7 këshilla për të bërë shtëpinë më mikpritëse
 
Shperndaje
ikub#: 1611090088
Një shtëpinë që nuk është ftuese për vizitorët do të sjellë në qëndrime dhe takime të pakëndshëm.
Sigurohuni që të shtëpia të duket gjithmonë e ngrohtë dhe mikpritëse për personat dhe familjarët që ju vizitojnë. Zbatoni këto 7 rregulla të thjeshta dhe çdo gjë do të ndryshojë për mirë.
 
1-Përdorni ngjyra të këndshme për syrin.
 
Kur mysafirët vijë në shtëpi ngjyrat e ngrohta dhe qetësuese për syrin i bëjnë ato më të qetë dhe ta ndjejnë vetën më mirë në shtëpi. Ngjyrat do ti japin dritë shtëpisë dhe këtë mund ta bëni përmes dekorimeve, pikturave apo ndonjë faqe muri të lyer me ngjyra të ndritshme.
 
2-Dera kryesore duhet ti ftojë miqtë të hyjnë brenda.
 
Kjo është një veçori që nuk duhet nënvlerësuar. Një derë me ngjyrë të bukur, e pastër dhe një rrugicë ku uron mirëseardhjen do ta bënin shtëpinë edhe më të ngrohtë dhe të dashur për mysafirët.
 
3-Shtëpia nuk duhet të jetë e mbingarkuar me mobilie.
 
Mobilimi i shtëpisë duhet të jetë në mënyrë të tillë që të mundësojë lirinë e lëvizjes dhe prakticitetin. Një shtëpi e ngarkuar do të dukej jo komode dhe e rrëmujshme duke mos e bërë shumë estetik për syrin. Ky problem është shumë i hasur sidomos tek shtëpitë e vogla. Prandaj mendojeni me kujdes mobilimin e saj.
 
4-Personalizoni shtëpinë tuaj. 
 
Zbukurojeni atë me objekte dhe detaje nga jeta juaj, nga udhëtimet tuaja apo nga kujtimet me njerëzit tuaj të dashur. Kjo do të krijojë një shtëpi të ngrohtë dhe të këndshme për tu parë. Gjithashtu disa nga këto detaje mund të jenë objekt bisede me mysafirët lidhur me historinë që ato mbajnë.
 
5-Mobilojeni shtëpinë me objekte dhe detaje unike.
 
Kjo do ta bëjë shtëpinë e veçantë dhe do të tregojë më shumë për personalitetin dhe mënyrën tuaj të jetesës. Madje edhe detajet e vogla mund ta bëjnë një shtëpi të sofistikuara, të bukur dhe mikpritëse.
 
6-Sigurohuni që shtëpia të mbajë aromë të mirë.
 
Shtëpia nuk duhet të mbajë kurrë një ajër të rëndë apo të keqe, pasi kjo thjeshtë do ti largojë njerëzit. Pastrojeni atë rregullisht, ajroseni, përdorni aromatizues për shtëpinë në mënyrë që të siguroheni që nuk do të shfaqen aroma të pakëndshme.
 
7-Banjo duhet të jetë gjithmonë e pastër dhe e rregullt.
 
Banja duhet të jetë e pastër, të mbajë aromë të mirë dhe të jetë e freskët. Peshqirët duhet të jenë të pastër dhe letra higjienike nuk duhet të mungojë asnjëherë.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KESHILLA MIKPRITJA SHTEPIA VIZITORET

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved