Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ja pse s’duhet të kaloni direkt nga njëra lidhje te tjetra
 
Shperndaje
ikub#: 1711160140
Dhe pse ka disa njerëz që e kalojnë më lehtë një ndarje se disa të tjerë, prapë është e pashmangshme të evitosh porropinë emocionale që ndarjet shkaktojnë.

Metodat e përballimit të ndarjes varrojnë nga produktive dhe të shëndetshme deri te ato shkatërruese dhe penguese për të vazhduar më tej. Por pak rëndësi ka nëse je tipi që shkon në palestër pas një ndarjeje apo ulesh të hash akullore pafund e rëndësishme është të evitosh kalimin e menjëhershëm në një marrëdhënie tjetër shumë shpejt.

Jill Whitney një terapiste familjeje dhe martesash na shpjegon pse vesi i të kaluarit direkt në një marrëdhënie tjetër është i dëmshëm.

Dhe pse shumë njerëz mundohen ti japin kohës nga njëra marrëdhënie te tjetra një sasi të caktuar që varet nga gjatësia e dhe serioziteti i lidhjes së mëparshme, Jill ka një përcaktim më konkret. Nëse ndjenjat e tua nuk janë shëruar dhe nëse nuk je emocionalisht gati për të kaluar në një marrëdhënie tjetër atëherë mund të themi që je ende shpejt.

Kur njerëzit kalojnë në një raport tjetër shpejt e bëjnë atë për arsyet e gabuara, sepse përpiqen ti tregojnë vetes diçka apo të harrojnë diçka. Mundohen të provojnë që janë ende të dëshiruar nga pala tjetër apo nga ishi i tyre, dhe e vetmja gjë që arrijnë të provojnë janë arsyet e tyre egoiste. Këta njerëz janë të prirur të përdorin partnerin e ri, dhe jo gjithmonë mirë. Nuk është e drejtë karshi tyre që mund të jenë më të hapur me ty dhe të duan diçka më shumë ndërsa ti vetëm të kalosh një situatë të vështirë.

Të ecësh shpejt drejt një raporti të ri mund të jetë sepse ti do të evitosh ndjenjat e këqija dhe lëndimin. Është normale që të keni ndjenja zemërimi, lëndimi, trishtimi dhe të kesh dëshirën për tu hallakatur pas një ndarje. Por duke e bërë këtë do i varrosësh ato ndjenja duke e privuar veten nga një eksperiencë e plotë pikërisht në momentin që mund të merrje mësimet më të mira.

Mos e ngatërroni me socializmin, ai është i këshillueshëm. Kryesisht në momente të vështira. 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: EMOCIONE KESHILLA MARREDHENIE NDARJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved