PD akuza Qeverisë: Është përgatitur “fshesa për mësuesit”

03 Gsh 15

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama, se përmes një urdhëri dërguar drejtorive arsimore në rrethe po bën gati shkarkimin e mësuesve.

 
0
0
Opozita akuzon Qeverinë duke thënë se kjo e fundit ka përgatitur shkarkimet e mësuesve. 
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se, “tashmë është përgatitur fshesa për mësuesit”. 
 
“Edi Rama synon të kapë arsimin dhe të punësojë vetëm militantët e tij. Kjo është një goditje fatale që po i bëhet sektorit të arsimit”, u shpreh Boçi.
 
JA DEKLARATA E PLOTE
Politikat e vërteta të Edi Ramës në Arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë.
Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.
 
Ky email që po ju tregojmë në ekran u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike.
 
Më 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhri, bindjen politike për secilin.
 
Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor.
 
Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij.
Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste.
 
Edi Rama dhe mercenarët e tij në arsim, do të mbajnë përgjegjësi për këtë dëm që po i sjellin shkollës dhe edukimit të fëmijëve tanë.
 

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: AKUZA ARSIM PD QEVERIA
Postuar nga: e.d
ikub #:
1508030051