Vuçiç në Gjermani: Kosova është pjesë e Serbisë

28 Kor 15

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, ka folur për vizitën e tij në Srebrenicë dhe për raportet me shqiptarët.

 
0
0
Të hënën Vuçiç ka zhvilluar në Mynih me Qeverinë e landit të Bavarisë dhe me investitorë gjermanë. Me këtë rast Vuçiç  ka dhënë një intervistë për gazetën “Süddeutsche Zeitung”, në të cilën ka folur për vizitën në Srebrenicë dhe për marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan Gazeta Ekspres.
Konstatimit të gazetës se presidenti serb Tomislav Nikoliq nuk po kontribuon për stabilitetin e rajonit, pasi po e vë në dyshim pavarësinë e Kosovës, Vuçiq u përgjigj: “Sipas Kushtetutës së Serbisë Kosova është pjesë e Serbisë. Shqiptarët e Kosovës këtë e shohin ndryshe dhe besojnë se është shtet i pavarur. Serbia ka bërë shumë kompromise. Deri në samitin e ardhshëm të Ballkanit në Salzburg në fund të gushtit ne do të arrijmë disa marrëveshje të reja në rrugën e asocimit të Kosovës në BE”.
Vuçiç ka pranuar se ende mbeten shumë marrëveshje për t’u zbatuar, por është shprehur optimist që Kosova “nuk do të jetë burim i madh i jostabilitetit edhe për shkak se kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë”.
Sipas Vuçiçit raportet me Tiranën janë aq të mira tani, saqë ai thotë se e ka harruar ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë në tetorin e kaluar në Beograd.
“Pas incidentit Edi Rama erdhi në Beograd. Kjo ishte vizita e parë shtetërore e një kryeministri shqiptar në Serbi prej vitesh. Ne jemi në kontakt të ngushtë. Së shpejti unë me të do të shkojë në një ndeshje futbolli në Shqipëri”.
Në pyetjen e gazetës “Süddeutsche Zeitung” nëse Vuçiq do t’i nxjerrë serbët në referendum për të votuar mbi ndryshmin e statusit të Kosovës në Kushtetutën e Serbisë, ai është përgjigjur: “Njerëzit në Serbi nuk do pranonin që të jenë të shtyrë ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur”.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: ALEKSANDAR VUCIC GJERMANIA KOSOVA SERBIA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1507280010