila u gjet gjatë kontrollit të përqëndruar në territorin e fshatit Rranxë të Cudhisë, në Krujë. Një pjesë e bimës së sekuestruar, u mor në cilësinë e provës materiale. Policia ka bërë të ditur vijimin e punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ASGJESIMI HASHASH HETIM KRUJE
Postuar nga: xh.a
ikub #:
1507110142