Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 mënyra për të përmirësuar lidhjet në distancë
 
Shperndaje
ikub#: 1802090096
6 mënyra për të përmirësuar lidhjet në distancë Marrëdhëniet në distancë vijnë me sfida, por angazhimi i duhur është i nevojshme për të ruajtur lidhjen në largësi. Ja 6 mënyra si të përmirësoni një marrëdhënie të tillë.
1. Përdorni mënyra të ndryshme për të komunikuar
 
Përveç dërgimit të SMS, përdorni edhe mënyra të tjera për të ruajtur pasionin mes jush. Shkrimi i letrave, dërgimi i luleve, dhuratave, posta zanore, të shkoni ta vizitoni sa herë të mundeni janë mënyrë të mira që do ruajnë pasionin dhe zjarrin mes jush.
 
2.Ndani momente në kohë reale
 
Nuk ka nevojë të prisni për foton perfektë për t’ia çuar. Në vend të kësaj dërgojini foto nga koha juaj reale se si e kaloni kohën apo ti tregoni përditshmërinë tuaj. Kjo do i bëjë partnerët të zhdukin distancën mes tyre për disa çaste.
  
3. Lexoni dhe shikoni të njëjtat gjëra
 
Pavarësisht se çfarë lexoni apo shikoni, kur jeni në të njëjtën faqe do ta keni më të lehtë komunikimin dhe do të lehtësojë vështirësinë për të mos qenë në të njëjtin vend.
 
4. Mos e lëni njëri-tjetrit të prisni gjatë pa komunikuar
 
Pavarësisht se sa të lodhur jeni apo sa të ngarkuar e keni ditën, gjeni gjithmonë kohë për të komunikuar mes jush. Gjithashtu kur ju informoni njëri tjetrin mbi gjërat që keni bërë apo me kë keni dalë do të shmangni argumentet e kota që shpesh krijohen si pasojë e largësisë.
 
5. Mos i merrni gjërat personalisht
 
Lidhjet në distancë janë të vështira dhe shpesh komunikimi me telefon çon në shumë keqkuptime. Shpesh mënyra se si reagon partneri juaj mund të mos ketë asgjë të bëjë me ty. Prandaj kontrolloni reagimet tuaja dhe mundohuni të gjeni zgjidhjen qetësisht, ose të diskutoni në një moment tjetër kur të dy të jeni të qetë.
 
6. Diskutoni për të ardhmen
 
Marrëdhëniet me distanca të gjata nuk janë një status i përhershëm i marrëdhënieve dhe sigurisht që do vijë një moment që të dy duhet të vendosni për të ardhmen tuaj se ku do jetoni etj.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DISTANCA KESHILLA MARREDHENIE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved