Paloka: Koalicioni PS-LSI, iluzion mediatik

05 Gsh 15

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka hedh poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi koalicioni qeverisës të Partisë Demokratike me dy partitë e majta, PS ose LSI.

 
0
0
Në një deklarate për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se ajo që flitet nuk është gjë tjetër veçse një sajesë mediatike. Ai ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që PD të bëjë ndonjë koalicion qeverisës me PS-në apo LSI-në. Sipas tij, demokratët nuk e shohin dot me sy LSI-në, për shkak se cenoi standardet demokratike të zgjedhjeve, duke blerë votat, e jo më të bëjmë koalicion me të.
 
“Debatet janë vetëm në media. LSI-ja, absolutisht është partia që më shumë se kushdo tjetër ka dëmtuar votën e lirë dhe demokracinë shqiptare. Kështu që, nuk besoj se do të ketë dikush iluzionin që PD mund të afrohet apo më tepër të bëjë koalicion me një parti që është damkosur tashmë si armike e votës”, u shpreh Paloka. 
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: EDI PALOKA KOALICIONI LSI PD
Postuar nga: e.d
ikub #:
1508050007