Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Perimet që janë një burim i mirë i acideve yndyrore Omega 3
 
Shperndaje
ikub#: 1712070112
Omega 3 është shumë e çmuar për shëndetin. Ajo gjendet me shumicë tek peshku dhe ushqimet me origjinë shtazore, por jo vetëm.
Omega 3 janë acide yndyrore esenciale. Ato grupohen tek "yndyrnat e mira", që janë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien e sistemit kardiovaskular.  Veprimi i tyre është i dobishëm për zemrën dhe arteriet sepse mbron membranat qelizore dhe ulin kolesterolin e keq, që shkakton sëmundjet e zemrës. 
 
Gjithashtu përfitimet e Omega 3 ndjehen edhe në ruajtjen e kujtesës, nyjeve, syve, lëkurës dhe flokëve.
 
Trupi ynë nuk i prodhon këto yndyra prandaj ka nevojë për një kontribut të jashtëm. 
 
Por ku gjendjet Omega 3? Burimi më i njohur është peshku. Megjithatë ajo gjendet në sasi të mira në disa ushqime me origjinë bimore.
 
Midis këtyre janë fara liri, vaj liri, frutat e thata, arrat, perimet me gjethe jeshile si spinaq, marule, brokoli, lakra etj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: BURIMET OMEGA 3 PERFITIMET PERIMET PESHKU

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved