Basha: Dyshja Rama-Meta miratoi uljen e buxhetit në fshehtësi

06 Gsh 15

Vazhdojnë akuzat e kreut të PD ndaj qeverisë Rama-Meta për aktin normativ të buxhetit 2015.

 
0
0
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në rrjetin social “Facebook” për shkurtimin e buxhetit të shtetit. Sipas tij, buxhetit i janë reduktuar 960 milionë dollarë nga dyshja Rama-Meta nga fondi për pagat, asistencat dhe investimet.
“Pa ju dridhur dora, Rama-Meta shkurtuan 960 milione leke (-74%) nga fondi i pagave per arsimtaret, mjeket, infermieret, ushtaraket, policet dhe te gjithe punonjesit e administrates publike.
Shkurtuan me 200 milione leke (-20%) asistencen per te papunet, nderkohe qe papunesia rritet perdite.
Shkurtuan me 2 miliarde leke (-67%) kreditimin per energjine nderkohe qe nderprerja e energjise ka pllakosur vendin e ne vecanti zonat turistike.
Shkurtuan me 2.67 miliarde leke investimet ne ujesjelles-kanalizime (-18%). 
Shkurtuan me 1.3 miliarde leke investimet ne arsimin e mesem. (-36%).Shkurtuan me 520 milione leke investimet ne ujitje dhe kullim (-26%).
Shkurtuan me 1.79 miliarde leke investimet ne rruge (8.7%).
Vjedhin taksat dhe doganat per vete dhe shkurtojne fondet per qytetaret. Kjo eshte qeverisja e korruptuar Rama-Meta”, shkruan Basha.
 
Më herët Basha, po në facebook akuzoi qeverinë Rama-Meta se natën e 29 korrikut, ka miratuar në fshehtësi të plotë nga qytetarët uljen e buxhetit me afro 163 milion dollarë.
“Ne fshehtesi te plote nga qytetaret dhe media Rama-Meta kane miratuar naten e 29 korrikut uljen e buxhetit te shtetit me afro 163 milion dollare. Te nesermen Rama mbajti nje monolog dy oresh per ekonomine qe po rritet, papunesine qe po bie dhe grupin parlamentar te PS pa asnje te denuar per trafiqe. Por asnje fjale per vendimin qe kish firmosur 12 ore me pare per te shkurtuar fondet e pagave dhe pensioneve dhe per te ulur investimet ne shkolla, rruge, ujesjelles dhe bujqesi”, ka deklaruar Basha.
 

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: BASHA BUXHET META RAMA
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1508060036