Vlorë, zbulohen dhe asgjësohen 1533 rrënjë bimë kanabis. Në pranga një person

11 Krr 15

Shumë komuna të Vlorës këtë verë janë shndërruar në parcela të kultivimit të bimëve narkotike, Canabis Sativa. Një operacion i fundit nga ana e policisë në këtë qark, ka përfunduar me asgjësimin e më shumë se 1500 rrënjëve.

 
0
0

Një tjetër operacion anti-kanabis është ndërmarrë nga blutë e Vlorës, ku 1533 rrënjë kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar në fshatrat Velçë, Kërkovë dhe Kocul. Policia ka arritur të arrestojë kultivuesin e njërës prej parcelave.

Në fshatin Velçë janë zbuluar 1020 bimë në 8 parcela, lartësia e të cilave shkonte në 140 cm. Në fshatin Kocul, janë zbuluar rreth 460 bimë në një parcelë me lartësi deri në 120 cm. Kurse, pjesa tjetër, rreth 40 rrënjë janë zbuluar në fshatin Kërkovë, ku është arrestuar dhe poseduesi i parcelsës, Gëzim Haxhiraj, 59 vjeç.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: KANABIS VLORE
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1507110011