Vuçiç: Serbia e gatshme për bisedime me Kosovën

23 Kor 15

Vuçiç është shprehur i gatshëm të hyjë në bisedime me Prishtinën dhe një pjesë e çështjeve të zgjidhen para takimit të Vjenës.

 
0
0

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është shprehur se Beogradi tashmë është i gatshëm për bisedimet e radhës me Prishtinën. Në një deklaratë për mediat serbe, ai shpreson që një pjesë e konsiderueshme e çështjeve të zgjidhet para samitit të Vjenës që pritet të mbahet më 27 gusht të këtij viti.

“Ne jemi të gatshëm për këto bisedime. Mendoj se të gjithë besojnë se kjo konferencë do të jetë një festë e madhe për Ballkanin”, ka thënë kryeministri serb. Ai ka thënë se gjatë dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ka pasur raste kur për pak i kanë ikur incidenteve. Vuçiç ka përsëritur se ky dialog është i vështirë për të dy palët pasi, sipas tij, të dyja delegacionet i hedhin fajin njëri-tjetrit.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC BISEDIM KOSOVE SERBIA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1507230188