Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të arredoni dhomën e gjumit në stilin shabby chic
 
Shperndaje
ikub#: 1702090025
Pasi mund te keni arreduar kuzhinën ne stilin shabby chic apo sallonin ja disa këshilla për te transformuar dhomën e gjumit ne një fole romantike.
Pasi mund te keni arreduar kuzhinën ne stilin shabby chic apo sallonin ja disa këshilla për te transformuar dhomën e gjumit ne një fole romantike.
Stili shabby chic është një udhëtim ne kohe qe kalon përmes bukurive te ngjyrave te lehta te livandës nga Provence për te arritur deri tek fshatrat angleze. Ne fakt ka lindur si një përzierje e stilit francez dhe british viktorian por dhe pak art deco për një rezultat romantik dhe shik me ngjyra te mrekullueshme.
 
1. Ngjyrat
Ngjyrat protagonist te arredimit, ngjyrat shabby chic janë te gjithë pothuaj te zbehte, mat dhe sfumatura delikate. Ngjyre e fildishte, pana, krem, bezhe, boje qielli, roze, lejla, jeshile. Këto janë ngjyra shume femërore te cilat kane qene shume ne tendence ne 10 vjecarin e fundit ne çdo fushe.
Kështu mund te synoni për mbulesa krevati, tapet, perde etj. Muret zakonisht lyhen me te bardhe edhe dyshemeja mundësisht me parket por gjithmonë ne një ngjyre te çelur, nëse tuajat janë ne ngjyre te erret mund te preferoni tapet ne ngjyra pastel dhe delikate.
 
2. Mobiliet
Mobiliet protagoniste janë përgjithësisht prej druri me mire nëse janë te çara ne një cep sepse është pikërisht ky efekt qe i jep karakter kësaj tendence ku sekreti është te dini te përzieni historinë mete tashmen. Mobilie vintage mund te kombinohen me element te rinj dhe kontemporan.
Preferoni modele te thjeshta për mobiliet por mund te luani me tylin dhe dantellën për sa i përket pëlhurave te shtëpisë. Krevati duhet te jete i madh dhe komod, me profile apo klasik, prej hekuri te punuar apo me koke krevati te mbushur, perdet janë te preferueshme te jene dyshe. Dollapët marrin një ngjyre delikate dhe dekor lulesh. Sigurisht nuk mund te mungoje një abazhur old style retro.
 
3. Ndriçimi
Një tjetër element dekorues është ndriçimi, me mire nëse është natyral. Ne fakt janë me te preferuar ambientet e ndriçuara nga mure me dritare te mëdha. Llambadarët janë klasik, te punuar me hekur dhe pika kristali dhe xhami qe varen ne tavan madhështore dhe shume te shkëlqyeshëm. Është e rëndësishme te nxirrni ne pah çdo cep te dhomës duke e ndriçuar me llapma apo qirinj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARREDIM DHOMA E GJUMIT SHABBY CHIC

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved