Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të mbroni dhe të pastroni divanet e bardhë
 
Shperndaje
ikub#: 1802090089
Si të mbroni dhe të pastroni divanet e bardhë Nëse keni divane të bardhë në shtëpi, atëherë jeni koshiente se për sa pak kohë ato qëndrojnë të pastër.
Një dekori i bardhë në shtëpi reflekton dritë, hapësirë, pastërti, freski, relaksim, sofistikim, një pamje klasike etj. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse njerëzit e pëlqejnë dekorin e bardhë, megjithatë mbajtja e tyre pastër dhe si të reja për një kohë të gjatë është një sfidë e përditshme dhe sigurisht jo praktike.
 
Ja disa mënyra si të ruani dhe pastroni kolltukët apo divanet e bardhë në shtëpi. 
 
1-Mbrojini ato nga derdhjet e lëngjeve dhe ushqimeve.
 
Sigurisht mundohuni to qëndroni sa më lar atyre nëse jeni duke konsumuar diçka dhe mbështillini me mbulesa sipër në mënyrë që njollat të mos bien drejtpërdrejt në divane. Gjithashtu nëse një njollë rezulton aty pastrojeni me solucionet që përdorini për pastrimin e tapetit tuaj. Shumica e tyre vepron shumë mirë edhe në largimin e njollave të divaneve.
 
 
Zgjidhni një mbulesë apo batanije moderne dhe hidheni sipër tyre. Kjo do të thjeshtojë shumë jetën tuaj, duke e mbajtur pastër divanin.
 
3-Mblidhni pushin dhe qimet në to.
 
Nëse keni kafshë shtëpiake apo nëse i gjeni flokët tuaja gjithandej, të jeni të sigurta se do ti keni me shumicë edhe tek divani juaj. Investoni në letra ngjitëse apo furça që mbledhin pushin dhe qimet në to. Ky është një pastrim që do ta bëni thuajse përditë.
 
4-Jini të përgatitur për pastrim profesional.
 
Shpesh disa njolla në to janë të vështira për tu larguar me solucione të thjeshta. Për këtë ju duhet një pastrim profesional. Prandaj nëse vendosni të blini një divan të bardhë, mendojeni edhe pastrimin e tij profesional si një detyrim që do vij pas tij.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BARDHE DIVANE KESHILLA MOBILIE PASTRIMI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved