Berisha: Rama bllokoi dekriminalizimin dhe largoi FMN

03 Gsh 15

Berisha e ka komentuar 300-ditëshin e qeverisë si periudhë në të cilën ra më shumë në sy krimi në pushtet.

 
0
0

Ish kryeministri Berisha në një takim me gazetarët ka komentuar 300 ditët e qeverisë. Berisha ka akuzuar kreun e qeveisë se ka bllokuar procesin e dekriminalizimit duke mbrojtur deputetë të cilët kanë kryer veprimtari kriminale.  “Lidhjet e Ramës me krimin tashmë dihen. Ai largoi nga vendi Arben Frrokun. Rama fshehu dosjen Meta-Doshi. Mbrojtja flagrante që ai u bëri kriminelëve të kandiduar për kryetarë dhe këshilla bashkiakë, mbrojtja flagrante për të mos zbatuar marrëveshjen e dekriminalizimit të kriminielëve në parlament solli pasoja shumë të rënda.”

Më tej Berisha u ndal tek raporti i DASH duke thënë se janë bërë përpjekje të mëdha nga SHBA për të garantuar procesin e dekriminalizimit. “SHBA në raportin e fundit denoncoi praninë si deputet në parlament të  Arben Ndokës të dënuar nga Gjykata e Romës për trafikim personash”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha ka akuzuar qeverinë edhe për dështim ekonomik, duke iu referuar këtu largimit të FMN-së nga vendi. “Është rekord i zi largimi i FMN nga vendi. Fondi u largua pasi klanet e klientelës qeveritare po përvetësojnë në mënyrë të papërmbajtur të ardhura nga doganat e tatimet. Ekonomia është në pikiatë, ndërsa Edi Rama u flet shqiptarëve për suksese imagjinare”, tha Berisha.

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: BERISHA DEKRIMINALIZIMI RAMA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1508030087