Shkodër, asgjësohen 775 rrënjë kanabis

12 Krr 15

Policia e Shkodrës ka asgjësuar ditën e sotme 775 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

 
0
0
775 rrënjë bimë narkotike janë evidentuar dhe asgjësuar ditën e sotme nga policia gjatë operacioneve antikanabis në Malësi të Madhe dhe Pukë. Në fshatin Kastrat në Malësi të madhe, janë gjetur 32 rrënjë kanabis të mbjella në një parcelë e 49-vjeçarit Pal Therqaj, i cili i arrestua.
 
Po ashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Kastrat, L.S., 53 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
 
Aksioni antikanabis i policisë u shtri edhe në fshatin Mazrek, në komunën Guri Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar bimë narkotike të mbjella në 7 parcela me 113 bimë narkotike.
Gjithashtu në fshatit Korthpul në Pukë, jane gjetur të kultivuara dhe asgjësuar 3 parcela me 150 rrënjë.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ASGJESIMI KANABIS SHKODRA
Postuar nga: e.d
ikub #:
1507120019